Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit duke përgatitur valixhen, Kejsi dhe Kristi kanë vijuar të bisedojnë në lidhje me ardhjen e Sabianit në shtëpi.
Kristi u shpreh se i vinte keq, sepse sipas tij nuk duhet të kishte ardhur deri në këtë nivel.
Ndërsa Kejsi u shpreh se e kishte ndjerë të nevojshme që të vinte për t’i shoprehur një shenjë në lidhje me marrëdhënien mes tyre.
Kristi: Më vjen gjynah. Të them të vërtetën, s’duhet të kishte arritur deri këtu.
Kejsi: Po s’kishte faj, është ndikuar. Më tha se mqs ti je e mirë me të gjithë, të duhej një sinjal nga unë. Më tha se kisha shumë koncerte, dhe nuk i kam lajmëruar.
Gjashtë banorët e rinj të cilët u bënë pjesë e këtij formati të shtunën, u ambientuan shumë shpejt me pjesën tjetër të shtëpisë.
Banorët e vjetër i kanë përfshirë në biseda, batuta e lojëra, por kjo mesa duket nuk ka qenë e mjaftueshme.
Qetsori tha se banorët e vjetër po i trajtojnë “keq” banorët e rinj.
Duke biseduar me Oltën, ai tha se mbrëmë banorët e vjetër debatuan shumë me ata të rinjtë dhe kjo situatë e ka shtyrë Qetsorin që mendojë se ata po trajtohen “keq”.
Ky i fundit është njëri prej banorëve të rinj i cili ngrihet i pari në mëngjes dhe pret të tjerët, duke “vjedhur” në këtë mënyrë “traditën” e Luizit.
I njohur me këtë lojë edhe më parë, pasi ka qenë fitues i Big Brother 2, Qetsori pritet të jetë konkurent i fortë. Ashtu si pjesa tjetër, edhe ai ka tentuar të përfshihet në disa biseda apo debate në këto 3 ditë qëndrimi në shtëpi.
Përditë e më shumë publiku është apasionuar pas Big Brother
Edhe në sezonin e dytë, personazhet e lojës ia kanë dal që të fitojnë vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar në kryefjalë për këdo. E duket se edhe këtë sezon, si vjet finalja do të shtyhet. Ajo që Arbana tha puntatën e fundit, duket se ka qenë paralajmërimin për një shtyrje të natës finale. Vetë moderatorja u shpreh se me hyrjen e 6 lojtarëve të rinj, loja sapo kishte filluar dhe duhen ende shumë kohë për të shkuar drejt fundit.
Dhe në fakt, mesa mësohet, përfundimi do të shtyhet për në mes të majit, duke kaluar kështu 100 ditëshin që duhet të zgjaste loja. Sipas burime, finalja do të jetë në mes të majit, e deri atëherë me gjasa në lojë do të futen edhe personazhe të tjerë për t’u bërë pjesë e lojës.
Ronaldo Sharka ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për eksperiencën e tij brenda “Big Brother VIP”. Gjatë bisedës në studio, ish-banori u pyet se nëse do i jepej mundësia që të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm për 15 minuta e të takonte Luizin, çfarë do i thoshte?
Gazetari u shpreh se Luizi nuk ka nevojë për informacione nga jashtë, pasi ai tashmë e ka kuptuar popullaritetin që ka.
“10 drona në ditë janë një tregues i popullaritetit. Dje kishte shkuar edhe një helikopter. Luizi e kupton se si shihet nga jashtë nga banorët e rinj që hynë aty.
Unë thjesht do e përqafoja. Luizi ka qenë i vetmi person që vinte në rulotë kur isha me Zhaklinën. Është i pari person që ka mësuar për babain tim. Më ka thënë do të marr në finale, pasi e dinte se ishte një nga dëshirat e babait.
Edhe kur më ka ngacmuar, më ka bërë për të ngritur mua, por atëherë nuk e kuptoja. Kur u ktheva nga rulota në shtëpi, nuk kishte krevat për mua dhe asnjë nga meshkujt nuk tha hajde fli ti 4 orë, pastaj fle unë. Merrja çarçafët e jastëkun dhe shkoja në living, aty ku dritat fikeshin më vonë. Aty vinte Luizi dhe më zgjonte që të shkoja te krevati i tij. Vlerësoj pozitivitetin.
Kam parë tek ai njeri një zemër të mirë. Ai është shumë i ndjeshëm dhe e ka përdorur si formulë për t’u mbrojtur”. Tha Ronaldo Sharka.
Miqtë flasin për herë të parë…
Miqtë e Luiz Ejllit kanë zbuluar diçka më shumë për jetën jashtë të banorit të ‘Big Brother VIP Albania’. Sot në “Ftesë në 5” Joni dhe Mario, të cilët surprizuan Luizin në spektaklin e kaluar, e përshkruajnë këngëtarin si një djalë energjik dhe plot humor.
Të pyetur për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë, Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Mario tregoi se historia që u tregua nga miku i tij mund të jetë bërë për shkak të presionit të madh, ndërsa Joni nënvizoi faktin e javët e para për Luizin nuk ishin aspak të lehta.
“Nuk mund ta komentojmë se ajo është gjyq i kryer publikisht. Besoj se ka ndikuar edhe pjesa që ka nevojë njeriu që gjen mjete rrethanore për të qënë i brishtë ose për t’u futur në konfidencë me dikë. Ndoshta edhe nësë ka pasur diçka më minore e ka zmadhuar që të afrohet shpejt me dikë. Për aq sa unë e njoh, jo nuk është i sëmurë. Luizi fle në 2 të mëngjesit dhe çohet në 6 të mëngjesit. Ka presion, sigurisht. Ndoshta ka provuar duke matur pulsin, duke bërë dhe viktimën se ka parë po të bëj kështu jam gabim, po të bëj ashtu jam gabim. Se e ka parë se javët e para nuk kanë qënë të mira”, thanë shokët e Luizit.
Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me të ëmën e Luizit që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij. Si moment të vështirë të Luizit jashtë shtëpisë së ‘BBV’, ata cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit.
Informacionet nga jashtë janë bërë temë në shtëpinë e “Big Brother Vip”, në çdo hyrje të një banori të ri. Në fillim ishte Xhonatan Islami, ai i cili i dha informacione Oltës për lojën e saj, gjë për të cilën u ndëshkua.
Por, kësaj here ka qenë Luizi, ai i cili ka marrë informacione nga një banore e re, Fotinia. Kjo e fundit po diskutonte me Luizin në oborr, për lojën e tij dhe marrëdhënien me Kiarën, duke i dhënë disa informacione se si mund të shihet nga jashtë lidhja e tyre.
Luizi: Unë i thoja gjithmonë që të dal unë dhe Olta dhe një i tretë, nuk e kisha problem për veten, por të thotë ky (Armaldo) për Kiarën.
Fotini: Unë dje e pyeta dhe më tha se ka menduar se çifti është më i avantazhuar.
Luizi: Është e vështirë të zgjasin çiftet këtu.
Fotini: Nuk është vështirë, çiftet kanë shumë prioritet dhe ti e di shumë mirë. Unë të kam dëgjuar kur e ke thënë. Do të ta them një gabim që mendoj se ke bërë? Kur ndodhi ajo me lavamanin, jo se çfarë ndodhi, sepse nuk e llogarit dot, nuk e kam për veprimin. E kam që më vonë kur e diskutove, vetëm fakti që u joshe nga ajo ideja që të mos kesh Kiarën këtu brenda, se ke bërë luftë të madhe që ta mbash këtu.
Luizi: Nuk e keni kuptuar, unë e thashë pse e kisha bërë.
Fotini: Sepse erdhi një moment që the që me Kiarën po të jesh kokë më kokë në finale, do ta fitosh. Ta njoh mirë luftën që ke bërë, jo si të tjerët që të shohin nga jashtë. Ti e nis bisedën si do ta mbjellësh, por atje mendoj se ke gabuar. Ke lënë të kuptohet që gjithë ajo luftë me Kiarën… u duk sikur se ke problem.
Luizi: Unë nuk e them dot, por ajo i ka shërbyer edhe Kiarës edhe mua. I ka ndryshuar lojën dhe mendimin e banorëve të tjerë. Kur nuk më futi Tea në buxhet, Kiara nuk ma tha, dhe kjo më ka mërzitur. E vetmja banore që nuk e kam ditur kurrë se kë nominon, është Kiara. Ajo nominon me zemër, jo me mendje.
Fotini: Duket sikur e përfqafon që mos të… Unë mendoj që Kiarën nuk duhet ta përfshish në lojë. Isha në shtëpi, i thoja “fol moj” se ajo nuk flet fare.
Luizi: Kiara nuk ka lëvizur, që ditën e parë kjo është, e qeshur, e ëmbël. Nuk është cinike, as provokuese.
Fotini: Janë disa situata që duhet ti përballojë vetë.
Luizi: Prandaj e vlerësoj, se nuk thotë “e ndjej veten të rrezikuar, do i jap.”
Fotini: Është shumë e mirë. Ti je shumë mistrec, sepse ti nuk mendon siç i mendon ajo. Kur ajo mendon që ti je gabim, ajo të mbron.