Çështja e premtimit të 5 mijë eurove, duket se nuk po harrohet mes Luizit dhe Ronaldos.
E pyetur nga Jori, Ronaldo tregoi se akoma nuk i ka marrë 5 mijë eurot, por ndoshta prej procedurave të çmimit të madh të spektaklit.
“Ka premtuar 5 mijë euro. Se kjo është pyetja më e madhe që më bëjnë në Instagram.
Ju e dini historinë besoj, kur ishim në shtëpi tha “Kur të fitoj çmimin e madh, do të të jap 5 mijë euro, ndaq bëj botoks, ndaq prishi ku të duash. Nuk mi ka dhënë se mesa duket nuk kanë mbaruar procedurat”, tha Ronaldo.
Këngëtari nga Kosova Ylli Limani, nuk do të performojë në Durrës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një njoftimi të shpërndarë në InstaStory, lajmëroi fansat se koncerti i tij i paralajmëruar në këtë qytet ishte anuluar, shkaku i ligjit për muzikën në orët e vona.
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë në qendër të vëmendjes dhe po e shfrytzojnë në maksimum këtë fakt. Dyshja përpos projekteve janë shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ndajnë detaje nga jeta e tyre private.
Së fundmi Kiara në një postim në Twitter ka publikuar një pjesë të një bisede të saj më Luizin në Whatsapp, ku i ka dërguar atij një foto të ushqimit që po konsumonte, të cilin thotë se e ka gatuar vetë.
“Jo po se thua s’di me gatu”, ka shkruar Kiara krahas fotos së ushqimit.
Interesante në këtë mes ishte përgjigja e Luizit, i cili i ka shkruar: “Mendova se kishe vjellur”.
Pas daljes nga shtëpia e më e famshme në Shqip?ri, “Big Brother VIP”, komentet kanë vërshuar ndaj ish-banorëve, e sidomos ndaj Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.
Çdo lëvizje e tyre komentohet shumë, e nuk mungojnë dhe ato negative. Për këto të fundit, fituesi i këtij edicioni të BB VIP ka folur në një video që ka bërë “live” në “Instagram”-in e tij.
Këngëtari i dashur për publikun shprehet se nuk shqetësohet për komentet që merr, por mërzitet për Kiarën, e cila sipas tij mërzitet kur i lexon.
“Unë mërzitem se mërzitet Kiara. Se mua vetëm fresk më bëjnë. Mua më vijnë anash, po vetëm se ia prishin qejfin Kiarës. Nuk kam pasur kohë të rri shumë me të këtë periudhë prej filmit, por e shoh që mërzitet nga disa komente. Lëreni rehat, çfarë ju ka bërë Kiara juve? Hajdeni m’i thoni mua ato që doni t’i thoni asaj, lëreni Kiarën!”, tha Luizi.
Ndërkohë kujtojmë se dyshja më e përfolur e momentit po punon me projekte të ndryshme. Luizi po xhiron filmin “Në kuadër të dashurisë” si dhe po merret me projekte të reja muzikore, ndërsa Kiara ka zbuluar në një intervistë për Top Channel se ka marrë propozim për një emision televiziv.
Olta dhe Luizi, dy armiq të përbetuar në lojën e BB VIP, kanë rolin e burrit dhe gruas n♪7 filmin që pritet të dal së shpejti . Të gjithë e kujtojmë marrëdhënien e tensionuar që ata kishin brenda shtëpisë, çfarë u reflektua edhe në ditët e para jashtë lojës.
Megjithatë dy personazhet u duk sikur bënë paqe, teksa ndanë rolet e tyre në film. Por duket se e vërteta është komplet ndryshe. Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës ka vijuar edhe në shesh xhirim. Dy protagonistët, janë shfaqur shpesh herë nervoz ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve.
Në rrafshin personal, Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.
Dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpesh herë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit. Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film.
Luizi nuk ka pasur probleme vetëm me Oltën gjatë xhirimit të filmit, por edhe me Dean, e cila gjithashtu është pjesë e kastit. Përplasjet e Deas dhe Luizit kanë nisur në Korçë, teksa kanë qenë duke xhiruar. Luizi është protagonist në këtë film, teksa Dea ka vetëm një rol episodik.
Fotini një herë fituese e Big Brother, dhe ish-banore e Big Brother VIP 2 ka bërë ditën e sotme një rrëfim prekës ditën e sotme në “S’e luan topin”.
Ajo i ka dërguar një mesazh të ndjerë babait të saj, i cili vite më parë i ka braktisur.
Fotini i ka kërkuar të atit që të mund të ritakoheshin dhe të rregullonin raportet.
“Unë jam prapë edhe do jem e hapur gjithmonë sepse unë jam vajza e tij. Nëse ndryshojnë gjërat dhe me kalimin ee kohës krijojmë një raport të denjë unë jam këtu, kam gjakun e tij.
U bën disa vite që s’kam patur asnjë raport me babain. Unë kam bërë disa tentativa, e kam kërkuar ta gjej dhe ta takoj, por nuk e kam gjetur.
Unë babait do t’i thosha që jam rritur dhe tani i kuptoj mirë gjerat. Nuk mbaj inat në zemër. Në çdo moment që ai është i gatshëm për të krijuar një raport të mirëfilltë unë jam e hapur.”- tha Fotini.
Ish-missi Daniela Shima, një nga konkurrentet e spektaklit “Love Story”, ka rrëfyer tradhtinë e të dashurit, me të cilin kishte disa vite e lidhur dhe bashkëjetonin.
Ajo tha se e kishte kapur mat në shtëpinë ku bashkëjetonin dhe se më pas janë ndarë. Me këmbënguljen e moderatores Rozana Radi ajo ka treguar dhe detaje.
foto galeri foto galeri 12PreviousNext
“Isha këtu, sa bukur. Pse s’më morët videografe. Isha e qetë. Kisha ditë që e kisha kuptuar. Ishte aq i zoti sa që i fshihte mesazhet”, rrëfeu modelja.
Marrëdhënia mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos ka qenë në fokus të mediave dhe publikut prej kohësh, por jo më pak ajo e Luizit me kunatin e vogël, Rayan.
Pasi doli nga shtëpia e “BBV” njerëzit ishin kuriozë të dinin sesi do ishte marrëdhënia e tyre, duke qenë se kanë një diferencë të madhe në moshë. Mirëpo duket se Rayan ka shumë dashuri për Luizin, e madje i ka premtuar se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë.
Advertisements
“Unë do jem me ty gjithmonë më tha”- shkruan Luizi krah fotos me Rayan e cila është realizuar në Tiranë.
Kujtojmë se ky premtim vjen pas debatit publik në rrjetet sociale mes Luizit dhe Dea Mishel, pas ofendimet që iu bë kësaj të fundit në koncert.