ShowBiz

Zbulohen emrat e disa prej artistëve që do marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, mes tyre Luiz Ejlli

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar nis edicionin e 62-të këtë vit dhe do të mbahet në dhjetori. Deri tani janë zbuluar emrat e prezantuesve, Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.

Kryefjala e çdo festivali janë artistët dhe këtë vit siç ka mësuar Kryefjala.com do të ketë shumë artistë të rinj. Megjithatë disa nga emrat “big” janë Vesa Luma e cila do të vijë në një duet me partnerin e saj, Big Basta. Kënga thuhet se do të jetë e zhanrit hip-hop.

Ardit Çuni thuhet gjithashtu se do të jetë një tjetër emër që pritet të bëhet pjesë e këtij show. Këngëtari do të marrë pjesë me një këngë ritmike.

Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici, apo edhe Luiz Ejlli (siç u përfol pak kohë më parë në media) janë të tjerë emra që janë përfolur se do të bëhen pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm, kënga fituese e të cilit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Zbulohen emrat e disa prej artistëve që do marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, mes tyre Luiz Ejlli Read More »

‘Lufta’ mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit s’ndalet, posti që i vuri sërish përballë dy rivalet e ‘përbetuar’ të ish-BBV dhe ambiciet në TV

Olta Gixhari rikthehet më fuqishëm se kurrë në ekranet shqiptare. Pas eksperiencës së saj në “Big Brother”, emri i aktores është gjithnjë e më shumë në media. Vetëm pak ditë më parë, u konfirmua pjesëmarrja e saj në jurinë e “Dancing with the Stars”. Por teksa të gjithë presin pjesëmarrjen e saj në këtë post, sytë janë te filmi “Në Kuadër të Dashurisë”. Në një intervistë dhënë së fundit, aktorja foli për bashkëpunimin me Luizin në këtë projekt. Gjatë intervistës, ajo tregoi se si është të punosh me ‘armikun e betuar’ në lojë, këngëtarin shkodran.
“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit, sinqerisht po e them, që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi, si Luiz, dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time, e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas, as unë pa të, sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë. Unë flas për veten time, por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte, mendoj që ka mjaftuar për të pasur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në trailer kur ne rrotullohemi, Koloreto tha ‘Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati-gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin’”, tha aktorja.

Megjithatë, më herët kemi shkruar edhe për momentit e tensionit që dyshja ka pasur në sheshxhirim, duke i shfaqur këto përplasje edhe në sytë e kastit. Por përplasjet do të vijonin edhe pas xhirimit të filmit. Shkak për këtë është bërë pikërisht postet boshe të opinionistëve që do të ketë “Big Brother VIP 3”.

Vetë Luizi e ka shprehur edhe publikisht këtë dëshirë, që duket se ka hasur në kundërshtim të Arbanës dhe Eduartit. Megjithatë, një dëshirë të tillë e ka pasur prej pak kohësh edhe Olta. Por pjesëmarrja e saj në jurinë e “Dancing with the stars”, e ka mbyllur mundësinë për ta parë si opinioniste në “Big Brother”. E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Olta Gixhari. Ish-banorja e BBV2 u pyet në këtë intervistë nëse do të donte apo do ta ribënte edhe njëherë atë eksperiencë dhe a nëse do ta pranonte ofertën për të qenë opinioniste?

“Po, do ta ribëja. E kam menduar disa herë këtë pyetje edhe me veten time dhe po do ta ribëja. Nuk jam fare pishman që e kam bërë dhe e kam bërë në kohën e duhur. E kam shijuar shumë por mbetet aty, e kam lënë githçka aty natën e 1 prillit kur unë e mbylla atë derë që askush nuk e besoi sepse ishte edhe dita e gënjeshtrave, por e kam lënë të gjithë si një “eksperiencë të gënjeshtërt”, po e them si metaforë këtë. E kam paketuar dhe e kam lënë aty. U riktheva në personalitetin tim dhe në përditshmërinë time psikologjike”, tha ajo.

A do të pranonte Olta Gixhari një ofertë për në “Big Brother VIP 3” për të qenë opinioniste?

“Jo, nuk besoj nuk e kam në ambiciet e mia këtë pozicion. Është hera e parë që e mendoj dhe mua më është bërë shumë si pyetje edhe nga njerëzit që kanë dëshirë të dinë pak më shumë se çfarë do të bëhet në të ardhmen, por nuk e kam menduar me seriozitet ose me një lloj mendimi brenda”, shtoi Olta. Duket se përplasja, këtë herë mes Oltës dhe Luizit, ka qenë në distancë, për një vend në kolltukun e opinionistit të “Big Brother”.

Të dy protagonistët e edicionit të shkuar, kanë pasur të njëjtin pretendim, por deri më tani emri i Oltës është përjashtuar nga mundësia për ta parë në janar sërish në formatin e njohur. Nga ana tjetër, Oltës i është dhënë një vend në jurinë e “Dancing”, ku do të japë vlerësimet e saj së bashku me Ilir Shaqirin, Valbona Selimllarin dhe Lori Balajn.

Nga ana tjetër, edhe Luizi do të jetë në “Dancing with the Stars”, por vetëm në natën e parë. Fituesi i “Big Brother VIP” do të jetë i ftuari i mbrëmjes së parë, për të qenë në skenë jo si konkurrent. Natyrisht që situata pritet të jetë dinamike, nga përballja që do të ketë me Oltën.

Nga ana tjetër, ende nuk ka informacion se cili do të jetë angazhimi i Luizit në sezonin e ri televiziv. Kjo, për faktin se të shumtë janë zërat që janë kundër pjesëmarrjes së tij në postin e opinionistit të “Big Brother”. Në rrjet është përfolur se krisja e madhe mes tij me Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj ka qenë pikërisht për këtë arsye.

Armiqësia e krijuar mes tyre u bë e njohur për publikun, kur këngëtari vendosi të largojë nga “Instagram”-i çiftin e njohur. Ndërkohë, Olta sapo do të nisë eksperiencën e saj në formatin e kërcimit, që para shumë vitesh e ka provuar edhe vetë si konkurrente. Në intervistën e dhënë, aktorja ka folur edhe për filmin, që pritet të dalë shumë shpejt.

“Jam në gjendje kaq të parehatshme psikologjike sa nuk e di se si do të vishem, nuk e kam një imazh se si e shoh unë veten atë natë. Kam shumë emocione, sigurisht uroj që ta shoh filmin sa më shpejt, që gjithsesi të kem një çlirim sepse nuk e kemi parë ende, por e di që do ta shohim shumë shpejt.

Nuk e di se si do të jetë. Emocionet i kam shumë të mëdha dhe uroj që filmi të pëlqehet dhe të lërë një shije të mirë. Ne jemi mbledhur një grup aktorësh profesionistë dhe jemi munduar që të bëjmë një punë me një dashuri shumë të madhe dhe përkushtim, kjo është e vërtetë. Edhe pse periudha që e kam xhiruar unë nuk ka qenë fort relaksuese sepse ka qenë direkt pas periudhës së shtëpisë që dola dhe akoma nuk isha çmallur me djalin”, u shpreh Olta.

Olta ka treguar gjithashtu se: “Sa kam punuar për këtë projekt, në këtë film nuk kam punuar në asnjë projekt tjetër. Kam punuar dyfish pasi mendoja që kisha përgjegjësi për dy jo vetëm për një. Mendoja që isha me gjysmë energji dhe kjo ishte arsyeja që punoja dyfish për të kapur ritmin tim.

Nuk e di se çfarë kam bërë, sepse ndonjëherë kur e tejkalon dhe nuk është edhe aq mirë që të mbi punosh. Nuk e di. Megjithatë, i fus një mendje të lehtë për të qetësuar veten dhe them okej, nuk do të jetë filmi i fundit edhe nëse ti nuk ke dalë aq mirë do të kesh mundësi ta rregullosh në një film tjetër sepse edhe aktoret e Hollywood-it nuk i kanë të gjitha rolet e shkëlqyera. Uroj që të jem korrekte”.

‘Lufta’ mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit s’ndalet, posti që i vuri sërish përballë dy rivalet e ‘përbetuar’ të ish-BBV dhe ambiciet në TV Read More »

Alketa Vejsiu mahnit nga Miami, tregon linjat trupore duke notuar me peshkaqenët

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit pamje nga përditshmëria e saj

Ditën e diel ajo ka ndarë disa detaje nga pushimet e saj, ku si desitanicon të përkryer për t’i kaluar pushimet ka zgjedhur Maldiven.
Nëpërmjet një videoje të postuar, ku shfaqet duke notuar, ajo ka shkruar: “Maldivet më mësuan të notojë me peshkaqenë, njësoj si në jetë.”

Kujtojmë që moderatorja gjithmonë ka treguar se pushimet i kalon me fëmijët e saj dhe është shumë e lidhur me ata.

Alketa Vejsiu mahnit nga Miami, tregon linjat trupore duke notuar me peshkaqenët Read More »

Ndjekësi e ofendon me fjalor banal, Beniada i kthehet si kurrë se keni imagjinuar!

Beniada përcjell gjithmonë pozitivitet megjithatë mesa duket ka edhe njerëz që nuk e pëlqejnë modelen dhe së fundmi një ndjekës i ka bërë një koment aspak të përshtatshëm, madje duke përdorur fjalor banal.

Por Beniada nuk ia ka kursyer përgjigjen e madje ja ka publikuar komentin në InstaStory.

“Mua më vjen për të qeshur, edhe pse s’ka asgjë për të qeshur kur lexoj disa mesazhe ofenduese ku njerëzit mundohen të fyejnë dhe përdorin fjalë të shpifura. Si një burrë i martuar me dy fëmijë mund të flasë kështu për një vajzë. Si guxon ti që je baba? Këto fjalë që më shkruan ti mua sot nesër ja shkruan një burrë vajzës tënde. Shpresoj shumë që askush mos t’i përdorë këto fjalë as me gruan tënde as me familjen tënde. Unë kur lexoj këto komente nuk mërzitem fare, vetëm kuptoj ça niveli kemi arritur. Kuptoj nivelin e atij personi. Pra një burrë që shan në Instagram një vajzë tregon si sillet ai me familjen e vet”, shprehet Beniada.

Ndjekësi e ofendon me fjalor banal, Beniada i kthehet si kurrë se keni imagjinuar! Read More »

Zbardhen prapaskenat e përplasjes së fituesit të BBV me Arbanën dhe Eduardit, zbulohet molla e ‘sherrit’

Vera ka qenë një sezon i ngarkuar për shumë VIP-a, duke shenjuar me aktivitete të ndryshme në fushat ku ata operojnë. Një vëmendje të shtuar nga pasur nga ana e publikut për Luizin dhe Kiarën, që aktualisht janë ndër çiftet më të dashura për ndjekësit.

Luizi ka qenë padyshim këngëtari i sezonit, ku koncertet e tij ishin më të ndjekurat, e për rrjedhojë edhe më të paguara. Gjithashtu, fituesi i Big Brother VIP u bë pjesë për herë të parë edhe kinematografisë, ku luajti si protagonist në filmin, “Në Kuadër të Dashurisë”. Nga ana tjetër edhe për partneren e tij ka qenë një sezon i ngjeshur.

Moderatorja u rikthye në ekranin e Top Channel, për të moderuar “Kepi i VIP-ave”. Xhirimet u realizuan në Turqi, ku Kiara qëndroi për rreth 1 javë. Nga ana tjetër, dyshja ka pasur kontrata të majme edhe me reklamat, kryesisht në rrjetet sociale, duke i shndërruar në personazhet më të marketuar të momentit.

Por, teksa gushti përfundoi, edhe për ta, erdhi një sezon tjetër, ku angazhimi në televizion ishte padyshim qëllimi i tyre. Për shumë muaj me rradhë, Kiara është përfolur si kandidate e mundshme për moderimin e “Për’puthen”, ndaj edhe habia nuk ishte e vogël, kur në rrjet u konfirmua se do të ishte pikërisht Megi Pojani, mikpritësja e këtij formati.
Vetë Kiara e ka shprehur edhe personalisht dëshirën për të moderuar këtë format, megjithatë organizatorët kanë vendosur që momentalisht, ajo mos të jetë pjesë e ekranit, duke preferuar që emrin e saj mos ta përdorin për “Për’puthen”.

Megjithatë Kiarës do t’i besohet një format përmbledhës që do të bëhet për “Dancing with the Stars”. Nga ana tjetër edhe Luizi, që mbetet ndër emrat më të pëlqyera, ka pasur ambicie që të kishte një karrierë televizive, këtë herë jo vetëm si këngëtar. Në rrjet prej kohësh është përfolur se ai do të ishte opinionist në Big Brother VIP 3. Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit.

Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet është përfolur se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format. Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të big Brother dhe çiftit të famshëm. Pak ditë më parë, Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, duke sjellë kështu mbylljen përfundimtare të marrëdhënieve mes tyre.

Por në mes të projekteve të lëna përgjysëm dhe “zhgënjimit” nga ekrani, Luizi dhe Kiara kanë vendosur të “arratisen” nga Tirana. Nga rrjetet sociale, kemi parë se çifti ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimesh në Itali. Më konkretisht, ata gjenden në Milano, ku kanë shijuar pak kohën vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me prindërit e Kiarës. Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një moment duke filmuar Kiarën, teksa ajo shijon një ndër pamjet më të bukura në Milano, “Piazza D’uomo di Milano”.

“Ndërkohë që Kiara sheh Duomon, unë shijoj pamjen më të bukur në botë, sapo hap sytë”, shkruan ai bashkangjitur videos së publikuar në rrjetet sociale, ndërkohë që videon e ka shoqërua me tingujt e mjeshtrit italian, Andrea Bocelli, “Vivo Per Lei”, duke e bërë këtë moment edhe më romantik.

Në rrjetet e tyre sociale, të dy kanë publikuar poza romantike, por edhe video funny, duke na zbuluar detaje nga këto mini pushime të tyre. Teksa në Tiranë ka nisur intensivisht sezoni i ri televiziv, ata kanë vendosur të arratisen për pak kohë, pasi planet nuk iu ecën ashtu si kishin shpresuar. Prej javësh në rrjet ka qarkulluar edhe lajmi se Kiara dhe Luizi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Megjithatë, miqtë e afërt dhe bashkëpunëtorët e kanë përgënjeshtruar këtë lajm, duke u shprehur se objektivat e çiftit aktualisht janë karriera, duke u investuar në drejtime të reja, por edhe në biznes, ndaj edhe për fëmijën ka ende edhe pak kohë. Kjo arratisje e tyre, vjen menjëherë pas “spastrimit” të Instagramit nga ana e Luizit. Pasi largoi Arbanën dhe Edin, “operacioni” ka vijuar me ish-banorë të Big Brother. Luizi u shpreh se do ti vinte rradha edhe Efit, por kjo e fundit ka vepruar e para.

Ka qenë Efi, e cila ia ka hequr ‘followin’ këngëtarit shkodran duke ia vënë “kapakun” aludimeve për miqësinë e tyre. Mëgjithatë, nuk ka mjaftuar kjo pasi, Efi ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Duke qenë se u lodha shumë nga kjo historia e Bigut. Doja të ju thoja të gjithëve ju që më ndiqni për arsyet e juaja por që nuk jam unë arsyeja, atëherë me gjithë kënaqësinë e mundshme mund të më hiqni lirshëm sepse kam hallet e mia. Kam aq shumë gjëra në kokën time dhe po vazhdoj jetën time. Kjo histori vetëm po më hap barkun. Ju dua”, ka thënë Efi.

Ndërkohë edhe Mikela ishte një nga personazhet që Luizi e hoqi nga faqja e tij. Ndërsa është pyetur nëse mban konakte me ish-banorët, ajo ka treguar se me të gjithë është në kontakt dhe se gëzon respekt për ta. Në lidhje me Luizin, që ky i fundit i ka hequr “follow”-n, Mikela u shpreh se as nuk e kishte vënë re por ndejkësit e saj e kishin vënë re. Ajo tha se gjithashtu nuk kishte vazhduar ta ndjekë më në rrjete sociale pas veprimit të këngëtarit, por se ishte ndeshur më të në ambientet e “Top Channel”.

“Unë kam respekt dhe kam komunikim për të gjithë banorët. Seç bëjnë heqin e shtojnë nëpër Instagram nuk u kushtoj rëndësi fare, kudo që i shoh i përshëndes. Siç përshëndeta edhe Luizin poshtë, që më kishte hequr para dy ditësh nga Instagrami. Për mua nuk bëjnë sens këto gjëra, me qëllim që të përflitesh. Unë kam respekt për të gjithë”, tha Mikela.

Luiz Ejlli duket se paska bërë në plan të spastrojë të gjithë ish-banorët e “BBV” apo personazhet që kanë lidhje me këtë format nga “Instagram”-i i tij.

“Fatkeqi” ka qenë Krist Aliaj. Këngëtari nuk e ndjek më Kristin në Instagram, ndërsa edhe ky i fundit i është përgjigjur me të njëjtën mënyrë. As Kristi nuk e ndjek Luizin. Veç dinamikave që vetë Luizi ka pasur me disa nga ish-banorët, shumë pikëpyetje ngriti pikërisht largimi i Arbanës dhe i Eduartit. Mesa duket pak relax dhe çaste romantike mes tyre, do t’i japë disi paqe, por edhe energji të reja, për rikthimin në Tiranë dhe angazhimet që i presim.

Zbardhen prapaskenat e përplasjes së fituesit të BBV me Arbanën dhe Eduardit, zbulohet molla e ‘sherrit’ Read More »

Çfarë e zemëroi bashkëshortin e Olta Gixharit, aktorja rrëfen problemin me Dorin: Po përpiqemi shumë për…

Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer “problemin” që ka me bashkëshortin e saj, Dorin.

Ish-banorja e Big Brother Vip zbuloi se ai nuk do të jetë i pranishëm në premierën e “Në kuadër të dashurisë”, pasi nuk dëshiron të jetë personazh publik.

Madje, Olta Gixhari u shpreh se partneri i saj “u bë tym” kur u publikuan fotot e tyre në një aeroport në Itali.

“Nuk besoj se do të jetë në premierë sepse nuk do që të jetë figurë publike, po përpiqemi shumë për këtë, por vetëm kur e shohim veten çift nëpër aeroporte. Unë qesh por Dori u bë tym”, shkroi ajo.

Çifti jetojnë në Spanjë dhe janë prindër të një djali, Amarit. Partneri i Olta Gixharit ka zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes së mediave, por kureshtja për të zbuluar identitetin e tij u rrit pasi aktorja u bë pjesë e Big Brother Vip.

“Unë emrin mund ta them, por nuk është se më kanë pyetur njeri se si e ka emrin partneri im, por zakonisht më kanë pyetur përse nuk e tregon fytyrën e tij. Partneri im quhet Dori, ai nuk është person publik dhe nuk ka dëshirë të jetë person publik. Unë e nxjerr në foto me gjithë qejf, nuk kam asnjë problem, por ai nuk dëshiron, kam përshtypjen që sa t’i dalë turpi për pak kohë”, tha Gixhari gjatë një interviste disa kohë më parë.

Njohja me partnerin

Aktorja Olta Gixhari ka tregua se një udhëtim në Madrid i ndryshoi jetën, pasi u takua rastësisht me djalin që do t’i rrëmbente zemrën nëpërmjet një miku të përbashkët.

Olta Gixhari tregoi se mendonte se ai s’do e donte kurrë, ndaj ia sugjeronte shoqes së saj që të lidhje me të, pavarësisht se vetë e pëlqente shumë.

“Më 23 dhjetor nisem me avion, në mëngjes hap Instagram, shikoj një mik të përbashkët që kishte hedhur foto me shoqen time në aeroport. I shkruaj: “Je në aeroport”, të dyja ishim për në Madrid. Ai mbërrinte 30 minuta pas meje, i shtyhet orari avionit, mu shty edhe mua. Takimi me partnerin time ishte e gjitha një rastësi. Ky shoku ynë i përbashkët e kishte lënë të takonte Dorin në Madrid. Unë me këtë shoqen time s’kishim lidhje fare, isha single, kishim rezervuar hotelin, do kalonim pushimet atje. Kishim lënë të prisnin njëri-tjetrin në aeroport për të pirë një kafe.

Kur mbërrij atje më fiket telefoni, s’kisha bateri, kjo shoqja tjetër nuk ia kishte numrin. Ikim në hotel më thotë kjo që merre në telefon se ‘le nam’. Hap telefonin sho 100 mesazhe ‘ku je’. I dërgoj lokacionin, vjen me makinë dhe del Dori, ngela unë. Aty kuptova që këtë njeriun e kisha parë shumë vite më parë, por kisha harruar që ekzistonte. I thashë ‘sa i bukur qenke bërë ti’, fjala e parë, u emocionova. Ikëm të pinim verë, i thosha shoqes sime “o zot sa i mirë ky, kape, është shumë i mirë, kape mos e le, është yll”. Ajo më tha: Olta ke harruar që jam e fejuar, nëse të pëlqen kaq shumë, kape vetë. Isha e bindur se ai nuk do ma varte kurrë, do gocë të urtë, unë isha shumë energjike.

Ndodhi rastësia. Më pas shkuam së bashku në një qytet tjetër të Spanjës, po shumë romantik, ikëm me makinë. Prishëm gjithë planet tona, edhe ata, edhe neve. Ishim të katërt miq. Teksa po hanim darkë ndodhi shkëndija e parë, isha e bindur që ai s’do më pëlqente kurrë mua. Vazhdoja bëja si budallaqe, mendoja se do të pëlqente shoqen time. Isha e çmendur komplet, i thosha: Mos e lër, të lutem kape.

Mua më pëlqente shumë, por isha e bindur se ai s’do më pëlqente. Isha e hedhur, shumë ndryshe nga partneri im. S’ma merrte mendja që do shkoja në Madrid dhe të takoja burrin tim”, u shpreh Olta Gixhari gjatë bashkëbisedimit me disa nga banorët në BBV.

Çfarë e zemëroi bashkëshortin e Olta Gixharit, aktorja rrëfen problemin me Dorin: Po përpiqemi shumë për… Read More »

I gjithë rrjeti po ‘zien’, si qëndron e vërteta pas lajmit të shtatzënisë së Kiara Titos

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka qenë jo pak herë shkak i trazimit të ujërave në rrjetet sociale me postimet e saj.

Sëfundmi videot e herë pas hershme si dhe fotografitë e shumta me barkun e fryrë, kanë ngritur një hipotezë se moderatorja mund të jetë në pritje të ëmbël. “Benzinë zjarrit”

i ka shtuar gjithashtu dhe partneri i saj këngëtari Luiz Ejlli i cili me anë të një video nga Italia të postuar në llogarinë e tij në Instagram, tregon qartë siluetën e moderatores, barku i së cilës është dukshëm i fryrë.

Ende çifti nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare nëse kjo është e vërtetë apo një rreng i tyre, ndonëse me herët ata e kanë shprehur dëshirën e të paturit një familje të madhe.

I gjithë rrjeti po ‘zien’, si qëndron e vërteta pas lajmit të shtatzënisë së Kiara Titos Read More »

I mbyllën llogarinë, ‘shpërthen’ Luiz Ejlli ndaj shqiptarëve: ‘U bë hera e 5-të…’

Shumë fansa të tij kanë hapur fanpage në Instagram për të mbështetur këngëtarin në periudhën kur ishte pjesë e BBV dhe pas përfundimit të spektaklit.

Dhe mbyllja e një fanpage në Instagram me emrin e këngëtarit, ka revoltuar Luiz Ejlli, i cili ka reaguar në një postim në rrjetet sociale

Teksa përdori thënien e At Zef Pllumit “Ne nuk e duam njëri tjetrin, kemi mllef, lakmi dhe xhelozi për njëri-tjetrin”, Luiz Ejlli u shpreh se kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk ecin përpara.

I mbyllën llogarinë, ‘shpërthen’ Luiz Ejlli ndaj shqiptarëve: ‘U bë hera e 5-të…’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com