Teksa të gjithë banorët lexuan mesazhet që mbështetësit, por edhe familjarët e tyre kishin shkruar për to, Dea ishte njëra prej banoreve që u përlot, kur lexoi mesazhin e mamasë së saj.
Lori, mamaja e Deas i tha asaj se ajo luan shumë butë dhe bukur.
“Ti luan bukur dhe butë e mençura ime. Më ka marrë malli shumë, të dua!”, ishte ky mesazhi i mamasë së Deas.
Banorja sapo e lexoi mesazhin u përlot dhe tha se e ka menduar shumë mamin ditët e fundit dhe se e ka marrë shumë malli për të.
Deamishel i tha së ëmës se kishte shumë nevojë për fjalët e saj dhe e falenderoi për mesazhin.
Debati mes Oltës, Luizit dhe Kristit zgjati rreth 1 orë në verandë. Olta i tha Kristit se ai nuk ka ndenjur asnjëherë vetëm në shtëpi dhe se ka ardhur deri në këtë pikë të lijës, duke luajtur në “kurriz” të të tjerëve.
Ajo tha se e ka mbajtur ajo në “shpatull” për dy muaj Kristin dhe se tani ai ka filluar të shoqërohet me Luizin. Sipas saj, Kristi nuk ka ndenjur asnjëherë vetëm në shtëpi.
Luizi i tha Kristit se ai ka dalë gjithmonë si djalë i butë dhe shembullor, pasi të gjithë “luftën” në shtëpi e ka bërë ai dhe Olta.
Pas këtij komenti, Kristi i tha Luizit se ai është i shëmtuar, banal dhe vulgar. Kristi shtoi se komentet e mira, i merr sepse i meriton dhe se ai është model.
Ai shtoi se në krahasim me Luizin dhe Oltën, është model.
E turpshme është ajo që ka ndodhur natën e sotme në Big Brother ku zarfi i zi duhet të kishte dënim për Oltën dhe Qetësorin pasi diskutuan me kode për nominime dhe Qetësori i ka dhënë i informacion nga jashtë.
Olta kishte një paralajmërim në primen e ditës së shtunë dhe duke qenë se thyu sërish rregullat duhet të dilte nga shtëpia pasi diskutoi nominimet me Qetsorin si aleatë.
Në fakt zarfi i zi ka një dënim ku ka mxjerr në nominim brenda natës Armaldon Luizin dhe Kristin pasi janë futur në banjo njëkohësisht dhe pse me mikrofona ndezur dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë bisedë
Produksioni ka vepruar sërish në mënyrë shumë të turpshme duke nxjerr Armaldon Kristin dhe Luizin në nominim pasi tashmë janë bërë aleancë bashkë. Kjo është në mënyrë të hapur favorizim për Oltën dhe produksioni është hapur kundër Luizit.
Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldo Kllogjerin, Krist Aliajn dhe Luiz Ejllin, duke i dërguar ata në nominim, këngëtari u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë.
Ai u shpreh se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.
Pjesë nga biseda:
Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë.
Armaldo: Inatet e vjetra, besoj se i bëri me Kutinë e Pandorës.
Luiz: Siç ma bëre, ta bëra.
Armaldo: Kjo është “thikë pas shpine”. E gjithë situata që kam kaluar me Luizin, është parë se kush ka patur të drejtë apo jo. Besoj se Kristi dhe Luizi e kanë organizuar bashkë këtë gjë. Kristi doli i lumtur nga banjo.
Luiz: Kur shkova aty me Oltën , i thash duke qenë se është perdja mbyllur, po iki në tualet. Unë e shfrytëzova mundësinë për tu futur, kur Kristi ishte në banjë. Pastaj erdhi Armaldo. Kur erdhi Armaldo, thash futu brenda dhe mbylla derën. Se çfarë kam me Armaldon e kam thënë dhe nuk e harroj. Kam vendos me bërë drejtësi sipas mënyrës sime. Meqenëse e kam të drejtën ta bëj. Unë Kutinë e Pandorës e provova, por më shkoi dëm dhe thash ta provoj edhe njëherë.
Një moment gjatë spektaklit të së martës mes Luizit dhe Kiarës duket se po merr përmasa të mëdha, për faktin se është theksuar nga aktorja Olta Gixhari e cila e akuzon këngëtarin se ka gjuajtur moderatoren, partneren e tij.
Bëhet fjalë për një moment kur Luizi flet me Qetsorin gjatë spektaklit dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri. Por Luizi duket në video teksa kthehet dhe vë dorën tek këmba e Kiarës si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest.
Por kjo situatë është fryrë nga Olta e cila pas spektaklit ka akuzuar Luizin për dhunë. Teksa qëndronin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj. Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente. Olta: Pse i gjuajte Kiarës
Luizi: Ku i gjuajta
Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën
Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat
Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?
Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie
Kiara: Ky është i dashuri im
Olta: Nuk më intereson fare
Olta: Të duket gjest normal?
Luizi: Nuk kam gjujt
Olta: I ke gjujt
Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?
Olta: E pashë dhe ajo që më bëri përshtypje është që Kiara nuk reagoi fare kur e pyeti Arbana dhe i tha a ke dicka për të thënë? Luizi: Ishte para se me gjujt Olta: Ishte pas Luizi: Okej si të thuash ti Në një moment të dytë, çifti kur ndodhet vetëm komenton akuzën e Oltës dhe Kiara tregohet e lodhur me situatën në shtëpi dhe i thotë Luizit të lënë shtëpinë.
Luizi: Ça je tu fol moj vajzë i thashë?
Kiara: Më shtyve more dhe bëri zhurmë se isha zbathur
Luizi: Më tha lëre pusho i thashë dhe unë i thashë pusho ti se isha në një debat, kaq, tani çfarë ti them unë?
Kiara: Po mirë mo hajde dalim ça të them unë
Luizi: Hadje dalim?
Kiara: Po dalim, kot tani krijojnë situata në cdo moment nga hici?
Dy banorë të rinj i janë shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pak para se të mbaronte spektakli i mbrëmjes së djeshme, Arbana Osmani prezantoi dy banorët.
I pari ishte modeli Gerti Koxha, ndërsa tjetri është këngëtari i njohur, Lorenc Hasrama.
Por ky i fundit u shpreh se e ka në plan që të rrijë gjatë pasi ka marrë shumë rroba me vete.
Me të hyrë në shtëpi jashtë filloi zhurma, pasi ishte ish banori i BB, Anaid Kaloti i cili zbuloi se Lorenci është ish i dashuri i Keisit.
Në fakt edhe regjia e Big Brother nuk la më pak dyshime pasi në momentin e hyrjes së Lorencit fokusoi takimin me Keisin dhe gjithashtu reagimin e ngrirë të Sabianit.
Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldo Kllogjerin, Krist Aliajn dhe Luiz Ejllin, duke i dërguar ata në nominim, këngëtari u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë.
Ai u shpreh se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.
Disa prej banorëve nuk e besuan se Luizi e ka planifikuar këtë, por mbrëmë pas spektaklit këngëtari zbuloi nga e kishte marrë këtë ide. Ai i bëri thirrje publikut që të hapnin “Big Brother”-in kanadez dhe aty do e gjenin këtë plan.
Dhe e gjeni dot se kush ka reaguar në lidhje me këtë strategji të Luizit? Pikërisht personi që Ejlli i ka ‘vjedhur’ idenë.
Kevin Jacobs, ish-fituesi i Big Brother Vip Canada ka reaguar një ditë pasi Luizi zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë.
Ai ka postuar në rrjetin e tij social foton e këngëtarit të njohur duke vlerësuar “strategjinë e tij.
Efi festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Padyshim që ajo është një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP” që gjithashtu edhe pas daljes nga shtëpia vazhdon të ketë mjaft vëmendje.
Me rastin e 27 vjetorit, Efi ka organizuar një festë të madhe ditëlindjeje. Për të këduar në festën e saj ishin këngëtarët Bruno dhe Klajdi Haruni, ndërkohë të ftuar ishin mjaft VIP-a dhe gjithashtu ish banorë të BBV.
Por si u shfaq Luizi në festë? Patjetër që Efi nuk harroi edhe bashkëudhëtarin e saj të preferuar nga BBV në ditëlindjen e saj.
Nëpërmjet këngëve të tij, që tashmë janë kthyer në hit-e, Efi përfshiu Luizin në ditëlindje ku kërceu e festoi me to.
Kujtojmë se Vëllai i Madh, vetëm pak ditë më parë krisi raportin e Kiarës dhe Efit duke shfaqur brenda shtëpisë reagimet e Efit për çiftin. Edhe pse Efi u mundua t’i tregoj Kiarës së gjërat nuk janë siç duket, kjo e fundit u prek.
Por në festë Efi tregoi se nga ana e saj marrëdhënia me Luizin mbetet e njëjtë.