Pas përfundimit të prime-t të djeshëm, Luiz Ejlli ka diskutuar me Dea Mishel për lojën e saj. Këngëtari i njohur i tha Deas që nuk e ka përdorur dhe nuk e konsideron aleate.
Luizi u shpreh se ajo do të nominohet nga Olta, Qetsori dhe Nita, ndaj e këshilloi të llogarisë lojën e saj, duke tërhequr dikë nga banorët e tjerë në nominim. Kështu do të shpëtonte veten.
Sipas tij, nëse Dea do të dalë në nominim me të dhe Oltën, largohet nga shtëpia.
Kujtojmë se kësaj radhe janë në nominim Luizi me Armaldon dhe Kristin. Kjo për shkak se u dënuan nga Vëllai i Madh pasi kishin thyer rregullat duke hyrë në banjë së bashku, aty ku nuk ka kamera.
Luizi ka qenë gjithnjë i bindur se do të jetë fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, qysh në javët e para të programit e deri tani.
Mirëpo, në diskutimet e tij të fundit ai ka patur një ndryshim 360 gradë.
Pas ditës së djeshme këngëtari është shprehur i bindur se nuk ka për t’a fituar çmimin e madh, e kjo jo për faj të tij.
Në një bisedim me Fotininë dhe Kiarën, Luizi është shprehur se:
“Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ja jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”
Një diskutim i tillë ka vazhduar edhe me Kiarën në dhomën e gjumit, së cilës i ka thënë:
“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”– tha Luizi.
Mirëpo, çfarë e bëri Luizin të ndryshojë mendim brenda një kohe të shkurtër?
Nëse bëjmë një analizë të gjithë situatave, dalim në konkluzionin se produksioni ia ka ndryshuar mendimin këngëtarit.
Kujtojmë se gjatë gjithë kohës në rrjet është përfolur se Olta është e favorizuara e produksionit dhe se do të shpallet fituesja e çmimit të madh, mirëpo për këtë duhet që publiku të fillojë ta pëlqejë dhe të krijohen situata për ta favorizuar, pasi siç shihet është më pak e preferuara.
Dy ditë më parë ajo ishte çift me Luizin në lojën siameze, për të cilën këngëtari tregoi se iu dha urdhër i prerë në dhomë të rrëfimit mos ta prishte lojën.
Ndërsa nga ana tjetër, gjatë kësaj loje Olta ka marrë lëvdata dhe komente të shumta nga publiku për përkujdesjen që tregoi ndaj Luizit si dhe për kiminë që ka mes tyre, duke ia rregulluar kështu imazhi para publikut.
Luiz Ejlli është kthyer në fenomenin dhe personazhin më të dashur të shqiptarëve. Këngëtari i njohur ka rrëmbyer zemrat e të gjithë njerëzve dhe të gjithë flasin për të. Por Lui duket se ka edhe mbështetjen e kolegëve të tij, të cilët e ka shprehur simpatinë e tyre për të.
Por sot reperja Gjira Kajtazi duket se ka bërë një gafë të lezetshme. Ajo ka postuar një status ku shkruan se për pak deshi e thirri bashkëshortin e saj me emrin Luiz.
Gjira vetëm pak ditë më parë është rikthyer në muzikë me këngën e saj “On&Off” dhe vite më parë ka qenë një nga reperet e njohura në Kosovë.
Fotini Derxho, banorja e re që u bë pjesë e shtëpisë disa ditë më parë, është parë shpesh duke folur me banorët e shtëpisë së “BBV”.
Së fundmi është bërë virale një video e saj ku gjëra te tjera i thotë Kiarës dhe tjera gjera Luizit kur cifti jane bashke, kjo eshte konsideruar loje e shemtuar pasi ia ka ndryshuar mendimet Kiares.
Ditën e sotme banorët janë ulur në dhomën e ndjenjes për të lexuar mesazhet nga publiku përmes “Big Love”.
Ditën e sotme mes shumë mesazheve nga mbështetësit e tyre, disa ishin shumë më të veçantë, përveç Luizit edhe Keisi mori një mesazh nga mami i saj, i cili e ka përlotur atë, por edhe Sabianin.