Shendetesi

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim.

Me një proçedurë të hapur të zhvilluar në ambientet e Drejtorise rajonale të Shendetit Publike Vlorë 48 kandidatët që kaluan pragun dhe u shpallën fitues për infermierë, mami, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në Qarkun e Vlorës, përzgjodhën sipas renditjes vendet e lira të punës për këto specialitete në qendrat shëndetësore dhe spitalet e Qarkut Vlorë./6+1

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës Read More »

Qumështi i bletës – Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve

Përdorimi i qumështit të Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.
Çdo pikë qumështi i bletës është jetë. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.

I njohur ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” qumështi i bletës është ndër më të kërkuarit në botë. Sot ai është shndërruar në një biznes fitimprurës për bletarët shqiptarë krahas prodhimit të mjaltit.

Vitet e fundit, qumështi i Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.

Ashtu si në çdo vend të botës ai shitet në sasi shumë të kufizuar ndaj dhe vlera e tij përherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë. Ai ambalazhohet në minishishe qelqi dhe shitet në gramatura shumë të vogla.

Sipas të dhënave çmimi mesatar për vetëm një gram qumështi të bletës shkon deri në 1 mijë lekë (të reja).

Nisur për nga vlera e lartë dhe fitimprurëse, bletarët shqiptarë kanë fokusuar biznesin e tyre prej disa vitesh edhe në shitjen e qumështit të bletës ndërsa e vlerësojnë këtë mënyrë biznesi edhe më fitimprurës se sa shitja e mjaltit.
Kërkesa për qumështin e bletës në rritje
Bletarët shprehen për AgroWeb.org se kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje ndaj dhe ata janë duke i kushtuar vëmendje përherë e më të lartë nxjerrjes së këtij qumështi të artë.

Vjelja e qumështit të bletës kërkon një mjeshtëri të posaçme pasi i gjithë procesi është shumë delikat.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, një fakt interesant ky, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.
Vlerat kurative për shëndetin
Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: Hipertiroidisem, Diabeti, Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit, sëmundje të veshkave, artrite reumatoide, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës etj

Ai rekomandohet që të përdoret herët në mëngjes duke e marrë nën gjuhë. Kjo pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues fantastik për organizmin nga toksinat.

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Qumështi i bletës, nxit gjëndrat riprodhuese, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzanisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.

Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë.

Rekomandohet që kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, ndërkohë që dozat kurative duhet të ndërmerren sipas specifikimeve përkatëse.

Vlerësohet se asnjë ilaç nuk mund të zëvendësojë vlerat kurative të Qumështit të Bletëve.

Qumështi i bletës – Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve Read More »

Çfarë lidhje ka autizmi me alkoolin?

Kur mendojmë për autizmin, nuk mund të na shkojë mendja tek alkooli. Por në fakt, kanë një lidhje të fuqishme bashkë. Dihet tashmë (nga ata që kanë informacione të plota mbi florën bakteriale), që pacientët me autizëm, kanë mbipopullim të florës patologjike. Një grup i këtyre pathogjenëve përbëhet nga Candida.

Këto mykëra, kërkojnë sheqer apo glukozë si ushqim. Sheqeri vjen nga tretja e karbohidrateve. Tek njerëzit e shëndetshëm, glukoza konvertohet në acid laktik, ujë dhe energji, nëpërmjet një procesi biokimik të quajtur glikolizë. Por tek individët me mbipopullim të florës patogjene, të Candida-s, glukoza konvertohet nëpërmjet një tjetër procesi, që quhet fermentim alkoolit.

Në këtë proces biokimik, Candida konverton glukozën në alkool (ethanol) dhe nënproduktin ‘acetaldehyde’. Alkooli dhe nënprodukti i tij ‘acetaldehyde’, kanë një masë molekulare të vogël, që e bën shumë të lehtë tejkalimin e cdo barrier në trup. Ato absorbohen shumë shpejtë në gjak dhe mund të kalojnë edhe placentën (takojnë edhe fetusin).

Nëse nëna ka mbipopullim të Candida, shtatëzania e përkeqëson edhe më shumë rastin. Mbipopullimi i mykut tek shtatëzënat, prodhon alkool , prek zhvillimin e fëmijës. Pasi fëmija lind, vazhdon të marrë alkool nëpërmjet qumështit të gjirit. Keto jane vene re ne vecanti tek femijet me autizem.

Çfarë lidhje ka autizmi me alkoolin? Read More »

Historia e gruas shqiptare nga Çorovoda: si m’u shfaq kanceri dy herë

Vlerën e jetës e kuptojmë më së shumti atëherë kur fati na vendos përballë vdekjes.

Kështu ka ndodhur edhe me Dallëndyshe Xhaferrajn, e cila ia ka dalë që me forcë dhe kurajo t’i triumfojë dy herë sëmundjes së tmerrshme të kancerit. E ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Xhaferraj tregoi se jeta e saj mori një tjetër drejtim kur gjatë një ore mësimi ndjeu një dhimbje të madhe në gjoks.

Në atë kohë kishte shumë pak informacion, por në hapat e parë kur kam ndjerë dhimbjen e kam sjellë në mendje një sëmundje të keqe, por nuk doja ta pranoja. Unë kam përsëritur dy herë mamografinë dhe më doli në rregull. Por gjinekologu në Çorovodë e kuptoi përmes një ekoje dhe kërkoi të vija urgjent në Tiranë. Unë hezitoja dhe nuk doja të vija, sepse e dija që është sëmundje vdekjeprurëse. Në momentin që kuptova sëmundjen më erdhi një bombë, m’u duk sikur çdo gjë u përmbys. M’u kërkua të hiqja të dy gjokset, sepse kisha kancer malinj dhe shumë të përshpejtuar”, tregon Xhaferraj.

Por kur mendoi se çdo gjë kishte kaluar, jeta e saj do të tronditej sërish dhe kanceri do të shfaqej edhe një herë në trupin e saj. Në vitin 2015, ajo do të diagnostikohej me kancer në shtyllën kurrizore. Tronditja herën e dytë ishte edhe më e fortë dhe Xhaferri tregon se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë e traumatizuar.

“Më kapi dhimbja e këmbës dhe direkt më shkoi mendja se sëmundja do të përsëritej. U paralizova komplet dhe kisha dhimbje të padurueshme. Mua nuk më treguan herën e dytë, por kam parë djalin tim nga pasqyra e makinës që qante dhe kuptova se sëmundja ishte rishfaqur. Nga hera e dytë nuk mbaj mend asgjë, kam qenë tepër e traumatizuar”, tha Xhaferraj./klan

Historia e gruas shqiptare nga Çorovoda: si m’u shfaq kanceri dy herë Read More »

Përgatiteni në darkë dhe hajeni në mëngjes! Për 1 muaj do humbisni 11 kg

Shumë nutricionistë bien dakord se ky është mëngjesi më i mirë për reduktimin e peshës. Ajo gjithashtu përmirëson flokët, poret dhe rregullon metabolizmin.

Konsumi i zakonshëm i kësaj pijeje mund t’ju ndihmojë të humbni mes 7 dhe 11 kg!

Çfarë ju nevojitet për këtë recetë:

2 lugë gjelle tërshërë

1 filxhan kafe kefir natyror

1 lugë çaji me kakao pluhur

1 lugë çaji me fara liri

5-7 kumbulla

Si ta përgatisni dhe ta përdorni:

Koha më e mirë për ta bërë këtë recetë është gjatë natës në mënyrë që ta hani në mëngjes. Zieni kumbullat në një tenxhere derisa ato të zbuten. Ndërkohë në një tas bashkoni farat e lirit, kakaon, tërshërën dhe kefirin. Trazojini mirë.

Më pas i shtoni tulin e kumbullave të zbutura dhe trazojini mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

Në fillim ju mund të merrni një ndjesi të çuditshme në bark, pas konsumimit të parë. Megjithatë ky është një moment dhe nuk ka arsye për frikë

Përgatiteni në darkë dhe hajeni në mëngjes! Për 1 muaj do humbisni 11 kg Read More »

A keni këtë ndjesi në këmbët tuaja gjatë natës? Kujdes, mund të jetë diçka serioze!

A keni këtë ndjesi në natën? Kujdes, mund të jetë diçka serioze!

Simptomat e këmbëve të lodhura(RLS):
◾Djegie
◾Parehati në këmbë
◾Dëshirë për tundjen e këmbëve
◾Dhiimbje në këmbë

Edhe pse kjo çrregullim nuk është shumë serioz, zvogëlon cilësinë e jetës dhe ju pengon të kryeni aktivitete të caktuara. Ka dy forma të ndryshme të këtij sindromi: fillestare dhe të mesme. Rrjedhimisht, shkaqet e tyre janë të ndryshme. Për shkaku pimar, është sindromi i trashëguar dhe arsyeja qëndron pas pjesës së trurit që është përgjegjëse për monitorimin.

Forma sekondare e këtij sindromi mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri faktorësh, siç janë veshka të dëmtuara, nervat periferike të dëmtuara, sëmundjet degjenerative të shpinë, anemi dhe shtatëzani.

Ndonjëherë, RLS mund të jetë një efekt anësor i disa barnave dhe zakoneve të këqija ose mangësi hekuri, kështu që këta njerëz janë të rekomanduar që të konsumojnë më shumë mish të kuq, panxhar, dhe kumbulla në mënyrë që të rrisin nivelet e hekurit në trupin e tyre.

Simptomat mund të lehtësohen duke u ngritur dhe duke ecur për një kohë. Sipas shumë ekspertëve, ushtrimet për tërheqje para gjumit janë shumë të dobishme. Gjatë ditës, përpiquni të qëndroni aktivë, të ushtroheni, ose të paktën të ecni në ajër të pastër.

Sigurohuni që të shmangni pije me kafeinë si çaj të zi dhe kafe, pasi ato ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.

Aromaterapi
Kombinoni 5 pika vaj borziloku dhe 3 pika vaj bajamesh për masazh. Rekomandohet të masazhoni këmbët me këtë përzierje çdo natë para gjumit.Çaj i përzierë
Zieni një litër ujë dhe shtoni 1 lugë gjelle lule kamomil dhe 1 lugë gjelle i egër. Mulojeni edhe lëreni per pak kohë.

Filtroni cajin edh eshtoni mjaltë dhe lëng limoni sipas dëshirës. Pini çaj disa herë në ditë dhe para se të shkoni në shtrat.

A keni këtë ndjesi në këmbët tuaja gjatë natës? Kujdes, mund të jetë diçka serioze! Read More »

Kujdes! Boll e pitë këtë helm, po ju vret përditë

Kujdes! Pjesa me e madhe e njerëzve nuk e dinë se cilat janë ato pasoja negative të konsumimit të pijeve të gazuara për shëndetin.

Sipas hulumtimeve shkencore, ja çfarë efekte negative kanë këto helme në gota për organizmin tonë.

  1. Në 10 minutat e parë

Një gotë në vete përmban 10 lugë sheqer, që është 100% dozë e lejuar ditore. Në trup arrin edhe fosfori, i cili ka për qëllim shtimin e shijes.

  1. Pas 20 minutave

Arrin deri te shtimi i glukozës dhe insulinës, gjë që në mëlçi e bën shndërrimin e sheqerit në yndyrë.

  1. Pas 40 minutave

Kafeina në pije absorbohet plotësisht në trup, në afatin prej 40 minutave. Qarkullimi i gjakut shtohet, ndërkaq mëlçia fillon të prodhojë më shumë sheqer në gjak. Truri juaj fillon të bllokojë receptorët e hormonit adenozinë, gjë që pengon ndjenjën e lodhjes.

  1. Pas 45 minutave

Tajitja e dopaminës shtohet, gjë që ndikon dukshëm që të ndiheni mirë dhe efekti i tillë është i ngjashëm me atë që jep heroina.

  1. Pas 50 minutave

Magnezi, thartira fosforike, kalciumi dhe zinku shkaktojnë shtimin e tretjes së ushqimit. Kjo është e lidhur me sasitë e mëdha të sheqerit dhe të ëmbëltuesve artificialë, të cilët përkufizojnë tajitjen e kalciumit nëpërmjet urinës.

  1. Pas 60 minutave

Cilësitë diuretike të kafeinës fillojnë të ndikojnë dhe të gjitha mineralet, duke përfshirë magnezin, kalciumin dhe zinkun të dedikuar për eshtrat, tajiten nëpërmjet urinës.

  1. Pas më pak se një orë

Shpërndarja e sheqerit nëpër organizëm është në fazën përfundimtare. Ndiheni plot energji dhe mund të prisni ndryshime të shpeshta të humorit. Bashkë me pijet e gazuara, nga trupi tajiten i gjithë uji dhe materiet ushqyese, të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Në fund, rreziku nga zhvillimi i diabetit dukshëm shtohet.

Kujdes! Boll e pitë këtë helm, po ju vret përditë Read More »

Shumë pak njerëz e dinë, ja çfarë ndodh kur hamë rukola!

Rukola është një bimë e cila ka veti të shumta ushqyese, në sajë të pranisë së kripërave minerale, mes tyre, magnezi, kalciumi, potasi, hekuri si dhe përmban vitaminat A, B dhe C.

Mes vetive kryesore të saj është ajo pastruese dhe antioksidante, duke ndihmuar në parandalimin e tumoreve. Përmban shumë pak kalori dhe është shumë e mirë për qetësimin e nervave.

Konsumi i rukolës favorizon tretjen dhe mbron stomakun, duke shmangur krijimin e gazrave.

Rukola është antitumorale, pasi beta karoteni që përmban, ndihmon në parandalimin e disa lloje tumoresh, si ai i vezoreve, prostatës, stomakut dhe zorrës së trashë.

Ndihmon gjithashtu në eliminimin e toksinave dhe lëngjeve të tepërta në trup. Lufton edhe aneminë, në sajë të vitaminës B, shkruan noa.al.

Në sajë të sasisë së bollshme të vitaminës C, ndihmon në forcimin e kockave dhe sistemit imunitar. Rukola ndihmon gjithashtu edhe për qetësimin e nivelit mendor si dhe favorizon pushimin.

Shumë pak njerëz e dinë, ja çfarë ndodh kur hamë rukola! Read More »