ShowBiz

Me një foto të përqafuar, Romeo bën dedikimin e ëmbël për Borën

Marrëdhënia e Borës me vëllain e Donaldit, Romeon është për t’u patur zili! Ata janë kaq mbështetës ndaj njëri-tjetrit, si në momente të vështira aq edhe të bukura, si të ishin motër e vëlla.

Epo këtë herë vlerësimi që i ka bërë Romeo ‘kunatës’ së tij, duket se ka kaluar çdo pritshmëri. Aktori i humorit ka postuar së fundmi një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet i përqafuar me Borën, dhe këtë moment ai e përshkruan me shprehjen e famshme: Kush ka motër botën ka.

Kunetërit! Me një foto të përqafuar, Romeo bën
Duket se Bora ka zëvendësuar tek vëllezërit Veshaj, një motër që ata se kanë patur. Fotoja duket se është kapur mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektalit të ‘DWTS’, pasi Bora shfaqet me të njëjtin grim dhe model flokësh.about:blank

Me një foto të përqafuar, Romeo bën dedikimin e ëmbël për Borën Read More »

‘Komunizmi ka mbaruar’, Ina Kollçaku nxjerr nga vetja Valbona Selimllarin

Pas kërcimit në spektaklin e “Dancing With the Stars”, ish-konkurrentja e Përputhen Ina Kollçaku ka debatuar me balerinin Ilir Shaqiri.

Ajo i ka theksuar Shaqirit se nuk është “Big Brother” ky spektakël dhe se duhet të japë komentet për kërcimin e saj dhe jo për balerinin që e shoqërin.

Gjatë debatit ndërhyri edhe Valbona Selimllari, por Kollçaku nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke i theksuar kësaj të fundit se ka ikur koha e komunizimit.

Debati:

liri: Me këtë kompleksim që ti ke, komplekson edhe damën tënde.

Ina: Kjo nuk është normale. Mos fol për balerinin, por për mua.

Iliri: Disiplina e parë e balerinit është që të mos flasësh kur flet koreografi.

Ina: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars.

Iliri: Unë e di shumë mirë, ti ndoshta nuk e ke kuptuar. Ti thyhesh në mes dhe kjo sjell jostabilitetin që vazhdon gjatë gjithë kor.

Ina: Do ta vlerësoja nëse do të flisje për mua.

Eltioni: Fol, se pema që ka kokrra, gjuhet.

Iliri: Se ti ke kokrra shumë…

Valbona i drejtohet Inës: Nuk mund t’i flasësh kështu kryetarit të jurisë.

Ina: Të mos flasë për Eltionin.

Valbona: Kur flas unë, ti mos fol.

Ina: Komunizmi ka mbaruar.

Valbona: Jo, nuk është komunizëm.

‘Komunizmi ka mbaruar’, Ina Kollçaku nxjerr nga vetja Valbona Selimllarin Read More »

Meshkujt nga Veriu apo nga Jugu? Dedektivja zbulon kush tradhëton më tepër në Shqipëri

Femrat janë më besnike se sa meshkujt kur bëhet fjalë për shkelje të kurorës martesore.

Por e ftuara në “Ora News” ishte dedektivja private Shkënda Lili, e cila na zbulon edhe më shumë detaje nga situatat e tradhtisë që ajo trajton gjatë punës së saj të përdtishme.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, dedektivja zbuloi edhe cilët meshkuj shqiptarë janë më tradhtarët e partnerëve të tyre.

“Se jam dhe veriore vetë tani… Shiko, tek unë sikur veriorët vijnë më shumë, sikur këta burrat veriorë tradhtojnë pak më shumë”, u shpreh dedektivja Shkënda Lili.

Meshkujt nga Veriu apo nga Jugu? Dedektivja zbulon kush tradhëton më tepër në Shqipëri Read More »

Kiara flet për bashkëjetesën me Luizin: Do donim ta mbanim një kamer gjithë kohës…

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, moderatorja Kiara Tito ka folur në lidhje me emisionin e ri “Fan Club DwTS” dhe për jetën e saj personale.

Ajo tha se njerëzit duan shumë detaje për jetën e tyre private.

“Shumë persona na kërkojnë që të bëjmë vlog për të parë se si jemi jashtë shtëpisë së Big Brother. Do donim ta mbanim një kamer gjatë gjithë kohës, por s’mundemi. Luizi është shumë i përkushtuar dhe gjëja më e rëndësishme është që më përkrah në çdo hap që unë ndërmarr. Është e rëndësishme për një çift që të përkrahim njëri-tjetrin, siç bëjmë ne të dy. Gjithçka shkon shumë mirë”, tha Kiara.

Kiara thotë se diçka që e ka habitur te Luizi është durimi që ai ka me moderatoren.

“Më ka habitur, ka një durim të jashtëzakonshë. Se në femrat dihet si jemi, vonohemi për tu bëgërë gati, për të shkuar diku. Ai vjen gjithmonë me mua kur ka kohë të lirë dhe nuk më thotë asnjëherë asgjë, është për tu habitur.”

Kiara flet për bashkëjetesën me Luizin: Do donim ta mbanim një kamer gjithë kohës… Read More »

Megi Pojanit i ndodh e papritura në tapetin e kuq

Megi Pojani ka qënë një ndër personazhet publik që ka kaluar në tapetin e kuq të premierës së filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, duke shkëlqyer me veshjen e saj, me një fustan të kuq.
Ndërkohë që ka patur mjaft komente pozitive, duket se moderatorja e “Për’puthen”, nuk është aq e lumtur me paraqitjen e saj në tapetin e kuq dhe kjo për shkak të një camcakëzi.

Pojani ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, ku shihet në një video, teksa përtypet, duke ngrënë camcakëz.

“Çfarë të them unë, duhet të ftohem në 10 tapete të kuq që t’i kap stilin. Më duhet një skuadër si fillim, t’i kem në kufje dhe të më thonë se duhet të heq camcakëzin, të mbaj trupin drejt dhe të mos hallakatem shumë. Jo se nuk rregullohet por taksirati im që më ndodhin të gjitha para kamerave. Dhe vërtet një minutë e mbajta, se e kapërceva pastaj, paska qënë minuti i lavdisë“, shkruan Megi bashkangjitur postimit të saj në “InstaStory”.

Pavarësisht këtij incidenti të vogël me camcakëzin, Megit nuk ia prishi bukurinë asgjë, e cila dukej e mahnitëshme.

Megi Pojanit i ndodh e papritura në tapetin e kuq Read More »

‘Dashnori i vjehrrës së Luizit’, Salsano zbardh detaje nga filmi: Çfarë më tha bashkëshortja

Salsano Rrapi një nga aktorët e kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ka qenë në një intervistë në “Wake Up”, për të treguar emocionet dhe eksperiencën e tij në prodhimin e parë filmik të Top Channel Films.

Ai është një ndër aktorët më të përfolur për një skenë pikante në film, në rolin e dashnorit të vjehrrës së “Luizit”, e pazakontë, por që të bën të qeshësh pafund.

Salsano Rrapi: Unë u kënaqa, e shijova, qesha sepse nuk e kisha parë filmin, e dija skenarin, por kisha realizuar pjesët e mia dhe të gjithë ata që ishin pjesë të filmit nuk e kishin parë në fakt.

Blendi Salaj: Atë po mendoja që Ndriçim Xhepa as nuk e di që personazhi i tij ka një jetë pas vdekjes, personazhi i tij rilind pas vdekjes (qesh).

Salsano Rrapi: Nëse ka ndonjë gjë edhe shqetësuese gjatë xhirimeve, por edhe vlerësuese, ka qenë sepse Ndriçmit iu desh të rinte dy ditë në arkivol, për të xhiruar atë skenë të filmit, sepse mund ta kishim bërë edhe me një manekin, por ai e pranoi si profesionist i mirë që është, që në kohën që luhej për çdo gjë tjetër, ai duhej të ishte në arkivol.

“Erjona është kritikja ime e parë dhe e fortë. E shijoi shumë dhe qeshi shumë. Është një natyrë që qesh. Nuk e ruan veten se është në një sallë të madhe apo në lokal. edhe atje qeshi. Shumë e knaqur nga filmi”, tha ndër të tjera Salsano.

‘Dashnori i vjehrrës së Luizit’, Salsano zbardh detaje nga filmi: Çfarë më tha bashkëshortja Read More »

Çfarë po na paralajmëron Dua Lipa? Merr vendimin drastik në Instagram

Dua Lipa ka fshirë të gjitha postimet nga Instagrami. Brenda natës 1,500 fotografi u fshinë madje ajo ndryshoi edhe foton e saj të profilit nga kopertina e albumit Future Nostalgia në një imazh blu kaleidoskopik të paparë kurrë më parë.

Veprimi i papritur nuk ka ende një shpjegim nga ylli i muzikës, por thuhet se ajo po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri.

Në gusht të këtij viti, Dua njoftoi për albumin e saj të tretë, i cili pritet të bëhet publik në vitin 2024. 28 vjeçarja ka lënë të kuptohet se ky album do të jetë më pak personal se të tjerët.

Çfarë po na paralajmëron Dua Lipa? Merr vendimin drastik në Instagram Read More »

Gazetarja shton dyshimet për shtatzëninë e Kiarës, ja çfarë i tha Luizi

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Pallatin e Kongreseve premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Gazetarja e “Top Albania Radio”, Albana Ruci ka intervistuar çiftin Luiz dhe Kiara teksa parakalonin në tapetin e kuq. E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Albana tha se ka dyshime që Kiara është vërtet shtatzënë.

“Unë i pyeta nëse kanë në plan të sjellin një fëmijë dhe Luizi ma anashkaloi me lezet siç di ai. Nuk e di nga i keni nxjerr këto tha, por janë lajme portalesh. Kjo hedhja direkt në sulm mund të fshihte diçka. Mbrëmë po mbanin shumë beba në duar”, tha gazetarja.

Gazetarja shton dyshimet për shtatzëninë e Kiarës, ja çfarë i tha Luizi Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com