Shendetesi

Luleshtrydhet, e kuqja e tavolinës së pranverës

Të bukura për t’u parë, të mira për tu ngrënë dhe për shëndetin e bukurinë. Flasim për luleshtrydhet, shijen e kuqe të pranverës. Forma e tyre si zemër dhe ngjyra e gjallë të tërheqin shikimin dhe të shtojnë nepsin për t’i shijuar. Dhe pse kanë shije të ëmbël luleshtrydhet kanë pak kalori dhe janë mjaft të mira për një dietë dobësimi.

Vetitë ushqyese

Mes të mirave të çmuara është përmbajtja e lartë e vitaminës C dhe flavonoidë. Të mendosh që vetëm pesë luleshtrydhe kanë sasi të kësaj vitamine sa një portokall.

Për më tepër ky frut është një antioksidant që lufton radikalet e lira dhe plakjen e lëkurës. Janë të nevojshme si anti moshë por edhe për të forcuar sistemin imunitar dhe për të mbrojtur zemrën.

Ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të mirë dhe qëndrueshmërisë së tensionit të gjakut. Luleshtrydhet janë të pasura me ujë dhe përmbajnë shumë pak kalori. Të mendosh që 100 gram i këtij fruti kanë vetëm 30 kalori. Janë ëmbëlsira ideale për të shijuar, duke shtuar dhe pak lëng limoni.

Si t’i zgjedhësh?

Rregulli i artë që vlen për të gjithë frutat: pavarësisht se sot luleshtrydhet i gjejmë gjatë gjithë vitit, duhet respektuar kur e kanë stinën, që është fundi i prillit dhe fillimi i majit. Zgjidhini të pjekura, të forta dhe pa shenja. Mos u tërhiqni nga ngjyra intensive apo përmasa e frutave pasi ka mjaft varietete.

Kur i blejmë i heqim menjëherë nga vasketa dhe i vendosni butësisht në një enë pa i mbivendosur. Heqim frutat që janë të dëmtuara dhe mos harroni ti konsumoni dy ditë nga dita e blerjes. Nuk i lajmë derisa t’i vendosim në tavolinë.

Luleshtrydhet, e kuqja e tavolinës së pranverës Read More »

Zbuloni të vërtetat – A ndryshon gjaku në Pranverë ?

Edhe pse temperaturat janë ende të ulta në Shqipëri, kemi hyrë një sezon shumë të veçantë, pranverë.

Ardhja e kësaj stine shoqërohet me shumë ndryshime për trupin.

Një prej tyre ka të bëjë me gjakun.

Siç e dimë, pranvera fillon më 21 mars, dhe dita nis e zgjatet.

Ky fenomen ka një ndikim të madh në trupin tonë.  Gjatë dimrit shumë njerëz ndihen të stresuar apo melankolik. Por ndryshe ndodh në ditët me diell.

Po ashtu, rritja e rrezatimit dhe ngrohtësisë së diellit ka një efekt mbi ne. Ndikon në prodhimin e hormoneve të caktuara si melatonina, që ka efekt në emocionet tona, në hapjen e oreksit apo energjinë.

Por ardhja e pranverës nuk është një lajm i mirë për të gjithë. Ndryshe nga shumë njerëz, disa persona janë të prekur nga një trishtim i papritur apo plogështi.

Kjo lloj simptome ka të bëjë me atë që quhet lodhja e pranverës.

Kjo lodhje shoqërohet me çrregullime të gjumit, humbje të motivimit dhe mërzi. Megjithatë, mos e humbni shpresën, sepse, sipas mjekëve lodhja e pranverës është e butë dhe shpesh jetëshkurtër.
Por çfarë ndodh me gjakun?
Në mot të ftohtë, enët e gjakut në sipërfaqen e trupit tonë tkurren dhe zvogëlohen për të mbajtur gjakun e ngrohtë thellë brenda.

Kur koha ngrohet, enët e gjakut zmadhohen për të çliruar nxehtësinë nga trupi. Pra gjithçka ka të bëjë me qarkullimin më të mirë të gjakut në një mot më të ngrohtë.

Pra në Pranverë ajo që ndodh është vërshim i gjakut në trup për shkak të ngrohjes së klimës, e kjo shpesh merr kuptimin e ndërrimit të gjakut.

Ky perceptim vjen nga një energji më e madhe që e kaplon trupin.
Rigjenerimi i Qelizave
Qelizat e trupit ndahen, shuhen dhe rigjenerohen vazhdimisht. Çdo qelizë ka një cikël jete të ndryshëm.

Qelizat shuhen dhe zëvendësohen me të tjera gjatë gjithë jetës.

Qelizat në shtresën e brendshme të stomakut zëvendësohen çdo pesë ditë, sepse janë të ekspozuara ndaj aciditetit.

Rruazat e kuqe jetojnë për të paktën katër muaj në organizëm, ndërsa qelizat e mushkërisë shuhen dhe zëvendësohen çdo pesë muaj.

Megjithatë, disa qeliza kanë nevojë për të paktën shtatë vjet që të rigjenerohen.

Thënë thjesht, asnjë qelizë nuk është e pazëvendësueshme. Ato ndërrohen vazhdimisht. Nuk është vetëm çështje stine

Zbuloni të vërtetat – A ndryshon gjaku në Pranverë ? Read More »

Studim i vërtetuar shkencërisht: Kjo është arsyeja pse duhet të flini gjithmonë me çorape

Shumë njerëz i heqin çorapet para se të shkojnë në shtrat, por sipas studimeve të fundit, fjetja me çorape është diçka pozitive për trupin. Mbajtja e tyre veshur bën që këmbët të ngrohen dhe enët e gjakut të zgjerohen duke sinjalizuar trurin se është koha për të fjetur.

Përveç se përmirëson gjumin, ky zakon përmirëson dhe jetën tuaj seksuale. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Groningen, 80% e çifteve që kanë kryer marrëdhënie seksuale me çorape veshur kishin përjetuar orgazmën, gjë që është vërtetuar me një skaner të trurit.

Edhe një tjetër eksperiment tregoi se heqja e çorapeve gjatë seksit zvogëlonte në mënyrë të konsiderueshme mundësinë për orgazëm.

Megjithatë nëse vendosni të mbani veshur çorapet gjatë natës, sigurohuni që të jenë të pastra.

Mbajtja e çorapeve që keni pasur gjatë ditës rrit rrezikun e infeksioneve mykotike në këmbë. Gjithashtu mundohuni që të jenë materiale të lehta dhe natyrore, si për shembull pambuk.

Studim i vërtetuar shkencërisht: Kjo është arsyeja pse duhet të flini gjithmonë me çorape Read More »

Nuk e dinte se ishte shtatzënë deri 18 javë, por ajo që i porsalinduri shtrëngon në grusht zbulon misterin e vërtetë

Në gusht të vitit 2016, Lucy Hellein vuri një spirale Mirena IUD, një pajisje për kontrollin e lindjeve që është mbi 99 për qind efektive sipas mjekëve dhe faqes zyrtare të Mirena. Pak më shumë se nëntë muaj më vonë, ajo lindi një djalë.

Dhe tani, një javë pas lindjes së tij, ai tashmë është një ndjesi virale nga kjo foto e marrë prej tij menjëherë pas lindjes.
Fotoja shkoi shpejt viral pasi njerëzit pretendonin se foshnja Dexter Tyler lindi duke mbajtur kontrollin e lindjes në dorë. Edhe pse e pasaktë, historia e vërtetë është po aq bindëse.

Hellein ka gjasa të mbetej shtatzënë tri javë pas vendosjes së spirales IUD . Në dhjetor ajo zbuloi se ishte shtatzënë 18 javëshe. Mjeku nuk ishte në gjendje të hiqte IUD, kështu që ajo vazhdoi shtatzëninë me IUD brenda saj.

Në një postim në Instagram që njofton shtatzëninë e saj, Hellein shkroi: “Më është dhënë një datë lindjeje ne 4 maji … megjithese mjeku ka thënë se forca është e fortë me këtë, por ky djalë ishte padyshim një surprizë e madhe. Meqe duketjam pjese e 1% të grave që përfundojnë me një shtatzëni të zbatueshme “.

Gjatë ndërhyrjes seksio cezarian, doktori i saj gjeti IUD pas placentës së saj. Një infermiere e vuri atë në dorën e foshnjës Dexter dhe një foto u shkrep.

Megjithëse nuk ishte planifikuar, Hellein për fat të mirë e mirëpriti fëmijën e ëmbël dhe të shëndetshëm Dexter në familjen e saj. Ajo tani ka tre fëmijë, dhe kishte përdorur më parë Mirena IUDs të suksesshëm më parë.

“Asnjë metodë e kontrollit të lindjes, duke përfshirë edhe Mirena, nuk është 100% e përsosur”. Kuptoni se nëse do të bëni seks, ka një shans që të ngjizni një fëmijë, pa marrë parasysh metodat e kontrollit të lindjes tuaj.

Në rastin e Helleinit, IUD ishte në rregull me shtatzëninë e saj, por kjo nuk është e rekomanduar për të tjerët. Mbajtja e një IUD gjatë shtatzënisë është e rrezikshme. Sipas Mayo Health Clinic, shtimi i shtatzënisë me ndonjë lloj IUD rritë rrezikun e shtatzënisë ektopike (kur veza i bashkëngjitet diku tjetër përveç mitrës).

Një nga mrekullitë e lindjes së Dexter është se IUD nuk e prishi zhvillimin e tij. Përveç të qenit një në një milion, ai mbijetoi rreziqet që kishin të bënin me IUD në nënën e tij. Ai me të vërtetë është një mrekulli (edhe pse i paplanifikuar).

Nuk e dinte se ishte shtatzënë deri 18 javë, por ajo që i porsalinduri shtrëngon në grusht zbulon misterin e vërtetë Read More »

Shendeti Dr.Gabriel Cousens: Proteina kryesore në prodhimet e qumështit aktivizon kancerin dhe Vezët janë mbartëse të baktereve dhe viruseve

“Kur gatuhen ushqimet, humbasim 50% proteinë, 70-80% vitamina dhe minerale dhe 95% të disa ushqyesve”
Mjekët deklarohen pro dhe kundër vegjetarianëve.

Gjatë viteve të fundit, historitë mbi mizorinë e kafshëve dhe anët negative të të ngrënit produkte shtazore kanë bërë, që tema e të qenit vegjetarian të trajtohet më shumë se asnjëherë tjetër.

Nëse e keni lënë tashmë kosumimin e mishit, kjo është ndoshta koha e përshtatshme për të dëgjuar mjekun e njohur amerikan Gabriel Cousens (madje edhe fizikant).

Një mjek psikiatër dhe terapist familjar, ai është bërë një emër i njohur në temën e ushqimeve vegjetarine të gjalla dhe mbajtja e kësaj diete mund të kurojë diabetin dhe depresionin.

Dr.Cousens ishte trajnuar tradicionalisht, por shumë shpejt ai kuptoi diçka të thjeshtë dhe thelbësore: shërimi i sëmundjeve nuk është vetëm rreth ilaçeve, por gjithashtu duhen ndryshuar zakone dhe duhet parë jashtë kornizave.

“Kur isha student në vitin e tretë të shkollës mjekësore në Columbia Medical School zgjodha pesë raste të pashërueshme të njerëzve, të cilët kishin vështirësi emocionale që ju shfaqnin probleme psiko-fizike.

Kjo më bëri të kuptoj, që mendja ndikon në trup” shpjegon ai.

“Pastaj, vazhdova studimet në psikiatri dhe terapi familjare dhe aty kuptova, që një trup jo i shëndetshëm ndikon në mendje gjithashtu”, shton doktori gjatë një interviste, e cila është përkthyer me shkurtime nga gazeta “Super Shëndeti”.

Lexoni se çfarë thotë ky mjek i famshëm lidhur me shërimin e diabetit dhe depresionit, i cili ka disa libra rreth mënyrës së të ushqyerit për diabetin dhe shumë sëmundje të tjera…

Dr.Gabriel Cousens, ju keni lëvizur nga mjekësia tradiconale në një qasje holistike. Por, si ka ndodhur, që çështja e ushqimeve të gjalla është bërë specifika juaj?

Në një nivel mjekësor, hulumtimet nga mjeku Stephen Spindler tregojnë se, një kufizim kalorie me 40% në dietë rrit genet anti-plakje dhe anti kancer.

Kur gatuhen ushqimet, humbasim 50% proteinë, 70-80% vitamina dhe minerale dhe 95% të disa ushqyesve, është më e thjeshtë të hamë ushqime të gjalla, mund të hani gjysmë më pak dhe kthehet e tëra në gjene anti-plakje.

Në një nivel shpirtëror, kur hani ushqime të gjalla ju jeni duke ngrënë energjinë drejtpërdrejt nga toka.

Kur ju i gatuani ushqimet nuk merrni energji dhe kur hani mish, viçi i ka marr energjitë, jo ju.

Ngrënia e ushqimeve të gjalla ju lidh juve me planetin.

Cilat janë disavantazhet e të ushqyerit me produkte shtazore?
Në terma të shëndetit, ngrënësit e mishit kanë 4 herë më shumë kancer gjiri, 3,6 herë më shumë kancer të prostatës, 4 herë më shumë diabet dhe shumë më tepër sëmundje të përgjithshme kronike.

Nëse do të pinit vetëm qumësht, kjo është 3 herë më shumë leuçemi.

Sa më shumë mish të konsumosh, aq më shumë sëmundje do të keni.

Nga ana tjetër, nëse hani më shumë ushqime me bazë bimore ka më pak sëmundje.

Fakt shkencor është, që proteinat e mishit janë prodhuese kanceri te njerëzit.

Te diabeti, sigurisht që shkaktari kryesor është sheqeri, por ne e dimë që një dietë me mish të kuq, të bardhë dhe peshk krijon 4 herë më shumë diabet, sepse ajo krijon insulinë-rezistencë, apo siç quhet ndryshe gjendje para-diabetike.

Vetëm ushqimet e gjalla mund ta përqeshin diabetin.

Sa më shumë të hahen, e çojnë diabetin “në djall”.

Bëjeni provë për të paktën 1 muaj, pavarësisht se në çfarë faze ndodhet diabeti dhe shiheni.

Masni nivelet e insulinës para se të nisni një regjim ushqimor me produkte të pagatuara dhe rimasni më pas, do të kuptoni se s’keni më asnjë shenjë diabeti.

Është e pranuar kudo, që dieta me ushqimet e pagatuara është më e mira për diabetin dhe ju mban në formë perfekte.

Pasi siç dihet, obeziteti është factor kyç për diabetin.

Pse qumështi nuk është i mirë? Po veza?

Qumështi shkakton 3 herë më shumë leuçemi dhe ne nuk e dimë përse, por 10 herë më shumë kancer të mushkërive.

Duket se proteina kryesore në prodhimet e qumështit në të vërtetë aktivizon kancerin.

Një tjetër arsye për nënat që janë me fëmijë në gji është se kafshët e përqëndrojnë ndotjen në mish dhe në qumësht të tyre dhe që transmetohet tek fëmijët nëpërmjet qumështit të gjirit.

Vezët janë mbartëse të baktereve dhe viruseve, këto të fundit kalohen te njeriu.

Gratë që hanë një vezë në javë kanë sasi dyfish të kancerit të vezoreve.

Ju mund të jeni totalisht të shëndetshëm në një dietë bimore dhe në fakt jeni më të shëndetshëm dhe më të fortë.

Kur isha 20 vjeç dhe luaja futboll, bëja 70 ulje-ngritje, në moshën 60 vjeç, pasi kam qenë për 25 vjet në një dietë bimore, mund të bëj 600 ulje-ngritje.

Ju keni më shumë fuqi dhe 1/10 e sëmundjeve të zemrës dhe 1/4 e diabetit.

Me ushqime të gjalla ju keni edhe më shumë energji për seks, nuk do të keni nevojë për viagra, sepse nuk ka sëmundje të zemrës, që ngushtojnë arteriet.

Me ushqime të gjalla, qarkullimi është i mirë, kështu që dhe energjia seksuale është e mirë. (Sqarim: ushqimet e gjalla quhen ato ushqime që nuk gatuhen fare psh sallatrat, lëngjet e shtrydhura etj, ose gatuhen pak në avull, ose thjesht lihen në ujë për një kohë. Por jo të skuqen dhe valohen në temperatura të larta).

Disa produkte kanë më shumë vlera ushqimore të konsumohen të pagatuara, ndërsa të tjera kanë nevojë që të piqen që të lëshojnë lëndët ushqyese.

Ja një shembull i shkurtër, se cila perime duhet gatuar dhe cila jo…

Asparagu – i gatuar;

Rrepa – e gjallë;

Brokoli – e gjallë;

Kërpudhat – të gatuara;

Qepa – e gjallë;

Specat e kuq – të gjallë;

Spinaqi – i gatuar;

Domatet – të gatuara.

ROLI I ENZIMAVE/ Si vepron ushqimi i pagatuar në trup

ENZIMAT janë molekula të mëdha proteinike që gjenden në të gjithë qeniet e gjalla: bimë dhe kafshë.

Trypi ynë është i aftë të prodhojë dy tipe enzimash: metabolike dhe tretëse.

Enzimat tretëse përfshijnë proteaset, lipaset dhe amylaset, respektivisht për tretjen e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve.

Ushqimi në formën e tij origjinale, i freskët, i gjallë dhe i papërpunuar përmban në mënyrë natyrale enzima që ndihmojnë në tretjen e tij.

Psh, kur një pjeshkë bie në tokë qelizat e jashtme të saj shpërbëhen, enzimat çlirohen dhe pjeshka fillon të tresë vetveten.

I njëjti proces ndodh kur ne përtypim një pjeshkë.

Kjo gjë redukton ndjeshëm ngarkesën e tretjes meqë trupit nuk i duhet të kalojë nëpër procesin taksativ të prodhimit të enzimave për tretjen e pjeshkës.

Ky është një moment kyç meqë trupi harxhon shumë energji për tretjen e ushqimit. Kur ju hani ushqim të gatuar 80% e energjisë totale të trupit shpenzohet në procesin e tretjes së ushqimit.

Kur ju hani ushqim të freskët, të pagatuar energjia e harxhuar për tretjen e ushqimit reduktohet në 20%.

Sa më pak energji të shpenzoni për tretjen, aq më shumë energji keni për të jetuar një jetë sa më aktive.

Shumica e njerëzve e kalojnë jetën totalisht të pandërgjegjshëm për potencialin e tyre të vërtetë sepse trupat e tyre janë gjithnjë nën peshën e rëndë të tretjes së ushqimeve jonatyrale që hanë përditë.

Sa më shumë përpunohet (gatuhet) ushqimi, aq më shumë shkatërrohen enzimat dhe ai ushqim është pothuaj “i vdekur”.

Përpunimi i nxehtë (gatimi) shkatërron 100% të enzimave në ushqim duke e kthyer atë tërësisht inert (pa vlerë).

Përpunimi rrit jetëgjatësinë e ushqimit, fakt ky shumë i dëshiruar nga industria ushqimore, por tërësisht i padëshiruar nga shëndeti dhe mirëqenia e trupit tonë.

Si rezultat i gatimit dhe formave të tjera të përpunimit enzimat pothuajse mungojnë tërësisht në dietën tonë ushqimore.

Nutrientë të tjerë themelorë si vitaminat, mineralet dhe proteinat githashtu shkatërrohen gjatë procesit të përpunimit, gjë e cila krijon probleme të tjera me shëndetin tuaj.

Megjithatë, jo gjithçka humbet meqë trupi ka aftësinë të prodhojë enzima tretëse vetvetiu për të kompensuar mungesën e enzimave në ushqimet e gatuara dhe të përpunuara.

Problemi është që ne kemi lindur me një aftësi të kufizuar për të prodhuar enzima. Kur ju shteroni aftësinë e prodhimit të enzimave, ju vdisni.

Enzimat janë pjesë e magjisë dhe forcës jetësore që gjendet te ushqimet e gjalla. Ushqimet e gjalla jetojnë, kështu që dhe ju jetoni.

Meqë jeta sjell jetën, sa më shumë ushqime të gjalla të konsumoni në raport me ushqimet e vdekura, aq më të gjallë jeni.

Nuk është e pazakontë të shohësh njerëz që konsumojnë ushqime të gjalla (të pagatuara) të duken 15 vjet më të rinj në krahasim me moshën e tyre dhe që të kenë nivele shumë të larta energjie.

Ushqimet e gjalla dhe të pagatuara janë vërtet anti-plakje. Ushqimet e gjalla krijojnë trupa plot jetë brenda.

Ushqimet e vdekura krijojnë sëmundje, kalbje dhe vdekje.

Shendeti Dr.Gabriel Cousens: Proteina kryesore në prodhimet e qumështit aktivizon kancerin dhe Vezët janë mbartëse të baktereve dhe viruseve Read More »

A duhet t’i hani organet e brendshme të kafshëve?

Ka shumë persona të cilët nuk konsumojnë mish të organeve për shkak se mendojnë që nuk janë të shëndetshme, sepse ato filtrojnë toksinat nga trupi i kafshëve.

Shpesh, kjo bëhet edhe një problem duke çuar në neveri ndaj këtyre pjesëve të mishit. Por, duhet të dini se mishi i organeve, sidomos mëlçisë janë plot multivitamina.

Mëlçia
Mëlçia është një burim i rëndësishëm i retinolit, që ndihmon në formimin e vitaminës A. Ju duhet të hani mëlçi të paktën 2 herë në javë në mënyrë që të merrni në sasi të mjaftueshme vitaminën A, veçanërisht nëse keni probleme me lëkurën.
Folatet, cholinet dhe vitamina B12 janë tre elemente ushqyese që gjenden me bollëk në mëlçi. Janë shumë të rëndësishme përsa i përket dietës Paleo. Cholinet janë të përqëndruara kryesisht te vezët dhe te mëlçia, kështu që nëse nuk hani të verdhat e vezëve, përpiquni të shtoni mëlçi në dietën tuaj.

Gjithashtu, fasulet përmbajnë shumë folate dhe nëse nuk i preferoni ato, zëvendësojini duke ngrënë mëlçi. Nëse keni mangësi të bakrit në organizëm, konsumoni mëlçi viçi sepse përban këtë element të domosdoshëm për organizmin. Por, nëse keni nevojë të kufizoni sasinë e bakrit, bëni mirë të hani mëlçi pule.Organ-Meats-Heart-Brain-Kidneys-LiverNdër të tjera, mëlçia është:
Një burim i shkëlqyer i proteinave
E pasur me vitaminë A, B, B12
Një nga burimet më të mira të acidit folik
Një mënyrë e mirë për të marrë hekur, bakër, zink

Organet, sidomos mëlçia janë një pjesë shumë e rëndësishme e dietave të grave shtatzëna, sepse përmbajnë shumë folate. Rekomandohet që gratë shtatzëna të shtojnë në dietën e tyre mëlçinë, rreth 120 gr në javë.

A duhet t’i hani organet e brendshme të kafshëve? Read More »

Përdori këta dy përbërës për kurën ndaj kancerit! Ja pse kompanitë farmaceutike iu vunë kundra

Dr. Johanna Budwig u bë një nga armiket më të mëdha të firmave farmaceutike. Ajo kishte krijuar një kurë që u shpëtoi jetën shumë të sëmurëve me kancer. Ajo madje u nominua për Çmimin e 6-të Nobel në mjekësi. Përdori përbërës jotoksikë për të përgatitur trajtimin e pacientëve të saj, përbërës që nuk kanë efekte anësore.

Por qeveria e ka ndaluar protokollin Budwig, që në vitet ‘50, prandaj shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për të. Ajo pretendonte se e kishte gjetur kurën për shumë raste pacientësh, e megjithatë doktorët refuzonin ta dëgjonin. Një prej arsyeve që e refuzuan ishte edhe humbja e përfitimeve të tyre.

Industria e medikamenteve është një prej më fitimprurëseve dhe kompanitë e mëdha farmaceutike bëjnë shumë para nga trajtimet e kancerit. Pra, nuk është në interesin e tyre që të konfirmojnë kura të veçanta të kancerit.

Meqënëse kanceri është një nga sëmundjet më të përhapura në historinë e mjekësisë, shumë njerëz përpiqen që ta mbajnë në këtë mënyrë, për të përfituar më shumë të ardhura nga mjekimet.

Njerëzit e shëndetshëm kanë nivel oksigjeni në gjak mes 98 dhe 100, kur matet me oksimetër pulsi, ndërsa te pacientët me kancer është vetëm 60. Kjo ndodh sepse tek pacientët me kancer, ai zëvendësohet nga dioksidi i karbonit. Mungesa e oksigjenit është një nga faktorët që çon në krijimin e tumoreve dhe qelizat janë të detyruara që të pësojnë mutacion, gjatë kohës që tentojnë të furnizojnë veten me energji, nga procesi i fermentimit të sheqerit.

Edhe Dr. Otto Warburg i ka dokumentuar këto fakte me të cilin fitoi Çmimin Nobel në mjekësi në 1931. “Protokolli Budwig” stimulon furnizimin me oksigjen të qelizave më shpejt se sa çdo terapi tjetër. Budwig besonte se edhe dietat pa yndyrë mund të ndihmojnë, prandaj ajo shmangu ushqimet që thithnin më shumë oksigjen dhe shtoi në dietë ato ushqime të cilat janë të shëndetshme.

Ajo sugjeroi gjithashtu se rrezet e diellit, që janë një burim natyral i vitaminës D3, kanë veti shumë të mira anti-kancer dhe janë shumë të rëndësishme.
Gjithashtu, protokolli ka dy faza. Faza e parë bazohet se konsumin e nënproduktit të djathit (gjiza quark) dhe vajit nga farat e lirit. Ndërsa faza e dytë konsiston në një dietë speciale që zgjat 6 muaj.

Faza e parë
Përbërësit:

5 lugë gjelle me vaj nga farat e lirit ose 3 lugë gjelle me fara liri të shtypura
1 filxhan me djathë ‘quark’
Pak piper të kuq

Udhëzimet

Ju duhet të përzieni të gjithë përbërësit dhe ta konsumoni këtë përzierje të paktën njëherë në ditë.

Faza e dytë

Gjatë fazës së dytë ju duhet që të ndiqni këto rregulla:

Konsumoni vetëm ushqime të freskëta.
Mos pini ujë nga shishet plastike.
Shmangni sheqerin, ushqimet e përpunuara, yndrnat shtazore dhe mishin joorganik.
Mos pini pije të gazuara.
Shmangni gjalpin, margarinën, majonezën.
Zëvendësoni sheqerin, me ëmbëlsues natyralë, si mjalti.
Shmangni përdorimin e salcave të gatshme tek sallata.
Pini nga një filxhan çaj 3 herë në ditë, si edhe lëngje frutash të shtrydhura vetë nga karotat, selinoja dhe rrepat.
Shmangni kripën.
Shmangni bukën e bardhë, orizin e bardhë, sheqerin, kripën, miellin.
Mos konsumoni produkte soje.
Hani një lugë gjelle vaj kokosi në ditë.
Shmangni vajin e peshkut dhe vajërat e hidrogjenuar.
Pini çaj jeshil çdo ditë.
Shmangni përdorimin e produkteve kozmetike dhe kremërat e diellit dhe gjeni alternative më të shëndetshme për sapun, zbardhues rrobash dhe detergjentë.
Kufizoni përdorimin e ilaçeve.

Përdori këta dy përbërës për kurën ndaj kancerit! Ja pse kompanitë farmaceutike iu vunë kundra Read More »

Pini një gotë ujë çdo natë përpara se të flini! Kur të shpëtoni nga ky problem do na falenderoni

Nëse bëni pjesë në kategorinë e njerëzve që përpara se të shtriheni për të fjetur nuk konsumoni ujë, ka ardhur koha që ta ndryshoni këtë zakon tuajin. Shumë prej nesh mendojnë se kanë marrë mjaftueshëm lëngje gjatë një dite dhe shmangin konsumimin e ujit, i cili në fakt duhet të jetë gjithmonë në krye të listës.

Dihet që konsumimi i ujit është një nevojë bazike e trupit dhe shëndetit, veçanërisht përpara se të flini.

Ekspertët këshillojnë që gjithmonë përpara se të shtriheni për të fjetur të konsumoni të paktën një gotë me ujë. Është mëse e mjaftueshme dhe kjo do të mbajë trupin tuaj të hidratuar gjatë gjithë natës dhe njëkohësisht do t’ju ndihmojë që të flini më mirë.

Po ashtu, një gotë ujë me akull përpara gjumit mendohet se ndihmon në djegien e kalorive të tepërta, duke larguar në këtë mënyrë toksinat e dëmshme nga trupi juaj.

Pini një gotë ujë çdo natë përpara se të flini! Kur të shpëtoni nga ky problem do na falenderoni Read More »