Shendetesi

Uthulla e ngrohte e molles me kanelle , pija e shijshme e mbremjes

Këto ditë të ftohta kërkojnë receta interesante që shkojnë përtej atyre që jemi mësuar të përgatisim çdo vit.

E tillë është edhe receta e uthullës së ngrohtë të mollës, e cila përgatitet shumë lehtë dhe shpejt.

Nuk e keni lexuar gabim. Me uthull molle mund të përgatitet një pije e ngrohtë, e shijshme dhe befasuese.

Për përgatitjen e saj kërkohet padyshim mollë, uthull molle, erëza aromatike siç është kanella, por edhe agrume të ndryshme.

Këto nuk janë përbërësit e vetëm të recetës, të cilën do e gjeni të zbardhur më poshtë në këtë artikull .

Përbërësit:

1 ose dy mollë

Dy lugë çaji me fara karafili

Një portokall i prerë hollë

Katër gota me uthull molle

Çerek filxhani çaji me sheqer kaf

Një lugë çaji me erëza të përziera sipas dëshirës

3 shkopinj kanelle

Udhëzimet

Prijini portokallet në feta të holla.

Mollët ndajini në gjysmë.

Në tulin e tyre dhe në pjesën e jashtme ngulni farat e karafilit

Hidhini të gjithë përbërësit në një tenxhere mesatare dhe vendoseni në zjarr.

Lëreni të marrë një valë në zjarr të ngadaltë për rreth 10 minuta.

Gjatë kësaj kohe, aromat e përbërësve do të jenë ndërthurur mirë me njëra tjetrën.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni rum nëse dëshironi.

Lëngun kullojeni me një napë ose kullesë dhe hiqini mollët dhe portokallët.

Lëngun mund ta hidhni nëpër gota apo filxhanë dhe të shtoni nga një shkop kanelle në secilën prej tyre.

Koha e përgatitjes së kësaj recete është 20 minuta.

Me përbërësit e lartpërmendur mund të prodhoni lëng të ngrohtë e të shijshëm për 4 deri në 8 persona.

Kjo recetë ofron 229 kalori dhe shumë vitaminë C, përkatësisht 27 përqind.

Vitamina C është shumë e dobishme sidomos në këto ditë të ftohta, ndaj duhet të konsumoni sa më shumë ushqime dhe pije të pasura me këtë vitaminë.

AgroWeb.org ju këshillon që gjithsesi të mos e teproni me sasinë e kësaj pije, pra mund të pini një gotë në ditë.

Uthulla e ngrohte e molles me kanelle , pija e shijshme e mbremjes Read More »

Caj apo kafe ? Cila eshte e keqja e shendetit

Për shumë njerëz, kafeja është një pije ekzaltuese.

Ajo arrin të ndezë trupin dhe të largojë lodhjen, dhimbjen e kokës dhe plogështinë.

Pavarësisht kësaj, kafeja mund të krijojë varësi dhe të shoqërohet me nervozizëm dhe të dridhura.

Një gjë e tillë, i shtyn njerëzit të zgjedhin çajin, një alternativë më e butë për organizmin.

Për më tepër, çaji ka fituar reputacionin e të qenurit një pije shumë e shëndetshme.

 

Përfitimet

Kafeja dhe çaji kanë avantazhe dhe disavantazhe.

Studimet për të dyja janë kontradiktore, ndonëse disa prej tyre pohojnë se kafeja ka aftësinë të ulë predispozitën e shfaqjes së sklerozës, Alzheimerit apo të diabetit.

Kafeja ka përmbajtje më të lartë të kafeinës dhe stimulantët e saj ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga azma të qetësohen.

Kafeina pakëson migrenën dhe rekomandohet të pihet pasi e keni tepruar me alkolin.

Shkencëtarët e Harvardit që kanë analizuar rolin e kafesë në shëndet thonë se ajo nuk shkakton probleme shëndetsore, por nuk ka ndonjë përfitim të mirëfilltë.

Çaji është i pasur me antioksidantë dhe substanca që luftojnë qelizat e dëmshme.

Të dhënat  konfirmojnë se këto antioksidantë luajnë rol në parandalimin e shfaqjes së tumorëve por jo në uljen e rrezikut të këtyre sëmundjeve.

Megjithatë çaji është konsideruar gjithnjë një pije mjekësorë dhe terapeutike.

Çaji i zi, i bardhë dhe jeshil përmbajnë polifenolë që ofrojnë shumë përfitime shëndetsore.

Këto çajra dhe jo ato të ftohtë e të konservuar janë të pasur me polifenolë që mbrojnë qelizat nga dëmet e radikaleve të lira.

Rreziqet

Nëse e teproni me çajin ose kafenë do të përballeni me më shumë ankth, takikardi, çrregullime të rrahjeve të zemrës, pagjumësi, parehati dhe të përziera.

Sasitë e mëdha të kafesë pa filtër rrisin nivelet e kolesterolit të keq.

Çaji mund të përmbajë edhe floride, një substancë që u rrit rrezikun e frakturave të kockave.

Disa çajra me bustinë me origjinë nga Kina, India apo Sri Lanka përmbajnë alumin dhe plumb që janë shumë të rrezikshme.

Rrjedhimisht, origjina e produktit ka shumë rëndësi.

Armiku

Sipas studimit ka një tjetër armik më të fortë. Duhet të hiqni dorë nga sheqeri dhe kremërat e ndryshëm dhe mos u shqetësoni se cila pije është më e mira.

Të dyja janë të mira nëse nuk e teprioni.

Shqetësimi kryesor duhet të jetë sheqeri.

Ai është armiku i vërtetë e i fshehur në garën mes kafesë dhe çajit të cilat nuk i kanë bërë keq askujt që kur u shfaqën në jetën e njeriut mijëra vite më parë.

Caj apo kafe ? Cila eshte e keqja e shendetit Read More »

Shtatëzënë dhe e virgjër, 29-vjeçarja vuan nga një sëmundje e rrallë

Ndonëse është e virgjër një vajzë 29-vjeçare ndihet e lumtur që po pret në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo nuk ka patur asnjëherë kontakt seksual me asnjë mashkull në jetën e saj, por ka provuar vetëm puthjen. Por, duket se edhe kjo e fundit nuk i ka pëlqyer.

Lauren nga Kanadaja ka gjetur një dhurues të spermës dhe tani po i gëzohet shtatëzanisë. Vajza rrëfen se është e lumtur që do të mbetet e virgjër për pjesën tjetër të jetës së saj dhe shpreson që foshnja do ta ndihmojë atë të shpëtojë nga takimet me meshkujt që më shumë e nervozojnë se sa e gëzojnë.

Kjo pasi Lauren vuan nga hipopituitarizëm, një çrregullim i rrallë që prek hormonet e saj. Sëmundja ka pasur një ndikim të rëndësishëm në të në moshë shumë të re.

Ajo i tha VICE:

Unë kam lindur me hipopituitarizëm, që do të thotë që gjëndra e hipofizës nuk është formuar siç duhet”.
Kjo do të thotë që Lauren nuk është si gjithë moshataret e saj pasi ai nuk përjeton asgjë në kontakt me një mashkull.

Ajo thotë se edhe përvojat e saj me puthjet e kanë lënë të ndjehen e çuditshme dhe e pasigurtë.

Sidoqoftë, nëna 29-vjeçare thotë se sfida më e vështirë që po përballet lidhur me hormonet është duke mbetur shtatzënë.

Shtatëzënë dhe e virgjër, 29-vjeçarja vuan nga një sëmundje e rrallë Read More »

Shqipëria : 7 mijë raste të reja në vit me kancer

Sëmundjet tumorale po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në popullsinë shqiptare. Mjekët pohojnë se rastet e reja po vijnë në rritje progresive çdo vit.

Orges Spahiu: “Kemi mbi 7 mijë raste të reja, kemi rritje mesatare rreth 12% çdo vit dhe në 5 vjet rritja është 60%”.

Alarmi më i madh vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila paralajmëron epidemi globale.

“Pritet që në dy dekadat e fundit, numri i të diagnostikuarve me kancer të rritet rreth 70%”.

Sa i takon Shqipërisë, shpesh rastet përfundojnë në fatalitet për shkak të kapjes së sëmundjes në faza të avancura.

“Rreth 70%-80% e tyre vijnë në stadet e treta dhe të katërta të sëmundjes. Kjo bën që shansi i tyre të jetë i pakët në kurim”.

Parandalimi dhe kapja në kohë e sëmundjes mbetet vendimtare në shërim dhe zgjatjen e jetës.

“Është instaluar inceneratori i dytë linear, i cili rrit cilësinë në trajtimin e pacientëve me kancer si dhe rrit probabilitetin dhe mbijetesën e tyre”.

Ekspertët e shëndetësisë botërore janë të mendimit se 1/3 e sëmundjeve tumorale mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=mrmqgxVUaBo]

Shqipëria : 7 mijë raste të reja në vit me kancer Read More »

Mos konsumoni kafe për dy javë, ja çfarë i ndodhë trupit

A keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga zakoni juaj i të konsumuarit kafe për çdo ditë. Mungesa e kafeinës për një periudhë, siç fjala vjen, dy javore, ka ndikim në organizmin e përgjithshëm të njeriut.

Më poshtë po ju paraqesim disa nga beneficionet kryesore që vijnë nga mos konsumimi i kafesë për dy javë.

Më shumë energji: Duke hequr dorë nga doza ditore e kafeinës dhe konsumimi i frutave  në vend të saj, ju siguron një ditë përplot energji, transmeton Indeksonline.

Nuk ka më glukozë të ulët të gjakut: Kafeina ka ndikim të madh në nivelet e sheqerit tuaj në gjak andaj.

Nuk ka migrenë: Kafeina ndikon në migrenë ose në përkeqësimin e saj në rast se përballeni me të. Hiqni dorë nga migrena për të mos u ballafaquar me një problem të tillë.

Në përgjithësi, nëse e teproni me dozën ditore të kafeinës, do të keni komplikime të ndryshme shëndetësore dhe moderimi i sasisë së kafeinës ju bënë që të mos përballeni me problem të tilla.

Mos konsumoni kafe për dy javë, ja çfarë i ndodhë trupit Read More »

Koncerti i bujshëm i Elvana Gjatës, mungoi i fejuari milioner, por shikoni sa bukur dukej vjehrri dhe vjehrra

Një nga lajmet, që tërhoqi jo pak vëmendjen fundjavën e kaluar, ishte rikthimi pranë publikut shqiptar i këngëtares së talentuar Elvana Gjata. Ajo nuk kishte sjellë asnjë këngë të re në shqip prej dy vitesh, kur lançoi këngën e saj mjaft të suksesshme “Lejla”. Më pas, Elvana provoi suksesin e saj në SHBA ku ajo po vijon me projektet e reja.

Rikthimi në Shqipëri me këngë të reja në shqip, në bashkë- punim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, ishte një lajm surpizë për të gjithë ata, që e pëlqejnë Elvanën dhe dihet që janë të shumtë. Koncerti, i cili është quajtur sekret dhe shumë intim, mblodhi në një nga sallat e Sheratonit rreth 100 veta ku vetë Elvana pohoi se janë njerëzit e saj më të afërt.

Në fakt, duke gjykuar nga përmbajtja, më shumë se sa miq intimë të këngëtares, disa syresh, duken si pjesmarrje njerëzish elitarë të kryeqytetiti, shumë të njohur nga fusha të ndryshme, madje edhe nga kahe të ndryshme të politikës. Ishte pak e çuditshme kur pamë se Elvana mund të kishte mike intime deputeten Grida Duma, por edhe Linda Ramën apo Shkëlzen Berishën.

Gjithsesi, koncerti ia arriti qëllimit, për të treguar që Elvana është një këngëtare që bën diferencën dhe që i përket jo vetëm majave të muzikës, por edhe elitave të shoqërisë. Ndërkohë, kurioziteti ishte nëse Elvana do të sillte në koncert të fejuarin e saj. Meqë koncerti ishte për miq intimë, ku ka më intimë se njeriu i zemrës! Por, në fakt, mesa duket, çifti kishte vendosur që ajo natë të kishte si kryefjalë vetëm Elvanën dhe muzikën e saj. Nëse do të kishte ardhur i fejuari, çdo gjë tjetër që do të ndodhte aty, do të kalonte në plan të dytë dhe prezenca e të fejuarit do të ishte kryelajmi.

Por Elvana ka bërë një tjetër zgjidhje, ajo ka patur të pranishëm prindërit e të fejuarit të saj, të cilët thonë që e duan shumë Elvanën. Vjehrri i Elvanës është një personazh i njohur në Tiranë, në botën e biznesit pasi merret me ndërtim. Ndërkohë, rrugën e biznesit po e ndjek edhe djali i tij, i cili tashmë është fejuar me Elvanën.

Padyshim, që Elvana është një nga ato këngëtare që është pasuruar nga muzika, por jetën e saj luksoze, me siguri, tashmë ia mundëson i fejuari i saj, i cili vjen nga një familje e pasur, por që edhe vetë i është futur rrugës së biznesit.

Thuhet, se i fejuari i Elvanës e ka shoqëruar atë kudo, në sipërmarrjen e re të këngëtares për sukses ndërkombëtar, duke i dhënë suportin që i duhet në këtë rrugë të vështirë. Ne i urojmë jetë të lumtur Elvanës dhe suksese në projektet e saj.

Koncerti i bujshëm i Elvana Gjatës, mungoi i fejuari milioner, por shikoni sa bukur dukej vjehrri dhe vjehrra Read More »

Tetë arsye që duhet të flini patjetër në krahun e majtë!

Të gjithë e dimë që gjumi cilësor është baza e shëndetit të mirë, mirëpo kurrë nuk kemi menduar që në shëndetin tonë ka mundur të ndikojë pozita në të cilën flemë.

Ashtu siç ekzistojnë pozitat për shkak të të cilave mund të kemi dhembje koke, dhembje qafe dhe dhembje kurrizi, po ashtu ekzistojnë edhe pozita të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë!

Sipas dr. John Douillard, gjumi në krahun e majtë ka përparësi të mëdha.

Ekzistojnë shumë mënyra dhe teknika efikase që të mësoni veten të flini në krahun e majtë.

Disa rekomandojnë qepjen e topave të tenisit në anën e djathtë të pizhameve të vjetra, sepse në atë mënyrë topat do t’ju detyrojnë që të ktheheni çdoherë kur gjatë gjumit lëvizni.

Edhe një metodë e lehtë që të flini me jastëk pas shpine, gjë që do t’ju pengojë që të ktheheni.

Pozicionimi i trupit në anën e majtë mund të jetë më i mirë për tretjen, kurrizin, madje dhe zemrën.

Shikoni arsyet për shkak të të cilave duhet të flini në krahun e majtë, organizmit tuaj do t’i bëni mirë!

1. Eliminimi i thartirës (djegësirës)

2. Ndërprerja e gërhitjes

3. Përmirësimi i metabolizmit

4. Përmirësimi i punës së zemrës

5. Përmirësimi i shëndetit të shpretkës

6. Rritet efikasiteti në  sistemin limfatik

7. Përmirësimi i qarkullimit të gjakut

8. Te shtatzënat përmirëson qarkullimin e gjakut deri te zemra e bebes

Tetë arsye që duhet të flini patjetër në krahun e majtë! Read More »

Cfare do te thote per shendetin tuaj – Nepsi

Dëshira e pajustifikuar për një ushqim të caktuar, nuk ka të bëjë me urinë.  Kjo dëshirë nxitet nga arsye biologjike dhe psikologjike.

Zakonisht, ne kemi neps për ëmbëlsira, karbohidrate, çokollatë, kripë, patatina, djathë, mish e shumë të tjera.

Në dukje i padëmshëm, nepsi është një tregues i rëndësishëm i shëndetit dhe gjendjes së organizmit.

Nëse kërkoni në internet për domethënien e dëshirës për një ushqim të caktuar, do të përballeni me dilemën nëse informacioni që zbuluat është i vërtetë apo i rremë.

Në këtë artikull do të kuptoni njëherë e mirë se çfarë do të thotë nepsi për shëndetin tuaj.

Mishi i kuq

Nëse keni neps për mishin e kuq, atëherë duhet të dini që trupi juaj ka nevojë për zink dhe hekur.

Këto minerale luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar, dhe mungesa e tyre do ju bëjë më të brishtë ndaj të ftohtit dhe gripit.

Mineralet janë të dobishme për qelizat, shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Një arsye e mirë kjo për të ngrënë mish herë pas here.

Patatinat

Ekspertët thonë se nepsi për gjëra të kripura ndodh nëse keni pamjaftueshmëri mineralesh siç janë kalcium, magnez dhe zink.

Në të njejtën kohë, dëshira e pajustifikuar për patatinat ose patatet e skuqura nënkupton se e keni tepruar me kripën.

Sipas ekspertëve, duhet të pakësoni sasinë e sodiumit që konsumoni që të shuani nepsin masiv.

Djathi

Dëshira për djathë do të thotë që nuk konsumoni mjaftueshëm acidet yndyrore omega-3.

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë salmonin, farat e linit dhe arrat si burime fantastike të këtyre acideve yndyrore.

Dëshira për djathtë gjithashtu nënkupton nivele të ulëta të kalciumit, që mirëmban kockat dhe dhëmbët dhe luan një rol jetësor në funksionet e nervave dhe muskujve.

Ëmbëlsirat

Nëse e keni tepruar me karbohidratet e thjeshta siç janë makaronat apo buka, atëherë do të keni më shumë dëshirë për ëmbëlsira dhe shumë syresh.

Karbohidratet e thjeshta rrisin nivelin e sheqerit në gjak, që çon në çlirimin e insulinës dhe më pas një shpërthim sheqeri në gjak.

Kur kjo ndodh, nepsi del në pah dhe ju keni nevojë për më shumë sheqer.

Ky i fundit konsiderohet si më i rrezikshëm se cigarja.

Makaronat

Makaronat janë njësoj si sheqeri.

Nëse konsumoni më shumë karbohidrate dhe më pak proteinë dhe yndyrna, nivelet e sheqerit në gjak do të pësojnë luhatje të ndjeshme dhe do t’ju bëjnë të keni dëshirë për më shumë karbohidrate.

Rrjedhimisht, duhet të konsumoni më shumë perime, proteina, yndyrna dhe më pak spageti.

Cfare do te thote per shendetin tuaj – Nepsi Read More »