Pas martesës së improvizuar në shtëpi, ku Luizi dhe Kiara shkëmbyen puthjen e parë, dyshja ka biseduar edhe për bashkëjetesën, kur ata të dalin nga shtëpia e Big Brother Vip.
Luizi e pyeti Kiarën se ku do dëshironte ajo të jetonin, pas daljes nga Big Brother. Kiara u shpreh se ajo do të donte që të mos lëvizte nga rruga “Myslym Shyri” dhe Luizi i tha që nuk është problem për të, mjafton të qëndrojnë bashkë.
Ata madje bënë edhe plane të tjera se çfarë do të bënin kur të dilnin nga shtëpia. Luizi tha se do të shkonin në Shkodër, Lushnje, por edhe në jug që të hidhen me parashutë me Xhonatatin.
Nuk e dimë nëse ju kujtohej Adi Krasta vite më parë nuk ia ka përmendur emrin Luiz Ejllit në skenën e Festivalit të Rtsh. Asokohe Ejlli konkuronte me Rezarta Smajën me këngën e tyre “Ra një yll” dhe Krasta në të dyja netët ka refuzuar t’ja përmendë emrin këngëtarit shkodran, të cilin vite më parë e kishte edhe pjesë të show-t të tij, “Ethet e së premtes mbrëma”.
“Mua nuk më shqetëson fakti, që nuk ma tha emrin ai, sepse nuk është se prisja që të ma thoshte emrin ai që të më njihnin njerëzit…, por përderisa prezantuesi ka një kontratë me Festivalin dhe po ta marrësh hollë-hollë këngëtarët janë festivali, jo dritat, kamera e skena… ndaj prezantuesi ka për detyrë t’i prezantojë këngëtarët”, theksoi Ejlli asokohe në një intervistë.
Ndërsa nga Krasta s’kemi patur kurrë asnjë reagim.
Mëngjesin e ditës së sotme Olta Gixhari është zgjuar shumë e mërzitur.
Këtë e tha vetë aktorja e njohur teksa shkoi në oborr dhe iu bashkua Valbona Memës dhe Luiz Ejllit.
“Jam zgjuar shumë e mërzitur, shumë, shumë bile. Nuk jam fare në terezi. Nuk jam zgjuar në terezi fare”, tha Olta.
Por edhe pse vendosi “të flejë gjumë” dhe të mos jetë më protagoniste në shtëpi, pas kriktikave që mori nga opinionistët mbrëmjen e djeshme, Olta është bërë sërish protagonite.
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, dëgjohet aktorja teksa ofendon rëndë duke u shprehur “Të q*fsha Big Brother-in”.
Një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP Albania 2” është dhe aktorja Olta Gixhari. Brenda shtëpisë, por dhe jashtë saj, ajo është akuzuar shpesh herë se manipulon situatat dhe gënjen. Olta ishte në qendër të vëmendjes së spektaklit të djeshëm, i cili nisi me debate të shumta. Banorët diskutuan sherrin e fortë që ka përfshirë shtëpinë e ku kryefjalë ka qenë Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes. Për herë të parë, gjatë debatit Olta mori nga opinionistja Zhaklin Lekatari një sinjal shumë të fortë. Ajo i la të kuptonte Oltës se si po perceptohej jashtë publikut. Aktorja kuptoi mesazhin e qartë nga opinionistja, se komenti i saj nuk ishte individual, por si një mendim i publikut. Pra shumë të tjerë mendojnë se ajo po i manipulon situatat.
Gjithashtu e ashpër ishte dhe moderatorja Arbana Osmani. Ajo i tregoi vendin duke e paralajmëruar që të ndalë kërcënimet ndaj banorëve. Përgjatë këtyre ditëve Olta ka kërcënuar Kiarën dhe Efin duke thënë se di shumë gjëra për to dhe se mund t’i nxjerrë me një fjalë jashtë. Arbana i tha Oltës se të gjithë kanë një jetë jashtë dhe është e drejta e secilit ta jetojë si do. “Njerëzit kanë jetuar. Ti i përmend por nuk të bën nder fare. Kemi jetuar, të gjithë kanë informacione edhe për ty, edhe për mua, është shumë e turpshme, shumë e shëmtuar. Nuk jemi këtu për të gjykuar askënd. Meqënëse e solle vetë muhabetin deri këtu, por ne duhet të paktën të japim mesazhin se secili ka të drejtën të jetojë jetën e tij si të dojë”, u shpreh Arbana dje.
Pas spektaklit, sot pamë aktoren në një situatë që nuk ka qenë kurrë më parë. Në tension, fr ikë dhe një dëshirë shumë të fortë për tu larguar. Olta ka shpë rthyer në të qara. Ka patur dhe momente tensioni duke th yer dhe filxhanin. “U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë këtu. Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”, tha OLta.
Big Brother i ka dhënë detyrë banorëve të organizojnë ditën e sotme një dasmë brenda shtëpisë.
Banorët vendosën njëzëri që çifti të ishin Kiara dhe Luizi edhe për shkak të afrimitetit mes tyre, ndërkohë që banorët e tjerë duhet të ndanin rolet në raport me dyshen.
Tea e cila ka shfaqur pëlqim me Luizin u caktua të ishte motra e Kiaraës, Por duket se roli nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë ish konkurrentes së Përputhen.
Teksa fliste me Nitën dhe Diolën në dhomën e gjumit, ajo u tregoi vajzave planin e saj për të shkuar në dasmë si dashnorja.
“Sapo më lindi një ide e keqe. Super skenë. Kemi dasmë sot apo jo? Të bëhem unë dashnorja. Duan lojë, të bëj lojë edhe unë”, deklaroi Tea.
Kiara dhe Luizi kanë shkëmbyer ditën e sotme puthje ne parë mes tyre në shtëpinë e Big Brother VIP.
Gjithçka ka ndodhu gjatë provës së dasmës, ku Kiara dhe Luizi ishin çifti që do të martohej. Teksa Kristi ishte prifti, ai u tha se mund të putheshin pasi pranuan të merrnin njëri tjetrin.
Në mesditë “Vëllai i Madh” solli një zarf që ju jepte udhëzime banorëve brenda shtëpisë të organizonin një dasmë. Çifti që do të martohet është Luizi dhe Kiara.
Mirëpo gjatë përgatitjes dhe ndarjes së roleve krushq,miq,familje, loja u mor shumë seriozisht nga disa banorë. Dea Mishel shprehu pakënaqësi dhe nuk dëshiron të marr pjesë në këtë ambient festiv pavarësisht insistimit të Amosit,njëri prej djemve që ka afrimitet më shumë brenda shtëpisë.
Vallë pse kjo mungesë nga Dea?! Mbase pse Luizi nominoi Bjordin, pasi kujtojmë këtu raportin e mirë mes saj Teas dhe Bjordit.
Gjithashtu mund të ketë një “xhelozi nusesh” brenda shtëpisë. Mbase Dea donte të ishte në qendër të vëmendjes.