ShowBiz

A ishte këngëtari shkak i ndarjes nga Kristi/ flet shoqja e Kejsit pa dorashka dhe zbardh arsyen

Distancimi i Keisit nga Kristi, e ka afruar këtë të fundit më shumë me Lorencin, banorin më të ri të shtëpisë, i cili hyri rreth një javë më parë.

Pak ditë pas hyrjes së tij, ata të dy janë parë në shumë momente duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, madje Keisi i tha Lorencit se iu bë shumë qejfi që ai hyri në shtëpi, duke treguar se ata dy njiheshin edhe jashtë.
Teksa Keisi mbrëmë po qëndronte e shtrirë mbi divan në dhomën e ndenjes, Lorenci u shtri pranë saj dhe i tha ta përkëdhelte pak te koka.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, shoqja e Keisit, Frensi Danga ka thënë se ndarja ka ardhur si efekt i një reflektimi që ka pasur vetë Keisi. Ajo po ashtu ka hedhur poshtë dhe teoritë se shkak mund të ketë qenë Lorenci, hyrja e re që u supozua dhe si ish-i dashuri i saj.

‘Mendoj se ishte diçka e momentit, ajo është përfshirë nga situatat e aty. Ajo është ndikuar dhe nga hyrja e Sabianit. Keisi nuk ishte vetvetja kur ishte me Kristin. Humbi veten. Ajo nuk fliste fare. U hutua pas Kristit. Nuk bënte asgjë tjetër vetëm rrinte me Kristin. Prisja që të ndaheshin kur të dilnin. Ata nuk janë aspak tipa të përbashkët. Nuk është Kristi tipi i saj.

Lorenci nuk ka të bëjë fare. Hyrja e tij nuk ka ndikuar. Më Osum ka ndikuar imitimi, ku ajo kuptoi se si sillej dhe deshi të ndryshonte. Lorenci nuk besoj se ka lidhje fare. Lorenci është thjesht miku i saj. Ata kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe kështu janë njohur por janë vetëm miq.”- tha ajo.

A ishte këngëtari shkak i ndarjes nga Kristi/ flet shoqja e Kejsit pa dorashka dhe zbardh arsyen Read More »

Aulona Musta bën ‘parashikimin’ e papritur për BBVIP

Olta-Kiara dhe Kristi-Qetësori janë dy çiftet për të cilët publiku duhet të votojë dhe të zgjedhë se kë do të çojë në nominim kokë më kokë të martën.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe gazetarja Aluoa Musta, e cila ishte e ftuar në ‘Fun Club’.

Ajo ka thënë se sipas saj dyshja më pak e preferuar e nominimit, do të jetë Kiara-Olta dhe do të jetë Kiara ajo që do të largohet.

Ajo shprehet se publiku do ta shohë Luizin të luaj pa pasur Kiarën brenda shtëpisë.

Aulona Musta bën ‘parashikimin’ e papritur për BBVIP Read More »

Luizi e cilësoi si moderatoren më s*ksi, Fjoralba Ponari habit me reagimin e saj

E ftuar këtë të hënë në emisionin “Wake Up”, moderatorja Fjoralba Ponari nuk ka lënë pa komentuar edhe show-n më të ndjekur të momentit “Big Brother VIP”.

Pas komentit të Luiz Ejllit që ajo është moderatorja më seksi, Fjoralba Ponari tha se kjo ka të bëjë me shijet personale dhe mund ta kishte thënë secili nga banorët aty brenda.

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë të preferuar brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP” pasi ata përdorin gjuhë shumë të ashpër dhe sipas moderatores, nuk po shijojnë eksperiencën e tyre të jetës.

Fjoralba tha se e vetmja banore për të cilën ka pëlqim brenda shtëpisë është Dea Mishel, e cila ka një qetësi olimpike dhe zgjuarsi sipas moderatores.

“Kjo është çështje shijesh, nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush nuk i vlerëson komplimentet dhe do e prisja njësoj nga të gjithë që do e thonin aty. Unë di ta ndaj artin nga artisti, si individ i jap atributin si muzikant, patjetër edhe për lojën që ka bërë por mënyra si protagonistët luajnë nuk është në shijet e mia,

agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë kanë harruar ta shijojnë eksperiencën e tyre të jetës se e kam edhe nga shoqja ime e ngushtë Einxhel. Më duket sikur shoh survival jo BBV, ka gjuhë të ashpër, bullizi, gënjeshtra e nuk më pëlqen. Nuk kam asnjë të preferuar, mbase Dea deri diku për qetësinë olimpike dhe inteligjencën që ka”, tha Fjoralba Ponari.

Luizi e cilësoi si moderatoren më s*ksi, Fjoralba Ponari habit me reagimin e saj Read More »

Publiku ‘shp ërthen’ në brohorima, Noizy bën veprimin e papritur për Luizin në mes të koncertit

Që Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale dhe jo vetëm, është një çështje që nuk ka më vend për diskutim.

Ai ka rrëmbyer jo vetëm zemrat dhe përkrahjen e publikut, por edhe të personazheve të njohur, të cilët i kanë treguar publikisht mbështetjen e tyre disa herë.

Në këtë listë duket se u shtua edhe reperi Noizy.

Në një postim në profilin e tij të Instagram-it, Noizy ka imituar kërcimin e Luizit gjatë një koncerti të tij, gjë që është kuptuar nga audencia e cila ka shpërthyer në brohorima.

Publiku ‘shp ërthen’ në brohorima, Noizy bën veprimin e papritur për Luizin në mes të koncertit Read More »

Olta më e vendosur se kurrë për hakmarrje ndaj Luizit: Unë do luaj fortë, do guxoj

Pas eliminimit të Armaldo Kllogjerit nga loja, balancat në shtëpinë e Big Brother Vip kanë ndryshuar.

E prekur nga largimi i Maestros, Olta është shprehur e vendosur se do që të largojë Kiarën nga shtëpia.

“Luizi më hoqi Maestron, unë do i heq Kiarën. Do përpiqem. Unë do luaj fortë, do guxoj”, tha Olta gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë.

Kujtjmë se Nita ishte banorja që hapi kutinë e Pandorës mbrëmë, ajo dërgoi në televotim Oltën, Kiarës, Kristin dhe Qetsorin.

Olta më e vendosur se kurrë për hakmarrje ndaj Luizit: Unë do luaj fortë, do guxoj Read More »

Zbulohet i dashuri misterioz i Efit? Çifti ‘arratiset’ për pushime në Tajlandë

Efi Dhedhes padyshim është një nga emrat më të lakuar së fundmi. Ndonëse ishte edhe pjesë e “Për’puthen”, ajo arriti të fitojë zemrat e publikut pas pjesëmarrjes në “BBVA”.

Së fundmi, Efi festoi ditëlindjen në një festë të madhe me personazhe të njohur, ku nuk mungoi interesi për të zbuluar partnerin e saj të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit mediatik

Mirëpo në këtë festë ai nuk kishte si të mungonte dhe nga videot e shumta të shpërndara në rrjetet sociale, nga ditëlindja e Efit personi që do të shihni në foton e mëposhtme po aludohet si i dashuri i saj.

Ndonëse këtë nuk mund ta themi me bindje të plotë, teksa mungon ndonjë reagim edhe nga ana e ish-banores së “BBV”.

Sakaq pas festës së ditëlindjes Efi është arratisur për disa ditë pushimi në Tajlandë, ku sërish në rrjet po përflitet se shoqërohet nga partneri i saj, sipas Icon Style.

Nga ana tjetër kujtojmë që Efi u eliminua disa javë më parë nga “Big Brother Vip” pasi Dea e nxorri në nominim së bashku me Kiarën dhe Luizin. Përballë çiftit, ishte ajo e cila u lar gua nga shtëpia

Zbulohet i dashuri misterioz i Efit? Çifti ‘arratiset’ për pushime në Tajlandë Read More »

Armaldo flet pas dajles nga Big Brother dhe bën deklaratën e papritur

Armaldo nuk kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do kthehej në shtëpi. Armaldo tha se është i lumtur që doli nga shtëpia, pasi ngelën duke e sharë.

“Ky fat më ra. Shyqyr që nuk ishte një biletë vajtje-ardhje. Unë dua të kaloj shumë kohë me familjen time. Bashkëshorten e kam shtatëzënë, vajza ka nevojë për dikë ta dërgojë dhe ta marrë nga shkolla. Aida nuk ia del dot vetëm. Nuk do kisha bërë ndonjë gjë më të madhe.

Vetë situatat aty brenda, e bëjnë të vështirë të luash ndryshe. Aty brenda je i detyruar t’i “përtypësh” disa fjalë që të lëndojnë. Kam qenë në një sitatë, si “thikë me dy presa”. Nuk kam dashur të jem as me Luizin dhe as me Oltën dhe ndoshta kjo më ka penalizuar.

Unë dua që ta fitojë Olta, është grua shumë e fortë. Dua që njerëzit të kuptojnë se gratë dhe vajzat janë shumë të forta dhe dinë t’ia dalin”, tha Armaldo.

Armaldo flet pas dajles nga Big Brother dhe bën deklaratën e papritur Read More »

Luizi i ‘kërkon llogari’ Kiarës për varësen, reagimi i saj lë për të dëshiruar

Varësja që Luizi i ka dhuruar Kiarës duket se shpesh bëhet temë bisede mes tye.

Mbrëmjen e djeshme Kiara e kishte hequr teksa kjo gjë i ka rënë në sy Luizit.

Teksa e pyeti se pse e kishte hequr varësen, Kiara me ftohtësi u shpreh se nuk i shkonte me veshjen dhe ndaj nuk po e mbante gjatë spektaklit.

Luizi: Pse nuk e ke vënë kryqin e babës?

Kiara: Po nuk shkonte me veshjen

Luizi: Pse moj Kiarë, ajo shkon me gjithçka

Kiara: Të lutem Luiz se kam shumë stres, te lutem

Luizi i ‘kërkon llogari’ Kiarës për varësen, reagimi i saj lë për të dëshiruar Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com