ShowBiz

Amos ngacmon Kiarën për Luizin: Pse nuk e pranon që e ke qef?

Kiara vazhdon të mbajë qëndrim, duke thënë që nuk e ka qef Luizin. Këtë e ka bërë sërish, pasi është ngacmuar nga Amosi.

Amos: “Përse nuk e pranon që e ke qef?”

Amos: “Po a e di që të lexohet në sy?”

Kiara: “Nuk e kam sepse po ta kisha vërtetë më verbohen sytë”.

Amos: “Ça ka që nuk e pëlqen?”

Kiara: “Nuk e shoh që mund të eci. Mund të ndodhë, por nuk e shoh që do eci”.

Amos ngacmon Kiarën për Luizin: Pse nuk e pranon që e ke qef? Read More »

Vetëm pak ditë nga nisja e BBV2, banorja lë shtëpinë

Vetëm pak ditë nga nisja e Big Brother VIP 2, një banore ka lënë shtëpinë duke ndërprerë këtu eksperiencën e saj në shtëpinë më të madhe.

Gazetarja Zhaklina Gjolla është banorja që është larguar nga shtëpia, për shkak të gjendjes së rënfuar psikologjike. Lajmi komunikua edhe banorëve me zarfin e kuq të lexuar nga Amosi.

“Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju u

ron të gjithëve suksese”, lexoi Amosi.

Vetëm pak ditë nga nisja e BBV2, banorja lë shtëpinë Read More »

Sara Hoxha përlot me letrën drejtuar Ledri Vulës dhe familjes

Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino janë fituesit e edicionit të parë të Dancing With The Stars në Top Channel.

Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro

Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale.

“Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtimin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.

Një personzh i dashur për publikun, edhe pse jo pjesë e ekranit, ajo arriti ta menaxhonte mirë botën “e ashpër” të spektaklit.

Ajo e provoi veten në shumë disiplina, që nga ato ritimiket, energjiket deri tek më emocionueset.

Sara garoi në finale me tre konkurrentë të tjerë, Ardit Çunin, Megi Pojanin dhe Elhaida Danin, të cilët ishin shumë pranë çmimit të madh.

Ajo çka e bëri edhe më emocionues garën e Sarës këtë finale, ishte prania e partnerit të saj, Ledrit, që e mbështeti në çdo moment.
Dancing With The Stars përmbylli sonte këtë sezon të mrekullueshëm, pas 13 javëve të stuhishme për të sjellë çdo të premte një spektakël të kuruar deri në detajet më të vogla.

Sara Hoxha përlot me letrën drejtuar Ledri Vulës dhe familjes Read More »

Bëhet virale videoja e Olta Gixharit në momente intime me partnerin: ‘T’u u puth si adoleshentë nëpër lokale’

Olta Gixhari, aktorja e cila tashme është banore në Big Brother Vip Albania 2 është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për partnerin, me të cilin ka dhe një djalë të quajtur Amar.

Identiteti i personit që i ka marrë zemrën Oltës vazhdon të mbetet një mister, por emrin ja përmend shpesh gjatë bisedave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku partneri i saj quhet Dori.

Mirëpo një vit më parë ajo nuk e ka kursyer një postim pranë Dorit.

Aktorja ka publikuar një video nga një festë, ku shihet e ulur mbi prehrin e partnerit, duke kërcyer dhe duke u puthur.

“Abababababa t’u u puth si adoleshentë nëpër lokale”, ka shkruar ajo krahas videos.

Tani, kjo video është bërë sërish virale në rrjet për shkak të vëmendjes nga Big Brother Vip.

Bëhet virale videoja e Olta Gixharit në momente intime me partnerin: ‘T’u u puth si adoleshentë nëpër lokale’ Read More »

Stresi kërkon ‘ndihmën’ e ish bashkëshortes: ‘A je burrneshë? Mos më lër me kokën varur…’

Ndonëse nuk është pjesë e “Big Brother Vip Kosova” ish e dashura e Stresit, Kejsi është përmendur në çdo moment.

Arkimed Lushaj ka shfr ytëzuar çdo bisedë dhe çdo moment për t’i dërguar sinjale ish-bashkëshortes së tij.

“A je burrnesh, çoje një mesazh, thuaj të uroj suksese në lojë. Mos më lër mua me kokë varur. Jepe ti një mesazh, thuaj unë kam jetën time, të uroj të gjesh më të mirat e jetës,”-ka deklaruar Stresi.

Më tej ai shtoi se i fri kësohet edhe vetes se mos brenda shtëpisë tundohet nga ndonjë vajzë tjetër.

“Ia ka fri kën shumë këtij reality-show. A e din çfarë do të thotë të vijë një vajzë e mirë dhe të të pëlqejë. Jam burrë. Ia kam fri kën ndjenjave.

Stresi kërkon ‘ndihmën’ e ish bashkëshortes: ‘A je burrneshë? Mos më lër me kokën varur…’ Read More »

Aktori i njohur si rrallëherë flet pa dorashka dhe tregon si u lidh me ish-studenten: Më puthi e para

Aktorët Genc Fuga dhe Eni Jani kanë treguar historinë e njohjes së tyre, kur ishin pedagog dhe studente. Të ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, dyshja treguan si ishin njohur dhe përshtypjet e para që kishin për njëri-tjetrin. Eni tha se nuk e mendonte se do të dashurohej ndonjëherë me Gencin, pasi i dukej i shëmtuar. Ndërsa Genci tha se ka qenë aktorja ajo që e ka puthur e para.

Orinda Huta: Gjatë atyre viteve ke patur frikën që Eni mund të merrte një rrugë tjetër për shkak të moshës?

Genc Fuga: Jo, gjatë atyre viteve që unë e kisha etiketën pedagog, nuk më interesonte fare fati invidual i studentes, mbetesha vetëm tek studentja.

Eni Jani: Në momentin kur u bëmë kolegë, filloi të më shikonte me sy tjetër.

Orinda Huta: Në ç’kuptim, si po e shikoje?

Genci Fuga: Një shok i joni i përbashkët, në një set xhirimi u kthye Neri, tha ore ti e ke pasur studente ti këtë? Eee i thashë unë e kam pasur. Ore nuk është keq kjo, ky ishte momenti që të heqësh një etiketë, titra kam qejf unë, të heqësh titrat e një studente dhe të vesh titrat kolege.

Gjatë bisedës, Eni ka treguar se kur e ka parë në universitet, Genci kishte flokë, por i dukej i shëmtuar dhe nuk mendonte se një ditë do dashuroheshe me të.

Eni Jani: Kishim provim, Genci jepte Fjalë Artistike dhe isha me një studente tjetër, po prisnim që të vinin pedagogët dhe ishim në katin e dytë në Akademi. Vjen në atë moment Mira Bahiti se Mira na jepte Fjalën Artistike dhe Genci. Genci me një pardesy të gjatë që e mora vesh më vonë se ishte kthyer nga Londra, me studime nga Londra dhe i hapej pardesyja kur ecte. Atëherë kishte dhe flokë. Më thotë kolegia, sa i mirë është ky Genci, thashë ku e ka të mirën ky me, ky është i shëmtuar.

Genci Fuga: Ja çfarë ka thënë Eni. Eni e kërkoi puthjen e parë.

Eni Jani: E dija që do e thoshte.

Aktori i njohur si rrallëherë flet pa dorashka dhe tregon si u lidh me ish-studenten: Më puthi e para Read More »

Deklarata e fortë e Flor Mumajesit në orët e fundit të këtij viti: ‘E bëra për ta mbrojtur nga perve rsët’

Ky zë që po dëgjoni në hapësirën e emisionit tonë me ‘100 këngët më të mira të vitit’ i përket kujt do thoni ju? Albani? Po iu them që nuk jam Albani. Kaq, dakord? Florian Skënderaj, Mumajesi. Kaq për pjesën e prezantimit tim. Dua me gjithë zemër t’i përshëndes të gjithë dëgjuesit në Top Alban Skënderaj… Pu pu, nuk la vend pa mu shfaqur ky mua. Top Albania Radio, një nga dashnitë e mia pa kushte me të cilën që nga fillimet e mia kemi ndarë bashkë dashurinë e parë dhe ëndrrën e parë. Dashuria e parë është muzika dhe ëndrra e parë është kënga ime e parë fare, kënga ‘Ëndrra’, e cila bashkë me radion kanë pothuajse të njëjtën moshë.

Ka qenë e vetmja dhe e para këngë shqip me atë kualitet dhe e stërtansmetuar pasi e pëlqente shumë Tani. Ajo këngë tek unë gjithmonë do përfaqësoj jo vetëm fillimin tim, sepse është më shumë se aq. Te ndjesitë e mia ka përjetësuar Tanin, i cili vetëm sepse e pëlqente atë këngë ka shkelur një nga rregullat pa kompromis siç ishte kualiteti i një ëndrre dhe këngën ‘Ëndrra’ ia kam dërguar me kasetë me duart e mia Tanit dhe nga ajo ditë ëndrra ime u bë realitet, prandaj këngën ‘Ëndrra’ nuk e ndiej vetëm timen dhe aq më tepër që sot më lidhet shumë dhe e ndiej shumë kur e themi “Ëndrra vazhdon”.

E dëshmuar si krijesa e tij, si fëmija i tij dhe është Top Albania Radio. Duke qenë se radio kujdeset për jetën e muzikës, t’i shtojë jetën muzikës, unë e shoh si marrëdhënia e prindit me fëmijën po dhe te vetja i ndiej këngët gati-gati njësoj. Njësoj si një fëmijë, pavarësisht si ju duket të tjerëve për mua është fëmija më i bukur në botë. Edhe ai episodi i shumëpërfolur mua më lidhet prapë me këtë ndjesi. Mbase me të drejtë e keni parë ndryshe, si një akt agresiv nga unë, që më çoi drejt një kr imi për t’i mby tur me duart e mia krijesat e mia. Në fakt unë vetëm doja t’i mbroja nga perversët që nuk janë pak. Pa diskutim ka qenë një nga vendimet më të vështira, jo të vitit 2022, por të gjithë jetës time, megjithatë më besoni nuk kam gabuar.

Tani sa i përket Maratonës, ‘Këngët më të mira të vitit’, megjithatë unë nuk e di në çfarë vendi jam se mos më keni vendosur të fundit, vendi 100. Më vendosni mua të parin se dhe emisioni ka lezet ashtu, çfarë do bëjmë tani s’do rrimë gjithë natën këtu. Ika unë pra, rrofshi të gjithë. A duhet të bëj urim më duket. Urimin e kam shumë të thjeshtë unë, nuk e kam vetëm për Vitin e Ri e kam për çdo ditë të jetës, gjithë jetën, shëndet padiskutim dhe ndritur shpirtin bashkë me zemrën dhe sytë plot shkëlqim. Gëzuar dhe kush mundet pse jo, një gotë dhe për mua.

Deklarata e fortë e Flor Mumajesit në orët e fundit të këtij viti: ‘E bëra për ta mbrojtur nga perve rsët’ Read More »

Banorët komentojnë sjelljen e Luizit: Strateg në lojë!

Disa prej banorëve të “Big Brother VIP” kanë folur në lidhje me mënyrën si Luiz Ejlli vepron brenda shtëpisë.

Ishte Olta Gixhari, ajo që thotë se përveç se me Kiara Titon, këngëtari i njohur gjithashtu po tregon maskilitetin e tij dhe me vajzat e tjera duke e përdorur si armë.

“Nxjerr kartën e mashkullit se e din kush është dobësia e femrës. Një femër do siguri”, tha Olta që mendon se Luizi është një strateg në lojë.

Banorët komentojnë sjelljen e Luizit: Strateg në lojë! Read More »