Shendetesi

Çaji i gjetheve të manaferrës për zemër dhe kocka të forta

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore.
Manaferrat shqiptare janë ndër frutat më të preferuara. Në vendin tonë, shumica e manaferrave mblidhen në natyrë.

Së fundmi falë kërkesës së lartë të tregjeve të huaja, janë ngritur një sërë fermash bujqësore që kultivojnë manaferra.

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore.

Edhe gjethet e saj ofrojnë shumë vlera duke qenë se janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidantë.
Vlera si kurë bimore
Këto gjethe konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore. Në shumë zona të Shqipërisë, gjethet e manaferrave kanë përdorime të ndryshme.

Të dhënat e ekspertëve të AgroWeb.org tregojnë se këto gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e një sërë problemesh shëndetsore.

Lëngu dhe çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera.

Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës. Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza.

Fibra dhe magnezi tek manaferrat kanë një ndikim të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, rregullojnë tensionin e gjakut dhe parandalojnë aritminë.

Një tjetër vlerë e çajit të manaferrës është mbrojtja e kockave.

Ky çaj përmban minerale të dobishme siç janë kalciumi dhe magnezi të cilat janë thelbësore për mirëmbajtjen e kockave.

Ekspertët konfirmojnë se kalciumi tek manaferrat forcon kockat ndërkohë që magnezi ndihmon në përthithjen e këtij minerali por edhe të kaliumit.

Kalciumi tek manaferrat i bën kockat më të forta dhe mbron funksionet e qelizave.
Vlerat për organizmin

-Trajton problemet me tretjen

Disa studime kanë treguar se fibra e tretshme dhe e patretshme që gjendet tek manaferrat dhe gjethet është dobishme për sistemin tretës. Fibrat stimulojnë përthithjen e ujit në zorrën e trashë.

-Mbrojtja dhe trajtimi i syve

Pirja ditore e çajit të manaferrës dhe gjetheve të tij është një zakon i mirë për mbrojtjen e shëndetit të syve. Përbërësit e tyre janë të dobishëm në pakësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

-Trajtimin e çrregullimeve të lëkurës

Çaji i manaferrës dhe gjetheve të saj përmban antioksidantë, por edhe vitaminat E dhe C. Siç e dini, vitamina E luan rol kryesor në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pakësimit të rrudhave.

-Stimulimi i funksioneve të trurit

Çaji i manaferrës është i dobishëm në përmirësimin e funksioneve njohëse të trupit dhe trurit.

-Antioksidantët

Frutat e pyllit kanë në përgjithësi nivel të lartë antioksidantësh. Çaji i manaferrës është gjithashtu i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë trupin në një sërë mënyrash.
Përpunimi i gjetheve të manaferrës

Merrni 5-6 gjethe manaferre dhe lajini mirë.
Ziejini në 100 ml ujë
Kullojeni lëngun dhe ekstrakti i gjetheve të manaferrës është gati për përdorim

Çaji i gjetheve të manaferrës për zemër dhe kocka të forta Read More »

Hudhrat e njoma si mrekulli Pranverore – Vlerat për shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre.

E ndërsa shumë prej nesh stepen për konsumin, duke menduar aromën jo fort të këndshme, studiuesit i rekomandojnë për shkak të vetive që hudhrat kanë për organizmin tonë.

Nuk është e thënë të konsumohen vetëm të gjalla dhe të freskëta, përdorini në gatime, për të marrë të gjitha përfitimet që ato ofrojnë.

Hudhrat e njoma shqiptare kanë një veçori shumë të rëndësishme.

Ato vijojnë të jenë e njëjta farë tradicionale si ajo e kohëve të shkuara dhe ruajnë të njëjtën shije dhe vlera.

Mbi të gjitha janë produkte të tokës dhe zhvillimi i tyre nuk është i ndikuar nga asnjë stimulant apo substancë tjetër duke i bërë hudhrat e njoma shqiptare një nga perimet më të pastra dhe të sigurta.
Çfarë përmban hudhra e njomë?
Hudhra e njomë, ashtu si hudhra e thatë përdoret për të kuruar gripin e thjeshtë e deri për parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Përdoret për të kuruar probleme që lidhen me sistemin e gjakut dhe zemrën, përfshirë kolesterolin e lartë, parandalimin e atakut të zemrës dhe sëmundjeve koronare.

Shumë e përdorin për të parandaluar problemet me zhvillimin e qelizave të dëmshme të mushkërive, të prostatës, të gjirit e të stomakut.

Një lëndë përbërëse e hudhrës shërben si lëndë kuruese për sëmundjet e zemrës dhe e mbron atë.

Hudhra ndikon edhe në përmirësimin e parametrave lipidë të gjakut, forcon potencialet antioksidante dhe shkakton ulje të tensionit. Në fjalë të tjera hudhra ndikon në uljen e kolesterolit dhe kurimin e tensionit të lartë.

Një studim lidh hudhrën me uljen e rrezikut të lindjes së parakohshme, si pasojë e lëndëve antimikrobiale dhe prebiotike që ajo përmban.

Studime të tjera tregojnë se hudhra përmban një lëndë që mbron mëlçinë nga dëmtimet që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit.
Si ta zgjedhim hudhrën e njomë?
Hudhra e njomë duhet të ketë kërcell të fortë, pa pjesë të zbutura dhe gjethet e saj duhet të kenë ngjyrë jeshile të fortë.

Në rast se rreth pjesës së kërcellit është formuar një shtresë e butë, ajo duhet të hiqet gjithmonë.
Si të ruajmë hudhrën e njomë?
Mbështilleni mirë me letër dhe futeni në frigorifer. Kini kujdes gjatë mbështjelljes pasi aroma e saj e fortë do të përhapet kudo.

Hudhrat e njoma si mrekulli Pranverore – Vlerat për shëndetin Read More »

Fëmijës i ndërpresin kurën për leuçeminë pasi s’kishte më shpresa, ndërkohë ai shërohet vetë!

T’u flasësh për mrekulli njerëzve të shkencës është pa vend. Por në rastin e Julian M., një fëmije 8 vjeçar dhe vetë mjekët kanë vendosur të përdorin këtë term, pasi i vogli, i cili vuante nga leucemia, nisi të shërohej fill pasi u vendos që t’i ndërpritej kurimi me ilaçe.

Juliani i cili aktualisht jeton në Britaninë e madhe, ka vuajtur nga kjo sëmundje që në moshën 2 vjeçare, dhe pas shumë seancash kimio-terapie, mjekët kishin humbur shpresat, ndaj vendosën të ndërprisnin kurat.

“Vështirë se mund të arrijë gjer për Krishtlindje”, u patën shpjeguar prindërve të tij, mjekët. Në realitet, jo vetëm që vogëlushi arriti të kalonte festat me familjen, por shëndeti i tij filloi të përmirësohej dita-ditës.

“Kur mjekët më këshilluan të përgatitesha më të keqen, me zor arrita ta pranoja, dhe u detyrova t’ia thoja dhe vëllait të vogël 4 vjeçar”, shpjegoi për “The Sun” e ëma e Julianit, Aneta. “Ishim dorëzuar. Asnjë nga kurat e provuara nuk po funksiononte, dhe vetë Juliani, i munduar nga dhimbjet më thoshte shpesh që më mirë preferonte të vdiste”.

Pas ndërprerjes së kurave, sëmundja e fëmijës u reduktua deri në 50% dhe leucemia kaloi nga faza e linfoblastikës akute në mieloide akute, formë kjo më pak agresive dhe e kurueshme.

Akoma dhe tani mjekët nuk arrijnë të kuptojnë si ka mundësi ajo që ndodhi, duke e përcaktuar vetëm si mrekulli që ndodh 1 herë në 7 miliardë persona./PamfletiMAGAZINE

Fëmijës i ndërpresin kurën për leuçeminë pasi s’kishte më shpresa, ndërkohë ai shërohet vetë! Read More »

Mëngjesi ideal për shëndetin e zemrës, konsumojeni çdo ditë

Kur tërshëra kombinohet me lëngje të pasur me vitamine C, si lëngu i portokallit, mbron arteriet dy herë më shumë sesa të marra të ndara.

Polifenolet e tyre përbejnë forcë më të madhe antioksiduese, duke mbrojtur arteriet nga yndyrat e larta si tregliceridet, apo kolesteroli i keq LDL.

Me prejardhje nga gruri i shtypur, tërshëra është një nga ingredientët më të shijshëm dhe të shëndetshëm që duhet në mënyrë kategorike të konsumoni.

Lëngu i portokallit ka aktivitet antimikrobial dhe antiviral, është dëshmuar i shkëlqyeshëm në lehtësimin e çekuilibrit hormonal, stimulimit të  rigjenerimit të qelizave dhe rritjen e imunitetit.

Nëse i praktikoni këto dy ushqime në mëngjeset tuaja, kujdesuni që t’i merrni së bashku dhe jo veç e veç.

Mëngjesi ideal për shëndetin e zemrës, konsumojeni çdo ditë Read More »

Mjekët na paralajmërojnë: Këto ilaçe nuk duhet t’i përdorni kurrë, shkaktojnë vdekjen e parakohshme

Ilaçet e përdorura për të trajtuar refluksin acid janë lidhur me një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme në një studim të ri

Inhibitorët e pompës së protonit (IPP) ulin nivelet e aciditetit të krijuar në stomak, prandaj përdoren për të trajtuar refluksin acid dhe ulcerën në stomak.

Një ekip shkencëtarësh amerikanë kanë kryer një vëzhgim të gjatë të të dhënave nga Departamenti Amerikan i Çështjeve të Veteranëve, shkruan “The Independent”,

Gjatë një periudhe prej gati 6 vitesh, ata analizuan të dhënat e më shumë se 3 milionë njerëzve, për të krahasuar përdoruesit dhe jo përdoruesit e ilaçeve për trajtimin e ulcerës në stomak.

Gjatë studimit, të publikuar te revista BMJ Open, ata analizuan gjithashtu të dhënat e rreth 350 mijë personave për të krahasuar rrezikun e vdekjes mes atyre që përdornin ilaçet IPP apo ndonjë lloj tjetër ilaçi për uljen e aciditetit në stomak. Krahasuar me ilaçet e tjera, rezultoi se njerëzit që përdornin ilaçet IPP ishin 25% më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nga çdo shkaktar.

Megjithatë, duhet thënë se studimi është vetëm vëzhgues, prandaj nuk ka përfundime mbi shkakun apo efektet. Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim ishin të moshuar, veteranë të racës së bardhë, kështu që nuk mund të jetë gjithëpërfshirës.

Megjithatë ata vazhdojnë të paralajmërojnë që të kufizoni përdorimin e këtyre ilaçeve sa më shumë të jetë e mundur.

Mjekët na paralajmërojnë: Këto ilaçe nuk duhet t’i përdorni kurrë, shkaktojnë vdekjen e parakohshme Read More »

Shkencëtarët britanikë: Zbulim historik për kancerin, shpëtojnë mijëra jetë

Shkencëtarët britanikë zbulojnë një nga sekretet më të mëdha të kancerit. Ata kanë zbuluar se si sëmundja futet në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe përhapet më pas në mushkëri, mëlçi dhe në organet e tjera jetësore. Zbulimi i hap rrugën shpikjes së një kure që do të mund të shpëtojë me mijëra jetë njerëzish.

Kanceri i gjirit është një ndër llojet më të përhapur në Britaninë e Madhe dhe, sipas statistikave, një në tetë gra preket të paktën një herë gjatë gjithë jetës së saj nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Nëse diagnostikohet që në faza të para, gjasat për shërim janë shumë të larta, por, kur fillon të përhapet në pjesë të tjera të trupit, ai bëhet i pashërueshëm.

Si rezultat, pjesa më e madhe e 11.500 vdekjeve në vit, të shkaktuara nga kanceri i gjirit, ndodhin pasi sëmundja është përhapur. Shkencëtarët kanë zbuluar një kimikat që është përgjegjës për përhapjen e kancerit të gjirit.  Ai quhet endosialin dhe e ndihmon kancerin të futet në enët e gjakut, nga ku më pas e ka shumë të lehtë të lëvizë në të gjithë trupin dhe të përhapet në organet e tjera. Dihej që kanceri i gjirit përhapej me anë të gjakut, por nuk dihej mënyra se si kanceri futej në sistemin e qarkullimit të gjakut. Testet e kryera tek minjtë konfirmojnë faktin se endosialina është elementi përgjegjës që ndihmon kancerin te kalojë nga qelizat e prekura në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Një studim i kryer mbi 334 gra të prekura me kancer gjiri zbuloi se sëmundja kishte më shumë shanse të përhapej te gratë të cilat kishin sasi më të madhe të endosialinës. Në të ardhmen do të bëhet e mundur që gratë që kanë nivele të larat të kimikatit në trup, do të marrin një trajtim më intensiv, në mënyrë që ta mbajnë sëmundjen nën kontroll dhe të mos e lejojnë të përhapet.

Zbulimi, i botuar edhe në revistën “Hulumtimet mbi kancerin”, hap rrugën për krijimin e një ilaçi kundër endosialinës. Endosialina përbëhet nga qeliza të quajtura pericite, të cilat janë qeliza jo kanceroze që mbështjellin enët e gjakut.

“Studimi hedh dritë mbi rolin e perciteve në përhapjen e kancerit të gjirit. Ne zbuluam se një molekulë e quajtur endosialin, dhe që formohet në sipërfaqe të periciteve ka një roj themelor në ndihmën që u jep qelizave kanceroze të përhapen. Njohja e shkaqeve dhe mënyrës se si qelizat kanceroze përhapen, do ta bëjë më të lehtë krijimin e një ilaçi që do ta pengojë këtë gjë”, tregon Clare Isacke, anëtare e Institutit të Hulumtimeve mbi Kancerin në Londër.

Të gjithë personat që morën pjesë në studim, hulumtuesit shkencorë, financuesit dhe pacientët besojnë se ky zbulim premton shumë për krijimin e një kure që në mos shëron kancerin e gjirit, të paktën parandalon përhapjen e tij.

Shkencëtarët britanikë: Zbulim historik për kancerin, shpëtojnë mijëra jetë Read More »

Fiq të Thatë me Vaj Ulliri, Kura 40 Ditore e Shëndetit

Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat që vijnë nga një kurë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme.

Bëhet fjalë për përzierjen e vajit ekstra të virgjër të ullirit me fiqtë e thatë.

Kjo kurë 100% natyrale këshillohet të konsumohet kundër sëmundjeve dhe problemeve të cilat i lexoni më poshtë.
Problemet Shëndetësore që Trajton Kura me Fiq të Thatë
Gurët në Veshka,

Diabeti,

Konstipacion,

Hemorroidet,

Problemet me stomakun,

Anemi,

Kolesterol të lartë,

Bronshit,

Azmë,

Probleme me fertilitetin
Vlerat Shëndetësore Të Fiqve Të Thatë
Fiqtë, të thatë dhe të freskët kanë efekt laksativ në organizëm sepse janë shumë të pasur me fibër dietike.

Këto fruta janë shumë efikasë për rënien në peshë.

Fiqtë janë një alternativë e shkëlqyer për trajtimet terapeutike të njerëzve që janë alergjikë ndaj produkteve të bulmetit.

Këto fruta janë një burimet më të pasura bimore të kalçiumit.

Fiqtë e thatë janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.

Studimet më të fundit që AgroWeb.org disponon konfirmojnë se konsumi i vetëm 2 fiqve të thatë në ditë, ofron përmirësim të ndjeshëm të sasive të antioksidantëve në organizëm.

Fiqtë përmbajnë edhe sasi të mëdha të kaliumit.

Ky mineral është i dobishëm për rregullimin e tensionit të gjakut dhe funksioneve të tjera të organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org prania e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 ndihmon në parandalimin e atakut në zemër dhe mirëmbajtjen e tensionit të gjakut.

Fiqtë janë të mirë edhe për diabetikët dhe për njerëzit që vuajnë nga veshkat.

Nëse keni gurë në veshka, zieni 6 fiq të thatë dhe konsumoni lëngun çdo ditë për një muaj.

Prania e vitaminës C tek fiqtë zbardh lëkurën e fytyrës dhe i jep asaj shkëlqim dhe shëndet.

Fiqtë janë të këshillueshëm edhe për problemet me gjumin sepse përmbajnë tryptophan.

Për më tepër, vitamina B6 tek fiqtë vjen në ndihmë nëse vuani nga të përzierat e mëngjesit.
Receta e Fiqve Me Vaj Ulliri
40 fiq të thatë

Vaj ulliri (aq sa për të mbuluar fiqtë që do të futen në kavanoz)

Kavanoz qelqi
Përgatitja:
Futini fiqtë në një kavanoz qelqi dhe mbusheni me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun dhe lëreni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët për 40 ditë.

Gjatë këtyre ditëve, fiqtë do të përthithin vajin e ullirit.

Konsumoni nga një fik përpara çdo vakti.

Fiq të Thatë me Vaj Ulliri, Kura 40 Ditore e Shëndetit Read More »

Sterilizimi edhe në Vlorë, reduktohen infeksionet

Sterilizimi i instrumenteve kirurgjikalë po kryet edhe në spitalin rajonal në Vlorës. Në këtë spital kryhen rreth 5 mijë operacione në vit dhe mjekët besojnë se me këtë shërim të ri ulen infeksionet post-operatore

Pas spitaleve universitare të Tiranës, spitaleve rajonale të Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit si dhe spitalit bashkiak të Librazhdit, shërbimi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë ka nisur edhe në spitalin rajonal të Vlorës.

Sipas mjekëve, në këtë spital kryhen mesatarisht 5 mijë operacione. Për mjekët kirugë, sterilizimi ndikon në uljen e infeksioneve post-operatore.

“Realisht nuk kemi parë infeksione post-operatore me përdorimin e këtyre instrumenteve dhe cilësia por edhe sasia e veglave që përdorim sot nuk ka të krahasuar me ato që përdornim më parë”.

Gjithashtu ky shërbim ka ndikuar edhe në punësimin e bluzave të bardha. Autoritetet e shëndetësisë raporojnë se janë punësuar 216 vetë.

Sterilizimi edhe në Vlorë, reduktohen infeksionet Read More »