ShowBiz

Çfarë i tha Luizi te dhoma e rrëfimit? Tani zbulon sekretin pas daljes nga BBV

Gjatë spektaklit të së shtunës në “Big Brother VIP”, Tan Brahimi vendosi që të largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Aktori i humorit tha se nuk ndihej rehat aty, pasi të gjithë e kishin mendjen te loja dhe debatet.

Tashmë që nuk është më brenda shtëpisë së BB VIP, Tani ka nisur sërish të jetë aktiv në profilin e tij në “TikTok”, ku numëron shumë fansa.

Së fundmi, aktori i humorit ka bërë një live ku ka përshëndetur të gjithë fansat e tij për mbështetjen që i kanë dhënë. Por jo vetëm kaq, pasi ndjekësit e kanë pyetur edhe rreth eksperiencës në BB VIP.

Një fans e kishte pyetur në lidhje me sekretin që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit. Në fakt Tani dhe këngëtari e kanë treguar edhe më para, por aktori i humorit iu përgjigj sërish kësaj pyetje.

“Kur filloi me qarë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë,

meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live.

E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”’, zbulon Tan Brahimi.

Çfarë i tha Luizi te dhoma e rrëfimit? Tani zbulon sekretin pas daljes nga BBV Read More »

Luizi përqafon Kristin, Sabiani bën gjestin e PAPRITUR ndaj tij 

Këngëtari i njohur, Sabiani, është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa u duk se ka hyrë vetëm për të takuar vajzën e tij, Keisi Medini, Arbana Osmani dha për të gjithë lajmin e papritur.

Sabiani është një ndër banorët më të rinj që hynë mbrëmë në “Big Brother VIP2”. Hyrja e tij ka trazuar jo pak ujërat brenda në shtëpi.
Luizi përqafon Kristin, Sabiani bën gjestin e PAPRITUR ndaj tij (FOTO)

Tashmë ai do jetë i pranishëm dhe do shohë nga afër raportin mes vajzës së tij, Keisit dhe Kristi Aliajt. Kujtojmë se Sabiani ka qenë skeptik për këtë lidhje, për të cilën ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Edhe gjatë hyrjes në shtëpi, Sabiani i tha vajzës së tij që është mërzitur shumë me të sepse nuk i kishte zbatuar porositë e tij.

“Ma ke thyer besimin. Rrëshqite. Nuk ke pse bie pre e askujt. Ki besim te gustot e mia”, i tha Sabiani Keis

Mirëpo pas përfundimit të spektaklit të djeshëm, Luiz Ejlli ka përqafuar Kristin në shenjë humori për shkak se përballë tij ndodheshin Keisi dhe Sabiani.

Por në këtë moment, ky i fundit bëri një hap ndaj Kristit duke i dhënë edhe atij një përqafim. Kjo u shoqërua me ovacione nga banorët e tjerë të cilët shpërthyen në të qeshura

Luizi përqafon Kristin, Sabiani bën gjestin e PAPRITUR ndaj tij  Read More »

A ishte aleat i Luizit në BB VIP? Tan Bahimi e thotë troç

Ditën e parë që Tan Brahimi ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli është treguar më entuziasti. Madje këngëtari është përpjekur shumë që t’i ndryshonte mendje aktorit të njohur, sa herë këtij të fundit i shkonte në mendje që të linte lojën vetë.

Por Tani mbrëmë vendosi që ta linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri me arsyen se ‘nuk mundet më’.

Ditën e sotme, ai ishte i ftuar në “Fan Club”, ku foli rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP2”. Kur u pyet në lidhje me shokun e tij, Luiz Ejlli, Tani u shpreh

“Nuk më kishte shkuar në mendje, po ishte pyetja më e bukur që më është bërë. Po të kisha hyrë që në fillim, do kisha qëndruar me të gjithmonë. Kur hyra e dija se është në maje, pse të rrija me të”.

I pyetur nëse i kishte thënë vetes ça dua në këtë mes, aktori i humorit u shpreh:

“Kisha hyrë i stakuar, pa asnjë strategji. Kur të më vijë momenti, po më erdhi batuta do e them. Nuk e kishte ne mend me më nxjerrë njeri mua, nuk po më nominonin. Kur doli historia e jetës sime, thashë do më linin më shumë. Te dhoma e rrëfimit më thoshin rri, je mirë. Nuk ua prishja atyre, sa dilja nga aty thoja po unë doja me dalë”.

Ndërsa i pyetur nëse ishte aleat i Luizit në lojë, Tani u përgjigj menjëherë: “Jam munduar mos t’i prish lojë”.

A ishte aleat i Luizit në BB VIP? Tan Bahimi e thotë troç Read More »

Zbulohen 3 super femrat që do hynë sonte në BBV!

Sot është prime i radhës dhe si gjithmonë do jetë një natë e gjatë plot me surpriza ku nuk do mungojnë debatet dhe diskutimet e zakonshme.

Përvec këtyre sonte mësohet se do të ketë 3 hyrje të reja, duke pasu parasysh dy largimet surprizë të kësaj jave sic ishte largimi i Ermionës dhe Evës.

Fotini Derxho, fituesja e Big Borther 9 për cifte do hyjë sonte në BBV.

Vite më parë ajo fitoi dashurinë e gjithë shqiptarëve, mbetet për t’u parë këtë herë.

E pyetur nga Bieta pak kohw mw parw nëse do të pranonte të ishte pjesë e një formati “Big Brother Vip”, Fotinia menjëherë tha jo, duke shtuar me humor se nuk është në gjendje të përballojë një tjetër martesë.

“Edhe nëse do hyja, do sigurohesha të mos ishte ‘love edition’”, përfundoi ajo. Por mesa duket ka ndryshuar mendim dhe sonte do jetw banorja më e re.

Bukuroshja e dytë vjen nga Italia. Quhet Jori Dielli, një modele që e zhvillon karrierën në Itali dhe ka qenë vazhdimisht pjesë e rubrikave në “E Diell” në Top Channel apo dhe në Procesin Sportiv.

Bukuroshja e tretë që do hyjë sonte në shtëpinë më të famshme ashtu sic e keni mësuar prej disa ditësh do jetë ish-konkurrentja e Përputhen 1, Antoneta Koci.

Zbulohen 3 super femrat që do hynë sonte në BBV! Read More »

Arbana Osmani më e paguara në ‘Instagram’, nuk do ta besoni sa merr për një postim

“Big Brother” është “reality” që ka bërë për vete këdo. Që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, publiku shqiptar ka zgjedhur të preferuarit e tyre, duke vendosur kështu edhe fansa të kujt do jenë.

Aman një gjë mbetet e sigurt, të gjithë janë fansa të Arbanës. Në këtë edicion të dytë të spektaklit, moderatorja po vërteton edhe njëherë se mbetet ndër prezantueset më të afta në vendin tonë, duke ia dalë të mbajë mbërthyer audiencën, por edhe të menaxhojë situatat që krijohen.

Natyrisht që edhe për vetë Arbanën, kjo është një periudhë e ngjeshur, por duhet thënë edhe e frytshme. Në rrjetet e saj sociale, shifrat rriten përditë, duke u përkthyer në një biznes për të.

Kështu që nga nisja e “Big Brother”, për të janë shtuar ndjekësit, por edhe kontratat e bashkëpunimit, e për rrjedhojë edhe tarifat e publikimit në rrjetet sociale. Nëse e keni vënë re, në “Intagram”- in e saj, ka një sërë bashkëpunëtorësh, që prej kohësh pasqyrohen prej saj në rrjetet sociale.
Por duket se me famën që “Big Brother” ka, janë shtuar ndjeshëm edhe bashkëpunimet për të, si rrjedhojë edhe çmimet. Aktualisht, Arbana Osmani është ndër personat më të kërkuar për bashkëpunime në rrjetet sociale, por edhe ndër më të paguarat.

Një postim në faqen e saj, kap shifrën e 5 mijë eurove, duke mbajtur kështu fronin sa i përket “Instagram”-it. Një vlerë po e lartë është edhe për “story” e saj në rrjetet sociale, që shkon deri në 1500 euro.

Në nisje të këtij spektakli, Arbana Osmani humbi një numër të madh ndjekësish, për shkak të një konflikti të ndodhur brenda në shtëpi. Shumë prej tyre kanë akuzuar produksionin e “Big Brother VIP” të cilët shpreheshin se po i bëjnë një “padrejtësi” Luizit dhe kjo gjë duket se reflektoi dhe tek moderatorja e spektaklit Arbana Osmani.

Prezantuesja humbi plot 2 mijë “followers” në më pak së 24 orë në llogarinë e saj në “Instagram”, ku është dhe tepër aktive. Nga 938 mijë ndjekës, Arbana ka rënë në 936 mijë ndjekës. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga moderatorja e cila “shfrytëzoi” dhe një moment gjatë spektaklit për ta treguar këtë.

Armaldo i kërkoi që gjatë spektaklit të “Big Brother” të reklamojë “Instagram”-in e Teatrit, mirëpo Arbana iu përgjigj me humor duke i thënë se po humb ndjekësit e saj për fajin e tyre.

Por sot që flasim, Arbana ka në llogarinë e saj më shumë 945 k, duke qenë ndër personazhet më të ndjekur. Kryesisht, “Instagram”-in moderatorja e përdor për bashkëpunimet e saj, duke e shndërruar në biznesin më perfekt.

Natyrisht që deri në fund të këtij spektakli, vëmendja për të do të jetë e madhe, ashtu edhe si kërkesa për të bashkëpunuar. Nëse vitin e shkuar, në këtë periudhë, ajo dhe Bora Zemani mbanin fronin sa i përket pagesave të larta për postimet në “Instagram”, këtë vit, Arbana nuk njeh rivale.

E duket se pas suksesit të “Big Brother”, për të ky është një tjetër sukses që kulmon pikërisht me periudhën kur edhe “reality” transmetohet.

Arbana Osmani më e paguara në ‘Instagram’, nuk do ta besoni sa merr për një postim Read More »

Olta dhe Deamishel nuk lënë gjë pa thënë për Kristin dhe Keisin

Olta u përzgjodh rastësisht nga Shpati që ata të performonin bashkë për “Dancing With Big Brother”. Teksa sot do zhvillohet gjysmë finalja, Olta dhe Shpati kanë bërë prova disa herë gjatë ditës.

Kjo e fundit u shpreh e kënaqur për angazhimin e Shpatit në këtë sfidë. Olta tha se sa herë ajo i thotë Shpatit që të bëjnë prova, ai është gjithmonë gati dhe nuk thotë asnjëherë jo.

Dea nga ana tjetër u shpreh se Shpati është djalë i fuqishëm. Ajo tha se kur ka padjeshka gjatë kërcimit, ai të ngre pa problem dhe se nuk e ndjen fare gravitetin e tokës.

Olta dhe Deamishel nuk lënë gjë pa thënë për Kristin dhe Keisin Read More »

Olta ‘shp ërthen’ keq kundër këtij banori: Çuni sa një derr…

Në një bisedë në tualet mes Kiarës dhe Oltës, kjo e fundit ka qenë duke komentuar lidhjen e Kristit dhe Keisit.

Duket se Olta ka “pretendime” se si Kristi sillet me Kejsi ndërkohë që modelja, sipas aktores, është vajzë e vogël dhe pa eksperiencë.

Gjatë kësaj bisede, Kiara duket se ia ka aprovuar pretendimet Oltës, teksa sëfundmi dyshja është parë shumë e afërt me njëra-tjetërën.

Olta: Më vjen shumë keq. Ajo thotë që unë e bëj me qejf por Kejsi është e vogël dhe është lehtësisht e influencueshme

Kiara:Ajo është maxhorene, nuk mund të thuash është e vogël. Ajo mund t’i marr vetë vendimet e saj.

Olta: S’ka eksperiencë. Nuk e kam parë një herë të kujdeset ai. Pse moj puçi puçi është lidhja gjithë kohës. Po s’ka gjë se e mbron Zhaklina sot në prime, se është i pafaftë të mbrohet vetë.

“Ka reflektuar dhe ka kuptuar që ti ke një lojë të shëmtuar”. Paska reflektuar pas 2 muajsh e gjysmë çuni sa një derr . Zhaklina bën si feminist po ka 3 muaj që nuk thotë që llaf të mirë. Ai njeri feminist nuk ka thënë një fjalë të mirë”

Olta ‘shp ërthen’ keq kundër këtij banori: Çuni sa një derr… Read More »

Olta shpërthen ndaj Luizit: ‘Ik ore se ti ke hyrë me mik aty’

Olta ka qenë në ditë ‘sulmi’ sot.

I radhës ka qenë Luizi, teksa Olta e ka akuzuar se edhe punën që dikur ka bërë si diplomat ka qenë me mik.

Sipas aktores, nëse Luizi do të ishte vërtetë i mirë do vazhdonte ta bënte këtë punë.

Pjesë nga biseda:
Olta: Ti je shëmbull shumë i mirë për tu marr për tu bërë logo. Po ik o Luiz.

Dëgjon Zhakun ti që thotë “ke qënë atasheh”. Nuk të pyet njeri ça ke qenë por ça je dhe kush je.

Po ka hyrë me mik aty të është dhënë shansi dhe nuk e ke shfrytëzuar.

Luizi: Mbaroi mandati moj

Olta: Të ishe kaq i talentuar nuk do të të linte njeri të ikje do të të mbanin aty.

Luizi: Po ika vetë o shqiptare, isha më mirë këtu.

Olta: Ça kishe më mirë këtu ti?

Luizi: Noter moj, 9 vite në Tiranë

Olta: O zemra ti ose gënjen shumë, ose nuk e di.

Luizi: Unë të lë ty të gabosh se nuk e di kë ke përballë.

Olta shpërthen ndaj Luizit: ‘Ik ore se ti ke hyrë me mik aty’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com