Regjisori Eduart Grishaj ka dhënë detaje rreth nisjes së formatit më të suksesshëm dhe më të ndjekur nga publiku i gjerë shqiptar.
Big Brother Vip pritet të nisë brenda këtij viti, ndërsa data e saktë ende nuk është caktuar, siç ka pohuar edhe regjisori i këtij program.
Big Brother Vip po bëhet gati dhe besoj se do fillojë shumë shpejt. Do të jetë brenda këtij viti por nuk ka një datë të saktë.
Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj që është emision që kalon të gjitha përmasat. Pas BBV e vë re teksa takon njerëz të ndryshëm që e kanë jetuar BBV dhe ndjekur vazhdimisht.- tha Eduart Grishaj.
Pak javë na ndajnë nga Festivali i 61 i Radio Televizionit Shqiptar. Ndërkohë, prej disa ditësh po përfliten disa nga emrat pjesëmarrës, të cilët janë konfirmuar vetëm mbrëmjen e sotme.
Faqja Eurovision Albania ka publikuar listën e plotë të artistëve, nga Fifi, Elsa Lila, Albina Kelmendi, Rovena Dilo deri te Evi Reçi. Të gjithë janë befasuar me këngëtarët, pasi shumë nga këngëtarët kanë qenë të shkëputur nga skena dhe tashmë pritet një rikthim i bujshëm.
Kujtojmë që fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, që këtë vit do të zhvillohet në Angli.
Rozana Radi është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private, por mbrëmjen e sotme ajo ka e ka thyer heshtjen.
“Ajo e ndryshoi sërish fatin tim”/ Ermal Meta rrëfen pa dorashka tre momentet kur ndjeu “flutura” në stomak: Më ndryshuan jetën
Këngëtarja/moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku pranoi se ka 10 vite në një lidhje dashurie. Rozana tha se partneri i saj nuk ka dëshirë të bëhet publik.
“Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin”, tregoi ajo.
Einxhel Shkira ka sqaruar arsyen e prishjes së miqësisë me Beniada Nishanin. Dy ish banoret e “Big Brother” patën një afrimitet të madh brenda shtëpisë së famshme, por gjërat ndryshuan jashtë. Në një video në Youtube, Einxhel sqaron për ndjekësit se çfarë ndodhi kur dolën jashtë.
“Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje.
Aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të. Këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte.
Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda, nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka thënë Einxhel.
Ajo shtoi se aktualisht nuk mban kontakte me të, por shtoi se priste një falje nga modelja pasi ishte prekur shumë nga komentet që kishte lënë e ëma e Beniadës nëpër rrjete sociale. Më tej ajo shtoi:
“Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje.
Kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të hesht, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë. Kjo do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim.”
Fifi ka postuar një seri fotosh kundër promos së Big Brother Albania VIP, të cilët paralajmëruan sot lansimin e edicionit të dytë. Në këtë video Fifi ka akuzuar Top Channel se dëshirojnë ta vr asin emocionalisht dhe në fund fare ajo ka thënë se po “dëshirojnë që t’ia shkat ërrojnë jetën”.
Këngëtarja kosovare ka thënë në disa video të saj se fillimisht ajo nuk është duke u ndier mirë dhe më pastaj ka treguar arsyet se pse nuk është mirë.
“Para një viti unë kam qenë pjesë e një formati televiziv që quhet Big Brother. Krejt e dini, krejt e keni marrë vesh çfarë psik opateje jam, sa njeri i mirë jam, sa njeri i keq jam, sa artiste jam, sa pak artiste jam, sa kam dashtë me bo sende për vëmendje, sa nuk kam dashtë me bo sene për vëmendje, sa kam luajt, sa s’kam luajt, krejt i keni kuptu, besoj sa kam qenë brenda unë”, ka thënë fillimisht Fifi.
Tutje këngëtarja ka treguar sa ka qëndruar brenda, edhe pse disa herë ka gabuar ditët – duke thënë që ka qëndruar dy muaj por 90 ditë.
“Edhe për dy muaj sa kam ndejt brenda, 18 herë kam kërkuar që me dal prej asaj shtëpie. Nuk kam mundur të dal, pse s’kam mundur me dal e dinë produksioni. Me ka ra të fikët dy herë sa kam qenë brenda, njëherë në prime që e keni parë krejt, edhe njëherë në dy javë të para gjë që nuk ka dal në transmetim dhe këtë e kanë parë vetëm ata që e kanë parë live”.
Fifi ka thënë se gjatë qëndrimit të saj në shtëpi Fifi ka treguar se ka luajtur dhe madje “edhe ka vje dhur aparatat e kafes” dhe disa herë i ka fri kësuar banorët e tjerë të shtëpisë.
“Krejt i kam bërë unë. Përveç këtyre edhe kam shkru brenda unë dhe një prej këngëve që e kam shkru brenda është himn sot”, ka thënë ajo.
“Nuk e di a ekziston ndonjë njeri në rruzull që nuk e ka ndi atë këngë. Fëmijë, i madh, i rritur, i moshuar, adoleshent, tinejxher, whatever. Krejt e dinë atë këngë, edhe ju Top Channel e keni gjetur vetën te ajo këngë. Edhe ju me keni thënë çfarë kënge ke bërë. Çfarë himni ke shkrujt. Pse nuk e nxorrët në video promovuese që vjen Big Brother së shpejti, Fifin duke e shkruar këngën “Diell”. Fifin duke e këndu këngën ‘Diell’ nëpër shtëpi. Pse nuk e nxorët Fifin që është duke e shkruar një këngë tjetër që do të dal së shpejti? Pse keni dashtë dhe vazhdoni me dashtë dhe me nxjerr gjëra që Fifin e qesin keq”.
“Qekaq shumë jeni knaqë me faktin që Fifi po del keq në publikë dhe me ia ulë pikët si njeri, me ia ulë pikët si artiste, me ia ulë pikët në imazh, me e rre zu për toke, mos me lanë me kon e lumtur, me ia nisë me i shti njerëzit prapë nga fillimi me fol dhe me sha e me hongër m… për mu”.
“Apo prapë vazhdoni me i bind njerëzit se Fifit nuk i ka ra të fi kët por me gjasë ka aktru dhe se ajo e ka bërë këtë për vëmendje. Pra, a doni me e vazhdu prapë këtë lojë. Doni me e vazhdu prapë këtë sistem. Me e vra një njeri për me bo audiencë. Veç ta di që të përgatitëm edhe unë emocionalisht edhe psiqikisht ta di që të bëhem bashkë me ju, edhe të shesim bashkë bile të fitoj edhe unë najsen sepse mua prapë njerëzit kanë me ia nis mem komentu negativisht. Po me duket që këtë e keni lyp që për mua njerëzit me fol keq. Faleminderit shumë Top Channel. Shumë faleminderit për çdo gjë. Faleminderit edhe për katër vjet me keni dhanë bukë me hongër dhe faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qef me vazhdu me ma shk atërru jetën dhe nuk po doni mem lon me e harru një skenë, një skenë shumë të rëndë për mu dhe për familjen tem, faleminderit”, ka thënë në videon e tetë Fifi.
Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj zgjon gjithmonë interes për publikun. Që pas ribashkimit, dyshja shfaqen gjithmonë bashkë.
Madje, edhe me familjarët e njëri-tjetrit i kanë raportet shumë të mira.
Së fundmi, ata kanë shijuar një natë argëtuese teksa Romeo ka ndarë një video përkrah Borës duke shijuar një gotë alkool dhe nënë tingujt e këngës së Elgit Dodës “Ku je” ai i dhuron edhe një puthje në ballë.
Kujtojmë që gjatë emisionit “Më lër të flas”, Romeo zbuloi se në periudhën e “Big Brother VIP”, Bora nuk i fliste. Mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe ata tashmë gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë.
Prej disa javësh në mediat rozë, po qarkullon një lajm lidhur me moderatoren Arbana Osmani, e cila u përfol se ka pasur disa konflikte me Lori Hoxhën. Madje, u tha se shkak është bërë Bora Zemani, pasi i ka zënë vendin Arbanës.
Mirëpo, asgjë nuk është e vërtetë, pasi një lajm i bukur është dhënë pak minuta më parë.
Programi që theu çdo rekord shikueshmërie, “Big Brother Vip Albania” do të fillojë së shpejti dhe moderatore do të jetë sërish Arbana.
Komentet kanë qenë shumë entuziaste dhe të gjithë kanë shkruar se mezi po presin. Nuk dihet se kush do të jenë banorët e rinj, por suksesi është i garantuar.
Pas publikimit të rifillimit te sezonit të ri të BBV Albania, reagon ashpër këngëtarja e njohur Filloreta Raçi-Fifi.
Këngëtarja shprehet se nuk është mirë pasi pa kë të publikim, ku në video ishte momenti kur asaj i kishte rënë të fik ët.
Fifi në atë shtëpi jetoi për më shumë se 50-ditë, por e vetmja skenë qe ajo nuk ishte mirë, u mbajt mend nga produksoni i Top Channelit.
Fifi e re voltuar nga Top Channel, me pretendimin se ata po i ulin autoritetin shfaqet e shqe tësuar në Instagram.
Fifi drejtohet: “Më keni v ra për audiencë ”.
“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vje dhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”, tha Fifi ndër të tjera.
Më tej, Fifi ka thënë: “Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?”.
“Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje.Faleminderit që po ma shkat ërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, përfundoi Fifi gjatë fjalës së saj.