Shendetesi

Lëngu i hudhrave – Përdorimet e forta në mjekësinë popullore

Lëngu i hudhrave është i jashtëzakonshëm për mbrojtjen e imunitetit dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.
Ka njerëz që bëjnë be e rrufe kundër pirjes së lëngut të pastër të hudhrave. Por pa dyshim me të lexuar përfitimet e pamohueshme të kësaj pije unike, do të ndryshojnë mendje.

Lëngu i hudhrës nxirret duke shtypur ose shtrydhur thelbinjtë e hudhrës, që vjen nga bima me emrin shkencor Allium sativum. Hudhra ka ngjashmëri me qepën dhe është përdorur prej mijëra vitesh në të mirë të shëndetit të njeriut.

Përdorimet e saj jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore janë të panumërta.

Të shumtë janë ata që nuk heqin dorë së konsumuari lëngun e hudhrës për shkak se ajo lufton inflamacionin, bakteret, mykun por ka edhe shumë antioksidantë.

Ky lëng përgatitet krejt lehtë dhe është një burim i pasur i alicinës. Ky është përbërësi më aktiv i hudhrës.

Lëngu përmban një sërë vitaminash si ajo B dhe C, por edhe minerale si mangani, fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi zinku dhe shumë acide yndyrore mirëbërëse.
Përfitimet shëndetësore
Përfitimet kryesore të lëngut të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë.

Konsumi i lëngut të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj.

Shumë njerëz përdorin lëngun e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato.

Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer.

Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit.
Si të përgatisni lëngun e hudhrës
Lëngun e hudhrës mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Përbërësit e nevojshëm janë hudhra dhe shumë durim. 1 kilogramë hudhra do të gjenerojnë 2 filxhanë me lëng, të cilat mund t’i ruani për përdorim të gjatë.
Përbërësit
1 kilogram hudhër

Hapi 1 – Pastroni thelbinjtë e hudhrës dhe lajini mirë.

Hapi 2 – Hidhni në një mikser ose shtrydhëse për 2-3 minuta.

Hapi 3 – Tulin e mbetur në makineri kullojeni dhe shtrydheni në një enë qelqi.

Hapi 4 – Filtrojeni lëngun e akumuluar të hudhrës për të larguar mbetjet.

Hapi 5 – Hidheni lëngun në një enë për kuba akulli që të parandaloni oksidimin dhe futeni në ngrirje.

Këshilla për servirjen: Kubët e lëngut të akullt të hudhrës mund t’i konsumoni një e nga një nëpër supa, lëngje frutash ose ujë të ngrohtë për gargarë pse edhe për pirje.

Lëngu i hudhrave – Përdorimet e forta në mjekësinë popullore Read More »

Bebja kineze lind katër vjet pas vdekjes së prindërve të tij

Një bebe ka lindur në Kinë me anë të “nënës zëvendësuese”, katër vjet pas vdekjes së prindërve të tij biologjikë në një aksident me makinë, shkruan BBC.

Çifti, i cili vdiq në 2013-n kishte ngrirë në frigorifer disa embrione me shpresën se do të arrinin të bëheshin me fëmijë me anë të metodës “In Vitro”.

Pas aksidentit, prindërit e viktimave, “luftuan ligjërisht” që të mund të përdornin embrionet.

Djali lindi në Dhjetor nga një “nënë zëvendësuese” nga Laosi dhe rasti u raportua nga “The Bejing News” këtë javë.

Në kohën e aksidentit, embrionet ruheshin në spitalin e Nanjing në demperaturën minus 196 gradë me nitrogjen.

Beteja gjyqësore u dha të katër gjyshërve të fëmijës të drejtën mbi fertilizimin e vezëve.

Kështu, gjyshërit e ardhshëm bashkëpunuan me një agjensi të “nënave zëvendësuese” dhe vendosën ta bënin një gjë të tillë në Laos, ku ishte e ligjshme.

Duke qenë se asnjë linjë ajrore nuk pranoi të transportonte termusin me nitrogjen, ngarkesa u transportua me makinë.

Asnjë nga prindërit nuk ishte gjallë për të vërtetuar atësinë, ndaj të katër gjyshërit dhanë gjak për testet e ADN-së për të vërtetuar se bebja ishte vërtet nipi i tyre dhe sigurisht, kishte kombësi kineze.

Bebja kineze lind katër vjet pas vdekjes së prindërve të tij Read More »

Pihet në pranverë, parandalon kancerin, hipertensionin dhe diabetin! Ju duhet vetëm 1 gjethe e vetme

Gjethet e ullirit janë produkte të cilët na ndihmojnë për të të parandaluar një sërë sëmundjesh të ndryshme siç mund të përmendim infeksionet e mushkërive, gonorreja, tuberkuloza, gripi, meningjiti, hepatiti B, urdhja.

Gjethet e ullirit janë një mundësi e mirë për të larguar infeksionet në traktin urinar, por edhe te infeksionet kirurgjikale. Substancat në gjethet e ullinjve forcojnë sistemin imun, ngritin energjinë e organizmit, luftojnë viruset dhe parazitët, ulin shtypjen e gjakut, ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Për të përgatitur një çaj nga gjethet e ullirit është e nevojshme që në një gotë nevojiten rreth 15 deri 20 gjethe të thara të ullirit. Vloni ujin, hidhni gjethet dhe e vloni edhe për 2 deri 3 minuta. Lini gjethet të qëndrojnë në ujë edhe për 10 minuta e më pas i nxirrni. Çajin mund ta pini të ftohtë ose të ngrohtë, me mjaltë. Limon apo pa asgjë. Ky lloj i çajit shëron shumë sëmundje. Ka shije të ëmbël, e më së miri është ta pini në pranverë, nga gjethet e freskëta.

Pihet në pranverë, parandalon kancerin, hipertensionin dhe diabetin! Ju duhet vetëm 1 gjethe e vetme Read More »

Shumica e shqiptarëve i injorojnë, por ka ardhur koha të përballen më këtë para se pasojat të jenë fatale

Në mungesë të njohurive të duhura mbi problemet dentare si dhe të një regjimi të përditshëm të pastrimit të duhur të tyre, shumica e shqiptarëve kanë patur dhe kanë probleme me dhëmbët.

Rritjen e ndërgjegjësimit për një pamje dhe higjienë më të mirë orale e tregon edhe shtimi në masë i numrit të klinikave dentare që operojnë në vendin tonë.

Por e vërteta është se dhëmbët duan një pastrim dhe mirëmbajtje të përditshme sa më të hershme për të mos shkuar problemi deri në kosto financiare të mëdha.

Justifikimi ynë kur përfundojmë me dhëmbë të prishur e që rrezikojnë të na sëmurin krejt trupin është mungesa e parave për t’i trajtuar si dhe lënia pas dore.

Mos harroni, sa më shumë të rëndohet gjendja e një dhëmbi aq më shumë rritet kostoja për rregullimin e tij dha sa më shumë të shtyhet zgjidhja e problemit aq më i rrezikshëm bëhet ai për dhëmbët e tjerë dhe jo vetëm.

Ja cilat shenjat që mund të jeni një prej tyre.

Mishrat e kuqe ose të fryrë

Inflamacioni në formë të mishit të dhëmbëve në ngjyrë të kuqe, të fryrë ose të butë mund të jetë një shenjë e sëmundjes periodontale (më mirë e njohur si sëmundja e dhëmbëve).

“Inflamacioni ose shqetësimi shkaktohet nga bakteret që grumbullohen rreth dhëmbëve dhe përhapen kur nuk hiqen mekanikisht nga pastrimi me fill dentar, larja e rregullt dhe pastrimi në një klinikë dentare”, – thotë Mazen Natour, një prosthodontist në New York City.

Është e rëndësishme që të trajtohet që të mos përparojë në periodontitis, një formë më serioze e sëmundjes së mishit të dhëmbëve që shkakton lëvizjen e dhëmbëve dhe formon “xhepa” që mund të infektohen.

Gjak në gropëza

Nëse pështyni gjak pas larjes me furçë dhëmbët, tregohuni të vëmendshëm. “Gjakosja pas larjes së dhëmbëve është një shenjë e madhe dhe mund të sinjalizojë gingivit”.

Gingiviti është një formë e butë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve që shkakton gjakderdhjen e mishrave, sidomos pas larjes ose pasi hahet.

Për fat të mirë, është zakonisht e kthyeshme me pastrimin e përditshëm dhe pastrimin me fill dentar, si dhe pastrimet e rregullta nga një dentist.

Lëvizja e dhëmbëve

Dhëmbët e lirshëm që lëvizin pak, kur shtyhen lehtësisht nga gjuha ose gishti juaj, janë një shenjë se sëmundja mund të përparojë, – thotë Dr Vernon.

“Vrimosja” e dhëmbëve

Buzëqeshni plotësisht dhe hidhni një sy në pasqyrë: nëse vëreni hapësirat ndërmjet dhëmbëve që duken si trekëndësha të vegjël të zinj, kjo është një shenjë se dhëmbët po vrimosen.

Formimi i pllakëzave

“Kombinimi i vizitave dentare rutinore (në mënyrë ideale çdo gjashtë muaj) dhe pastrimi i përditshëm edhe me fill dentar mund të parandalojnë ndërtimin e pllakave, të cilat këto të fundit kontribuojnë në sëmundjen e dhëmbëve”, – thotë Dr. Natour.

Pllaka është cipa ngjitëse që formojnë dhëmbët – nëse nuk pastrohen në mënyrë adekuate nga pastrimi i rregullt dhe filli dentar, ajo mund të shndërrohet në tartar, e cila mund të mbajë baktere.

Humbja e dhëmbëve

Sëmundja e patrajtuar e dhëmbëve mund të çojë në simptoma më serioze të tilla si humbja e tyre, – thotë Dr Natour.

“Ky inflamacion i hershëm do të përparojë, dhe nëse mbetet i pakontrolluar dhe i ushqyer nga burimet e ndryshme të sheqernave nga dieta jonë, do të zhvillohet në një bakter më agresiv”, – thotë ai.

Dhëmb i ndjeshëm

Ndërkohë që ndjeshmëria e dhëmbëve mund të thotë që ju jeni thjesht po përdorni një furçë të papërshtatshme, ajo është gjithashtu një simptomë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

“Lëvizja e mishit të dhëmbëve ekspozon rrënjën e dhëmbit ndaj kavitetit oral, e cila do të fillojë t’i bëjë dhëmbët më të ndjeshëm ndaj ushqimit dhe pijeve të nxehta dhe të ftohta”, – thotë Dr. Natour.

Erë e keqe e gojës

Nëse nuk keni pasur kurrë një erë kronike të keqe të gojës, por vini re se papritmas duket të jetë vazhdimisht pak më pak e freskët, mund të jetë një shenjë e sëmundjes së dhëmbëve.

Dr. Vernon thotë se duhet të kujdeseni për një aromë të ngjashme me alkoolin ose me mollët e kalbura, që shkaktohet nga bakteret që emigrojnë nën indin e dhëmbëve, një zonë e vështirë për t’u arritur nga furrat e dhëmbëve dhe pastruesit e dhëmbëve.

Kërcëllima e dhëmbëve

Ndërsa jo teknikisht një simptomë e sëmundjes së dhëmbëve, krcitja ose shtrëngimi i dhëmbëve tuaj është një faktor rreziku.

Këto veprime vënë forcë të tepruar në indet mbështetëse të dhëmbëve, duke përshpejtuar shkallën në të cilën ata janë shkatërruar.

Pirja e duhanit

Në rast se keni nevojë për një arsye tjetër për të lënë cigaren, kini parasysh këtë:

Studimet kanë treguar se duhanpirësit kanë më shumë tartar se jo-duhanpirësit, një pararendës i sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

Plus, produktet e duhanit dëmtojnë dhëmbët dhe mishrat, duke siguruar një derë të hapur për bakteriet që shkaktojnë infeksionet që mund të shkaktojnë sëmundjet e dhëmbëve.

Shumica e shqiptarëve i injorojnë, por ka ardhur koha të përballen më këtë para se pasojat të jenë fatale Read More »

Mjekët janë alarmuar: As kripa, as sheqeri, ky është helmi i frikshëm që çdo shqiptar konsumon përditë

Një nga përbërësit më të dëmshëm që konsumojmë rregullisht, pa qenë të vetëdijshëm që e konsumojmë dhe për efektet e tij është sodium glutamate (E621), një shtues i zakonshëm që gjendet thuajse në të gjithë ushqimet e përpunuar. Për më tepër, vështirë se të gjenden restorante që nuk e përdorin këtë përmirësues të shijes.

Sodium glutamate E621 është në formën e pluhurit kristalor të bardhë dhe është shumë i ngjashëm me kripën apo sheqerin. Ai mund të gjendet edhe në formë të lëngshme. Ka shijen e supës së mishit dhe mund të shtohet në çdo ushqim për të përmirësuar shijen. Marrja e këtij përbërësi shkakton ndjenjë urie dhe çon në mbingrënie dhe obozitet.

Stimulon qelizat e trurit në të njëjtën mënyrë si drogërat, të cilat krijojnë një ndjenjë varësie. Përthithet lehtësisht në gjak dhe në trup duke shkaktuar ndryshime në gjene dhe në sensin e shijes.

Siç e përmendëm, ky shtues ushqimor përdoret në shumë ushqime popullore, duke përfshirë salsiçet, hot dogët, patatinat, supat e parapërgatitura, ushqimet e konservuar, birrat e kështu me rradhë. Doza e lejuar ditore për të rriturit është 1.5 gramë dhe për fëmijët më pak se gjysmë grami.

Një fakt që ia vlen të përmendet është se mbi 200 tonë të këtij shtuesi ushqimor përdoren çdo vit në botë. Simptomat e zakonshme të overdozës së E621 përfshijnë marramendje, migrenën, shqetësimet vizuale, imbalancë hormonale, ndjesi të vjelli, dobësi, dhimbje kraharori etj.  Është gjithashtu e njohur si sindroma e restorantit kinez.

Është zbuluar së pari në vitin 1907 në Japoni nga shkencëtari Ikeda Kikunae, i cili zbuloi se substanca përmirëson veçanërisht shijen dhe aromën e ushqimit të konservuar, të shpejtë dhe të ngrirë.

Ky shtues ushqimor i zakonshëm ka fituar shumë popullaritet gjatë viteve dhe sot ka shitje shumë të mira në vende si Amerika.

Edhe pse përmirëson shijen dhe aromën e produkteve ushqimore, sodium glutamate ka edhe një sërë efektesh anësore.  Ai ndikon receptorët e gjuhës duke e bërë ushqimin më të shijshëm se sa është. Kjo është arsyeja pse njerëzit krijojnë varësi ndaj ushqimeve të përpunuara, si: patatinat, ëmbëlsirat, ushqimet gjysmë të gatshme etj.

Në një studim, minjve që iu dha sodium glutamate në ushqim humbën shikimin.

Është e rëndësishme të theksohet se E621 është jashtëzakonisht me përfitim për ushqimet e përpunuar sepse jo vetëm pakëson koston e prodhimit, por rrit edhe shitjet e produktit.

Kështu, herën tjetër kur të blini ushqim, kontrolloni përbërësit dhe mënjanoni ato produkte që përmbajnë E621.

Erëzat natyrale janë një alternativë shumë më e mirë dhe më e shëndetshme se ky shtues ushqimor.

Mjekët janë alarmuar: As kripa, as sheqeri, ky është helmi i frikshëm që çdo shqiptar konsumon përditë Read More »

Probleme me tretjen dhe fryrjen, mësoni recetën

Ata që vuajnë nga problemet e tretjes dhe në veçanti nga problemet e zorrëve, në fazën akute duhet së pari të shmangin fibrat. Veçanërisht bëhet fjalë për drithëra të përpunuara dhe të pjekura në produkte si buka dhe biskotat. Gjithashtu duhen shmangur edhe perimet e ngarkuara me fibra. AgroWeb.org ju këshillon më mirë të zgjidhni perime qetësuese, si karrota, kunguj ose kungulleshka të gatuara si pure.

Thuajini po supave të orizit, qullit ose hikërrave. Për të pirë, çaji jeshil është i shkëlqyeshëm. Pas fazës akute, për të ndihmuar florën bakteriale, ju duhet të përdorni perimet me gjethe të errëta si spinaq, sallatë jeshile, etj, që janë të pasura me minerale alkaline që shmangin acidet në tretje.

Selino është mjaft e dobishme, pasi përmban substanca mirëbërëse të tilla si apigenin. Selinon mund ta përdorni në sallatë ose ta shtrydhni dhe ta pini si lëng. Ka ushqime që janë shumë të dobishme për zbutjen e inflamacionit të zorrëve: ato janë fara e linit.

Farat e linit menjëherë ulin fryrjen dhe qetësojnë sistemin e tretjes. Vaji i linit dhe farat e linit janë dy ndihma të çmuara në rastin e problemeve të zorrëve. Ato përfaqësojnë një burim të shkëlqyeshëm të Omega 3, të dobishme për të riparuar indet e brendshme të prekura nga acarimi dhe të përmbajnë fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në rregullimin e gjithë sistemit të tretjes. Është e rëndësishme që gjithmonë t’i shtypni farat e linit me një mulli kafeje për të bërë një pluhur që mund të përdoren në lëngje dhe supa.

Çfarë duhet shmangur për të shmangur probleme me tretjen?

Këtu keni një listë të ushqimeve të dëmshme për tretjen, fryrjen dhe problemet e zorrëve. Duhet shmangur alkooli dhe kafeina. Duhen shmangur aditivët tek buka, siç është glutamati. Gjithashtu e dëmshme është edhe majaja industriale që gjendet tek buka dhe brumërat. Mishi dhe ushqimet yndyrore vështirësojnë tretjen. Sheqeri i bardhë, mell i përpunuar, patatinat dhe produkte të tjera të ngjashme nuk e ndihmojnë aspak organizmin gjatë fazës së problemeve me tretjen.

Probleme me tretjen dhe fryrjen, mësoni recetën Read More »

Vala e emigrantëve/ Qepen vajzat shqiptare. Për 10 minuta sërish të virgjëra, ja në cilat qytete aplikohet më shumë…

Me dhjetëra vajza u drejtohen klinikave obstetrike-gjinekologjike për të rindërtuar himenin e virgjërisë. “Qepja”, që quhet në gjuhën popullore, kërkohet prej tyre si një nevojë e domosdoshme për të krijuar familje apo për të finalizuar me fejesë një lidhje me një djalë konservator ose emigrantë që duan bashkëshortet e tyre të paprekura. Fenomeni i rindërtimit të himenit, i prek të gjitha grupmoshat. Nëse bisedon me mjekët që kryejnë këto ndërhyrje mëson se femrat intelektuale që bëjnë këto ndërhyrje janë të rralla, e megjithatë numërohen disa. Origjina e tyre është rurale dhe më së shumti nga zonat veriore të vendit.

Çmimi i kësaj ndërhyrjeje varion 300 deri në 1200 euro,varet se çfarë grade është dhe zgjat vetëm 10 minuta. Pas kësaj ndërhyre vajza nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale për një javë, derisa të shërohet plaga. Sajë kësaj ndërhyrjeje shumë vajza kanë arritur të ndërtojnë familje, edhe pse të mbështetur në një mashtrim. Ndërhyrjet e tilla kryhen më së shumti në klinikat private kudo në vendin tonë. Spitalet publike janë më pak ose aspak të frekuentuara, pasi vajzat u tremben thashethemeve.

Tirana, Durrësi, Shkodra dhe qytete të tjera të mëdha janë në krye të listës së këtyre ndërhyrjeve të veçanta gjinekologjike. Nuk ekziston një ligj apo rregullore ku ndalohet rindërtimi i himenit. Por nga ana tjetër ai nuk është as i ligjëruar. Në rastet e pakta të shënuara në Maternitetet shtetërore, “qepja” shënohet si një diagnoze e zakonshme, për të shmangur problemet e mundshme. Vajzat dhe gratë në karrierë, që jetojnë në familje liberale e konsiderojnë këtë fenomen si të turpshëm. Sipas opinioneve të mbledhura për këtë shkrim, shumica drastike e konsideron mohim të të drejtave të gruas që cënon dhe psikologjinë e saj.

Flasin specialistët

Merita Ajlushani, obsetër-gjinekologe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Mjerisht numri i vajzave që kërkojnë të rindërtojnë himenin është rritur. Vërehet një fluks i tyre që kërkojnë të bëjnë këtë ndërhyrje, për të hyrë në një martesë, fejesë apo qoftë dhe lidhje dashurie. Grupmoshat janë të ndryshme, por shumica e tyre janë nga veriu, nga zonat rurale, ku mentaliteti duket se vret më tepër. Në maternitet, ne nuk i trajtojmë rastet e tilla, pasi fluksi i punës që ne kryejmë paraqet raste vërtet që kanë nevojë për ndihmën tonë. Lindja e një fëmije, ndërhyrja për të shpëtuar jetën e një pacienteje, është shumë më e rëndësishme se rindërtimi i një himeni. Unë personalisht nuk pranoj të trajtoj rastet e tilla, për arsyen më të rëndësishme: virgjëria nuk është sëmundje. Dhe nuk ka pse të trajtohet si e tillë. Nuk është se i gjykoj vajzat që bëjnë këto ndërhyrje, por nuk pajtohem me këtë fenomen. Ato mund të kenë qëllime të mira që ndërmarrin të përfundojnë në rindërtim himeni.

Ermira Kasa, obsetër-gjinekologe në Spitalin Amerikan në Durrës

Më vjen vërtetë keq, që tanimë, kur ka informacion të bollshëm në këtë fushë, shumë meshkuj mendojnë se i vetmi tregues i virgjërisë është gjaku. Njihet nga mjekësia himeni pa hemorragji, që duhet të arrijë deri në masën 30% të femrave. Ato janë të virgjëra, ndonëse nuk kanë hemorragji gjatë aktit. Këta meshkuj duhet të informohen se partneret e tyre thjesht kanë një fizik të veçantë, jo se kanë humbur virgjërinë.

Theksoj se rindërtimi i himenit konsiston vetëm në sipërfaqe. Një mashkull me eksperiencë dhe njohuri duhet të jetë në gjendje të kuptojë se partnerja ka bërë një ndërhyrje të tillë. Fakti që këto paradokse ngjasin, më lë shteg të lirë të mendoj se mungesa e informacionit dhe mentaliteti konservator kanë rritur rastet e këtij fenomeni.

Daniela Kurti, socio-psikologe në Prokurorinë e Tiranës

Është e trishtueshme të mendosh se për shumë njerëz vazhdon të mbetet tabu prishja e cipës së virgjërisë para se vajza të martohet, dhe kjo ndeshet kryesisht në zonat rurale të Shqipërisë. Në këto raste, fatkeqësisht nuk vlerësohet njeriu, por një cipë që vazhdon të mbetet simbol i ndershmërisë, por që në fakt nuk është e tillë. Kjo rrezikon emancipimin e shoqërisë, pasi virgjëria e një vajze është një çështje personale që ka shumë rëndësi për vetë vajzën dhe shumë më pak për të tjerët. “Virgjëria” nuk është sinonimi adekuat i ndershmërisë, moralit, sinqeritetit, pastërtisë femërore. Natyrisht që në mjaft zona të Shqipërisë virgjëria ruhet ende si një simbol i shenjtë, i destinuar t’i jepet njeriut me të cilin presupozohet të kalohet jeta. Edhe pse ky fenomen dekadat e fundit është zbutur së tepërmi, ekzistojnë mjaft njerëz të cilët e gjykojnë virgjërinë e femrës si elementin bazë të pastërtisë dhe ndershmërisë femërore.

Vala e emigrantëve/ Qepen vajzat shqiptare. Për 10 minuta sërish të virgjëra, ja në cilat qytete aplikohet më shumë… Read More »

Farat e kastravecit, vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin

Gjithçka që na servir nëna natyrë është e pasur në vlera dhe e dobishme për shëndetin e njeriut. Dhuratat më bujare janë padyshim frutat, perimet, erëzat, barishtet por edhe farat.
Kastraveci është një nga perimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë rregullisht. Vlerat e kastravecit janë të njohura, por farat e imëta e të lëngshme që gjenden në brendësi të tij janë tepër të shëndetshme. Në këtë artikull do të zbuloni arsyet përse duhet të konsumoni më shumë prej këtyre farave të lëngshme.

Përfitimet për lëkurën

Kastraveci dhe farat e tij janë idealë për të trajtuar problemet me lëkurën si djegia nga dielli, rrudhat e të tjerë. Sipas të dhënave përdorimi i farave i jep lëkurës shkëlqim rinor ndërkohë që antioksidantët që gjenden tek i gjithë kastraveci e gjallërojnë atë në mënyrë natyrale.

Përfitimet për flokët

Nëse keni probleme me flokët, nëse ato bien apo janë të dobësuar, atëherë zgjidhjen e gjeni tek farat e kastravecit. Ato përmbajnë sulfur që stimulon rritjen e flokëve, i bën ato më të dendur dhe më të shëndetshëm. Konsumi i rregullt i lëngut të kastravecit bashkë me farë ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve.

Shqetësimet me tretjen

Konsumi i rregullt i farave të kastravecit rekomandohet për të përmirësuar shëndetin e sistemit tretës. Farat e kastravecit parandalojnë një sërë problemesh me tretjen siç janë aciditeti i lartë, gastriti e të tjerë. Uji dhe mineralet që gjenden tek kastraveci ndihmojnë në funksionin e plotë të organeve të tretjes dhe në largimin e toksinave.

Mbipesha

Nëse dëshironi të humbisni peshën e tepërt, atëherë konsumoni më shumë kastravec me gjithë farë. Në këtë mënyrë do të merrni më pak kalori dhe më shumë minerale të nevojshme për rënien në peshë.

Shëndeti i dhëmbëve

Konsumi i rregullt i farave të kastravecit përmirëson shëndetin e mishrave dhe dhëmbëve. Ngrënia e kastravecit largon bakteret e këqija që mblidhen në gojë e shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe prishjen e dhëmbëve.

Shëndeti mendor

Farat e kastravecit përmbajnë bakër, një mineral që stimulon ndërveprimin e nervave dhe shëndetin mendor. Sipas të dhënave truri ushqehet me mineralet më të dobishme dhe organizmi është më pak i prekur nga stresi.

Inflamacioni

Farat e kastravecit luftojnë inflamacionin në organizëm që shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Ato rekomandohen kundër dhimbjeve të kokës, rrathëve të zinj të syve, njollave në lëkurë e të tjerë.

Farat e kastravecit, vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin Read More »