Shendetesi

Xheli që zëvendëson qepjen kirurgjikale

Një masë xheli, e cila ngjitet mbi plagë pritet të zëvendësojë qepjen kirurgjikale, duke e mbajtur plagën e mbyllur deri sa ajo të mbyllet vetë, duke mos lënë shenja nga plaga.

Mjaftojnë 60 sekonda që ajo të vendoset mbi plagë për t’u ngjitur duke ndihmuar në mbylljen e saj, pa pasur nevojën e qepjes, duke eliminuar kështu si shenjat që krijohen nga kjo procedurë, por edhe dhimbjen.

I quajtur “metro glue”, ai sipas shpikësit të saj mund të shërbejë edhe për operacione në organe të brendshme, madje edhe tek ato më të komplikuarat si zemra, apo mushkëria.

https://dailymotion.com/video/x6ev7i5?autoPlay=1

Xheli që zëvendëson qepjen kirurgjikale Read More »

Vaj ulliri me kripe : Si ta perdorni kunder problemeve me kycet

Dhimbjet e kyçeve po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri.

Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur.

Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.

Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues.

Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë.

Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera.

Në këtë artikull  do të mësoni për një trajtim të fuqishëm kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.

Vlerat e Vajit të Ullirit

Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë.

Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave.

Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur.

Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit.

Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.

Vlerat e Kripës së Detit

Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin.

Kripa e detit përmban magnez që forcon indet.

Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockavedhe muskujve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.

Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kyçeve

Përbërësit:

1 gotë me ujë

20 lugë gjelle me vaj ulliri

10 lugë gjelle me kripë deti

Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kyçeve

Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku.

Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta.

Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta.

Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë.

Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë.

Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm.

Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë.

Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet.

Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër.

Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë.

Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë.

Vaj ulliri me kripe : Si ta perdorni kunder problemeve me kycet Read More »

Salepi i ngrohte parandalon bronkitin dhe kollen

Salepi është një pije me reputacion të lartë në Shqipëri.

Pija e mrekullueshme ka një shije të rrallë, por edhe vlera shëndetësore të mëdha.

Ai përgatitet nga zhardhokët e orkideve të egra të cilat gjenden edhe në Shqipëri.

Ato lahen, zjehen dhe thahen, më pas shtypen deri sa të bëhen pluhur, duke i dhënë kështu pijes, aromën specifike e të veçantë.

Salepi shijon më shumë kur pihet i nxehtë, kryesisht në periudha kur prekemi nga të ftohtët, gripi, kolla apo bronkiti.

Salepi është një pije mjaft popullore me famë në të gjithë botën.

Ishin pikërisht jeniçerët që e shpërndanë salepin në shumë vende të botës gjatë kryqëzatave të perandorisë Otomane.

Ata ishin mjaft të dhënë pas salepit, sepse u jepte shëndet të plotë gjatë luftrave.

Qumështi zihet bashkë me sheqerin dhe më pas i hidhet pluhuri i famshëm i orkidesë që ndryshe mban emrin salep.

Kjo orkide e veçantë njihet si Orchis mascula.

Pluhuri magjik i salepit

Pluhuri i saj përmban disa mikroorganizma si polisakaride apo basorina, që kur bien në kontakt me lëngun e nxehtë trashen njësoj si mielli i misrit.

Kur lëngu të arrijë trashësinë e një pureje të qullët, atëherë hidhet në filxhanë dhe shërbehet me kanellë.

Salepi është një burim i çmuar vlerash shëndetësore.

Duke nisur që nga shekulli i 3-të para erës sonë e deri vitet e fundit, salepi është njohur ndryshe si ‘Energjia botanike’.

Shekuj më parë, botanistët besonin që nëse pluhuri i këtij varieteti të orkidesë përzihej me qumështin e dhisë u jepte meshkujve fuqi të pashtershme.

Ndërkohë shkrimtarët e epokës Viktoriane në Britaninë e Madhe e rekomandonin salepin për fëmijët dhe për personat që kishin nevojë të rimerrnin veten pas një sëmundje.

Salepi ka aftësi shëruese

Salepi është një nga pijet më të preferuara, jo vetëm për shijen dhe aromën, por edhe për vlerat shëndetësore.

Salepi ndihmon në parandalimin e bronkitit dhe kollës.

Ai forcon zemrën, rrit nivelet e energjisë.

Për më tepër, besohet që salepi ndihmon edhe për të lehtësuar një sërë problemesh të aparatit tretës.

Ju mund ta përgatisni salepin lehtësisht në shtëpinë tuaj, dhe AgroWeb do t’ju tregojë se si.

Përbërësit

• 1 lugë gjelle me pluhur salepi
• 2 gota qumësht
• 2 lugë gjelle me sheqer
• kanellë

Mund të shtoni edhe pak lëng trëndafili ose portokalli, fistik ose arra.

Hidhini përbërësit në një enë dhe përzijeni në temperaturë të ulët për rreth 10 minuta, deri sa e gjithë masa të trashet.

Përdorimet e salepit janë të shumta.

Bëhet fjalë për një pije që të kënaq qiellzën, shpirtin dhe mendjen, madje këshillohet të përdoret për të luftuar edhe varësinë ndaj alkoolit.

Salepi i ngrohte parandalon bronkitin dhe kollen Read More »

Vaj ulliri me hudhra, kura qe duhet ta keni ne shtepi

Hudhra është përdorur prej shekujsh kundër shumë sëmundjeve.

Ajo shërben si një antioksidant dhe një shtysë e rëndësishme për  sistemin imunitar.

Siç e dimë, hudhra prodhon një lëndë kimike të quajtur alicinë, e cila çlirohet në momentin që hudhra pritet ose grihet.

Alicina është ajo që mban të gjithë peshën e fuqisë së madhe pastruese të hudhrës.

Vaji i ullirit ka vlera të pakundërshtueshme shëndetsore.

Disa ekspertë thonë se ai përbën kurën ideale të jetëgjatësisë.

Studimet kanë treguar se konsumi i vajit të ullirit së brendshmi por edhe aplikimi në lëkurë ka vlera dhe përfitime të mëdha.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve të rëndësishme është i famshëm për vlerat shëndetsore që përcjell.

Tretja e hudhrës në vaj ulliri i shumëfishon vlerat e të dy përbërësve.

Një pikë nga vaji i ullirit ku keni tretur hudhrën është shumë i mirë për shijen e ushqimit por edhe kundër infeksioneve, rritjes së flokëve dhe kundër zbokthit.

Një nga mënyrat e ndërthurjes së hudhrës në vaj ulliri është nëpërmjet uthullës, një tjetër përbërës i rëndësishëm dhe i pasur në vlera.

Më poshtë do të gjeni tre alternativa të përgatitjes së kësaj kure të rëndësishme që nuk duhet të mungojë në shtëpitë tuaja.

Metoda e parë – në një enë të mbyllur

Mënyra më e mirë për të kombinuar vajin e ullirit me hudhrën është që t’i bashkoni të dyja në një enë qelqi të mbyllur mirë.

Në këtë mënyrë do të përfitoni një lëng ideal për aplikime në lëkurë. Por nëse vajin në fjalë dëshironi ta konsumoni atëherë hudhrat e grira duhen tharë në diell për 3-4 ditë për të hequr çdo gjurmë lagështie.

Më pas hudhrat mund të shtohen tek vaji i ullirit duke u siguruar që enët dhe duart tuaja të jenë të thata.

Përbërësit:

Një filxhan me vaj ulliri

1-2 dy hudhra të qëruara dhe të grira

Udhëzimet

Pas qërimit, grijini hudhrat hollë dhe vendosini në një enë qelqi.

Hidhni sipër tyre vajin e ullirit dhe përziejini së bashku.

Mbylleni kapakun fort dhe kavanozin lëreni në dritare ose parmak për 3-4 ditë.

Gjatë këtij harku kohor vlerat e hudhrës dhe vajit të ullirit ndërthuren plotësisht për të ofruar përfitime maksimale.

Pasi e keni hequr kavanozin, kullojeni vajin dhe largoni të gjitha hudhrat. Vajin e mbledhur ruajeni në frigorifer në një enë qelqi të mbyllur mirë.

Me këtë sasi hudhrash dhe vaji do të prodhoni një lëng të cilin mund ta përdorni deri në 2 muaj.

Metoda e dytë – në një tenxhere

Këtë ndërthurje të shëndetshme mund ta përgatisni edhe duke i gatuar së bashku në një tenxhere.

Procesi zgjat 10 minuta dhe lëngu i përftuar është për konsum të përgjithshëm dhe aplikim në lëkurë.

Përbërësit:

2 filxhanë me vaj ulliri

1-2 hudhra të qëruara dhe grira hollë

Përgatitja

Hidhni vajin në një tenxhere dhe sapo të ngrohet shtoni hudhrën.

Me nxehjen e vajit do të vëreni që hudhrat do të lëshojnë bulëza.

Përziejini rregullisht që të shmangni djegien.

Temperatura duhet të jetë e ulët dhe përzierja duhet të vazhdojë nga 4 deri në 5 minuta ose deri sa hudhra të marrë një nuancë të artë.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Më pas kullojeni dhe hidhni hudhrat.

Vajin aromatik ruajeni në një enë qelqi në frigorifer dhe përdoreni brenda javës në gatime.

Hudhër e tretur në uthull

Një tjetër mënyrë për të përfituar nga vlerat e hudhrës është që ta tresni atë në uthull.

Kjo e fundit është përdorur në mjekësinë kineze prej shekujsh.

Uthulla me hudhër përdoret jo vetëm në kuzhinë por është ideale kundër të ftohurës, për rritjen e rezistencës, kundër dhimbjeve të kraharorit dhe inflamacionit.

Përbërësit:

1 filxhan me uthull të bardhë

1-2 hudhra të qëruara dhe grira hollë

1 lugë çaji me kripë deti.

Përgatitja:

Kombinojini përbërësit në një kavanoz qelqi dhe më pas vendoseni në një vend të freskët për tre javë.

Tundeni kavanozin herë pas here që të përshpejtoni tretjen dhe lëshimin e aromave.

Do të vëreni se hudhra do të marrë nuanca blu ose jeshile, një gjë krejt normale që vjen si pasojë e ndërveprimit të sulfurit te hudhra me bakrin tek uthulla.

Pas tre javësh, kullojeni lëngun dhe ruajeni në një enë qelqi.

  • Konsumojeni për gjashtë muaj. Mund ta kosnumoni në gatime të ndryshme ose nga një lugë në ditë.

Vaj ulliri me hudhra, kura qe duhet ta keni ne shtepi Read More »

Si duhet të jetë tensioni i gjakut në bazë të moshës

Një ndër problemet shëndetësore më të përhapura është tensioni. Ulja apo rritja e tensionit, ose shtypjes së gjakut, mund të vijë nga shkaqe të ndryshme.

Por ka një mesatare se sa duhet të jetë vlera e tensionit për çdo grupmoshë.

Pikërisht, mosha është një nga shkaktarët e shtypjes së gjakut dhe ne duhet të dimë se çfarë niveli të shtypjes së gjakut duhet të kemi në bazë të moshës që kemi.

Te meshkujt:

Mbi 20 vjeç: 123/76

20-30 vjeç: 126/79

30-40 vjeç: 129/81

40-50 vjeç: 135/83

50-60 vjeç: 142/85

Mbi 70 vjeç: 142/80

Te femrat:

Mbi 20 vjeç: 116/72

20-30 vjeç: 120/75

30-40 vjet: 137/84

40-50 vjeç: 137/84

50-60 vjeç: 144/85

Mbi 70 vjeç: 159/85

Si duhet të jetë tensioni i gjakut në bazë të moshës Read More »

Çaji që rregullon sheqerin në gjak dhe është zgjidhje për diabetikët

Nëse diagnoza juaj është diabeti, atëherë mjekësia e zakonshme ju trajton sikur të keni një sëmundje të pashërueshme nga e cila nuk ka shpëtim.

Kjo qasje është e gabuar. Diabeti zhvillohet si rezultat i mënyrës së jetesës dhe faktorëve të mjedisit. Natyra gjithashtu mund ta mbajë diabetin nën kontroll. Një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë është me çajin e borzilokut.

Ja si ta bëni këtë:
Vendosni 3 lugë borziloku në një litër ujë të nxehtë. Të freskëta ose të thata. Le të valoj për rreth 5 minuta.
Vendoseni në një gotë. Mund ta pini atë të ngrohtë, por është më mirë ta pini me pak akull.

Çaji që rregullon sheqerin në gjak dhe është zgjidhje për diabetikët Read More »

Zemerpikon:Lulja magjike qe sheron zemrat dhe mendjet

Lulja zemërpikon është shembulli më i mirë i bimëve apo luleve që reflektojnë vlerat dhe karakteristikat e tyre.

Kjo lule ka formën e zemrës në pjesën e poshtme të së çilës varet një pikë loti. Kjo lule zemërthyer në fakt është më e komplikuar.

Po ta shikosh nga afër do të shikosh që të gjjitha këto lule formojnë një gjerdan zemrash që lotojnë.

Esenca e lules zemërpikon është karakteristike. Nëse ju kanë braktisur dhe ju duket sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori, atëherë duhet të dini që kjo esencë e bën mungesën më të lehtë për ju.

Nga kërkimet  rezulton që esenca e kësaj luleje ndihmon në shërimin e trishtimit të zemrës kur ndahesh nga dikush fizikisht apo shpirtërisht.

Shërimi është i menjëheshëm sa duket sikur kjo esencë e kësaj luleje të ndihmon të shpëtosh nga kthetrat e trishtimit menjëherë.

Studimet tregojnë se ngrënia e kërcellit të lules së freskët ka një efekt euforik në tru dhe largon tensionin nervor.

Ajo të mpin gjithë gojën dhe po të konsumohet me tepricë edhe kalon në nivele të dëmshme.

AgroWeb.org raporton se megjithatë konsumi i saj është i rrallë pasi funksionet e saj kryesore gjatë kohëve të fundit kanë karakter dekorativ.

Lulja zemërpikon ndihmon në sjelljen e paqes, harmonisë dhe ekuilibrit në zemrën e një njeriu duke e bërë atë më të hapur në botëkuptim për veten, të tjerët, qytetin, mjedisin e përtej.

Sipas burimeve  del se nëse lule të tjera kanë simbolika disi të çorientuara, lulja zemërpikon është një lule guximtare dhe dramatike.

Ajo ka shumë emra, por të gjithë emrat shpjegojnë të njëjtën gjë. Nëse e gjeni në një buqetë me lule, në një kopësht ose në dorën e dikujt e keni të qartë menjëherë simbolikën dhe domethënien e saj.

Çfarë nënkuptimi ka lulja zemërpikon?

AgroWeb.org ju informon se kjo lule e bukur ka disa kuptime të cilat do t’ju pëlqejnë shumë

-Shprehjen e emocioneve në mënyrë më të hapur
-Dashurinë pasionante mes dy njerëzve
-Ajo nënkupton ndjeshmërinë dhe ngarkesën emocionale ndaj botës që të rrethon
-Ndjenjë mirësie dhe dashurie pa kushte për gjithçka që ke në jetë
-Lidhje të fortë që shkon përtej jetës dhe vdekjes

Lulja zemërpikon është rritur e lirë për mijëra vjet me rradhë në mbarë Azinë. Sipas burimeve të AgroWeb.org, kjo lule nisi të kultivohej në Evropë vetëm në vitet 1800. P

rej asaj kohe mesazhet dhe domethëniet e kësaj luleje ishin më të përqenduara tek dashuria dhe lidhjet shpirtërore. Shumë vite më parë, disa qytetërime të lashta kanë përdorur lulen zemërpikon për të shëruar dhimbjet e dhëmbit.

Domethënia e formës dhe ngjyrave të lules zemërpikon

Lulja zemërpikon mban emrin botanik Dicentra spectabilis që përkthehet ndryshe Zemrat Spektakolare, një emër i denjë për një lule të cilës nuk ia ndan dot sytë.

Shumica e këtyre luleve janë në ngjyrë rozë ose të kuqe, që i bën ato lule romantike. AgroWeb.org raporton se ajo kryesisht dhurohet si simbol të dashurisë së vërtetë.

Për më tepër, kjo lule përfaqëson njerëzit që janë të aftë të ndajnë emocionet e tyre lirisht dhe që e falin zemrën tek njerëzit që duan.

Në botë, gjendet edhe një variant i bardhë i lules zemërpikon që konsiderohet simbol i pastërtisë dhe pafajësisë së përjetshme.

Zemerpikon:Lulja magjike qe sheron zemrat dhe mendjet Read More »

Brokoli : vlerat me te forta i perfitoni nese e hani te…

Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Por shpesh mënyra e konsumimit të saj, në formën e gatuar  bën që shumë vlera ushqyese të kësaj perimeje të humabsin.

Shumë minerale, vitamina dhe vlera të tjera humbasin gjatë gatimit, vlera të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e organizmit.

Sa më shumë ujë të përdorni për gatimin e brokolit aq më shumë vitamina të kësaj perimeje do të humbasin.

Rekomandimi i shumë dietologëve është që brokolit të konsumohen të gatuara shumë pak ose aspak.

Në rastin e fundit, lulet e brokolit pastrohen mirë, ndahen në pjesëza të vogla, marinohen me vaj ulliri,kripë e lëng limoni dhe konsumohen në formën e sallatës.

Në këtë rast bëni kujdes që të konsumoni jo sasi të mëdha të tyre veçanërisht për personat që kanë probleme me stomakun dhe tretjen.

Vlerat që përfiton organizmi

Brokoli është një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë.

Bëhet fjalë për një perime miqësore me stomakun, të lirë në çmim por shumë të pasur në vlera dhe shije.

Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit.

Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamin.

AgroWeb.org ju tregon se tek brokoli gjeni edhe luteinë, zeaksanthinë, beta karoten dhe shumë antioksidantë të tjerë të fuqishëm.

Imunitet i fortë, shëndet i fortë

Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat.

Proçesi i detoksifikimit mbështetet nga substancaa si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilat aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit.

Për më tepër, brokoli përmban isothiocinates që mbajnë nën kontroll proçesin e detoksifikimit në nivel gjenetik.

Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës. Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën.

Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.

Nëse e keni të vështirë ta konsumoni të pagatuar, mundohuni ta gatuani sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes. Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull.

Brokoli : vlerat me te forta i perfitoni nese e hani te… Read More »