ShowBiz

Luizi merr fuqitë: A e di se ça do bëhet kur unë të hap sytë të dielën në mëngjes?

Luiz Ejlli ka vendosur që nëse nuk eliminohet të shtunën mbrëma, të merret me gjithë banorët që ‘i bënë gjyqin’ gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP2”.

Teksa bisedonte me Tea Trifonin jashtë në oborr, ai tha se nëse “çohet të diel në mëngjes në shtëpinë e BB VIP, a e di se çfarë do të bëhet këtu?”.

Luizi: A e di se çfarë do bëhet këtu, me hap sytë unë të dielën në mëngjes në këtë shtëpi?

Luizi: Për këtë që po më bëjnë. Se po ta shohësh ndryshimin e Deas me ditën e nominimit, e shkreta është duke u torturuar shumë. Se i tha Amosit “pse jam unë në nominim?”, thua ti Amosi e ka vendosur. Duhet të përfshihesh në çdo lloj debati, edhe tema pa lidhje. Ja futi gjithkund.

Te karaokja e llogariti “a të këndojë këtë këngën vetë Dea”, a kupton? Janë pjesë e lojës, ok, thjesht jam duke të thënë se unë që po rri si budalla, nuk është duke më shpëtuar gjë jo.

Luizi merr fuqitë: A e di se ça do bëhet kur unë të hap sytë të dielën në mëngjes? Read More »

Bjordi: ‘Jam traumatizuar, lidhja që kam pasur publike më ka bërë tjetër njeri’

Bjordi Mezini u bë pjesë e “Big Brother VIP2” mbrëmjen e së martës dhe banorët e tjerë janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tij.

Teksa po bisedonte me Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin, ky i fundit e pyet nëse është i dashuruar jashtë.

Bjordi: Jo, unë kam dikë, por jam beqar si status këtu brenda. Jo se kërkoj dikë por them…

Luizi: Domethënë je me dikë jashtë, por i ke thënë kësaj për periudhën që jam brenda jam beqar
Bjordi: Jo, jo. Po ta them ty. Nuk dua të më ndikojë lojën, as juve

Më pas regjisori i njohur foli gjithashtu edhe për lidhjen e tij publike, për të cilën tha se ka ndikuar.

Bjordi: Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak

Olta: Po ke të drejtë

Luizi: Për mirë apo për keq?

Bjordi: Për si jam ndërtuar unë, vëmendja mediatike dhe përfshirja e publikut dhe mediave, ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak. Jo vetëm në lidhjen time por edhe në karakterin tim. Gjë që më ka bërë të kuptoj se disa gjëra të jetës time nuk duhet ti ndaj më kurrë.

Bjordi: ‘Jam traumatizuar, lidhja që kam pasur publike më ka bërë tjetër njeri’ Read More »

Dalin analizat e Luizit të ‘BBV2’

Banori i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është vënë në fokus të medieve pas diskutimit për shëndetin e tij për shkak të deklaratave kontradiktore të këngëtarit.

Ai i tha Kiara Titos që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa në “Prime”, këngëtarin e morën dhe e çuan në spital, ku në më pak se një orë doli përgjigja se ai ishte mirë dhe se analizat kishin dal normale.

Mirëpo “Kryefjala” së fundmi ka publikuar edhe rezultatet e analizave të Luizit, por duke se analizat tregojnë probleme shëndetësore për banorin e BBV2, kjo pasi ka norma të larta te disa.

Një nga analizat që ka dalë mbi normë, siç shihet dhe më poshtë është neutrofile, një shenjë që tregon disa sëmundje që vuan një person, por urojmë që Luiz mos i ketë.

Disa mjekë që i kanë parë analizat thonë se përgjigjet nuk janë dhe aq normale. Burime për media bëjnë me dije se këngëtari mund të vuaj nga bronkiektazi. Një sëmundje që prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion.

Dalin analizat e Luizit të ‘BBV2’ Read More »

Produksioni i ‘BBV’ merr vendimin e papritur në lidhje me Luizin

Puntata aq shumë e komentuar e “Big Brother Vip Albania” e datës 10 janar 2023 është fshirë nga kanali zyrtar në Youtube.

Ndodhitë e asaj puntate po diskutohen akoma edhe sot, ndërsa produksioni i “BBV” e ka parë të arsyeshme ta zhduk fare.
Në atë puntatë Luiz Ejlli u dërgua gjatë transmetimit “live” në spital për të kryer ekza minimet e nevojshme mbi sëmundjen që ai rrëfeu se kishte disa ditë më parë.

Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e 10 janarit nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.

Për pak, Luizi desh nxorri zbuluar produksionin se në fakt i kishte fshehur diçka tepër serioze, që duhet të ishte konstatuar nga testet dhe ekzaminimet e tyre që në fillimet e spektaklit.

Mirëpo, pas disa bisedash në dhomën e rrëfimit, historia e Luizit ndryshoi rrugës, ndërsa përgjigjet e ekzaminimeve të tij dolën brenda një afati kohor prej dy orësh që publiku i gjërë vazhdon ta kundërshtojë herë pas here duke treguar jo besueshmëri. Që pas këtij momenti rrjeti ka shpë rthyer.

Produksioni i ‘BBV’ merr vendimin e papritur në lidhje me Luizin Read More »

Pas trazirave të fundit në ‘BBV’, reagojnë prindërit e Kiarës: ‘Ja çfarë duhet të kishte bërë që në fillim’

Tensionet dhe situatat e ndodhura së fundmi në BBV, janë komentuar ditën e sotme në studion e “Ftesë në 5”, ku të pranishëm me anë të një lidhje skype kanë qenë prindërit e Kiara Titos.

Teksa kanë analizuar lojën e Luizit dhe Kiarës në Big Brother VIP, babai i Kiarës u shpreh se e bija duhet të ishte treguar e prerë që në momentin e parë që mori vesh gënjeshtrën e Luizit, pasi sipas tij, ky i fundit është treguar cinik.
Babai i Kiares: Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim.

Nga ana tjetër e ëma e Kiarës është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën.

E ëma e Kiares: Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton.

Pas trazirave të fundit në ‘BBV’, reagojnë prindërit e Kiarës: ‘Ja çfarë duhet të kishte bërë që në fillim’ Read More »

Kiara flet për reagimet e banorëve pas rrëfimit të Luizit: ‘Ulërisnin në oborr, po na pl as zemra’

Në një bisedë me Efin dhe Luizin, Kiara tha se ajo priste më shumë dashamirësi nga banorët pasi çështja e Luizit trazoi gjithë shtëpinë.

Kiara: Jemi njerëz, po na p las zemra.

Efi: S’kanë pikë emocioni!

Kiara: Kujtojnë këta se jam e lumtur me këtë situatë, po rrinin ulërisnin nëpër oborr!

Ronaldo: Disa këtu menduan që me këtë gjë bëhet e sigurt ikja e Luizit dhe kështu iu hapet rruga!

Efi: Unë në këtë pikë nuk mendoj dot për lojën!

Kiara flet për reagimet e banorëve pas rrëfimit të Luizit: ‘Ulërisnin në oborr, po na pl as zemra’ Read More »

Kiara përballet sërish me Luizin: ‘Jam aq keq sa them ishalla…’

Kiara dhe Luizi janë përballur sërish mbrëmjen e sotme. Me fjalë të ashpra Kiara i ka kërkuar mos t’i flasë dhe mos t’i afrohet më , ndërkohë që Luizi vazhdimisht i kërkonte të falur pas asaj se çfarë ndodh dje në spektakël.

Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe!

Luizi: Nuk e pranon faljen time?

Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpejgim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare . Nuk mundem më , po më plas zemra, jam aq keq sa ishall them dal të shtunën!

Kiara përballet sërish me Luizin: ‘Jam aq keq sa them ishalla…’ Read More »

Meridiani: ‘Luizin e kam shok prej vitesh, ai mbart diçka shumë të …’

Meridian Ramçaj, ish banori i Big Brother i ftuar sot në “Ftesë në 5” ka treguar se Luizin e ka shok prej shumë vitesh dhe e di të vërtetën në lidhje me situatën që ka shokuar opinionin publik.

Sipas Meridianit, Luizi mbart diçka shumë të madhe brenda vetes, por nuk e thotë siç është.

Meridiani: Luizin e kam shok prej vitesh, ai mbart diçka shumë

“Unë kam vite që e kam shok dhe ai mbart diçka shumë të madhe brenda vetes së tij që ka vendosur mos ta thotë ashtu siç është”, u shpreh Meridiani.

Meridiani: ‘Luizin e kam shok prej vitesh, ai mbart diçka shumë të …’ Read More »