ShowBiz

Kur fillon? Arbana Osmani bën postimin e papritur për Big Brother VIP3

Përgatitjet për “Big Brother Vip 3” kanë nisur, ndonëse një datë fikse për fillimin e këtij reality-show nuk ka.

E sinjalin e parë për këtë e ka dhënë edhe Arbana Osmani në një story në Instagram-in e saj.

Së fundmi moderatorja ka ndarë disa kamera, të cilat sigurisht na kujtojnë “BBV”. Krahas imazhit Arbana shkruan: “Gjithmonë duke ju vëzhguar”.

Ndonëse akoma nuk ka informacione për edicionin e tretë të “BBV”, në rrjet përflitet se ky emision do të startojë në fillim të muajit dhjetor.

Epo deri atëherë do të kemi zbuluar shumë detaje të reja rreth konkurrentëve, opinionistëve etj.

Kur fillon? Arbana Osmani bën postimin e papritur për Big Brother VIP3 Read More »

U aludua se së shpejti do të bëhet nënë, veprimi i fundit i Kiara Titos shton dyshimet për shtatzaninë

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se moderatorja e njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër.
Në fotot e postuara dukej qartë barku i rrumbullakosur i ish-banores së “BBV”.

Ndonëse çifti akoma nuk e kanë konfirmuar lajmin, së fundmi Kiara ka nxitur akoma më shumë dyshimet se zërat që ajo është në pritje të ëmbël janë të vërteta.

“Përpara se të nis programin nëse jeni duke na ndjekur me ndonjë pjatë të shijshme përpara mos na bëni tag në Instagram se na vjen nepsi ne këtu.”- tha Kiara gjatë programit “DWTS Fan Club”.Kujtojmë se, Kiara Tito është rikthyer në ekran, ku këtë herë i është besuar moderimin i “Fun Club” të “Dancing with the Stars”. Por natyrisht, më shumë sesa vetë për programin, interesin më të madh e ka historia e saj me Luizin.

Prej kohësh, përflitet në rrjet për një shtatzëni të mundshme të moderatores. Deri më tani, moderatorja ka zgjedhur të heshtë rreth këtij lajmi, duke e përgënjeshtruar në mënyrë indirekte.

Megjithatë, burime pranë tyre bëhet me dije se ky lajm nuk është i vërtet dhe se dyshja është e fokusuar te karriera, duke zgjedhur t’i shtyjë disi planet për një fëmijë. Edhe pse pak muaj më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një videoje “live” në “Instagram” sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri. “Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”, u shpreh Luizi në video “live”.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”, Luiz Ejlli është shprehur se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë me Kiarën. Ai madje ma shaka ka thënë që gjatë muajit të mjaltit dëshironte që të ikin dy dhe të kthehen tre(duke shpresuar për një shtatzëni të Kiarës). Por, fokusi i Kiarës tashmë është vetëm ekrani dhe emisioni i ri që ka nisur. Puntata e parë e emisionit “DWTS Fun Club” ka qenë kryefjala e së dielës. Ndër të tjerë, në studio ishte e ftuar edhe astrologia Meri Shehu, për të folur pak më tepër lidhur me çifte garuese, favorizimet astrologjike për ta dhe kombinimin me njëritjetrin. Mirëpo, nëse kthehemi pak pas në kohë, në një intervistë për “Wake Up”, Meri Shehu ka thënë për martesën e Luizit dhe Kiarës se ishte “fake” (false) astrologjikisht, për shkak të Mërkurit të kundërt. E mesa duket, Kiarës nuk i ka shpëtuar ky detaj e as rrjetit.

“Mendon se mund të godasim në shenjë, njëlloj si kemi bërë në ‘Big Brother këtë vit’”, tha Kiara drejtuar astrologes, duke i “plasur” kështu në fytyrë, plot delikatesë parashikimin e saj të dikurshëm. Nga ana tjetër, ka qenë edhe Zhaklina, me të cilën Kiara ka pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar gjatë “Big Brother”, por këtë herë në skenë të dyja u shfaqën tërësisht të relaksuara, duke lënë pas gjithçka që kishte ndodhur.

U aludua se së shpejti do të bëhet nënë, veprimi i fundit i Kiara Titos shton dyshimet për shtatzaninë Read More »

‘Çfarë note i jep Luizit si aktor’? Olta Gixhari habit me përgjigjen

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj e kanë ngacmuar Oltën që të tregojë sa më shumë detaje në lidhje me rolin e saj kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”,

Në film, aktorja luan së bashku me këngëtarin e dashur për publikun, Luiz Ejlli. E pyetur se si shkoi kjo eksperiencë me Luizin, duke qenë se në BB VIP kanë pasur mjaft konflikte, Olta tha:

“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”.

Pas publikimit të disa fotografive para premierës, shumë e komentuar ka qenë edhe puthja mes tyre, që në film në fakt nuk ishte vetëm 1 puthje.

E pyetur se si puthte Luizi, aktorja e njohur tha:

“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”.

Ndërsa kur u pyet nga Donaldi dhe Romeo se çfarë vlerësimi do t’i jepte Luizit nga 1 tek 10 për realizimin e rolit në film sipas mendimit të saj, aktorja u shpreh:

“10”.

‘Çfarë note i jep Luizit si aktor’? Olta Gixhari habit me përgjigjen Read More »

Plas keq mes Ronaldos dhe Palomës: Nga të del gjithë ai mllef…

Rudina Demneri e njohur si Paloma e ftuar në “DWTS Fan Club”, ka komentuar Ronaldon si konkurrent i “Dancing with the stars” dhe tha se bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij.
Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë Ronaldo me anë të disa postimeve në Instastory.

“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.”, ka shkruar Ronaldo.

Plas keq mes Ronaldos dhe Palomës: Nga të del gjithë ai mllef… Read More »

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë, ja si quhet vogëlushja e tij

Këngëtari i njohur Klajdi Haruni është bërë baba për herë të parë, me një vajzë.

Ka qenë vetë këngëtari ai i cili ka dhënë lajmin e ëmbël, duke ndarë një foto familjare në Instagram, me duart e së bijës, të cilën e ka pagëzuar me emrin Hea.“Bekim jete”, shkruan ai, krahas fotos.

Kujtojmë se nuk ka shumë kohë që kur Klajdi na prezantoi me partneren e tij, e cila quhet Orgesa.

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë, ja si quhet vogëlushja e tij Read More »

Tensione, ironi dhe zëra për ndarje, çfarë nuk u pa në premierën e filmit të Oltës dhe Luizit

Premiera e “Në Kuadër të Dashurisë” bëri bashkë VIP-at e vendit tonë, duke u shndërruar edhe në një pasarelë në tapetin e kuq.

Po si çdo event, edhe këtë herë pati shumë për të diskutuar. Incidente, veshje të ekzagjeruara, apo edhe hatërmbetje u vunë re përgjatë kësaj premiere.

Tensione dhe ironi mes Luizit dhe Oltës edhe në “backstage”

Kemi folur shpesh për marrëdhënien e tensionuar të Luizit dhe Oltës, ndonëse në këtë film luanin rolin e dy të dashuruarve. Ndonëse gjithnjë e kanë përshkruar marrëdhënien në punë si të mirë, duket se tensionet mes tyre nuk kanë munguar.

Tensione, ironi dhe zëra për ndarje, çfarë nuk u pa në premierën e filmit të Oltës dhe Luizit Read More »

Ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Arbana Osmanin për patriotizmin e saj

Stadiumi “Air Albania” mbrëmjen e djeshme bëri bashkë shumë personazhe të njohur për mbështetur kombëtaren shqiptare kundër Çekisë.

Mes tyre ishte dhe çifti i famshëm, Arbana Osmani dhe Eduart Girshaj. Moderatorja ka ndarë disa foto e veshur kuq e zi, duke bërë tifo për skuadrën e zemrës.

“Kuq e zi gjithë jetën”, shkruan Arbana në një foto në Instagram krah mikes së saj, Xhemi Shehu.

Të shumta ishin komentet, por këtë herë njëri ja ka marrë vëmendjen Arbanës.

“Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, shkruan komentues.

Moderatorja ia kthen me ironi: “Edhe dasmën
mos harro”.

Ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Arbana Osmanin për patriotizmin e saj Read More »

Vetëm Luizi e vizitoi, Arjani Konomi ironizon mikeshat e tij ‘VIP-e’: Shoqet e mia nuk erdhën kurrë

Pak ditë më parë, një video e opinionistit të njohur Arjan Konomi u bë virale në rrjet, pasi ai shfaqej me flokë të thinjur dhe komplet ndryshe në pamje fizike, duke i shqetësuar fansat për shëndetin e tij.

Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në një udhëtim shumë larg Shqipërisë.

Fansat u shqetësuan, por duket se miqtë e mikeshar e tij jo. Prandaj, opinionisti nuk i ka lënë pa përmendur. Në dyqanin e tij ka shkuar Luizi, i cili mesa duket e ka ‘vizituar’ opinionistin dhe ka kaluar qoftë edhe për një përshëndetje dhe kaq ka mjaftuar që Konomi të ‘ironizojë’, mikeshat e tij të cilat i quan ‘VIP-e’, duke thënë se Luizi erdhi ‘u interesua’, por ato asnjëherë.

Vetëm Luizi e vizitoi, Arjani Konomi ironizon mikeshat e tij ‘VIP-e’: Shoqet e mia nuk erdhën kurrë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com