ShowBiz

Olta Gixharit i dërgojnë dron në BBV, rrjeti shp ërthen ndaj produksionit 

Ditën e sotme aktores Olta Gixhari i është dërguar një dron në shtëpinë e Big Brother.

Teksa ishte duke qëndruar në oborr me banorët e tjerë, ishte vetë Olta ajo që pa dronin e para.

“Olta luanesha”, ishte mesazhi për Gixharin.

“Ua faleminderit”, dëgjohet të thotë Gixhari në videon e mëposhtme.

Kujtojmë se dronet në mbështetje të këngëtarit Luiz Ejlli kanë qenë të shumta gjatë ditëve të fundit nga fansat e tij.

Por kur fansat dërguan dron në mbështetje të Luizit, produksioni urdhëroi të gjithë banorët të fusteshin brenda në mënyrë që mos e shikonin mesazhin.

Olta Gixharit i dërgojnë dron në BBV, rrjeti shp ërthen ndaj produksionit  Read More »

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa feston sot ditëlindjen

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare Ndriçim Xhepa, feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 66 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, artisti ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit.

Aktori, djali i “Artistes së Popullit”, Margarita Xhepa ka qenë gjithnjë pjesë e kinematografisë dhe teatrit shqiptar duke sjellë për publikun role e personazhe që janë ngulitur në memorien e secilit prej nesh.

Të gjithë e kujtojmë Gencin e “Unë e dua Erën”, Astritin e “Treni niset më shtatë pa pesë”, Arsenin e “Duaje emrin tënd” apo Alekon e “Njeriu i mirë”.

Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë Pas mbarimit te studimeve për aktor në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar.

Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, te vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dytë” te Sajmonit me të cilin fiton Çmimin për Aktorin më të Mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier.

Që nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik. Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit.

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa feston sot ditëlindjen Read More »

Stresi ‘shokon’ rrjetin: Kam parë disa gjëra, vijnë na shohin edhe ikin

Stresi e perjetoi rende largimin e shokut te tij nga shtepia e Big Brother Vip Kosova Getinjos, ku i thoshte se nuk do mund te rri me as ai, por duket se kete po e kalon dhe ka vazhduar lojen.

Ai po vazhdon debatin me Xhulin ku edhe mbreme ne darken e te nominuarve kishte me pak fjale te mira se sa per te tjetret ndersa shumica e banoreve thane se do ta donen ate larg shtepise.

Banorët mbreme kanë folur natën vonë për fa ntazmat, Gresa, Stresi dhe Andi kanë diskutuar fillimisht për ëndrrat e këqija të cilat i kanë parë gjatë qëndrimit brenda shtepise se Big Brother.

Më pas reperi tha se beson se brenda shtëpisë ka fantazma, pasi siç tha ai, ka parë disa gjëra, ndersa per te pare se per cfare e ka fjalin diqni diskutimin e tyre përmes videos së mëposhtme.

Stresi ‘shokon’ rrjetin: Kam parë disa gjëra, vijnë na shohin edhe ikin Read More »

Luizi ‘befason’ me deklaratën: ‘Olta është e keqja që më duhet në shtëpi’

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari e nisën rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP” si dy miq të mirë, por ngjarjet morën papritur tjetër rrjedhë dhe marrëdhënia e tyre ndryshoi.

Tashmë në lojë, Olta dhe Luizi janë “armiq”, që shpesh janë përplasur përballë por edhe kanë hedhur thumba pafund për njëri-tjetrin.

Publiku i sheh si dy konkurrentët “kryefjalë” e këtij spektakli, ndërsa vetë Luizi është i bindur se Olta është thjesht personi që do ta çojë drejt finales, për të fituar më pas ai vetë titullin e madh.

Teksa bisedonte me Efin, kjo e fundit iu shpreh Luizit se Olta nuk ka argumenta kur përballet me të tjerët. Këngëtari nga ana tjetër e quajti Oltën “të keqen që i leverdis” në këtë shtëpi.

“Olta për mua është e keqja që më duhet në këtë shtëpi. Është e keqja e të gjithëve, por mua më leverdis. Nuk e kam frikë Oltën, kurdo që të vijë dita. Se njerëzit shohin, nuk janë budallenj…”

“Olta nuk di të argumentojë fare. Ajo vetëm ty të ka përdorur për çdo të keqe që ka bërë.”- i tha Efi.

Nga ana tjetër, Olta ka vendosur të mos bëjë gati as valixhet megjithëse është në nominim, pasi shprehet se s’do të dalë nga shtëpia pasi është “prima donna”.

Luizi ‘befason’ me deklaratën: ‘Olta është e keqja që më duhet në shtëpi’ Read More »

Të futem apo jo në Big Brother?! Këngëtari shqiptar kërkon mendimin e publikut…

Skerdi Ago këngëtari i njohur shqiptarë duket se ka marrë një ftesë nga produksioni i Big Brother Vip Kosova për të qenë pjesë e kastit të banorëve.
Por artisti kërkon mendimin e publikut për të vendosur nëse duhet të bëhet pjesë e këtij reality show.
Skerdi nuk ka publikuar asnjë përgjigje të ndjekësve dhe vendimi i tij për pjesëmarrjen në BBVK mbetet ende i paditur.Ndërsa përsa i përket muzikës kënga e tij e fundit ka qenë “Dikur” në bashkëpunim me Çekic dhe Uki.

Të futem apo jo në Big Brother?! Këngëtari shqiptar kërkon mendimin e publikut… Read More »

Alketa Vejsiu feston sot ditëlindjen, urimi më special e mori nga e bija

Ditën e sotme moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar Alketa Vejsiu feston ditëlindjen.

Ju ndoshta nuk e besoni por bukuroshja e ekranit mbush plot 39-vjeçe. Alketa njihet për natyrën e saj shumë të rezervuar sa i takon jetës private.

Por nga e bija, e cila me ao pa dëshirën e moderatores është bërë pjesë e medias rozë, ka ardhur një urim i cili për herë të parë është publik.

“Gëzuar ditëlindjen mami”, ka shkruar Nicol krahë një fotoje ku tregon një dhomë me tullumbace e shampajnë.

Alketa ka fluturuar drejt Londrës, ku jeton dhe studion e bija për të festuar krah saj ditëlindjen e 39.

Alketa Vejsiu feston sot ditëlindjen, urimi më special e mori nga e bija Read More »

Nd izet debati me Luizin, Kiara ia ‘pl as’ në sy: Vazhdo rrugëtimin tënd…

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë pasur disa zënka të vogla ditën e djeshme. Pasi mbaroi festa e ditëlindjes së moderatores, ata shkuan te dhoma e gjumit ku po bisedonin, e pranishme ishte edhe Efi Dhedhes.

Në një moment këngëtari i njohur shprehet se është shprehur se shtëpia ka rënë në qetësi dhe duhet të ketë ndonjë debat.

Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Kiarës, e cila i thotë se nuk duhet të bëjnë debate me fyerje. Madje ajo i ka thënë se nëse vijon me fyerjet, ajo nuk do t’i flasë me gojë. Këtë ia përmendi Luizi teksa po diskutonin në dhomën e gjumit.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Po fyeve thotë kjo nuk të flas më me gojë, e s’ke ma punë me mua

Kiara: Ça është kjo fyerje tani, se u bëmë gazi i botës o Luiz, aman

Luizi: Kush fyeu?

Kiara: Nuk po them se fyeve, po ça po thua se nuk po të kuptoj

Luizi: Pikërisht se nuk kupton më flet mua

Kiara: A the se nuk rrimë kështu në qetësi? Duhet me fye, ça the parë?

Luizi: Duhet me e bërë tjetrin me nerva, më thuaj ti mua, isha duke të bërë pyetje

Kiara: Gjej një mënyrë të kulturuar si ta bësh tjetrin me nerva

Luizi: Si? Ma thuaj ti mua

Kiara: Pse duhet të fyesh?

Luizi: Si?

Kiara: Atë e di ti, nuk jam në trurin tënd

Luizi: Po të pyes ty. Ti ke ardhur në Big Brother me ndenjur, me ngrënë e me fjet?

Kiara: Jo Luiz, as të fyej e të ziem nuk kam ardhur

Luizi: Harroje fyerjen

Kiara: Atëherë ti që di të ziesh e të fyesh, vazhdo bëj rrugëtimin tënd

Nd izet debati me Luizin, Kiara ia ‘pl as’ në sy: Vazhdo rrugëtimin tënd… Read More »

Ish-banore e ‘Big Brother VIP’ dhe personazh i njohur mediatik, zbulohet lidhja disa vjeçare e Amos Zaharia

Aktori Amos Zaharia është kthyer në vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP”.Përtej profesionit të tij si aktor, Amos ka qenë pjesë e mediave rozë edhe për jetën e tij personale. Ish e dashura e tij është gjithashtu personazh publik.

Po flasim për Gigliola Haveriku, këngëtarja shqiptare e cila u bë pjesë e BB VIP Kosova pak më parë, por rrugëtimi i saj zgjati shumë pak pasi u eliminua.

Shfaqeshin në intervista dhe dalje publike së bashku/ Ish-banore e

Amos dhe Gigliola jetuan një histori të bukur dashurie 6-vjeçare duke mos hezituar të shfaqen në intervista e dalje publike dhe dyshja dukej se kishin një marrëdhënie shumë të fortë pasi ato shfaqeshin kudo bashkë dhe madje kanë shprehur disa herë publikisht dashurinë për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme.

Shfaqeshin në intervista dhe dalje publike së bashku/ Ish-banore e

Lidhja e tyre ishte e konsoliduar madje Gigliola thontë në atë kohë fjalët më të mira për vjehrrën e saj, aktoren e madhe Yllka Mujo.

Shfaqeshin në intervista dhe dalje publike së bashku/ Ish-banore e

“Me vjehrrën shkoj shumë mirë. E thërrasim njëra-tjetrën me fjalë ledhatuese. Unë i them nana, ajo më thotë bebush. Jemi të dyja natyra ledhatare. Vleka shprehja që nusja zgjidhet si mamaja”, thonte atë kohë këngëtarja.

Shfaqeshin në intervista dhe dalje publike së bashku/ Ish-banore e

Ish-banore e ‘Big Brother VIP’ dhe personazh i njohur mediatik, zbulohet lidhja disa vjeçare e Amos Zaharia Read More »