Shendetesi

Ja kush bëhet shkak për hipertensionin,këshillat e mjekes

Mjekët specialistë tregojnë kur një pacient duhet të paraqitet pranë tyre, cilat janë ushqimet që duhet të konsumojë dhe si të kryejë matjen e tensionit sipas protokolleve të përcaktuara para dhe pas mjekimit. Flet mjekja Sonela Xinxo

Sonila Isaku

Hipertensioni është rritja e vlerave të presionit arterial të gjakut cistolik mbi 140 dhe diastolikut mbi 90 (ose siç njihet ndryshe në vlerat 14 me 9). Pra, çdo vlerë që haset tek individët mbi këto shifra, identifikohet me hipertension. Por kemi raste kur kemi vetëm një prej vlerave më të lartë, pra nëse tensioni i lartë është mbi 14 dhe tensioni ulët është normal, edhe në këtë rast pacienti do të diagnostikohet me hipertension.

Sakaq kemi raste edhe të personave të cilët kanë tension të ulët. Edhe këta pacientë janë të riskuar, pasi të dyja llojet e hipertensionit, si ai i ulëti dhe i larti, kanë rreziqet e tyre dhe konsiderohen si gjendje shëndetësore që kanë nevojë të kurohen.

Presioni i lartë i gjakut është faktori më i madh i rrezikut për vdekshmërinë globale dhe barrën e sëmundshmërisë në mbarë botën, ndaj mjekja e Institutit të Shëndetit Publik, Sonela Xinxo tregon se një prej qëllimeve të ndërmarra për matjen e tensionit në popullatë është hedhja e themeleve të forta për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për matjen e presionit arterial.

Shkaku

Hipertensionin ne tashmë e quajmë si një gjendje shëndetësore dhe është një gjendje shëndetësore që i atribuohet më shumë stilit të jetës. Çka do të thotë se një stil jete jo i shëndetshëm do të çojë dalëngadalë në prezencën e hipertensionit. Sa i përket stilit të jetesës mund të përmendim mënyrën e të ushqyerit, aktivitetin fizik, jetën sedentare, kontrollet që ne bëjmë tek mjeku etj, dhe të gjitha këto bëjnë një ansambël që në rastet kur nuk rezulton i rregullt, na çon drejt pranisë së hipertensionit.

Stresi

Një tjetër faktor që ndikon në shfaqjen e hipertensionit është edhe stresi. Kështu, në disa raste kemi hipertension vetëm në momente stresi, por në rastet kur kemi edhe një stil jete jo të mirë, atëherë stresi bëhet shkak për shtrimin e rrugës dhe ardhjen më të shpejtë të hipertensionit.

Kontrolli

Por kur duhet të alarmohet një qytetar? Në rast se shifrat e sipërpërmendura ndryshojnë, atëherë qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku.

Çdo vit muaji maj është Muaji i Matjes së Presionit Arterial dhe është një iniciativë mbarëbotërore, e cila synon të theksojë nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e matjes së presionit të gjakut. Kjo është një iniciativë e rëndësishme, pasi shumë individë nuk e dinë se kanë presion të lartë të gjakut.

Presioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma dhe disa njerëz e zbulojnë që e kanë atë vetëm pas një ataku në zemër, ndonjë goditje në tru, ose kur diagnostikohen me ndonjë sëmundje tjetër, siç mund të jetë sëmundja e zemrës ose e veshkave.

Qëllimi i aktiviteteve përgjatë këtij muaji është matja e Presionit Arterial në sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, si edhe zbulimi i shtrirjes së këtij problemi, në mënyrë që të demonstrohet nevoja e rritjes së ndërgjegjësimit të popullatë, si dhe e zbulimit të hershëm dhe trajtimit sa më të mirë të hipertensionit arterial.

Në të gjitha qendrat shëndetësore, të gjithë pacientët mbi 18 vjeç mund të shkojnë në çdo kohë që të kryejnë matje të tensionit, ndërkohë që njëkohësisht mund të plotësojnë edhe një formular, i cili është krejtësisht anonim, ku të japin detaje mbi sëmundjet dhe gjendjen e tyre shëndetësore, në mënyrë që të mund të bëhet një vlerësim mbi prevalencën e sëmundjeve të hipertensionit në popullatën adulte në vendin tonë.

Studimet

Në vendin tonë janë realizuar një sërë studimesh në lidhje me hipertensionin. I pari studim ka qenë në vitet 2008-2009 në popullatën 15 deri në 49 vjeç dhe vumë re që kishte prezencë të hipertensionit në këto mosha. Popullata që i përkiste moshës 40-49 vjeç kishte një prevalencë më të lartë, por ajo që vlen për t’u theksuar është se një pjesë e mirë e këtyre personave që rezultuan me hipertension, nuk ishin në dijeni të sëmundjes së tyre.

Komplikacionet

Nëse një person nuk mjekon hipertensionin shkon drejt komplikacioneve, të cilat mund të jenë goditjet në tru, infarkti akut i miokardit, probleme të veshkave, ku në disa raste hasim edhe insufiçencë renale. Prandaj themi që hipertensioni arterial ka një peshë shumë të madhe në barrën e sëmundshmërisë.

Chek up

Gjatë viteve të fundit, në vendin tonë është duke u aplikuar programi i chek up, i cili ka zbuluar një sërë rastesh të reja të pacientëve me sëmundje të ndryshme si diabeti, hipertensioni, infeksione etj, tek pacientë të cilët nuk e dinin se ishin të sëmurë. Të dhënat më të fundit flasin për një prezencë në 30% të popullatës që kapin vlera të larta të hipertensionit. Nga këta, 13-15% rezultuan me hipertension të lartë, duke mos e ditur që vuanin nga kjo sëmundje.

Matja e tensionit

Matja e tensionit, sa duket një procedurë e thjeshtë, aq edhe kërkon një protokoll. Individi i cili shkon pranë qendrës shëndetësore, duhet të jetë i qetë, të paktën duhet të ketë 30 minuta që ai të jetë i ulur, niveli i krahut të majtë ku bëhet matja duhet të jetë në nivel me zemrën, e rëndësishme është edhe pozicioni i këmbëve, të cilat nuk duhet të jenë të gjunjëzuara. Po kështu, rekomandohet të jenë 3 matje me një interval midis tyre. Ndërkohë, për një pacient i cili ka marrë mjekim për tension të lartë bëhen matjet të vlerave të tij në mëngjes, drekë dhe darkë dhe më pas, merret një e mesme për të parë ndryshimin e vlerave dhe reagimin e mjekimit.

Trashëgimia

Sa ka të bëjë trashëgimia, aq ka të bëjë edhe stili i jetesës, ndaj që të gjithë shqiptarët duhet të jenë në gjendje alarmi, pavarësisht kemi apo nuk kemi prindër të cilët kanë vuajtur nga kjo sëmundje. Personat e diagnostikuar me këtë sëmundje nuk kanë një shërim të plotë, por mbajtje nën kontroll të tij.

Ushqimi

Një ushqyerje e shëndetshme, ku pjata jonë të ketë gjithë ngjyrat e frutave dhe perimeve. Ndërkohë, që një element shumë i rëndësishëm është edhe eliminimi i kripës në gatim dhe përdorimi përditshëm.

Ja kush bëhet shkak për hipertensionin,këshillat e mjekes Read More »

Disa këshilla për të reduktuar dhjamin rreth zonës së barkut

Eliminimi i dhjamit nga barku nuk është aspak i lehtë, veçanërisht për personat të cilëtkanë trupin në formë molle.

Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë e heqjes së shtresave të dhjamit rreth barkut është me anë të kombinimit të një të ushqyeri të ekuilibruar dhe ushtrimeve specifike.

Varësisht nga sasia e dhjamit në bark dhe bel, varet se a mund t’ju ndihmojë dieta e shpejtë. Mjekët këshillojnë të ndiqni këto hapa për të reduktuar dhjamin rreth zonës së barkut.

1.Përcaktoni peshën tuaj ideale dhe mundohuni ta arrini atë.

2.Mbani ujë kudo që shkoni, ai ju mban të hidratuar dhe stimulon procesin e humbjes së peshës sepse ju largon oreksin.

3.Shmangni ushqimet e gatshme, fast food-et sepse janë një nga burimet kryesore që ndikojnë në akumulimin e yndyrës në trup për shkak të kalorive të shumta që mbajnë.

4.Mos pini pije të gazuara: ato janë shumë të rre zikshme për shëndetin e përgjithshëm, sidomos për mbipeshën.

5.Ushqehuni me fibra, fruta dhe perime.

6.Mundohuni ta zëvendësoni mishin e kuq me peshk ose gjoks pule.

7.Pini çaj jeshil ose xhenxhefili çdo ditë.

8.Mos konsumoni ushqime të pasura me sheqer./noa.al/

Disa këshilla për të reduktuar dhjamin rreth zonës së barkut Read More »

Aciditeti i stomakut një nga shqetësimet më të bezdisshme dhe të dhimbshme, disa metoda natyrale për ti larguar

Aciditeti i stomakut është padyshim një nga shqetësimet më të bezdisshme dhe të dhimbshme të sistemit të tretjes.

Ata që vuajnë pak a shumë e dinë se sa shqetësuese është.

Refluksi dhe aciditeti i stomakut prekin miliona njerëz çdo vit. Ata, në shumicën e rasteve përdorin shumë ilaçe, përdorimi i të cilave mund të jetë joproduktive dhe të ketë efekte shkatërruese në sistemin e tretjes.

Këtu po përmendin disa këshilla për të ndihmuar në lehtësimin e acidit të stomakut dhe reflusksit në mënyrë natyrale.

1.Bikarbonat natriumi (soda e bukës)

Është shumë efektive në neutralizimin e acideve në stomak, duke parandaluar urthin. Hidhni një lugë bikarbonat në një gotë me ujë të ngrohtë, përzieni mirë dhe e pini para ngrënies ose sapo të ndjeni simptomat e para të urthit.

2.Xhenxhefili

Përmban enzima të afta për të sintetizuar aminoacidet. Gjithashtu, duke qenë antibakterial dhe anti-inflamator, xhenxhefili ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Bëni dhe pini një çaj me rrënjë xhenxhefili.

3.Bajame

Zëvendësimi i ëmbëlsirës me këtë frut të thatë e të shkëlqyeshëm ndihmon në parandalimin e urthit. Bajamet ndihmojnë në neutralizimin e acideve.

4.Uthull molle

Edhe pse mund të duket e çuditshme për shkak të aciditetit të saj, uthulla e mollës është një ilaç shumë efektiv për urthin. Hidhni një lugë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe e pini pas ngrënies.

Gjithashtu, mos harroni të merrni një dietë të shëndetshme, të ekuilibruar dhe mbi të gjitha të lehtë, pa ushqime shumë të yndyrshme, shumë të ëmbla ose shumë të përpunuara. /noa.al/

Aciditeti i stomakut një nga shqetësimet më të bezdisshme dhe të dhimbshme, disa metoda natyrale për ti larguar Read More »

Të gjithë e kemi tepruar këto ditë me ushqimin, kjo është pija që të largoni toksinat nga trupi

Gjatë ditëve tëfestave të gjithë e kemi tepruar me ushqimin, kush më shumë e kush më pak. Kjo ka bërë që organizmi jonë të rëndohet dhe trupit të ngarkohet me toksina.

Por si t’ia bëjmë që të pastrojmë mëlçinë nga toksinat dhe të rifitojmë ndjesinë e lehtësisë?

Për këtë ju vjen në ndihmë lëngu i mollës. Molla është e pasur me fibra dhe përmban një lloj acidi që lufton mbetjet e ngurta.

Pirja e lëngut të mollës është ideale për të pastruar mëlçinë në mënyrë natyrale dhe për të parandaluar çfarëdolloj infeksioni që mund të prekë këtë organ.

Për përgatitjen e këtij lëngu, siç shkruan noa.al ju duhet gjysmë kile mollë, gjysmë kokrre limoni, një lugë sheqer dhe pak ujë.

Lajini mirë mollët, pa i hequr lëkurën, prijini në copa dhe hidhini në frulator. Sipër shtoni lëngun e gjysmë kokrre limoni dhe dy gota ujë.

Përzjejini mirë deri sa të jetë krijuar një masë homogjene. Preferohet që këtë lëng ta pini esëll në mëngjes. /noa.al

Të gjithë e kemi tepruar këto ditë me ushqimin, kjo është pija që të largoni toksinat nga trupi Read More »

Si të h umbni peshë pas festave, flet dietologia

Ditët festive po kalojnë dhe pikërisht tani është koha të mendojmë si të heqim kilet e tepërta.

Megjithëse një shprehje e njohur thotë që mëngjesin haje si perandor, drekën si mbret dhe darkën si lypsar, gjatë ditëve të festave pakkush e mban parasysh këtë gjë.

Kemi ngrënë si mbretër e perandorë, po tani?

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që sot dhe t’i nënshtrohemi regjimit të përditshëm me vakte të vogla dhe të shpeshta, të shmangim produktet shtazore në formën e mishit, sallameve dhe proshutave.

Baza e menusë duhet të jenë zarzavatet në sasi të konsiderueshme dhe në të gjitha format, qoftë të gjalla, apo të gatuara”, thotë nutricionistja, Enkeleida Ferrollari.

Por, dieta ushqimore është mirë që të kombinohet me një element po kaq të rëndësishëm.

“Aktiviteti fizik është një element shumë i rëndësishëm që duhet të na shoqërojë gjatë gjithë vitit, jo vetëm këto ditë. Në këtë periudhë bëhet pak më i domosdoshëm për të ndihmuar organizmin pas ushqimeve të festave”, shton nutricionistja Ferrollari.

Si të h umbni peshë pas festave, flet dietologia Read More »

Pse nuk duhet të vishni kurrë të njëjtë rrobë dy ditë rresht, ja 7 arsye

Mesatarisht, sa net me radhë vish të njëjtën pizhame në shtrat? Kur u anketuan, burrat thanë se prisnin mesatarisht 13 ditë për të ndryshuar, ndërsa gratë mesatarisht 17.

Shumë prej nesh nuk mendojnë dy herë për të hedhur të njëjtën palë pizhame disa net me radhë. Por rezulton se veshja e të njëjtë e tyre është një zakon që ndikon në shëndetin tonë.

Këtu janë shtatë arsye pse duhet të ndërroni pizhamet më shpesh:

1. Erërat e këqija

Nëse do të donit të qëndronit të pastër dhe të shmangni aromat e këqija, ndoshta nuk do të dilnit një javë pa dush, apo jo? Një koncept i ngjashëm zbatohet kur vishni të njëjtën pizhame natë pas nate. Pizhamet e ndyra kanë tendencë të thithin djersën gjatë natës, së bashku me bakteret që lulëzojnë në njolla të lagështa dhe të errëta. Kjo lejon që bakteret të rriten dhe të krijojnë erë të keqe. Nëse bëni dush natën, atëherë kaloni në pizhame të ndyra, dushi juaj ishte pak a shumë i pakuptimtë!

2. Infeksionet me stafilokok

Stafilokoku është një mikrob shumë i zakonshëm që shumica e njerëzve mbajnë një sasi të vogël në lëkurën e tyre. Ne e marrim atë përmes hundës, gojës dhe lëkurës. Shumicën e kohës, nuk shkakton problem. Por nëse vishni të njëjtën copë pëlhure pa pushim, bakteret stafilokok mund të fillojnë të mblidhen në veshjet tuaja. Me kalimin e kohës, stafilokoku mund të gjejë rrugën e saj brenda lëkurës përmes poreve në sistemin mbrojtës të trupit. Ndryshimi dhe larja e pizhameve tuaj ndihmon shpesh në shkatërrimin e baktereve të stafilokokut dhe parandalimin e infeksioneve që kërcënojnë jetën.

3. Problem gjatë gjumit

Fjetja në pizhame të pastra ju bën të ndiheni të freskët, komod dhe të gatshëm për një gjumë të mirë. Ngjitja në shtrat në pizhame të papastra mund të ju mbajë zgjuar gjatë natës nëse nuk ndiheni rehat ose nëse keni kruajtje.

4. Ndjenja më pak se e freskët

Veshja e pizhameve të papastra në shtrat mund t’ju bëjë të ndiheni më pak se të freskët në mëngjes. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që bëjnë dush natën.

5. Puçrrat dhe cistet

Kur nuk ndryshoni pizhamet, ju po lejoni që bakteret, vaji dhe qelizat e vdekura të lëkurës të grumbullohen në pëlhurë. Të gjitha ato gjëra të ngurta shtypen kundër poreve tuaja ndërsa flini, duke bllokuar poret tuaja dhe duke shkaktuar puçrra dhe ciste. Puçrrat më të këqija janë shpesh ato që dini se mund t’i keni parandaluar!

6. Alergjitë dhe merimangat e pluhurit

Fjetja me pizhame të vjetra mund të shkaktojë përkeqësimin e alergjive tuaja, veçanërisht nëse jeni alergjik ndaj pluhurit. Alergjitë, astma dhe çrregullimet e tjera të frymëmarrjes tashmë priren të jenë më keq gjatë natës, kështu që grumbullimi shtesë i merimangave të pluhurit dhe qelizave të vdekura të lëkurës nuk do të ndihmojë. Merimangat e pluhurit hanë lëkurë të vdekur, kështu që ato tërhiqen nga shtrati dhe pizhamet tuaja, të cilat janë plot me qeliza të vdekura të lëkurës. Nëse jeni alergjik ndaj pluhurit, duhet të ndryshoni pizhamet të paktën çdo natë tjetër.

7. Më shumë gabime!

Nëse prekeni nga gripi ose ndonjë insekt në stomak, mund të jetë faji i pizhameve tuaja të ndotura. Kur vishni pizhame të papastra, ju jeni duke bërë që sistemi juaj imunitar të luftojë vazhdimisht bakteret stafilokok, probleme të sipërme të frymëmarrjes, mikrobe dhe vajra. Të gjithë këta faktorë mund të dobësojnë mbrojtjen e trupit, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve.

Pse nuk duhet të vishni kurrë të njëjtë rrobë dy ditë rresht, ja 7 arsye Read More »

Meri dhe Ajla janë bebet e para të vitit 2021, erdhën në jetë një minutë pas mesnate

Dy vajza të shëndetshme janë bebet e para të vitit 2021, të cilat kanë ardhur në jetë një minutë pas mesnate në dy maternitetet e Tiranës.

Mirë se erdhët Ajla dhe Meri😍😍

Këto dy vogëlushe erdhën në jetë të shëndetshme 1 minutë pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë.

“Këto dy vajza të sapoardhura në jetë, janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur🙏🏼”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. /noa.al

Meri dhe Ajla janë bebet e para të vitit 2021, erdhën në jetë një minutë pas mesnate Read More »

Manastirliu dhe mjekët në luftë me COVID-19 urojnë festat e fundvitit për shqiptarët

Në ditën e fundit të vitit ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe mjekët kanë uruar përmes një videomesazhi në Facebook shqiptarët për vitin e ri!

“Me urimet e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të betejës me virusin e rrezikshëm, që këtë vit të vështirë na kanë dhënë një shembull të pashoq sakrifice e devotshmërie, ju uroj të gjithë shqiptarëve, një Vit të Ri të mbarë e të shëndetshëm”, shkruan Manastirliu.

Manastirliu dhe mjekët në luftë me COVID-19 urojnë festat e fundvitit për shqiptarët Read More »