Shendetesi

‘Sekretet’ pse mjalti është antibiotiku më i mirë

Antibiotikët janë ndër ilaçet me të cilat njeriu abuzon më shumë. Recetat mjekësore për antibiotikë lëshohen ndonjëherë edhe për infeksione nga më të rëndomtat. Përdorimi pa kriter i këtyre antibiotikëve do të vështirësojë më shumë kurimin e infeksioneve në të ardhmen. Bakteret po bëhen gjithnjë e më shumë rezistente ndaj antibiotikëve, duke vështirësuar shërimin prej sëmundjeve. Të dhënat shkencore thonë se çdo vit rreth 2 milionë njerëz në botë preken nga infeksione rezistente ndaj antibiotikëve.

Lufton infeksionet dhe mbron organizmin

Studimet më të fundit, kanë konfirmuar se mjalti ka aftësi të jashtëzakonshme në luftimin e infeksioneve në dimensione të ndryshme. Përbërësit e mjaltit pengojnë bakteret të krijojnë rezistencë dhe i shkatërrojnë ato. Mjalti është një ushqim me përbërës të larmishëm siç janë polifenolët. Këta të fundit shterojnë aftësitë shkatërruese të baktereve dhe i detyrojnë ato të dehidratohen dhe të zhduken tërësisht. Një lugë mjaltë në ditë është shumë i rekomandueshëm.

Polifenolët ndërhyjnë në komunikimin e brendshëm të baktereve

Imagjinoni një ushtri të mirëfilltë bakteresh të imëta që futen në organizëm. Në përpilimin e një plani sulmi, bakteret kanë nevojë të komunikojnë me njëri tjetrin për t’u shumuar dhe për të zënë vend. Mjalti dhe përbërësit e tij e ndërpresin këtë proces dhe pa komunikim të brendshëm, bakteret nuk janë në gjendje të çlirojnë toksinat që shkaktojnë sëmundje. Në këtë mënyrë, bakteret nuk janë më rezistente ndaj antibiotikëve.

Antioksidantët shkatërrojnë edhe mykun

Mjalti është efikas edhe kundër virozave dhe mykut. Këto vlera e bëjnë atë më të fuqishëm edhe ndaj antibiotikëve. Antioksidantët që përmban mjalti luftojnë virozat dhe mykun që shkaktojnë sëmundje të tjera. Mjalti rekomandohet të konsumohet edhe kundër viruseve si E.Coli, Stafilokoku e shumë të tjerë. Në treg gjenden shumë lloje mjalti.

‘Sekretet’ pse mjalti është antibiotiku më i mirë Read More »

1 nga 2 shqiptarë nuk e dinë se vuajnë nga sëmundja! Kini kujdes, 5000 raste të reja çdo vit

Të paktën 5000 raste të reja diagnostikohen çdo vit me diabet në Shqipëri, ku 1% prej tyre janë fëmijë. Këto janë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik. Sëmundja e diabetit po rritet me ritme të shpejta, ku numri total i të prekurve në Shqipëri llogaritet të jetë mbi 70 mijë.

Studimet tregojnë se 1 në 2 të rritur nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje, ndaj vitet e fundit organizatat dhe institucionet e linjës kanë ndërmarrë fushata sensibilizuese me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për diagnostikimin dhe parandalimin në kohë të kësaj sëmundje. Në kuadër të 14 nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit, institucionet shëndetësore shpërndanë fletëpalosje informuese në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Në bazë të një studimi ndërkombëtar të realizuar gjatë vitit 2014, Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 422 milionë njerëz janë të prekur nga kjo sëmundje në të gjithë botën, krahas 108 milion personave që ishin të prekur në vitin 1980.

Mjekët rekomandojnë se kur një person është diagnostikuar si diabetik, forma e parë e trajtimit është ndryshimi i stilit të jetës. Pra kujdesi i përpiktë në marrjen dhe zgjedhjen e ushqimit të shëndetshëm dhe aktiviteti fizik.

Kur kjo formë e trajtimit nuk funksionon fillohet me mjekimin me barna, nëse është diabet tip 2. Nëse është diabet tip 1, duhet të fillohet menjëherë me insulinë

1 nga 2 shqiptarë nuk e dinë se vuajnë nga sëmundja! Kini kujdes, 5000 raste të reja çdo vit Read More »

Kombinimi “bombë” që do ju bëjë të harroni çdo problem shëndetësor! Nuk do vuani më kurrë nga tensioni dhe zemra

Çaj rozmarine kundër 12 sëmundjeve

Rozmarina është bima më e njohur, që ka ndihmuar në sherimin e mjaft sëmundjeve.
Kjo bimë ndihmon dukshëm kundër diabetit, kur është i shoqëruar me depresion.
Po ashtu, efektet shëruese të rozmarinës ndihen edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Mjaft e njohur, kjo bimë është edhe për forcimin e kujtesës, pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës, mjekimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale, pushimin e dhimbjeve në stomak apo shkrirjen e gurëve në tëmth.

Ndërkaq, larja etrupit me ujë të zier me rozmarinë do të thotë më tepër shkëlqim për lëkurën tuaj, si dhe eleminimin e papastërtive. Një efekt të ndjeshëm,rozmarina ka edhe në pakësimin e djersës.

Lahuni me rozmarinë

Të lash trupin me lëngun e rozmarinës i jep lëkurës shkëlqim dhe mbron atë nga sëmundjet. Në fakt, gjatë stinës së verës, kjo procedurë shihet si shumë e rëndësishme, pasi duke i frekuentuar më së shumti detin dhe pishinat, lëkura është më e prirur ndaj infeksioneve. Papastërtitë e ujit dhe të rërës mund të shkaktojnë mykun në lëkurë.

Për përgatitjen e solucionit larës nevojiten 50 gramë gjethe rozmarine të thata dhe të grimcuara, të cilat hidhen në 1 litër ujëtë nxehtë. Kjo masë lihet në qetësi për 30 minuta dhe më pas kullohet. Lëngu i përftuar do të shërbejë për larjen e trupit dhe hidhet në vaskën e mbushur me ujë 35 deri 38 gradë. Këshillohet të qëndroni në ujin e përgatitur për 20 minuta dhe më pas rekomandohet të bëhet një orë pushim. Është mirë që banja me ujin e rozmarinës të bëhet në mbrëmje, përpara se të shkoni për të fjetur.

Gjithashtu, larja këshillohet edhe për të gjithë ata që kanë probleme me gjumin gjatë natës. Banja ndihmon të bëjnë një gjumëtë qetë e pa shqetësime. Larja e trupit me lëngun e rozmarinës nuk duhet të bëhet nga persona, që kanë infeksione në lëkurë apo plagë të rënda, pasi bima përmban shumë antioksidantë, në veçanti acid karnozik.
Dhe janë pikërisht këta antioksidantë, që i japin imunitetin trupit.

Diabeti
Diabetikët, që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët rekomandojnë pirjen e çajit të rozmarinës për të luftuar këtë sëmundje.
Për përgatitjen e çajit rekomandohet 1 lugë kafeje me gjethet e thara të rozmarinës të hidhet në një enë, ku më parë janë hedhur 2 gota me ujë të nxehtë.

Lihet për 10 minuta, më pas kullohet dhe pihet i nxehtë. Mjekët rekomandojnë të pihen 2 filxhanë në ditë, para buke. Duhet patur kujdes që çaji të mos ëmbëlsohet. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme.

Për kujtesën, frymëmarrjen, reumatizmën

Mjaft e njohur është bima edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Për të gjithë ata, që kanë një kujtesë të dobët dhe afatshkurtër, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të rozmarinës herët në mëngjes. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë, pasi dhe vetë mjalti ndikon në rritjen ekujtesës.
Çaji i rozmarinës, ashtu si dhe shumë bimë të tjera të përmendura më parë, ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të
frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë. Për shërim sa më të shpejtë, të sëmurët duhet të pijnë çajin e përftuar nga bima e rozmarinës.

Kjo bimë shërben edhe në eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës.
Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sëmundje shpesh bëhen të padurueshme për të sëmurin. Ka raste kur sëmundja nuk e lejon të kryejë asnjë lëvizje.
Prandaj, për ta lehtësuar sëmundjen, këshillohet të pihet çaj 3 herë në ditë përpara buke. Kur dhimbjet janë të forta, i sëmuri këshillohet të bëjë regjim shtrati.
Çaji i rozmarinës këshillohet edhe për lehtësimin e dhimbjeve me origjinë reumatizmale, si dhimbjet e kyçeve, gjunjëve, si pasojë e motit të keq. Edhe në këto raste këshillohet pirja e çajit të rozmarinës.

Kundër djersës dhe infeksioneve

Rozmarina ndihmon mjaft në pakësimin e djersitjes, sidomos gjatë
periudhs së verës, kur djersa është përherë e pranishme. Por çaji
shërben jo vetëm kur djersa është për shkak të temperaturës së lartë,por mund të shkatohet edhe nga rënia e rezistencës së trupit apo nga humbja e kripërave minerale. Shumë të tjerë djersitin kur janë të sëmurë me grip apo edhe nga shëndeti i tepërt, pa qenë shkaktare e ndonjë sëmundjeje.

Rozmarina është shumë e efektshme edhe për sherimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale. Nga çaji i bimës pihen 2 filxhanë në ditë, por gjithmonë para buke.

Dhimbje koke, stomaku, tëmth

Për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe kur dhembjet janë të shoqëruara me marrje mendsh këshillohet të pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë. Pas pirjes së çajit do të shihni efektet pozitive që ai jep. Te personat,që vuajnë nga dhimbjet e stomakut, kur ato janë shkaktare të një sëmundjeje apo kur është dhimbje e rastit, një gotë me çaj rozmarine do të ndalonte menjëherë dhimbjet shqetësuese. Dhe sëmundja e fundit që kjo bimë kuron janë shqetësimet e tëmthit. Kjo bimë shërben për
shkrirjen e gurëve në tëmth, si dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të lëngut në këtë organ.

Paketë këshillash

Këshillohet që gjatë pirjes çajit i rozmarinës të jetë i nxehtë. Këshillohet që çaji të pihet gjithmonë përpara buke, për të dhënë rezultate. Pjesët që përdoren për kurim janë gjethet e thara në hije dhe të grimcuara. Nëse lani trupin me ujin e rozmarinës, kini kujdes që lëkura të mos jetë e dëmtuar

Nëse doni të bëni gjumë të qetë, këshillohet pirja e një gote. Për të patur lëkurë të freskët dhe pa djersë pini çajin e rozmarinës

Kombinimi “bombë” që do ju bëjë të harroni çdo problem shëndetësor! Nuk do vuani më kurrë nga tensioni dhe zemra Read More »

E vërteton shkenca, fara e zezë është ilaç efikas, madje edhe për sëmundjet më të rënda

Studimet shkencore tregojnë për dobinë e shumëfishtë të kësaj bime dhe për efektin e saj të dobishëm në balancimin e metabolizmit dhe sistemit të imunitetit si bazë për funksionim të shëndetshëm të organizmit.

Mirëpo për t’u arritur efekti i dëshiruar është e nevojshme të dihet dozimi i drejtë, si edhe koha në të cilën mund të priten efektet pozitive, transmeton Telegrafi.

Nigella Sativa është një bimë, lëngu i së cilës mjekon çrregullimet e menstruacioneve, mbyt parazitet në zorrë, shërben kundër paralizës, etheve rekurente, hemorroideve, kundër acarimeve akute, kundër rënies së flokëve, si dhe kundër halucinacioneve.

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Sipas mjekësisë moderne, ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS-i apo sëmundjet tumorale.

Efektet janë shumë të mira kryesisht kur përdoret edhe mjalti, ndikon në procesin e rritjes. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të lihet jashtë vëmendjes.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:

Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm;

Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale;

Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut;

Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve.

Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

E vërteton shkenca, fara e zezë është ilaç efikas, madje edhe për sëmundjet më të rënda Read More »

Zhdukni aromën e keqe të gojës dhe dhimbjen e fytit, me këto zgjidhje të papara

Aroma e keqe e gojës është një siklet i vërtetë për shumë njerëz, por për të shpëtuar prej saj ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë.

Mjafton të bëni gargar me bazë mjaltin, kanellën dhe ujë të vakët. Përsëriteni 2-3 herë në ditë gargarën, nëse mundeni.

Nëse vuani nga dhimbjet e fytit, vjen sërish një tjetër zgjidhje. Përzieni një lugë kanellë pluhur me gjysmë luge piper të zi, dhe përziejini në një gotë ujë. Pijeni dy herë në ditë dhe do të ndjeni direkt lehtësimin.

Për dhimbjet e stomakut, mjafton të përzieni një lugë mjaltë me gjysmë luge kanellë pluhur duke e shkrirë në një gotë me ujë të ngrohtë

Zhdukni aromën e keqe të gojës dhe dhimbjen e fytit, me këto zgjidhje të papara Read More »

Nëse hani këtë frut, mëlçia juaj do të bëhet 20 vite më e re

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm trupor. Nëse nuk e trajtojmë siç duhet, mund të shkaktojë sëmundje serioze të ndryshme dhe të ndikojë në gjithë organizmin tonë.

Vitamina K është një vitaminë shumë e rëndësishme për mëlçinë tonë sepse prodhon proteina dhe ndihmon procesin e mpiksjes së gjakut. Mëlçia “thyen” qelizat e vjetra dhe të dëmtuara të gjakut. Ky organ i rëndësishëm luan një rol shumë të rëndësishëm.

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm trupor. Nëse nuk e trajtojmë siç duhet, mund të shkaktojë sëmundje serioze të ndryshme dhe të ndikojë në gjithë organizmin tonë.

Vitamina K është një vitaminë shumë e rëndësishme për mëlçinë tonë sepse prodhon proteina dhe ndihmon procesin e mpiksjes së gjakut. Mëlçia “thyen” qelizat e vjetra dhe të dëmtuara të gjakut. Ky organ i rëndësishëm luan një rol shumë të rëndësishëm në të gjitha proceset metabolike në trupin tonë. Kur metabolizmi përmban yndyrna, “i thyen ato” dhe prodhon energji.

Mëlçia ka një aftësi për rigjenerimin e vet. Nëse nuk kujdesesh për mëlçinë, mund të sëmuresh seriozisht. Disa nga sëmundjet lidhen me një mëlçi të sëmurë. Ato shfaqen për shkak të një diete jot ë mirë ushqimore, konsumit të tepërt të alkoolit etj.

Një nga frutat që mund t’ju ndihmojnë me problemet e mëlçisë është fruti që quhet “Tamarind”. Është e mahnitshme pasi mund të eliminojë yndyrën në mëlçi. Ky frut është gjithashtu i dobishëm për detokifikimin e trupit, përmirëson tretjen tuaj, ul kolesterolin, shëron çdo problem dhe përmirëson shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Vendosni dy grushte frutash “Tamarind” në një blender. Vendos pak ujë brenda dhe përzieni mirë çdo gjë. Treteni përzierjen e përftuar dhe pijeni atë gjatë tërë ditës. Gjithashtu mund të përgatisni çajin e Tamarindës! Thjesht vendosni 25 gjethe tamarind të lara mirë në një tenxhere me ujë të valuar.

Lëreni të ziejë për 20 minuta. Pas kësaj mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë nëse dëshironi.

Pijeni këtë dy herë në ditë (në mëngjes dhe në mbrëmje). Ju do të vini re shpejt se të gjitha problemet tuaja me mëlçinë do të jenë zhdukur!

Nëse hani këtë frut, mëlçia juaj do të bëhet 20 vite më e re Read More »

Kjo bime ben cudira ne shendetin tone , por pak ia ! dine vlerat

Bima e çudirave për shëndetin, të gjithë e kanë në shtëpi, por pak ia dinë vlerat.

Gjethja mrekullibërëse përmban 200 përbërës të dobishëm, përfshirë 20 minerale, 18 amino acide dhe 12 vitamina.

Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’ Ajo është përdorur gjërësisht në një pafundësi produktesh, por kjo bimë bën me të vërtetë mrekullira për shëndetin e organizmit.

Aloe Vera ul inflamacionin në kocka dhe përshpejton shërimin nga sinoziti. Ajo bën mrekullira edhe kundër rrjedhjeve të hundëve. Lajmi i mirë është që Aloe Verën e gjejmë kudo, madje mund ta rrisim vetë në shtëpi dhe falë saj të përgatisim kura nga më të ndryshmet.

Aloe Vera përdoret shumë kundër sinozitit

Mund të krijoni një locion spërkatës me ujë deti ose ujë me kripë dhe Aloe Vera.

Kombinoni 500 ml me ujë me kripë dhe 50 ml me lëng të Aloe Verës, pothuajse sa një filxhan kafeje. Hidheni lëngun në një shishe ekzistuese për spray në hundë dhe përdoreni sipas nevojës disa herë në ditë. Do të merrni qetësim dhe shenjat e sinozitit do të fashiten brenda pak kohe.

Aloe Vera për rregullimin e frymëmarrjes

Prisni në gjysmë një gjethe të Aloe Verës. Shtrydheni me gishta lëngun xhelatinoz dhe hidheni në një shishe të vogël qelqi me ngjyrë të errët. Ruajeni për përdorim të mëvonshëm.

Hidhni nga dy pika në secilën vrimë të hundës përpara se të bini në gjumë. Do të ndjeni menjëherë zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe do të shijoni një gjumë të qetë. Mënyra e dytë është të hidhni disa copa të gjethes së Aloe Verës dhe disa gjethe eukalipti në një enë me ujë. Lëreni ujin të valojë dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Mbulojeni kokën me një peshqir dhe thithni avullin që lëshon lëngu me gjethet fantastike. Kjo është një kurë e mrekullueshme kundër rinitit. Kjo është rrufa e vazhdueshme që vjen si pasojë e ftohjeve dhe flukseve të korrenteve të ajrit edhe gjatë vjeshtës.

Ju mund të përdorni edhe gjethen e Aloe Verës duke e vendosur atë në ballë për disa minuta. Xhelin mund ta përdorni në kompresa kundër dhimbjes së kokës, bllokimeve të frymëmarrjes dhe për qetësim.

Aloe Vera si zgjidhje natyrale

Një studim i vitit 2011 nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, nxorri në pah përfitimet që vinin nga përzierja e 5 vajrave natyralë me antioksidantë siç janë aloe vera, arrë kokosi, portokall, nenexhik dhe vitamina E.

Studiuesit arritën në konkluzione të rëndësishme. Këto vajra mundeshin të ulnin me sukses inflamacionin dhe stresin oksidues që shkaktojnë probleme në mukozën e hundës dhe në rrugët e frymë marrjes.

Kjo bime ben cudira ne shendetin tone , por pak ia ! dine vlerat Read More »

Infeksionet e zorrëve, receta tibetiane me kefir dhe kungull

Kefiri, bashkë me kungullin, është përbërës kryesor i kësaj pijeje, që konsiderohet tejet shëruese nga mjekët alternativë, sidomos për problemet me zorrët, përfshirë infeksionet e rënda.

Disa njerëzve në fillim konsumimi i kefirit nuk i kënaq edhe aq, me siguri për shkak të natyrës së tij të thartë, karbonizimit, alkoolit (mund të jetë edhe deri 2%) apo të sasisë së madhe të probiotikëve.
Ndaj filloni me sasinë e 1/8 së filxhanit (madje mund ta përzieni me një gotë të plotë ujë), pastaj gradualisht ta shtoni.

Kefiri mund të përdoret si ilaç në sasi të mëdha, por në periudhë të shkurtër (siç është edhe kjo pije apo pas kimioterapisë, me ç’rast 4 gota në ditë janë të preferueshme).

Bëni pauzë një herë në javë, kur nuk konsumoni kefir së paku një ditë. Madje edhe në Tibet ekziston bindja që më së miri është të pini 2 gota në ditë, ndërkaq pas 20 ditësh të pushoni 10 ditë.

NEVOJITEN

4 gota kefir (nga kërpudhat e kefirit)
150 g kungull të zier (kungull i verdhe).

PËRGATITJA:

Të gjitha këto përzieni dhe shtoni një lugë mjaltë natyral.
Kjo është vërtet pije e shkëlqyeshme e cila ndikon shumë në organet e tretjes, shpejton metabolizmin dhe forcon imunitetin e gjithë organizmit.

ÇFARË ËSHTË KEFIRI?

Kefiri është një lloj ushqimi i ngjashëm me kosin.

I ngjashëm me kosin edhe në thartësi dhe në shije, ai po ashtu përmban edhe bakteret probiotike, që gjenden në kos. Por kefiri është më i shëndetshëm se kosi.

Bakteret natyrale dhe majaja në kefir kombinohen për të dhënë përfitime superiore shëndetësore, kur konsumohen rregullisht. Kefiri është plot me vitamina dhe minerale të vlefshme dhe përmban proteina që treten lehtë dhe plotësisht.

Edhe në Shqipëri tashmë kefiri mund të gjendet nëpër supermarket, por mirë është që ta realizoni vetë në shtëpi, njësoj si kosin.

Infeksionet e zorrëve, receta tibetiane me kefir dhe kungull Read More »