ShowBiz

Balina Bodinaku reagon ashpër dhe shpërthen ndaj produksionit

Balina Bodinaku ka reaguar ndaj videos që iu transmetua Kiarës si avantazh mbrëmjen e të martës në prime. Ish-opinionistja e Big Brother VIP shprehet se për qëllime spektakli po përdoren terma delikate dhe se transmetimi i asaj videoje para Kiarës ishte e gabuar.

“Mua nuk më ka kaluar ende shija e keqe e avantazhit që fitoi Kiara. Dhe kjo jo thjesht për keqardhje ndaj situatës, në të cilën u vendos ajo vajzë, por edhe sepse kjo situatë na bën më të ndjeshëm pasi na prek të gjithëve.

Prej kohësh në Big Brother po ndodh përdorimi dhe instrumentalizimi i termave shumë të rëndësishme dhe delikate si feminizmi, seksizmi, dhuna ndaj gruas apo bullizimi për qëllime të strategjive në lojë apo për qëllime të show-t dhe spektaklit. Nuk ka asgjë spektakolare dhe asgjë feministe që t’i rreshtosh një vajze në formën sesi u bë, listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve, duke e bërë atë të ndihet e turpëruar dhe e zvogëluar”, tha ndër të tjera Balina.

Balina Bodinaku reagon ashpër dhe shpërthen ndaj produksionit Read More »

Kiara sqaron si qëndron e vërteta me lidhjen e biznesmenit të njohur, ja reagimi epik i Luizit

Në informacionin që iu transmetua mbrëmë Kiara Titos ishte një lajm për Butrint Imerin dhe një tjetër për Roni Kokën, i cili është përfolur si i dashuri i moderatores. Këto informacione iu dhanë Kiarës si avantazh duke qenë se ka qenë liderja e shtëpisë gjatë javës që lamë pas.

Luizi është shprehur se atij i intereson vetëm pjesa pas 24 dhjetorit, ku u njohën bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ja kam thënë dhe Kiarës. Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 Dhjetor e këtej, se ça ka ndodhur më përpara…ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka.

Por, në mbremje ‘Vëllai i Madh’, me rastin e 8 marsit ka përgatitur një festë për gocat e “BBVA”, ku kanë pasur edhe disa dënime me pyetje. Kiara është shprehur se shumë lidhje të moderatores nëpër portale janë thashetheme. Moderatorja tregon se thjeshtë ka dalë në një darkë dhe se e ka pjesë të shoqërisë, ndërkohë që Luizi e dëgjonte me vëmendje nga larg.

“Kemi dal vetëm një herë, por asgjë më shumë, ngeli e gjitha aty”, tha ndër të tjera Kiara.

Kiara sqaron si qëndron e vërteta me lidhjen e biznesmenit të njohur, ja reagimi epik i Luizit Read More »

Nuk ka nga t’ja mbaj edhe Ledri nuk i ‘shpëton’ dot fenomenit ‘Luiz-Mania’. E përmend edhe…

Jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe personat publik janë përfshirë në ‘lojën’ e “Luiz-Manisë” duke treguar mbështetje ndaj tij në mënyra nga më të ndryshmet.

Së fundmi, në një video të publikuar në rrjetet sociuale edhe Ledri na ka treguar se nuk i ka shpëtuar dot fenomentit mjaft të përfolur që po qarkullon në rrjet.

Këngëtari Vula në një koncert ka përshëndetur bashkëshortën e tij Sarën teksa i drejtohet:

“Unë me Sarën si Luizi me Kiarën”.

Vetëm kaq mjaftoi dhe salla nisi të brohoris me eufori sic shihet edhe në videon e mëposhtme.

Nuk ka nga t’ja mbaj edhe Ledri nuk i ‘shpëton’ dot fenomenit ‘Luiz-Mania’. E përmend edhe… Read More »

Arbana Osmani zbulon gjestin e papritur të tezes së Kiara Titos pas ‘avantazhit’ nga BBV

Gjatë spektaklit të së martës në “Big Brother VIP”, Kiara Titos si lider shtëpie iu komunikua se ka një avantazh në lojë. Kiara “kërceu nga gëzimi” kur i thanë se do t’i jepet informacion nga jashtë.

Por vetëm pak sekonda më vonë në monitorin përballë saj u shfaqën titujt më të ashpër dhe denigrues për moderatoren. Kiarës iu komunikua meszhi më negativ që mund të merrte nga produksioni, i cili nuk ishte munduar aspak ta zbukuronte.Ky moment e tronditi mjaft Kiarën dhe produksioni i BBV u sulmua ndjshëm në rrjet.
Por Arbana ka treguar sot se si e ka pritur familja e Kiarës këtë moment, në raport me prododuksinin. Me rastin e 8 Marsit, tezja e Kiarës i ka dërguar Arbanës një buqetë me lule ku shkruan:

“E dashur Arbana, Gëzuar 8 Marsin! Nga tezja e Kiarës”.

Moderatorja e ka mirëpritur buqetën duke shtuar:

“Mirënjohëse të gjithë familjarëve të banorëve të cilët më mirë se askush tjetër dinë dhe kuptojnë përkushimin e stafit ndaj yjeve të programit”.

Arbana Osmani zbulon gjestin e papritur të tezes së Kiara Titos pas ‘avantazhit’ nga BBV Read More »

Pas avantazhit të Kiarës me titujt negativë, Tik Tok-u i bën të papriturën Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt

Moderatores Kiara Tito iu dha një avantazh brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ajo do të ishte e para që do të mësonte titujt e mediave dhe reagimet e ish-konkurrentëve jashtë shtëpisë, në lidhje me të.

Por më shumë se sa një avantazh, kjo është interpretuar si një disavantazh, pasi ajo që ra në sy ishin vetëm titujt negativë, që kanë shkaktuar mjaft pakënaqësi tek moderatorja, por edhe partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli.

Të shumtë kanë qenë reagimet lidhur me këtë situatë, ndërsa duket se rrjeti i Tik Tok po zien, duke mos e kursyer moderatoren Arbana Osmani.

Që prej mbrëmjes së të martës, të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë publikuar fotot e moderatores me ish-partnerin e saj, ndërsa teksti që mbizotëron është: Arbana, merre si avantazh.

Në këtë lumë reagimesh nuk ka mbetur pa u anashkaluar as partneri i saj Eduard Grishaj, i cili është edhe regjisor i Big Brother VIP.

Pas avantazhit të Kiarës me titujt negativë, Tik Tok-u i bën të papriturën Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt Read More »

Tan Brahimi flet pas largimit nga BBV: ‘Ja çfarë pashë brenda shtëpisë më të famshme, duhet të bëje…’

I ftuar në ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio këtë episod ishte ish-banori i ‘BBV’ dhe njëkohësisht aktori i njohur i humorit, Tan Brahimi. Ai ka treguar më shumë rreth eksperiencës së tij në reality-show dhe se si i gjithë ky rrugëtim edhe pse i shkurtër ndryshoi shumë në karrierën e tij.

Si e ka pritur publiku lojën e Tanit brenda shtëpisë?

Aq komente pozitive kam marrë sa kam frikë mos po bëj ndonjë gabim po prish imazhin (qesh).

Pse zgjodhi aktori të largohet me dëshirën e tij nga shtëpia e ‘BBV’?
Ma ndjeu zemra të dal. U shihte që unë nuk përshtatesha. E kuptova se si funksionon, e pashë se çfarë duhet të bësh për të qëndruar në lojë. Nuk është natyra ime. Unë si Tan nuk ka gjë që më bën për të qarë përveçse gjërave personale, po unë shihja ata që qanin dhe më vinte për të qeshur se ne nuk qajmë për gjëra të zakonshme. U bëra njeri shumë i mirë aty. Duke ditur që jemi të ruajtur nga kamerat u mundova të nxjerr anën pozitive. Kur e pashë që nuk po mundesha më, e ndjeva veten të rrezikuar për zarf të zi (qesh), thashë më mirë të dal si zotëri.

Si ka ndryshuar audienca e Tanit në rrjete sociale pas daljes nga ‘BBV’ dhe ku do e shohim tani e tutje aktorin?

Unë nuk jetoj për klikime. Kisha 17 veta për herë të fundit kur isha ‘live’ në TikTok dhe kur dola nga shtëpia kisha 13 mijë veta. Do dal të dielën te ‘Portokallia’, kjo ishte gjëja që doja më shumë.

Tan Brahimi flet pas largimit nga BBV: ‘Ja çfarë pashë brenda shtëpisë më të famshme, duhet të bëje…’ Read More »

Milaim Zeka shërthen ndaj Olta Gixharit, ja çfarë thotë për të

Ditën e djeshme, Luizi përmes aplikacionit ‘Big Love’, ka marrë një përshëndetje nga Hamëz Jashari i ri nga Prekazi.

“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruhej në mesazh.
Vëmendje mori Olta e cila pas kësaj përshëndetje tha: Çfarë është Prekazi?. Kjo deklaratë e saj u komentua shumë dhe ngjalli reagime në internet. Këtë e ka komentuar edhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Në një postim të shpërndarë në Facebook, Zeka u shpreh i zhgënjyer nga kjo deklaratë e Gixharit.

“Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as familja Jashari. Nuk ka televizion botëror që nuk ka transmetuar kronika nga tragjedia e Prekazit më 5,6,7 mars 1998. Burrat më të mëdhenj të botës e kanë vizituar këtë vend të shenjtë. A kjo VIP-i?”, ka shkruar Zeka.

Milaim Zeka shërthen ndaj Olta Gixharit, ja çfarë thotë për të Read More »

Gazetari, shp ërthen keq ndaj Sabianit: Po ik o budalla shikoje gocën nga…

Të ftuar në “Shqipëria Live”, ishte aktori njëkohësisht shoku i Ervis Pupës, Ervin Bejleri. Po ashtu gazetari Flavio Qarri dhe shoqja e Qetsorit, Milika Beleraj.

Ata kanë folur edhe në lidhje me futjen e Sabianit në shtëpinë e Big Brother, por edhe për zhurmën që ka krijuar Qetsori.

Flavio Qarri: Unë sa herë del Sabiani në TV, unë e ndërroj kanalin. Po ik o budalla shife gocën nga TV.

Po ça do ai aty, pas vajzës. Hyrja e tij është shumë e gabuar.
Ervin Bejleri: Unë e mendoj totalisht ndryshe nga Flavio. Ka dashur që të përballet, për të parë sytë e atij djali, se sa seriozisht e ka. A do më afrohej si një baba apo si do të sillet. Ai ka për qëllim për të parë Kristin.

Gazetari, shp ërthen keq ndaj Sabianit: Po ik o budalla shikoje gocën nga… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com