ShowBiz

Top Channel heq Ilir Shaqirin si imazh? Balerini jep përgjigjen epike: Atë e di partia!

Përveç çmimit të madh në Big Brother VIP, Ilir Shaqiri fitoi edhe një kontratë me “Digitalb”, ku ai do të ishte imazhi zyrtar i platformës.

Por janë ngritur dy shime jo vetëm për marrëdhënien e tij me drejtuesit e “Top Media”, por edhe për bashkëpunimin e tij me “Digitalb.”

Në puntatën e fundit të “Dance Albania”, Iliri shprehu dëshirën që të kërcejë me vajzën e tij Emily, e cila festoi disa ditë më parë ditëlindjen. Ai u shpreh se Emily e ndjek atë përmes aplikacionit, dhe më pas Ermal Mamaqi e pyeti: “Je Akoma imazh i Digitalb ti se s’të kam parë më?”

Përgjigja e Ilirit ishte e shkurtër, teksa ai u shpreh: “I Digitalbit? Atë e di partia”.

Iliri zgjodhi që të ishte juri në Dance Albania në TvKlan duke mos pranuar të jetë në Dancing with the Stars në TopChannel.

Top Channel heq Ilir Shaqirin si imazh? Balerini jep përgjigjen epike: Atë e di partia! Read More »

‘Nuk e marr vendin e punës me puthje’, flet për herë të parë Flor Gjini, i tregon të gjitha

Një nga “lëvizjet” surprizë të sezonit të ri televiziv, që në fakt ndodhi pasi emisionet kishin nisur, ishte ajo e Flori Gjinit, i cili u largua nga “Shqipëria Live” dhe Top Channel, për të vazhduar karrierën si moderator në ekranin e “Euronews”.

Deri sot Gjini nuk kishte dhënë asnjë arsye për largimin e tij të befasishëm, ndërsa i ftuar në “Natën me Aulonën” këtë mbrëmjen ka rrëfyer gjithcka që ka ndodhur dhe pse mori vendimin për ikjen.
Kështu, fillimisht moderatori ka thënë se ka pasur një bisedë me drejtuesit e Top Channel që ta vazhdonte moderimin e “Shqipëria Live”, program që tashmë e drejtonte prej disa vitesh, ndërkohë që do t’i besohej edhe “Gold Room”-i i “Dancing With the Stars”, pozicion që tani e mban Eno Popi dhe në janar do të bënte edhe Fan Club-in e “Big Brother”. Një ofertë tunduese shprehet ai, që do të reflektonte dhe rritjen e tij në televizion, megjithatë në momentin që ato cka u diskutuan duhet të paraqiteshin edhe në kontratë, kjo gjë nuk ndodhi dhe pikërisht kjo kontratë në fund rezultoi jo e drejtë për të dyja palët.

Nga ana tjetër, ai nuk kursye edhe “thumbat” në këtë bisedë, duke thënë se edhe pse propozimet që ju bënë nga Top Channel ishin shumë të mira “nuk donte ta shihte veten si violinë e dytë” dhe padyshim nuk do donte që vendin e punës ta merrte me puthje, por për atë cka jepte në ekran. Qartazi një refencë ndaj Bora Zemanit dhe faktit që puthja me Donald Veshajn ndoshta e ka ndihmuar të fitojë popullaritetin dhe të ketë pozicionin që ka tani.

‘Nuk e marr vendin e punës me puthje’, flet për herë të parë Flor Gjini, i tregon të gjitha Read More »

Kjo është sakrifica që Bora Zemani i Kjo është sakrifica që Bora Zemani i kërkoji Donald Veshajt të bënte për të

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”.

Shpeshherë bukuroshja merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk ngurron që t’i publikojë edhe në rrjete sociale, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit. Ditën e djeshme prezantuesja ka publikuar një video të një surprize që këta të fundit i kanë dhuruar asaj dhe Donaldit. Një shishe vere e paketuar me emrin dhe momentin e famshëm të puthjes së tyre në ‘BBV’, si edhe një pikturë të madhe të duarve të Borës dhe Donaldit të kapura fort me njëri-tjetrin. Borës i kanë pëlqyer shumë dhuratat, por kishte vetëm një problem. Piktura kishte përmasa shumë të mëdha dhe nuk mund të transportohej me makinën e tyre për në shtëpi, kështu që Bora e ka detyruar Donaldin që të kthehej nga puna në shtëpi në këmbë për të sjellë dhuratën.

Pasi Donaldi bëri videon i duhet të ma sjelli në shtëpi në këmbë se makina nuk e nxë këtë dhuratë

Ndërsa Donaldi ripostoi videon, ku shkruan:

Ska gjë më të bukur të vish në shtëpi në këmbë me këtë në dorë

Kjo është sakrifica që Bora Zemani i kërkoji Donald Veshajt

Padyshim si një projekt kaq gjigant dhe me një shikueshmëri kaq të madhe, komentet dhe spekulimet në rrjet nuk kanë fund dhe një ndër to është edhe fakti se përse disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në platformën YouTube. Për këtë është përgjigjur vetë bukuroshja e cila ka treguar arsyen teknike.

Kjo është sakrifica që Bora Zemani i Kjo është sakrifica që Bora Zemani i kërkoji Donald Veshajt të bënte për të Read More »

Moderatorja e njohur shqiptare vjen me një program të ri në TV

Këngëtaren e njohur Evi Reçi prej vitesh e kemi parë edhe si moderatore në radio dhe në televizion.

Së fundmi Evi Reçi ka ardhur pranë publikut me dy surpriza; së pari do të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës” dhe së dyti është gati për një eksperiencë të re televizive.

Mësohet së moderatorja do të nisë një program të ri në “MCN TV”, i cili do të jetë i një natyre tjetër nga ai që jemi mësuar ta shohim Evin.

Kujtojmë që Evi Reçin e kemi parë në moderimin e “Vizionit të pasdites” në Vizion Plus, ndërkohë që ka qenë e angzhuar çdo mëngjes edhe në programin e mëngjesit në radion “Club Fm”.

Moderatorja e njohur shqiptare vjen me një program të ri në TV Read More »

Elsa Lila mesazh të fuqishëm: ‘Qan lulja per lulen’

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila është rikthyer shumë aktive, që në momentin që hapi profilin e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo ka ndarë një pjesë të këngës “Qan lulja per lulen”, të cilën e ka kënduar në një koncert në Romë. Sakaq, Elsa thotë se këtë këngë ia ka kënduar gjyshi kur ishte e vogël. Artistja i falenderon të gjithë fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur në këto momente plot dhimbje.

“’Qan lulja per lulen’, live ne nje koncert timin ne Rome! Faleminderit nga zemra plot dhi mbje qe më keni dhënë mbeshtetje dhe dashuri!!!Kjo eshte nje kenge tradicionale qe me ka kenduar gjyshi kur kam qene e vogël. Uroj te gjitheve nje dite te mrekullueshme, ashtu sic meritoni të keni gjithe jeten!”, ka shkruar Elsa krahas videos.

Kujtojmë që ajo ra në pr anga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-d rogë në Itali. Elsa u arre stua nën aku zën për përfshirje në një grup kri minal që merrej me tra fikun e dr ogës.

Elsa Lila mesazh të fuqishëm: ‘Qan lulja per lulen’ Read More »

Fotot e Kejvina Kthellës për Halloween do ju lënë pa fjalë, si një mace e vërtetë

Modelja Kejvina Kthella, ka zgjedhur të maskohet si një cat woman për këtë Halloween. Jo vetëm që nuk është aspak e frikshme, siç e do tradita, por modelja duket shumë se ksi.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit në profilin e “Instagram”-it disa fotografi ku shfaqet e veshur komplet me lëkurë të zezë dhe ku duket tepër tërheqëse.

Modelja ka zgjedhur karakterin e ‘Cateoman’, një personazh fiktiv që shfaqet në librat komikë amerikanë të botuar nga DC Comics, zakonisht në bashkëpunim me superheroin Batman.

Fotot e Kejvina Kthellës për Halloween do ju lënë pa fjalë, si një mace e vërtetë Read More »

Surprizohet si kurrë më parë Bora Zemani

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”.

Shpeshherë bukuroshja merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk ngurron që t’i publikojë edhe në rrjete sociale, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit. Vetëm pak më parë prezantuesja ka publikuar një video të një surprize që këta të fundit i kanë dhuruar asaj dhe Donaldit. Një shishe vere e paketuar me emrin dhe momentin e famshëm të puthjes së tyre në ‘BBV’ .

Epo, Bora padyshim ka fansat më të zjarrtë…

Padyshim si një projekt kaq gjigant dhe me një shikueshmëri kaq të madhe, komentet dhe spekulimet në rrjet nuk kanë fund dhe një ndër to është edhe fakti se përse disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në platformën YouTube. Për këtë është përgjigjur vetë bukuroshja e cila ka treguar arsyen teknike.

Para pak ditësh Bora ka ndarë me ndjekësit një karusel në një prej postimeve të saj, teksa na i ka bërë ‘sytë zemra’ me një foto shumë të veçantë të saj krah aktorit dhe prezantuesit Donald Veshaj. Në foto duken vetëm duart e tyre të kapura fort me njëra-tjetrën.

Surprizohet si kurrë më parë Bora Zemani Read More »

Donald Veshaj poston videon epike të Bora Zemanit: ‘Një vajzë punëtore që jeton në fshat… Jo po televizioni, suksesi, karriera…’

Që pas ribashkimit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj duket se janë të pandashëm. Tashmë çiftin e shohim kudo pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi aktori i humorit ka publikuar një video ‘funny’ të moderatores, e cila shihet duke ecur në një fushë të madhe me bar, ndërkohë në sfond dëgjohet Donaldi i cili e quan atë ‘gocë fshati’.
“Ja, gocë fshati…Ja si do të ngjante nëse do të jetonte në fshat. Një vajzë punëtore që jeton në fshat… Jo po televizioni, suksesi, karriera… Ja një vajzë nga fshati. Respekt për të gjitha vajzat e fshatit”- shprehet aktori.

Kujtojmë se Bora u përfol disa ditë më parë për një shtatzëni të mundshme. Një parashikuese tha për “Shqipëria Live” se Bora është shtatzënë, Bora ka shuar dyshimet ku ka thënë se nuk është shtatzënë.

“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”, tha Bora gjatë mbrëmjes në ‘DWTS’, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet e mundshme.

Ajo ka qenë e ftuar më herët në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Ajo u ndal te fëmijëria e saj, zbuloi kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të moderatores.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël.

Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete.

Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor, pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur, dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi Bora Zemani.

Donald Veshaj poston videon epike të Bora Zemanit: ‘Një vajzë punëtore që jeton në fshat… Jo po televizioni, suksesi, karriera…’ Read More »