Faqja zyrtare e Luiz Ejllit në Instagram nuk ka më atë emër. Këngëtari ka arritur deri në 637 mijë ndjekës në këtë rrjet social.
Vetë ai ka thënë se nuk ka pasur më parë një profil, por para se të hynte i ka thënë shoqes së tij me emrin Gena që t’ja hapë një adresë.
Duke parë ecurinë e Luizit në Big Brother VIP, kjo u njoh si adresa zyrtare e Luizit dhe fansat u shtuan deri në 637 mijë.
Por tani në faqe shihet emri Ina Ejlli, që është dhe motra e Luizit, po ashtu dhe një foto e tyre bashkë në profil.
Në story shkruhet: “Fansa të dashur. Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij instagrami, do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”.
Darka e të nominuarve ka bërë bashkë ditën e djeshme Kristin, Kiarën, Qetsorin dhe Oltën.
Teksa janë diskutuar një sërë çështjesh të ndryshme, mes tyre nuk kanë munguar as komentet pikante të Oltës.
Me të qeshur ajo i ka thënë Kiarës se është shumë e shtirur dhe se me Luizin nuk kanë asnjë pikë të përbashkët si çift.
“Po ndenje më shumë ti këtu do dekompozohesh. Ik se nuk e përballon dot më gjithë këtë shtirje që bën këtu. Me vërtetë je shumë e shtirur, po kur bën sikur vdes pas Luizit. Ju jeni përshtatur shumë mirë me njëri-tjetrin por s’keni asnjë të përbashkët.”-tha Olta.
Lorenci duket se është i pakënaqur me disa sjellje të Kristit karshi tij dhe këtë ia ka treguar edhe djemve të tjerë të BBVip.
“Atij i thashë unë o burrë dje, po ai është kokëderr fare. Kisha shpresa që…nuk vlen vetëm edukata përfundimisht.
Kur tjetri të thotë, o vëlla me mua je sjellë gabim..nëse kam një gjë vdekje në jetë është kur mundohesh me m’u justifiku. Me u mundu me më mbush mu mendjen.
Unë e kam mendjen e mbushme o vëlla. Unë po të them që ti e ke dhi, o thuaj më fal, ose e bëra dhe s’dua të kërkoj falje,” tha Lorenci.
Mendimin e tij e mbështeti edhe Qetsori, i cili gjithashtu tha se çdo njeri duhet të kërkojë falje.
Mëngjesin e sotëm Kiara dhe Luizi teka ishin duke pirë kafen e mëngjesit kanë diskutuar për spektaklin e madh të së martës.
Gjatë bisedës së tij Luizi i ka thënë Kiarës që duhet të jenë të përgatitur sepse mund të bëhet një përmbledhje e të gjithë situatave që kanë ndodhur në shtëpi gjatë këtyre ditëve.
“Do bëhet një përmbledhje e të gjitha situatave të jemi të përgatitur”- tha Luizi.
Kujtojmë se çdo prime diskutohen çështjet më të nxehta që kanë ndodhur në shtëpi ndërkohë që banorët ballafaqohen me njëri-tjetrin dhe sqarojnë pakënaqësitë që kanë.
Nuk dihet nëse Luizi e ka thënë këtë gjë për veten e tij apo për të përgatitur Kiarën, megjithatë mbetet për tu parë sot në mbrëmje.
Olta ka qenë duke biseduar ditën e sotme ne kuzhinë se bashku me Qetsorin, teksa tema e bisedës ishte Kiara.
Ndërkohë që dyshja është në një nominim çift, duket se Olta është shprehur hapur që kërkon një përballje kokë më kokë me të.
Teksa ishte duke e komentuar të gjithë situatën, Olta është shprehur se nuk e merr fare në konsideratë si lojtare.
“Unë po lë gjithë energjinë time, gjithë fuqinë time këtu tani të krahasohem unë me të. Ajo ngeli duke thënë “o Luiz këtu, o Luiz aty”. Tani të krahasohem unë me Kiarën?
Kiara nuk ka bërë asnjë debat në shtëpi asnjë betej.
Unë nuk e shof fare por i jap përgjigje për respekt, por si lojtare nuk e llogaris fare. Në video e kam thënë këtë gjë. Ajo aq i ka limitet.”- tha Olta.
Pas debatit me Antonetën, banorët kanë diskutuar me Kristin për situatën e ndodhur dhe i kanë thënë t’i kërkoj falje.
Por Kristi është shprehur se nuk e ka ofenduar Antonetën në asnjë moment dhe se nuk ka pse kërkon ndjesë.
Ai ka thënë se e gjitha ka qenë një batutë e përshtatshme për atë rast.
Sipas Luizit, për Kristin duhet të vijë një Zarf i Zi.
Pas debatit me Antonetën, banorët kanë diskutuar me Kristin për situatën e ndodhur dhe i kanë thënë t’i kërkoj falje.
Por Kristi është shprehur se nuk e ka ofenduar Antonetën në asnjë moment dhe se nuk ka pse kërkon ndjesë.
Ai ka thënë se e gjitha ka qenë një batutë e përshtatshme për atë rast.
Sipas Luizit, për Kristin duhet të vijë një Zarf i Zi.
Një jetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Borther Vip. Ky zarf ka ardhur në shtëpi pas debatit të ashpër mes Kristit dhe Antonetës. Edhe pse banorët i kërkuan Kristit që ti kërkojë falje banores, ai tha se në asnjë moment nuk e kishte ofenduar dhe s’ ka pse t’ i kërkojë ndjesë.
Sipas tij, e gjitha ka qenë një batutë e përshtatshme për atë rast. Kujtojmë se një debat i ashpër mes Antonetës dhe Kristit ndodhi në mëngjesin e të hënës. Teksa Kristi bisedonte me Luizin, Antoneta ndërhyri në bisedë duke bërë një pyetje që kishte të bënte me Kristin.
Kristi përdori një frazë në gjuhën angleze “Who the f is this gay”. Kjo batutë nga ana e tij, acaroi Antonetën, e cila e quajti të paedukatë dhe i kërkoi që atë batutë t’ia thoshte në shqip qe do te tingellon shume me keq e me rende ai e perktheu ne shqip mirepo duke e ndryshuar dhe kjo nuk i pelqeu aspak Antonetes duke thene se nuk eshte e njejta fjale dhe perkthim.
Ndryshe, mbetet te shihet ne Prime cili do jete denimi dhe per ke nga zarfi i zi qe erdhi sot pasi tashme dihet qe zarfet me ngjyre te tille permbajne denime, nominime e deri edhe ne perjashtime te lojes ku permes nje zarfi te tille jane perjashtuar disa banore.