ShowBiz

Vëllai i Madh’ dërgon zarfin me mesazhin e rëndësishëm për dy banorët. Për çfarë bëhet fjalë?

Sfidat për banorët e shtëpisë më të fashme të ‘Big Brother Vip’ duket se sapo kanë nisur.

‘Vëllai i Madh’ ka dërguar një zarf me një mesazh për Zhaklinën dhe Ronaldon. Të dy ata do të mësojnë më shumë pasi të shkojnë në dhomën e rrëfimit, por pa bërë ecejake nëpër dhomat e shtëpisë.

Ronaldo lexon zarfin: Zhaklina dhe Ronaldo në momentin që Vëllai i Madh do thërrasë një prej jush në dhomën e rrëfimit duhet të futeni brenda shtëpisë por e keni të ndaluar të devijoni rrugës dhe të shkoni në zona të tjerë të shtëpisë, përveçse në dhomën e rrëfimit. Kur të mbaroni do ktheni përsëri në rulotë.

Duket se ‘Vëllai i Madh’ tani për tani është fokusuar të sfidojë dyshen që ndodhet në rulot dhe të gjithë jemi kuriozë të mësojmë se cila është prova e radhës e vendosur për ata.

Vëllai i Madh’ dërgon zarfin me mesazhin e rëndësishëm për dy banorët. Për çfarë bëhet fjalë? Read More »

Ermal Mamaqi del i zhv eshur në mes të dëborës së bashku me fëmijët

Ermal Mamaqi ka thyer limitet e tij duke dalë i zhve shur në dëborë në temperatura -5 gradë. Dhe jo vetëm!

Ai ka qenë i shoqëruar edhe me Sian dhe Joelin, të cilët janë treguar gjithashtu guximtarë.

Ka qenë vetë Ermali që ka postuar një video ku shihet fillimisht brenda në sauna që është 90 gradë dhe më pas të tre dalin në mes të dëborës.

Ermali jep dhe një mesazh: “Miq. Në jetë nuk do kujtoni momentet që keni marrë frymë, por ato që ju kanë lënë pa frymë. Shtyni limitet, bëni atë që ju frikson, zgjeroni jetën”.

Ermal Mamaqi del i zhv eshur në mes të dëborës së bashku me fëmijët Read More »

Nuk këndoi mbrëmë në Festivalin e Këngës në RTSH, Aurela Gaçe: ‘Më fshinë nga historia’

Nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH, e cila ishte dedikuar historisë së këtij eventi, risolli në skenë këngë të paharrueshme në memorien e publikut shqiptar, duke ngjitur në skenë artistë të njohur.

Këngëtarët shumë të dashur të skenës, si: Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka Eranda Libohova, Valentin Markvukaj, Josif Gjipali, Bojken Lako, Redon Makashi, Altin Goci u ngjitën në skenën e festivalit kombëtar, në një duet me konkurrentët për të kënduar hitet e tyre të paharrueshme.
Ndërsa Aurela Gaçe që ka bërë histori në festival, mungoi, dhe kështu nuk kishte si të kalonte pa u vënë re mungesa e saj, si në event ashtu edhe në spotet e transmetuara.

Këngët e saj nuk u përmendën askund dhe padyshim vetë këngëtarja ka një reagim për këtë.

Ishte gazetari Andi Vrapi që shpërndau në rrjetet sociale një bisedë me Aulona Mustën, e cila kërkonte të dinte pse Aurela Gace nuk ishte në festival. Mirëpo kësaj pyetje i është përgjigjur vetë ajo:

“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos? Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese!. Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet edhe historia, me shumë dashuri”, ka shkruar Aurela Gaçe.

Nuk këndoi mbrëmë në Festivalin e Këngës në RTSH, Aurela Gaçe: ‘Më fshinë nga historia’ Read More »

Fifi jep lajmin e bukur: Jam shtatzënë, jam duke rritur një qenie të shenjtë!

Filloreta Raçi ka ndarë me publikun lajmin e bukur. Këngëtarja është shtatzënë. Lajmin e ka dhënë vetë artistja në natën e tretë të Festivalit të Këngës.

“Përgjegjësia ime në festival këtë herë ka qenë dyfish më e madhe sepse nuk kam kënduar vetëm, por me fëmijën tim brenda.

Zoti i bekoftë të gjitha mamatë se unë sot jam duke e kuptuar ç’ka po rritet brenda meje. Jam duke rritur një qenie të shenjtë që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha Fifi.

Shtatzania e Fifit është përfolur ditë më parë mirëpo asnjëherë nuk u konfirmua.

Fifi jep lajmin e bukur: Jam shtatzënë, jam duke rritur një qenie të shenjtë! Read More »

14-vjeçari bën në kokë portretin e Messit, artisti i flokëve: ‘Më kanë kërkuar Ramën dhe Mia Khalifën’

Joti Bocerri është stilisti i flokëve më trend i momentit. Ai është bërë viral kudo, pasi ka pikturuar në kokën e 14-vjeçarit, Simon Cena, kampionin e botës në futboll, Lionel Messin.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Joti ka treguar se ju desh rreth një orë kohë për ta realizuar. Ai sakaq, tregoi se më herët ka bërë edhe personazhe të tjerë si futbollistë apo figura nga muzika e politika. Joti theksoi se kërkesat janë nga më të çuditshmet, ndërsa çmimi shkon 100 euro.

“Me makinat qethëse, me briskun dhe kur është floku i shkurtër me pak laps. I bëj për rreth një orë. Kam bërë Ronaldon, Benzeman, Mbape. Këta dy të fundit mi kanë kërkuar shumë. Këto janë edhe portrete që bëhen më shumë me nxjerr videon se maksimumi një ose dy ditë qendrojnë, se floku rritet. Unë kam studiuar në mënyrën time, nuk është se kam bërë një shkollë.

Ka pasur shumë kërkesa të çuditshme, ka pasur kërkesa funny si aktorët e filmave për të rritur, si Mia Khalifa. Kushton 100 euro se ka punë, plus do kohë. Kam bërë Taynën, Edi Ramën, Lulzim Bashën apo Ismail Qemalin”, tha ndër të tjera Joti./abcnews.al

14-vjeçari bën në kokë portretin e Messit, artisti i flokëve: ‘Më kanë kërkuar Ramën dhe Mia Khalifën’ Read More »

hikoni sa është rritur vajza e Elsa Lilës (foto)

E përfshirë në emocione ishte edhe vajza, Evita e cila ishte e ulur në rreshtat e sallës së Pallatit të Kongresve ku u shfaq me sytë me lot.

Evita është 11 vjeç dhe duket se ka trasheguar tiparet e nënës së saj.
Kujtojmë se Elsa është rikthyer në muzikë sërish pasi u shpall e pafajshme pas aku zave për tr afikim dr oge.
Elsa Lila u arr estua në mars te këtij viti dhe dys hohej për përfshirje në një organizatë kr iminale.

Rikujtojmë se Elsa Lila është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar. Ajo ka kultivuar muzikën shqipe dhe italiane me elementet arbëreshe.

Ajo kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me rradhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës. Elsa debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.

hikoni sa është rritur vajza e Elsa Lilës (foto) Read More »

Getinjo shfaqet me bluzën e UÇK-së në Big Brother Vip Kosova: ‘Jam krenar, nuk më vjen turp’

Këngëtari i njohur për publikun, Getinjo ka veshur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova një bluzë ku ishte qëndisur UÇK.

Më parë, një bluzë të tillë e kishte veshur Artan Thaqi. Reperi Getinjo ka bërë shpesh deklarata që janë pritur nga komente të shumta jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, por kësaj rradhe ai tha se nuk i intereson nëse dikush nuk e pëlqen zgjedhjen e tij.

Ai ka thënë se zgjedhjet e tij, jo vetëm në këtë rast buron nga ndjesi të sinqerta dhe nuk janë kurrë të ekzagjëruar.

Siç është edhe rasti i fundit, puthja me konkurrenten e shtëpisë së BBVK, Vivianën.
Ai ka reaguar edhe për këtë teme duke thënë se ndihej mirë dhe ajo i kuptonte shakatë e saj, duke theksuar se puthja që shkëmbeu me të ishte një puthje me ndjenjë.

“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp, as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë që po e ndjemë, ne po e bëjmë. Në fakt e kam menduar që mund të ekzistoj një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Tek Vivi më pëlqen qetësia. Unë i kam disa shaka që rrallë kush i kupton por Vivi mi ka kuptuar prej fillimit. Jemi të rritur e dimë që bëjmë, nuk i kemi kaluar kornizat asnjëherë”, tha Getinjo.

Getinjo shfaqet me bluzën e UÇK-së në Big Brother Vip Kosova: ‘Jam krenar, nuk më vjen turp’ Read More »

Festivali i Këngës i përgjigjet Ronela Hajatit pas akuzave: ‘Na refuzoi, ja për çfarë e ftuam’

Pas deklaratës së këngëtares Ronela Hajati, organizatorët e Fest 61 në RTSH kanë reaguar. Për ‘Anabel’ ato u përgjigjën pakënaqësisë që Ronela Hajati shprehu publikisht se përse nuk ishte e ftuar. Sipas organizuesëve të festivalit, mungoi një performancë nga këngëtarja sepse e tillë ishte formula e këtij edicioni.

“Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar.

Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit.

Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën.”- u shprehën ato.

“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.

Festivali i Këngës i përgjigjet Ronela Hajatit pas akuzave: ‘Na refuzoi, ja për çfarë e ftuam’ Read More »