Shendetesi

Nuk ka rëndësi se sa e fortë është! Hiqni dhimbjen e kokës për 5 minuta me këtë veprim

Më shumë se një herë ne mund të prekemi nga dhimbjet e rënda të kokës ose migrenës të shkaktuar nga stresi.

Kjo mund të ndodhë kur ne jemi larg nga shtëpia dhe pa ndonjë ilaç që mund ta lehtësojë atë.

Duke përdorur metodën e akupresionit do të lehtësoni dhe eliminoni dhimbjen e kokës brenda 5 minutave dhe nuk do të vuani gjatë gjithë ditës.

Efektet pozitive të akupresurës njihen shkencërisht.

Ja si praktikohet:

Vetëm shikoni për një pozicion ku ndiheni rehat dhe të relaksuar dhe pastaj masazhoni zona të ndryshme në mënyrë rrethore për 1 minutë.

Ne po iu tregojmë zonat ku të masazhoni  dhe kështu i japim fund dhimbjes së kokës menjëherë.

Pika midis vetullave ku hunda takon ballin.

Kjo zonë njihet ndryshe si syri i tretë. Masazhi në këtë pikë do t’ju ndihmojë të eliminoni shpejt lodhjen e brendshme.

Pika në pjesën e brendshme të vetullave.

Duke masazhuar përmes teknikës  së akupresionit,  ju do të përmirësoni shikimin  dhe do të zvogëloni sekrecionet e hundës tuaj.

Pika  pranë hundës që është e lidhur me syte

Kur masazhoni këtë zonë ju mund të lehtësojë dhimbjen e  kokës dhe gjithashtu të hiqni stresin .

Pikat që gjenden 3 centimetra nga linja e flokëve në anën e veshëve.

Është shumë e lehtë për t’i gjetur, sepse do të shihni disa vrima të vogla. Me këtë masazh në atë zonë , ju do të lehtësoni lodhjen e syve dhe dhimbjen e kokës.

Pika në pjesën e pasme të dorës, veçanërisht në mes të gishtit të madh dhe gishtit  tregues.

Duke e trajtuar këtë pikë, mund të lehtësoni dhimbjen e dhëmbëve, dhimbjen e prapme dhe tensionin që rritet në qafë.

Filloni duke përdorur këtë teknikë tani, për të lehtësuar dhimbjen e kokës dhe parehatitë e tjera.

Nuk ka rëndësi se sa e fortë është! Hiqni dhimbjen e kokës për 5 minuta me këtë veprim Read More »

Mjekët bëjnë thirrje: Ky përbërës shkakton kancer dhe ju vazhdoni ta përdorni çdo ditë

Edhe pse vagina pastron veten, 25% e femrave përdorin produkte plot me kimikate për ta pastruar atë, gjë e cila dyfishon rrezikun e kancerit ovarian. Sipas studimeve të fundit, kontakti i këtyre produkteve me lëkurën e vaginës është me të vërtetë i lidhur me infeksionet vaginale, por hulumtimi i fundit ka shtuar edhe kancerin në listën e rreziqeve.

Dhe ndërsa gjinekologët u bëjnë thirrje grave të mos përdorin produkte të tilla për pastrimin e vaginës, ato e shohin këtë proces të lidhur ngushtë me higjienën, thotë epidemiologu Joelle Brown, i cili shton se është e domosdoshme të ndaloni përdorimin e këtyre produkteve.

Kanceri ovarian është një vrasës i heshtur që i shfaq me shumë vonesë simptomat. Gjatë një studimi të fundit të publikuar tek Revista Epidemiologjia, u analizuan të dhënat e më shumë se 41 mijë femrave nga SHBA dhe Porto Riko, nga viti 2013. Ato ishin të moshës 35-74 vjeç, dhe kishin një pjesëtar të familjes që vuante nga kanceri i gjirit. Në fillim të studimit, asnjë nga subjektet nuk vuante nga ndonjë lloj kanceri.

Deri në vitin 2014, 154 subjekte u diagnostikuan me kancer ovarian. Gratë që kishin përdorur solucione për pastrimin e vaginës një vit para fillimit të studimit, kishin dyfishuar rrezikun e kancerit ovarian, dhe mundësia për t’u prekur ishte edhe më e fortë në mesin e grave që kishin një histori familjare të sëmundjes.

Hulumtuesja shkencore Clarice Veinberg, nga Instituti i Kërkimeve të Shëndetësisë në Karolinën e Jugut, thotë se nuk ka asnjë arsye për të përdorur produkte plot kimikate për pastrimin e vaginës. Ajo pastron veten natyrshëm duke mbajtur larg infeksionet bakteriale që mund të dëmtojnë shëndetin riprodhues. Megjithatë, gratë e moshës 15-44 ende e përdorin këtë metodë.

Për të shmangur problemet shëndetësore, ju duhet të pastroni vaginën vetëm me ujë të ngrohtë dhe sapun, dhe kurrë mos përdorni parfume, xhel apo kremra të cilat mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

Mjekët bëjnë thirrje: Ky përbërës shkakton kancer dhe ju vazhdoni ta përdorni çdo ditë Read More »

Ilaçi antik shtëpiak që shëron dhimbjet e shpinës. Kurrë më nuk do të keni dhimbje

Provoni ilaçin shtëpiak që në tërësi shëron organizmin dhe përmirëson e përtërinë shpinën. Duhet theksuar se është ilaç shumë popullor te mjekët e mjekësisë popullore. Për fillim përgatisni pastë nga kurkuma në këtë mënyrë: – 40 gr kurkumë pluhur, – 100-150 ml ujë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Kurkumën pluhur futeni në ujë, përzieni dhe e zieni. Zieni për rreth 8 minuta, derisa përmbajtja të trashet.

Nëse përzierja është tepër e trashë, shtoni pak ujë. Masa duhet të ngjasojë në jogurt të trashë. Për këtë kohë përsërisni qumësht: – 250 ml qumësht, – 2 lugë (40 ml) vaj bademi të papërpunuar, – Mjaltë sipas shijes.
Përgatitja: Qumështin e vloni dhe aty shtoni vajin e bademit.

E hiqni nga zjarri dhe e derdhni në gotë.

Shtoni 1 lugë pastë të përgatitur nga kurkuma. Ëmbëltojeni me mjaltë sipas shijes.
Pastën e ruani në frigorifer. Pastën e gatshme e shtoni në qumështin e ngrohtë nga një lugë, së bashku me mjaltë dhe vaj bimor.

Ilaçi antik shtëpiak që shëron dhimbjet e shpinës. Kurrë më nuk do të keni dhimbje Read More »

As ilaçet nuk do ja u zgjidhin këtë problem! Hani vetëm 1 grusht me fara të bardha para se të flini gjumë

Farat e kungullit tashmë me mijëra vite përdoren për qëllime mjekësore, sepse janë burim i shkëlqyeshëm i shumë vitaminave, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, shkenca ka konstatuar që vlera nutritive ngrihet sa më shumë që të qëndrojnë, për ç’gjë janë pothuajse unike në natyrë.

Ja edhe disa arsye përse farat duhet të bëhen pjesë përbërëse e ushqimit tuaj.
1. E luftojnë kancerin

Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator. Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit. Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.

  1. Shëndeti i prostatës

Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

  1. Zbusin simptomat e menopauzës

Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Farat rregullojnë sulmet e ngrohtësisë, dhimbjet e kokës, zvogëlojnë dhimbjet në nyja dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.

  1. Janë të mira për humbje të peshës

Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, materie të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori.

  1. Reduktojnë kolesterolin

Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq për 13 për qind, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm për 10 për qind. Gjithashtu e reduktojnë rrezikun nga krijimi i droçkave të gjakut, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe në tru.

  1. Mbrojnë nga diabeti

Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë diabetikëve u rekomandojnë fara të kungullit si ushqim për konsumim të përditshëm.

  1. Lehtësojnë artritin

Shkencëtarët kanë’ vërtetuar se farat e kungullit kanë ndikim anti-inflamator, që zbut simptomat e artritit. Nëse vuani nga artriti, për çdo ditë konsumoni rreth 30 gramë fara të kungullit, në mënyrë që të lehtësoni simptomat e tij.

As ilaçet nuk do ja u zgjidhin këtë problem! Hani vetëm 1 grusht me fara të bardha para se të flini gjumë Read More »

1 gotë në ditë bën mrekulli. Filloni menjëherë ta pini edhe ju si këta njerëz!

Uji në të cilin është zier orizi është i shkëlqyeshëm kur keni viruse në stomak; pengon sëmundjen e Alzheimerit; është parandalues i shfaqjes së kancerit…

Nëse keni probleme me stomakun, të shkaktuara nga virusi apo nga ushqimi i prishur, pini ujin e orizit.

Proteinat nga orizi ndihmojnë që të stabilizoni funksionet e zorrëve, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kjo gjë akoma nuk është konfirmuar, hulumtimet kanë treguar që konsumimi i këtij uji mund të pengojë sëmundjen e Alzheimerit.

Ky ujë duhet të përdoret si ilaç kundër etheve, sepse kompenson humbjen e ujit për shkak të etheve. Aq më parë, kthen materiet e humbura ushqyese dhe përshpejton procesin e këndelljes.

Ai mund të përdoret si një ilaç për gripin dhe temperaturë tek fëmijët, sepse ndodh që parandalon humbjen e ujit për shkak të rritjes së temperaturës dhe të vjellave. Ai përshpejton procesin e shërimit të trupit.

Konsumi ditor i ujit të orizit shërben si një parandalues i shfaqjes së kancerit. Kjo është një nga aftësitë më të mëdha të këtij uji magjik.

Zini oriz në tenxhere me dyfish ujë më shumë. Kullojeni orizin, ujin në të cilin është zier orizi pini të ftohur ose të ngrohtë.

Gjatë procesit të zierjes orizi lëshon përqendrime të larta të vitaminave B, acidit folik dhe antioksidantëve, prandaj uji i orizit është kaq i dobishëm.

Lëngun e orizit mund ta ruani në një shishe qelqi në frigorifer.

1 gotë në ditë bën mrekulli. Filloni menjëherë ta pini edhe ju si këta njerëz! Read More »

Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit.

Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit.

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban.

Nëse nuk e keni përdorur deri më tani, lexoni këtë artikull të AgroWeb.org dhe zbuloni 8 ndryshimet pozitive që i ndodhin organizmit falë konsumit ditor të xhenxhefilit.
Tretja
Përbërësit e xhenxhefilit zbusin irritimin në sistemin tretës.

Ato stimulojnë prodhimin e pështymës dhe lëngjeve biliare dhe lehtësojnë lëvizjen e ushqimeve nëpër sistemin tretës.

Konsumi i xhenxhefilit përpara vakteve përshpejton përpunimin e ushqimit në stomak dhe përmirëson tretjen me 50 përqind.

Çajin e xhenxhefilit mund ta përgatisni duke zier në një gotë ujë 2-3 cm xhenxhefil në feta.
Të përzierat
Nëse përjetoni të përziera, atëherë konsumoni 1 deri në 2 gramë xhenxhefil në ditë.
Dhimbjet
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se konsumi ditor i xhenxhefilit zbut dhimbjet muskulare me 25 përqind.
Sëmundjet e Zemrës
Studimet kanë treguar diabetikët që konsumojnë dy gramë xhenxhefil pluhur çdo ditë, shijojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak me 10 përqind.

Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një faktor madhor rreziku për sëmundjet e zemrës.
Ulja e Kolesterolit
Ekspertët thonë se konsumi ditor i të paktën 3 gramëve xhenxhefil (në formën tuaj të preferuar) mundet të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.
Inflamacioni
Inflamacioni është përgjegjës për një sërë sëmundjesh që i kanosen organizmit.

Më e përhapura është osteoartriti që prek kyçet.

Ekspertët shprehen se konsumi ditor i ekstraktit të xhenxhefilit zbut dhimbjet dhe nevojën për të marrë medikamente.
Qelizat e dëmshme
Substancat mirëbërëse të xhenxhefilit janë duke u testuar për rolin e tyre në trajtimet tumoriale.

Një studim zbuloi se konsumi ditor i 2 gramëve të ekstraktit të xhenxhefilit, pakëson numrin e molekulave nxitëse të inflamacionit në sistemin tretës.
Shëndeti mendor
Plakja është një proçes që mund të përshpejtohet nëpërmjet një sërë faktorësh siç është inflamacioni kronik apo stresi oksidues.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se antioksidantët tek xhenxhefili pengojnë reagimet inflamatore të trurit.

Konsumi ditor i xhenxhefit përmirëson kujtesën dhe shëndetin e përgjithshëm mendor.

Përdoreni xhenxhefilin në gatim ose çaj për 30 ditë për të parë ndryshimin.

Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë Read More »

Lule kumaku – Bima shëruese e organizmit

Lule Kumaku është një nga bimët mjekësore më të famshme për shëndetin.

Ajo është e jashtëzakonshme për shërimin, rregullimin dhe hidratimin e lëkurës.

Ajo zgjatet deri në 50 centimetra dhe në raste mund ta gjeni buzë rrugës ose pranë shtëpisë.

Kumaku është lehtësisht e dallueshme falë ngjyrës së bukur e të ndezur portokalli.

Kjo lule lulëzon në pranverë dhe qëndron e paprekur deri në ngricën e parë.

Zbuloni më poshtë nga AgroWeb.org, mënyrat se si lule Kumaku, me emrin botanik Calendula officinalis, mund të ndihmojë shëndetin tuaj.

Kundër alergjive
Lule Kumaku është përdorur historikisht kundër alergive në rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht nga lulet.

Dhjetë gramë lule Kumaku ziejini në gjysmë gote ujë. Lereni më pas të qëndrojë për 15 minuta. Pijeni dy deri tri herë në ditë.

Mbron qelizat
Lule kumaku përmban flavonoidë që mbrojnë qelizat, thotë një studim i Qendrës Mjekësore Universitare të Meriland.

Këto lule përmbajnë më shumë luteinë dhe zeaksanthinë (antioksidantë) se spinaqi. Këta përbërës mbrojnë sytë.

Kundër të djegurave
Përdoreni lule Kumakun kundër skuqjes nga dielli. Nxirreni lëngun nga kërcelli i lules dhe lyeni zonën e djegur.

Ju mund të përgatisni edhe çaj duke zier lule të freskëta ose të thata.

Kolla me sekrecione
Nëse kolla ju lë pa gjumë, përdorni lëngun e lules, pasi e shtrydhni e kulloni. Me këtë lëng mund të bëni gargarë.

Në këtë mënyrë do të largoni sekrecionet dhe do të bëheni më mirë shumë shpejt.

Kumaku është shumë më tepër se një lule e bukur.

Ajo mjafton të zihet si çaj dhe do të jetë njësoj si të keni farmacinë në shtëpi.

Lule Kumaku Kundër inflamacionit
Dermatiti dhe njollat në lëkurë mund të kurohen me ujin pastrues të Kumakut.

Përdorni çajin me lule të freskëta ose të thata dhe sigurohuni që të jetë në temperaturë ambienti. Vendoseni në lëkurë duke përdorur një pambuk.

Shpëlajeni lëkurën pas disa minutash dhe më pas përdorni një krem hidratues.

Lëkura e bebes
Çaji i lule Kumakut është ideal për të kuruar acarimet e lëkurës së ndjeshme të fëmijëve, që mund të ndodhin nga pelenat ose arsye të tjera.

Lyejeni zonën e acaruar me lëngun e çajit dhe lëreni të ajroset.

Me Kumakun ju mund të përgatisni në shtëpi edhe një krem të mirë.

Merrni 200 gramë krem natyral të thjeshtë dhe 15-20 pika nga vaji esencial i lule Kumakut. Përziejini së bashku në një enë qelqi dhe përdoreni sa herë që ju nevojitet.

Kremërat natyralë mund të gjenden në farmaci. Po ashtu edhe vaji esencial i lule Kumakut.

Pickimet nga insektet
Kompresat më lëngun e luleve të ziera funksionojnë kundër pickimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera.

Këto kompresa largojnë inflamacionin dhe mbrojnë lëkurën.

Lule kumaku – Bima shëruese e organizmit Read More »

Bima hyjnore, mësoni vlerat mahnitëse të gjethes së dafinës

Gjethet e dafinës vijnë nga familja Laurus Nobilis, vendlindja e të cilës është Mesdheu. Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitaminë C, vitaminë B dhe A. Kjo e fundit është një antioksidant natyral që njihet për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Potasi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut. Hekuri është thelbësor në prodhimin e qelizave të kuqe.

Dafina dhe sistemi tretës

Gjethet e dafinës kanë një impakt të fortë në sistemin tretës si diuretik që ul nivelin e toksinave në trup dhe reagon ndaj helmimeve ushqimore. Përmbajtjet organike të gjetheve gjithashtu ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë një stomak të trazuar dhe zorrët.

Dafina dhe frymëmarrja

Vaji i dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin dhe ndihmuar me problemet me frymëmarrjen. Nëse nuk keni mundësi të përdorni vaj, mjafton të zieni ujë më dafinë dhe të shfrytëzoni avullin që do t’ju lehtësojë dhe do të eliminojë bakteret e rrezikshme që gjenden në sistemin e frymëmarrjes. Por kujdes pasi përdorimi i vajit të dafinës i ndalohet grave shtatzëna.

Përmirëson shëndetin e flokëve

Nëse do të përmirësosh shëndetin e flokëve dhe të heqësh zbokthin atëherë përdor gjethe dafine. Lagi ato në ujë dhe fërko lëkurën e kokës pas larjes. Përbërësit e dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.

Dafina kundër ankthit dhe stresit

Dafina ka një efekt lehtësues, çlirues dhe qetësues. Trumza, borziloku dhe dafina kanë në përmbajtjen e tyre linalol, një element që ul hormonet e stresit në organizëm. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësohesh edhe në momentet më stresuese kur ankthi është i lartë.

Dafina kundër diabetit

Gjethet e dafinës kanë lidhje direkte me rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul rrezikun e sëmundjes së diabetit.

Bima hyjnore, mësoni vlerat mahnitëse të gjethes së dafinës Read More »