Shendetesi

Kura me karrote dhe mjalte:Me e mira kunder kolles

Kolla është një mekanizëm që trupi e vë në punë për të eliminuar çdo substancë të huaj që akumulohet në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkëri.

Por nëse kolla përsëritet gjithnjë e më shpesh, atëherë ajo shkakton dhimbje, irritim në fyt dhe pagjumësi.

Trajtimet kundër kollës janë të panumërta por shumë prej tyre kanë aftësi qetësuese dhe jo shëruese ndaj viruseve dhe baktereve që e shkaktojnë atë.

Në këtë artikull  do të mësoni për një kurë natyrale me karrotë që shëron kollën, shkatërron bakteret dhe forcon sistemin mbrojtës të organizmit për tu përballur me të.

Kura Me Karrotë Dhe Mjaltë Kundër Kollës

Sekreti i kësaj kure qëndron tek kombinimi i këtyre dy përbërësve të vyer të kuzhinës.

Si karrota, ashtu edhe mjalti janë shumë të suksesshëm në mjekësinë popullore.

Ato kanë aftësinë të forcojnë sistemin mbrojtës të organizmit kundër të ftohurës, gripit dhe sëmundjeve respiratore që shkaktojnë kollën.

Karrota dhe mjalti ndihmojnë organizmin të largojë më shpejt sekrecionet dhe të qetësojë rrugët e frymëmarrjes.

Karrota është e pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe ushqejnë mushkëritë.

Karrota përmban shumë vitaminë A, B, C, K, hekur, kalium, magnez dhe fosfor.

Po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar mjaltin si një prej ushqimeve më të mira kundër kollës dhe të ftohurës.

Ai qetëson fytin dhe përmirëson mekanizmat mbrojtës të organizmit.

Mjalti përmban antioksidantë dhe luftojnë mikrobet dhe patogjenët që pushtojnë rrugët e frymëmarrjes.

Sheqernat natyralë tek mjalti janë një burim energjie për trupin dhe metabolizmin.

Nga pikpamja ushqimore, mjalti përmban acide organike, vitaminat B dhe C, minerale si magnezi ,fosfori, kalçiumi e të tjerë.

Mjalti përmban edhe enzima, flavonoidë dhe polifenolë.

Si Ta Përgatisni Kurën Me Mjaltë dhe Karrotë

Kjo pije mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi dhe është e përshtatshme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.

Përbërësit:

500 gramë karrota

100-150 gramë mjaltë (rreth 6 lugë gjelle)

Përgatitja:

Lajini karrotat dhe pritini në copa të vogla.

Vendosini në një tenxhere me ujë dhe ziejini deri sa të zbuten.

Më pas futini në një mikser bashkë me mjaltin.

Masën e trashë hidheni në një kavanoz dhe konsumojeni sapo të vëreni shenjat e para të kollës.

Ju mund të konsumoni deri në katër lugë gjelle gjatë ditës.

Dozën e parë mund ta merrni menjëherë në mëngjes dhe të tjerat gjatë vakteve.

Nëse kolla vazhdon edhe natën, mund të merrni një lugë tjetër për qetësim.

Efekti i kurës ndihet në ditën e dytë, megjithatë ju duhet të vazhdoni ta merrni kurën deri sa kolla të jetë larguar plotësisht.

Nëse kolla vazhdon për më shumë se një javë, atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek.

Kura me karrote dhe mjalte:Me e mira kunder kolles Read More »

Xhenxhefil dhe kanelle:Per shendet te fort dhe trup ne forme

Çdo përbërës i kuzhinës siç janë frutat, erëzat, perimet dhe barishtet është aleati ynë për të forcuar organizmin dhe për të qenë në formë.

Dy erëza në veçanti konsiderohen të plotfuqishme për t’i dhuruar fuqi organizmit tuaj dhe për t’ju furnizuar me energji.

Kur bashkohen në një, xhenxhefili dhe kanella krijojnë diçka me të vërtetë magjike.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat e unifikuara të tyre në ndihmë të largimit të plogështisë dhe gjallërimin e organizmit.

Vlerat e Provuara Të Kanellës.

Shumë prej qytetërimeve të lashta të kësaj bote i kanë thurur lavde kanellës, duke e cilësuar atë si Mbretëreshën e Erëzave.

Kanella është përdorur për shëndetin e njeriut që 3000 vjet më parë.

Kjo erëz aromatike është shumë e mirë për të luftuar mbipeshën.

Ajo ul përqendrimin e glukozës në gjak dhe rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Kjo do të thotë se sa herë që konsumoni karbohidrate ose sheqerna të thjeshtë, kanella shmang rritjen e menjëhershme të sheqerit në gjak.

Metabolizimi i sheqerit në dhjamë ngadalësohet, bashkë me ritmin e shtimit në peshë.

Kanella është aq e fuqishme, sa mjafton përtypja e saj për të përmirësuar përqendrimin, vëmendjen, kujtesën dhe funksionet e trurit.

Kanella ul rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë dhe të mëlçisë.

Vlerat e Provuara Të Xhenxhefilit

Xhenxhefili është përdorur në mjekësinë popullore që 2000 vjet më parë.

Ai është i famshëm falë përbërëve terapeutikë dhe antioksidantëve.

Xhenxhefili është i rekomandueshëm kundër inflamacionit, të vjellave, të përzierave e të tjerë.

Ai përmirëson metabolizmin dhe rrjedhimisht shmang akumulimin e yndyrës në organizëm.

Pija Më e Mirë Për Të Humbur Në Ppeshë.

Kombinimi i xhenxhefilit dhe kanellës në një pije terapeutike, jo vetëm që rregullon nivelin e sheqerit në gjak por edhe përshpejton metabolizmin.

Kjo pije, përmirëson qarkullimin, ndihmon në pastrimin e zorrës së trashë, pastron sistemin tretës nga bakteret dhe përmirëson shëndetin dentar.

Si Të Përgatisni Pijen Me Kanellë dhe Xhenxhefil

Përbërësit:

1 shkop kanelle

2 lugë çaji me xhenxhefil të grirë hollë

Përgatitja:

Grijeni xhenxhefilin në rende, njësoj siç do të bënit me karrotën.

Mbushni dy lugë me xhenxhefil trë grirë dhe bashkë me kanellën vendosini në një çajnik me ujë të valuar.

Lërini të qëndrojnë së bashku për 10-15 minuta.

Kullojeni çajin dhe më pas sapo të jetë ftohur mjaftueshëm pijeni.

Për një shije më të ëmbël përdorni mjaltë dhe jo sheqer.

Xhenxhefil dhe kanelle:Per shendet te fort dhe trup ne forme Read More »

Skandal/ Ilaçe të skaduara, Platforma e bashkëqeverisjes zbulon farmacinë “vdekjeprurëse”

Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, vijon të japë rezultate konkrete në zgjidhjen e problematikave që shqetësojnë qytetarët shqiptarë në jetën e përditshme.

Denoncimi i një qytetari i ka dhënë fund abuzimit që kryhej në kurriz të shëndetit të qytetarëve të Tiranës me ilaçet e skaduara.

Pas denoncimit që shtetasi S.M nga Tirana bëri në platformë për shitjen e produkteve farmaceutike të skaduara në farmacinë Kanadeze, brenda 10 ditësh zbarkuan në farmaci inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Në bazë të akt kontrollit të mbajtur nga ana e grupit të inspektimit në raftet e farmacisë u gjetën medikamente dhe intergratorë me skadencë të vitit 2017.

Medikamentet u sekuestruan nga inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjve Mjekësor dhe ndaj shkeljes u morën edhe masa administrative konform ligjit.

Ky është vetëm një nga shumë rastet që platforma online dhe Agjencia e Bashkëqeverisjes që qëndron pas saj, ka arritur të zgjidhë në fare pak kohë nga dita e marrjes së ankesës.

Skandal/ Ilaçe të skaduara, Platforma e bashkëqeverisjes zbulon farmacinë “vdekjeprurëse” Read More »

Tensioni i larte:Ja cilat jane ushqimet qe e rrisin me teper

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.

Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore.

Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut.

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.

Tensioni matet me dy shifra.

Shifra e parë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.

Nëse matësi tregon vlerat midis  90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension.

Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

Ushqimet që rrisin tensionin

Mishi i kuq

Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol. E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira

Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium.

Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates

Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut. Një kanaçe me salcë domate përmban 654 miligramë kripë. Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme

Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë. Turshitë e tjera përveç lakrës janë të zhytura në lëng me kripë.

Një filxhan me kastraveca turshi përmban 1,251 miligramë sodium.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Alkoli

Një sasi e vogël alkoli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Alkoli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara

Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra.

Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike

Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind.

Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Tensioni i larte:Ja cilat jane ushqimet qe e rrisin me teper Read More »

Urthi:Ushqimet e demshme dhe me te mirat.Ja cilat jane

Njerëzit po vuajnë gjithnjë e më shumë nga aciditeti i lartë në stomak ose urthi.

Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun.

Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.

Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit.

Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor.

Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat.

Nëse vuani nga urthi atëherë duhet të shmangni domatet, djathin, kafenë, qumështin, të skuqurat, agrumet, çokollatën, ushqimet pikante, pijet e gazuara dhe sheqerin e rafinuar.

Lajmi i mirë është se disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.

Selinoja

Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak.

Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës në këtë organ.

Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.

Tërshëra

Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut.

Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.

Xhenxhefili

Ky zhardhok është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin.

Xhenxhefili ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak.

Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.

Shafrani 

Kjo erëz është plot me antioksidantë aktivë që luftojnë kancerin dhe bakteret.

Studimet kanë konfirmuar se këto antioksidantë luftojnë dhe parandalojnë inflamacionin në ezofag.

Shafranin e gjeni në supermarkete.

Salmoni 

Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës.

Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit.

Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak.

Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi.

Urthi:Ushqimet e demshme dhe me te mirat.Ja cilat jane Read More »

Kërciti gishtat, për pak sa nuk i kushtoi me jetë

Një burrë pothuajse vdiq pas kërcitjes së gishtave, gjë e cila siç thuhet më tej, çoi tek ai duke u infektuar me bakteret që hanë mish.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Antoine Boylston, 31 vjeç, një teknik shërbimi, me mungesë informatave për rrezikshmërinë e mundshme kishte kërcitur duart gishtat e tij në prill të vitit 2016, gjë që rezultoi me amputim të gishtit të tij të vogël.

Si pasojë, infeksioni i kishte “ngrënë” dorën dhe bërrylin, duke bërë që tia këputnin gishtin e vogël dhe duke i marrë lëkurë nga kofshët e tij për ti vendosur në pjesën e prapme të dorës.

Pas intervenimeve kirurgjike për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit, Boylston, tanimë ka vetëm dy gishta funksionalë në dorën e djathtë të tij.

“Mjekët paralajmëruan se mund ta humbas dorën time, por nëse do të kisha pritur shumë më shumë unë mund të kisha humbur të gjithë krahun ose të vdisja”.

“Unë kisha dëgjuar vetëm për viruset që hanë mish vetëm nga filma. Unë nuk mendoja se ishte një gjë që njerëzit mund të fitonin”.

Boylston, nga Lexington, Kentucky, ka publikuar imazhe të dorës së tij të infektuar gjatë shërimit të tij.

Kërciti gishtat, për pak sa nuk i kushtoi me jetë Read More »

Uje me Aloe Vera:Si ta pergatisni dhe cfare perfitoni

Uji me Aloe Vera ofron vërtet përfitime mbresëlënëse ushqyese dhe shëndetësore.

Uji i Aloe Vera, përftohet nga bima e mrekullive, e cila është përdorur prej shekujsh për vetitë e saj mjekësore.

Uji me Aloe Vera ofron vërtet përfitime mbresëlënëse ushqyese dhe shëndetësore. Një gotë me 250 ml me ujë aloe vera përmban midis 50 dhe 60 kalori.

Ju gjithashtu do të merrni rreth 50 për qind të vlerës së përditshme për vitaminë C. Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e trupit tuaj nga infeksioni, ruan shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve tuaj, si edhe ndihmon në shërimin e plagëve.

Aloe vera përmban vitaminë B-12, folatë, kolinë, bakër dhe kalium gjithashtu.

Uji me Aloe vera përmban tetë sheqerna natyralë që formojnë tetë sakaridet esenciale, sipas studiuesve të çertifikuar.

Këto nuk janë të ëmbël, as nuk krijojnë një ndryshim të menjëhershëm të sheqerit në gjak, siç ndodh me substanca si saharoza apo sheqeri i zakonshëm.

Aloe vera siç tregojnë kërkimet AgroWeb.org, përmban 20 nga 22 aminoacidet që i nevojiten organizmit për funksionimin e duhur dhe shtatë nga tetë aminoacidet që konsiderohen jetësore për shëndetin.

Përfitimet mbrojtëse shëndetësore

Uji me Aloe vera ka veti anti-inflamatore në sistemin e tretjes dhe përdoret për të ndihmuar në trajtimin e kapsllëkut dhe urthit.

AgroWeb.org ju tregon se uji me Aloe Vera përdoret gjithashtu për trajtimin e sëmundjeve inflamatore të sistemit tretës.

Uji me Aloe Vera në organizmin tuaj

Uji me Aloe Vera lehtëson shqetësimet e stomakut dhe rivendos tretjen normale pavarësisht nga shkaku themelor i shqetësimit.

Është antimikrobik dhe anti-inflamator.

Uji me Aloe Vera parandalon mikrobet nga përqendrimi në stomak dhe në zorrë. Mbron organet nga veprimi i toksinave dhe alergeneve.

Pirja e 200ml e ujit Aloe vera 2-3 herë në ditë për një javë është një nga mënyrat më efektive për të hequr problemet tuaja të tretjes.

Si ta përgatisni në shtëpi?

Ju mund të shtoni një deri në dy lugë çaji aloe vera në një gotë me 200 ml ujë. Mund të shtoni disa pika lëng limoni dhe një lugë çaji me mjaltë për shije të mrekullueshme.

Nëse dëshironi të bëni sasi të mëdha, prini gjethet e Aloe Vera dhe hiqni skajet e tyre.

Pastroni lëkurën nga të dy anët për të marrë xhelin transparent.

Grijeni masën e xhelit në mikser dhe ruajeni në kavanoza qelqi për deri në një javë në frigorifer.

Uje me Aloe Vera:Si ta pergatisni dhe cfare perfitoni Read More »

Lekura e qepes:Zbuloni te gjitha perdorimet shendetesore

Gjëja e parë që bëjmë kur duam të hamë qepë është ta qërojmë atë. Lëkura e qepës hidhet në kosh, por për fat të keq ky është një hap i gabuar sepse ajo përmban shumë vlera ushqimore.

Shtresa e jashtme e lëkurës së qepës përmban sasi të mëdha antioksidantësh që promovojnë mirëqenien e përgjithshme të organizmit dhe e mbrojnë atë nga sëmundjet.

Lëkura e qepës fuqizon aftësitë vetë-shëruese të trupit madje mund të mbrojë edhe nga disa forma të sëmundjeve tumorale.

Ajo përmban fibër të tretshme dhe flavonoidë që promovojnë elasticitetin e lëkurës duke ju dhuruar një paraqitje të re dhe pa akne.

Shtresa e jashtme e qepës është shumë e pasur me flavonoidë dhe kuercetinë, dy flavonoidë të rëndësishëm dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Kuercetina lufton radikalet e lira në gjak dhe inflamacionin.

Ajo ul stresin oksidues që shkakton sëmundje si ateroskleroza, sëmundje të zemrës, infeksione të prostatës, ulçerë në stomak, diabet dhe problemet me syrin.

Lëkura e qepës funksionon edhe kundër alergjive, azmës dhe simptomave të tyre.

Çaji i lëkurave të qepës ndihmon gjithashtu në alkalizimin e pehashit të sistemit tretës dhe pastrimin e zorrës së trashë.

Shkencëtarët po studiojnë rolin e kuercetinës në uljen e kolesterolit në gjak dhe tensionit të gjakut por edhe inflamacionin.

Për më tepër, ata besojnë se lëkura e qepës përmirëson rritjen e muskujve, parandalon disa lloje të sëmundjeve të rënda dhe trajton depresionin.

Lëkura ngjyrë kafe dhe shtresat e jashtme të qepës përmbajnë shumë fibër, flavonoidë dhe antioksidantë, por edhe vitaminat A, C dhe E që mbrojnë qelizat e kuqe nga radikalet e lira.

Lëkura e qepës e mban lëkurën më të re dhe përmirëson funksionet e trupit.

Fuqia e lëkurës së qepës

Kuercetina te lëkura e qepës ul tensionin e gjakut dhe parandalon bllokimin e arterieve. Ngrënia e qepës ul rrezikun e:

• Sëmundjeve të zemrës • Tumoreve të zorrës së trashë • Mbipeshës • Diabetit të tipit 2 • Problemeve gastrointestinale

Lëkura e qepës lufton qelizat kancerogjene, mykun, bakteret dhe shërben si antioksidant.

Si të përgatisni çajin me lëkurën e qepës

Lëkura e qepës është detoksifikuese dhe mund të konsumohet si çaj.

Receta:

• Qëroni qepën dhe lëkurat vendosini në një kavanoz

• Mbusheni me ujë dhe lëreni kavanozin në frigorifer për 12 orë.

• Lëkurat do të lëshojnë ushqyesit në ujë.

• Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.

• Pijeni përpara fjetjes.

Lekura e qepes:Zbuloni te gjitha perdorimet shendetesore Read More »