ShowBiz

Big Brother Vip në mes të Kinës, modeli i njohur tregon çfarë ka ndodhur me fansat e Luizit

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me Tereza Lekaj, sipërmarrësen e famshme në të gjithë botën. Por ajo që ka rënë në sy është një video që është bërë virale në rrjetet sociale.

Në një eveniment ku merrnin pjesë një numër i madh personash në Kinë, është përmendur Big Brother Vip. Ka qenë qenë vetë Rolando që ka kërkuar mbështetje për Luizin ndërkohë që turma brohoriste.

I ftuar në “Shqipëria Live” sot në Top Channel, Lekaj ka treguar edhe për historinë e tij të dashurisë me biznesmenen e famshme.

Si një ndjekës i “Big Brother VIP”, së fundmi Rolando ka bërë një përshëndetje nga Kina posaçërisht për Luizin.

Bashkë me bashkëshorten time Tereza dhe vëllain tim Vivin të përshëndesim nga Kina, me gjithë 10 mijë fansat nga kompania ime. Të uroj fitore, me shpirt dhe zemër. Sa më shpejt të presim në Kinë. Edhe Kina të do ty!”- ka thënë ai para audiencës e më pas i ka bërë të brohorasin emrin e Luizit.

Big Brother Vip në mes të Kinës, modeli i njohur tregon çfarë ka ndodhur me fansat e Luizit Read More »

Olta nuk i ndal kunjat me Luizin: Pse po më fërkon… Çfarë ndodhi gjatë natës?

Teksa Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ishin ulur bashkë në krevat kanë biseduar me Olta Gixharin, ku nuk kanë munguar batutat dhe kunjat.

Ishte moderatorja që pyeti aktoren se çfarë po bën dhe ajo ia kthen: “Po mendoj për ty, se sa agresive je”. Luizi ndërhyn në një moment dhe i thotë se Kiara do ‘fle dhe do shohë ëndrra me të’.

Madje ata të tre edhe bashkuan duart me njëri-tjetrin dhe këto momente nuk duhen humbur.

Luizi: Do fle dhe do shohë ëndrra me ty

Kiara: Mua nuk më zë gjumi fare po të mos jesh ti këtu, edhe Maestro

Luizi: A e sheh, prandaj po presim Maestron

Luizi: Jam duke pritur se ça do me më bërë.

Luizi: O Olta, po mendon për ty

Kiara: Se duke qeshur nisin këto sikletet

Luizi: Olta të dhashë dorën po ti pse po më fërkon me gishtin tregues

Olta: Ku po të fërkoj?

Luizi: Te kyçi i dorës

Olta: Kiara ma jep pak dorën

Olta nuk i ndal kunjat me Luizin: Pse po më fërkon… Çfarë ndodhi gjatë natës? Read More »

Luizit i kthehet keq Qetësorit: ‘Ti provo edhe një herë te treshi se në kohë je’

Luiz Ejlli është bërë shënjestra kryesor e Qetsor Ferunajt që nga dita e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ish-fituesi i Big Brother Albania është zotuar të thyer rekord duke e fituar edicionin e dytë të BBVA, por edhe atë të tretin.

Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luizin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm.

“Ti provo edhe një herë te treshi se në kohë je”, i ka thënë këngëtari, derisa Qetsori ia ka kthyer se do të provojë shumë gjëra, ndërsa Ejlli i ka uruar sukses. “Unë do të thyej rekordin e Big Brotherave, do të fitoj dyshin, do të fitoj treshin…”, ka theksuar Qetsori.

“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i bart valixhet”, i është kundërpërgjigjur Luizi.

Qetsori e quajti Luizin “të përkëdhelur”, ndërsa shtoi se ai nuk ka arritur asgjë vetë në 37 vjet, po është mbështetur nga “shoqëria.”

Në fund ai i përmendi Luizit edhe Kiarën, duke i thënë që ta pyesë e të marrë informacione nga partnerja e tij për të. Kujtojmë se vetë Kiara ka shprehur më herët se njihet me Qetsorin nga jashtë, pasi ka punuar me të

Qetsori: Ti je i përkëdhelur, asgjë nuk ke bërë me forcat e tua, 37 vjeç sillesh vërdallë. Je i përkëdhelur nga të shtëpisë, kush të ka mbështetur nga shoqëria.

Akoma të gënjen mendja që je i fortë? E keni fjalë të bukur atë shprehjen “të hyptë vetja në qejf”, ti je një nga ata. Nuk ke informacion ti. Të ka thënë Kiara kush jam unë apo jo? Merr informacion.

Luizit i kthehet keq Qetësorit: ‘Ti provo edhe një herë te treshi se në kohë je’ Read More »

Çmimi i madh ka rënë në 48 mijë euro, Vëllai i Madh ka gati lajmin ‘bombë’ për banorët

Pak para se të përfundonte spektakli i së shtunës së “Big Brother VIP2”, Arbana Osmani u tha banorëve që do të realizojnë provën siameze. Fillimisht atyre u tha se çifti që do fitonte, do të kishte një avantazh në lojë.

Por kur banorët u ndanë në çifte në mënyrë rastësore, u duk se ato nuk ishin dhe aq shumë dakord me këtë avantazh. Për këtë arsye Vëllai i Madh mori një tjetër vendim, duke u thënë se nëse do e çonin deri në fund këtë sfidë, do i shtohej 20 mijë euro çmimit të madh.

Madje moderatorja e dashur për publikun u komunikoi banorëve se çmimi i madh prej 100 mijë euro kishte rënë në 48 mijë euro. Arbana u tha gjithashtu banorëve se do të qëndronin ashtu deri të martën.

Por mesa duket Vëllai i Madh ka parë se banorët janë përkushtuar shumë për këtë provë dhe ka vendosur që t’i lërë të lirë që sot. Në shtëpinë e BB VIP ka hyrë një zarf i bardhë, ku thuhet se ata ia arritën qëllimit që të shtonin 20 mijë euroshin.

“Banorë, Vëllai i Madh vlerëson impenjimin tuaj për provën siameze dhe vështirësinë e kësaj prove. Dhe për këtë arsye konsideron të realizuar me sukses që sot. Nga ky moment mund t’i hiqni bluzat. Urime, sapo i shtuat 20 mijë euro çmimit të madh”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Çmimi i madh ka rënë në 48 mijë euro, Vëllai i Madh ka gati lajmin ‘bombë’ për banorët Read More »

Televizor brenda dhomës së rrëfimit? Zbardhet një tjetër ‘sekret’ nga ‘BBVA’ (foto)

Kolltuku i kuq i madh është gjithçka ne shohim nga dhoma e rrëfimit të “Big Brother Vip”.

Mirëpo si është pjesa përballë divanit ku ulen banorët kurrë nuk është shfaqur. Së fundmi po qarkullon në rrjet një imazh që tregon pikërisht këtë pjesë “misterioze”.

Dhe në fakt nuk ka asgjë. Një ekran i vogël dhe disa bokse dëgjimi janë gjithçka ndodhen në atë hapësirë që ne nuk shohim.

“Dhoma e rrëfimit” është ambienti ku banorët kanë mundësi të komunikojnë me “Vëllain e Madh”, për kërkesa specifike të tyret apo biseda që nuk dalin në kamera.

Televizor brenda dhomës së rrëfimit? Zbardhet një tjetër ‘sekret’ nga ‘BBVA’ (foto) Read More »

Nëna i dërgon mesazhin prekës Luizit nga New York-u: Zoti është i madh

“Big Love” është rubrika më e re në “Big Brother VIP” ku banorët kanë marrë mesazhet e fansave të tyre.

Edhe sot ata janë ulur në living dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë, por më i surprizuari sot ka qenë Luizi.
Ai ka marrë një mesazh nga nëna e tij.

“Përshëndetje çapaçulat e nanës. Jeni shumë të mirë.

Zoti ju rujt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin dhe Oltën në një bluze. Më keni knaq nëna e Luizit nga Neë York”, shkruhet në mesazh që ka emocionuar Luizin dhe banorët e tjerë.

Nëna i dërgon mesazhin prekës Luizit nga New York-u: Zoti është i madh Read More »

Robert Aliaj; ‘Keisi më pëlqen, Sabi po manipulohet, ndërsa Kristi është…’

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Robert Aliaj foli për herë të parë për situatën e krijuar në shtëpinë e BBBv pas hyrjes së Sabianit.

Ai e konsideroi një situatë delikate, por përgëzoi si Kristin ashtu edhe Keisin për mënyrën sesi u sollën.

“Më erdhi keq për Kejsin në momentin që doli Kristi. Edhe pse s’ kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit, Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj”, tha ai, duke shtuar: Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë Big Brother. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë.

I pyetur nga Bieta, ai theksoi se as ka pasur e as do të ketë në plan të futet brenda shtëpisë së BBV, megjithatë nuk e refuzoi idenë e një kafeje me Sabianin.

“Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë”, u shpreh ai./ Top Channel

Robert Aliaj; ‘Keisi më pëlqen, Sabi po manipulohet, ndërsa Kristi është…’ Read More »

Pl as she rri mes Keisit dhe Kristit, shkak bëhet…

Ashtu si një çift normal, Keisi Medini dhe Krist Aliaj kanë patur një debat gjatë ditës së sotme.

Ka qenë një veprim që Kristi ka bërë që Keisi të ketë hatërmbeje e t’i kërkojë të mos kenë më kontakt.

Bëhet fjalë për një vizatim të improvizuar në kuzhinë.

Teksa kishte vizatuar veten, Olta i kishte kërkuar Kristit të vizatonte edhe atë. Gjë të cilën artisti e bëri.

Më pas, kur Keisi vjen në kuzhinë sheh vizatimin dhe e pyet Kristin se kush është vajza që ka vizatuar pranë vetes dhe ai i përgjigjet me “ti”.

Por Keisi kishte dalluar shkronjë “O” duke e kuptuar që bëhej fjalë për aktoren e cila edhe pse ishte aty zgjodhi të mos përfshihej.

Pasi Olta u largua ajo ju drejtua Kristit duke i thënë se e gënjeu në sy të Oltës. Madje Keisi i kërkoi të mos i fliste më, por Kristi mes të qeshurave u mundua ta qetësonte.

Pl as she rri mes Keisit dhe Kristit, shkak bëhet… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com