Shendetesi

Mjeku 104-vjeçar japonez ndan sekretet e një jete të gjatë dhe të shëndetshme

Sa janë shanset që dikush të jetojë më shumë se 100 vite? Çfarë mund të na ndihmojë që të jetojmë sa më shumë? Dr.Shigeaki ka përgjigjen, i cili është plot 104 vjec dhe bën një jetë shumë dinamike. Ka shkruar mbi 150 libra gjatë gjithë jetës së tij dhe ka dhënë një sërë këshillash të cilat nëse ndiqen ju sigurojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Ja disa prej tyre:

  • Qëndroni të shëndetshëm.
  • Mos i besoni doktorit tuaj, por dëgjoni sinjalet që ju komunikon trupi.
  • Shkenca në vetvete nuk mund të kuroj gjithçka.
  • Dhimbja është misterioze dhe mund të kurohet me gjëra të thjeshta, për shembull duke dëgjuar këngë ose duke luajtur me macen tuaj.
  • Influencohuni që të jeni gjithmonë të motivuar.
  • Shijojeni jetën në maksimum.
  • Mos u stresoni.
  • Mos ndaloni asnjëherë së punuari.
  • Mos mendoni vetëm për paratë.

Mjeku 104-vjeçar japonez ndan sekretet e një jete të gjatë dhe të shëndetshme Read More »

Kërkoi infermieren natën në maternitet, gruaja lehonë ‘zgurdulloi’ sytë nga ajo që pa…

Një grua e cila sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe ndodhet ende në gjende delikate, ka kërkuar ndihmën e mjekeve dhe infermiereve gjatë natës që lamë pas, duke qenë se nuk ndihej mirë.

Siç tregon ajo, ka thirrur disa herë me zë të ulët, në mënyrë që të mos zgjonte prej gjumit gratë e tjera që ndodheshin të shtruara në të njëjtën sallë me të, por më kot, askush nuk i është përgjigjur.

Nëna e re më pas është ngritur vet nga krevati dhe ka shkuar në sallën ku supozohej se duhej të qëndronte infermierja e mamia, por ka ngelur e habitur nga ajo që ka parë.

Zonja, e cila supozohet se duhet të qëndrojë në gatishmëri për të ndihmuar gratë lehonë dhe t’i kontrollojë ato herë pas here gjatë natës, ia kishte futur gjumit.

“Është ora 5.20 e mëngjesit dhe jemi “live” nga materniteti i vjetër. Kam lindur dje dhe nuk u ndjeva mirë në një moment. Kërkova maminë që duhet të kujdesej për të gjitha gratë që janë të shtruara këtu.

Turni i tretë dhe pamja që gjeta ishte kjo. Infermieria apo mamia që kishte turnin dhe duhej të mbikqyrte të gjitha gratë që janë të shtruara. Shkova takova një tjetër dhe ajo e zgjoi, se vetë s’na e mbajti, as mua e as grave që kishim në dhomë”, – tregon nëna e re.

Kërkoi infermieren natën në maternitet, gruaja lehonë ‘zgurdulloi’ sytë nga ajo që pa… Read More »

Kur eshte koha e duhur per te pire uje

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës.

Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit.

Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.

Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë.

Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.

A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?

Lexoni më poshtë këshillat  për të pirë ujin në kohën e duhur që të përmirësoni efikasitetin e tij në organizëm.

Ujë pas zgjimit

Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni.

Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen.

Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të rradhës.

Ujë para një vakti

Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen.

Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë.

Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse.

Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.

Ujë përpara se të bëni banjë

Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.

Ujë përpara se të flini

Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.

Oraret e duhura të pirjes së ujit

Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë.

Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.

7:00 – Gota e parë

Pini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit.

Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.

9:00 – Gota e dytë

Një orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.

11:30 – Gota e tretë

Pini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.

13:30 – Gota e katërt

Pini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.

15:00 – Gota e pestë

Gjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.

17:00 – Gota e gjashtë

Kjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.

20:00 – Gota e shtatë

Pini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.

22:00 – Gota e tetë

Pini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini.

Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit.

Kur eshte koha e duhur per te pire uje Read More »

Kunder kolles dhe bronshitit – Kura me banane dhe mjalte

Kolla kronike dhe bronshiti janë probleme shëndetsore stërmunduese për organizmin.

Në shumicën e rasteve, këto probleme kërkojnë trajtim të imtësishëm mjekësor.

Përveç tyre, përdoren edhe kura natyrale për të çliruar rrugët e frymëmarrjes.

Kjo kurë e re natyrale  përmban përbërës të fuqishëm , të cilët gjendet lehtësisht në çdo kuzhinë shqiptare.

Banania dhe mjalti njihen për aftësitë e tyre në qetësimin e fytit dhe mushkërive, por edhe në kurimin e kollës dhe bronshitit.

Kura me Banane dhe Mjaltë

Kura me banane dhe mjaltë, pranohet të ketë efekt të menjëhershëm jo vetëm kundër fytit të thatë apo kollës por edhe për problemet me stomakun.

Si ta përgatisni kurën me banane dhe mjaltë.

Përbërësit:

400 ml ujë të zier

2 banane të pjekura mirë (mundësisht me lëkurë të pikëzuar)

2 lugë gjelle me mjaltë

Përgatitja:

Qërojini bananet dhe shtypini me një lugë druri deri sa të bëhen pelte.

Mos përdorni enë metalike sepse banania ka tendencën të nxihet nëse bie në kontakt me metalin.

Vendoseni purenë e bananes në një enë dhe shtoni ujin e zier, të ngrohtë.

Lërini të qëndrojnë së bashku për tridhjetë minuta.

Kur lëngu të jetë ftohur, shtoni mjaltin.

Nëse ju pëlqejnë lëngjet transparente mund ta kulloni. Por mund ta përzieni e ta pini edhe të plotë.

Është e rëndësishme që mjalti të jetë përbërësi i fundit që shtohet në kurë që mos të humbë vlerat e tij si pasojë e nxehtësisë së ujit.

Si ta konsumoni

Pini 100 ml të kësaj kure, 4 herë në ditë.

Kjo sasi është e mjaftueshme për një ditë, ndaj të nesërmen ju mund të përgatisni një dozë të re.

Rezultatet e para priten pas katër-pesë ditësh.

Konsumi i bananes gjatë të ftohurës dhe sëmundjeve respiratore është i rekomandueshëm.

Kjo vjen për shkak të profilit të pasur ushqimor të bananes që jep energji por edhe ofron proteina, vitamina, minerale, fibër dietike.

Një prej mineraleve më të fuqishëm  është magnezi që balancon elektrolitet.

Ndonëse bananet nuk përmbajnë vitaminë C, kompensimi vjen nga përdorimi i mjaltit që përpos saj, ofron edhe shumë antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Kunder kolles dhe bronshitit – Kura me banane dhe mjalte Read More »

Kanceri i gjirit, këto janë këshillat që doktoresha e Angelina Jolie këshillon për të gjitha femrat

Në kudër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një kirurge e njohur, gjithashtu edhe mjekja personale e Angelina Jolie, ka zbuluar disa nga zhvillimet e fundit në betejën kundër kancerit të gjirit, që prek pothuajse 1 në 8 femra.

Dr. Kristi Funk, themeluesja e Qendrës së Gjirit Pink Lotus, e cila u bë e njohur në vitin 2013 kur trajtoi Jolie, ka shpërndarë gjithashtu disa këshilla të rëndësishme mbi dietën dhe mënyrën e jetesës për të parandaluar kancerin e gjirit.

Zhvillime të reja në hulumtimet mbi kancerin e gjirit Rritja si në cilësi ashtu edhe efikasitet e mamografisë 3-D është një nga zhvillimet më të rëndësishme të bërë kundrejt kancerit të gjirit këtë vit.

Një studim i fundit ka zbuluar se mamografia 3-D është 34% më shumë efikase në zbulimin e kancerit të gjirit krahasuar me atë 2-D.

Kanceri fshihet gjithmonë nga indet e dendura të gjirit, mamografia 3-D ndihmon doktorët për të siguruar një pamje më të qartë se çfarë po ndodh.

Edhe pse mamografia 3-D nuk konsiderohet standarde aktualisht, ndoshta në një të ardhme mund të bëhet. Një nga idetë e gabuara më të zakonshme në lidhje me kancerin e gjirit është trashëgimia.

Nëse do të pyesni pacientët me kancer gjiri nëse një afërm i tyre ka vuajtur nga e njëjta sëmundje, 85% do të thoshin jo. Thuhet se vetëm 5-10 e grave me kancer gjiri kanë mutacione gjenetike të trashëguara.

Kjo ide e gabuar ka bërë që njerëzit të mos e kuptojnë se e kanë më shumë nën kontroll rrezikun për zhvillimin e kancerit seç mund ta mendojnë.

“Fillon me dietën”, thotë Funk, “Dieta, lëndët ushqyese, aktivitet fizik…kaq shumë gjëra që i kemi nën kontroll.

1.Konsumoni çdo ditë perime të familjes së lakrës: Këtu përfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra që janë të gjitha të jashtëzakonshme për shëndetin e gjirit.

2.Konsumoni më shumë fruta pylli të pasura në antioksidues: Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat janë të gjitha të pasura në antioksidues dhe lëndë ushqyese.

Këto fruta pylli janë shpëtuesit ndaj radikaleve të lira, prandaj, besojeni ose jo, ato mund të shkaktojnë vetëvrasje të qelizave kancerogjene.

3.Përdoreni më shumë shafranin e Indisë: Shafrani i Indisë është një “super-ushqim” për shëndetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon që ta shtoni atë në lëngje të ndryshme.

4.Konsumoni më shumë nga një frut indian (Gooseberry): Ky frut, që shitet së shumti si “pluhuri AMLA”, ka përmbajtjen më të lartë të antioksiduesve.

5.Konsumoni më shumë kërpudha: Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë i lëndëve ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit.

  1. Konsumoni më shumë produkte të sojës: Për vite me radhë, mjekët, përfshirë edhe Funk, u kanë kërkuar pacienteve me kancer gjiri të shmangnin sojën. Por që nga viti 2009, megjithatë, studime të reja kanë treguar përfitimet e produkteve të sojës, përfshirë tofun, qumështin e sojës etj.

Kanceri i gjirit, këto janë këshillat që doktoresha e Angelina Jolie këshillon për të gjitha femrat Read More »

Zvogëlon kilet dhe rregullon acidin. Nuk do ta besoni se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse e hani këtë për tre ditë

Në këtë artikull, ne do t’ju prezantojmë një recetë që do t’ju ndihmojë të pastroni yndyrnat nga zorrët tuaja, por gjithashtu do ju bëjë të humbni në peshë dhe të rregulloni sasinë e acidit në stomak. Kjo është një sallatë vitaminash, përbërësit kryesorë të të cilëve janë të bollshëm në vitamina dhe minerale të ndryshme.

Përbërësit janë shumë të lirë dhe mund ti gjeni kudo :

Përbërësit:

¼ e lakrës së bardhë
50 gram panxhar
1 karrotë
1 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Në fillim zieni lakrën, panxharin dhe karotën në ujë me kripë. Më pas kullojini, shtojini sipër lëngun e limonit dhe pak kripë. Nëse doni mund ti shtoni majdanoz dhe selino. Futeni në frigorifer për rreth dy orë të ftohet. Në fund, shtoni vaj ulliri ose vaj tjetër vegjetal.

Mos hidhni më kripë! Sallata juaj është gati!

Zvogëlon kilet dhe rregullon acidin. Nuk do ta besoni se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse e hani këtë për tre ditë Read More »

E pini çdo ditë çajin e zi, por ja çfarë ndikimi ka ai në shëndetin tuaj

Botohen rezultatet e hulumtimit për çajin e zi. Nëse shpesh pini çaj, ka shumë mundësi që të keni një imagjinatë shumë të harlisur, duke ju bërë një person më kreativ sesa njerëzit që e shmangin këtë pije të ngrohtë.

Një ekip psikologësh në Universitetin e Pekinit botuan rezultatet e hulumtimit që përfshinin 50 studentë në fillim të njëzetat.

Gjysma e numrit të përgjithshëm të studentëve që morën pjesë në hulumtim çdo ditë pinin nga një çaj të zi dhe pjesën tjetër të ujit të zakonshëm.

Studentët që konsumonin çaj në baza ditore, vazhdimisht shënuan vlerësimet për kreativitet në të dyja testet.

Çaji përmban substanca që e relaksojnë trurin, andaj, psikologët pretendojnë se njerëzit që pinë çaj përdorin të gjitha kapacitetet e tyre dhe janë më shumë krijues.

E pini çdo ditë çajin e zi, por ja çfarë ndikimi ka ai në shëndetin tuaj Read More »

Rrëfimi i një doktori siberian: Shtypni këtë pikë në trupin tuaj dhe të gjitha dhimbjet do të ndalojnë brenda 30 sekondave

Edhe pse nuk është një trajtim mjekësor i njohur, akupresioni praktikohet për mijëra vjet. Shumë prej këtyre metodave janë në gjendje që të zvogëlojnë dhimbjen. Para se të shkoni në farmaci për ilaçe, provoni këtë metodë. Ju merr vetëm disa sekonda!

Vetullat

Direkt sipër hundës, ku vetullat takohen dhe janë sinuset e fytyrës. I shtypni fort për të lehtësuar dhimbjen. A keni vënë re se ky është vendi i parë që filloni të keni dhimbje koke? Mundohuni ti shtypni dhe do të ndiheni më mirë.

Masazhoni vazhdimisht muskujt me dorë, për të ulur dhimbjet e kokës. Një pikë tjetër acupressure është vendosur në mes të qafës dhe kokës. Masazhojeni këtë zonë në një lëvizje rrethore.

Vendi midis gishtit të madh dhe gishtit tregues

Pika e madhe e akupressurës gjendet midis gishtit të madh dhe gishtit tregues. Herën tjetër kur të përjetoni dhimbje koke, shtypni këtë pjesë dhe ajo do të zhduket ngadalë.

Gishtin e madh dhe gishtin e indeksit

Rreth 2 cm nga gishti i madh dhe gishtit të indeksit gjendet një pikë acupressure. Shtypeni atë dhe dhimbja do të zhduket.

Veshët

Përdorni gishtat për të masazhuar veshët në një lëvizje rrethore. Ky masazh shkakton disa pika akupresure dhe ju do të ndiheni shumë më mirë.

Sytë

Pjesa mes vetullave, mbi hundë njihet ndryshe si syri i tretë. Kjo është një tjetër pikë që kur e shtypni, hiqni dhimbjen e kokës.

Shpina

Nëse jeni të lodhur ose të stresuar, provoni të fërkoni shpinën për disa minuta dhe do të ndjeni se energjia është kthyer. Pse të pini kafe ose pije energjike kur keni një mënyrë natyrale për të rivendosur energjinë.

Këmbët

Shtypni pjesën e mesit të këmbës për të hequr qafe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga stresi.

Pikat e akupresionit

Përdorni gishtat për të shtypur pikat e akupresurës. Kur aktivizohen këto pika, ato lëshojnë tensione muskulare dhe përmirësojnë qarkullimin.

Rrëfimi i një doktori siberian: Shtypni këtë pikë në trupin tuaj dhe të gjitha dhimbjet do të ndalojnë brenda 30 sekondave Read More »