Shendetesi

Ja cfare problemesh shkakton konsumimi i veres se kuqe

Ka patur studime të shumta në përpjekje për të zbuluar përfitimet shëndetësore të verës së kuqe, por realisht, pirja pa sasi të m­ëdha mund të rrisë edhe rrezikun e s­ëmundjeve mendore dhe të shkaktojë inflamacion – gjë që mund të rrisë rrezikun e kancerit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.
Vera e kuqe mund të jetë pija më e keqe për lëkurën sipas mjekes naturopatike, Dr Isabel Sharkar.

Duke folur për Popsugar, Dr Sharkar zbuloi se lëngu i rrushit i fermentuar pa filtër mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj, veçanërisht nëse keni një gjendje të tillë si rosacea.

“Sheqeri në verën e kuqe është pjesërisht fajtor.

Mbingarkon mëlçinë dhe, si rezultat e dërgon atë si sheqer të papërpunuar në gjak ose e kthen direkt në dhjamë shumë të vështirë për t’u djegur. ”- thotë Dr Menolascino .

Ja cfare problemesh shkakton konsumimi i veres se kuqe Read More »

Studimi që ”rrëzon” besimin. Shkencëtarët: Po, ka jetë pas Vdekjes

Në një kohë kur bota është e rrethuar me krizat ekonomike, krimet makabe, dhe të tjera probleme shqetësuese, ky lajm i konfimuar nga një grup ekspertësh, hap një tjetër debat. Shkencëtarët kanë konfirmuar se ekziston jeta pas vdekjes, e që ky pohim ka ardhur pas një studimi të detajuar.

Tabloiti “Seeker”, nënvizon ndër të tjera se ekspertët kanë arritur të vërtetojnë se pasi një person ndërron jetë, ekzistojnë disa gjene që në të vërtetë luftojnë për të sjellë personin sërisht në jetë.

Studimi i ri sugjeron se kur informacioni në ADN përdoret për udhëzime që të krijojë molekula të tilla si: proteina, e që shërbën për rritjen e gjeneve në përpjekje për tu ringjallur. Studimi është realizuar përmes një monitorimi tek minj, por ekspertët besojnë edhe se kjo dukuri ndodh edhe tek njerëzit.

Autor i studimit, Peter Noble, nga Universiteti Uashingtonit, në një prezantim të zbulimit, ka thënë se jo të gjitha qelizat janë “të vdekura”, kur një organizëm vdes.

“Llojet e ndryshme qelizore, përfshijnë qelizat e ndryshme të jetës, ka raste që gjenerohen. Është e mundshme që disa qeliza të mbetet gjallë dhe që mbeten në përpjekje për të riparuar vetveten, veçanërisht qelizat burimore”,- u shpreh Noble.

Hulumtimi gjeti se transkriptimi i gjeneve është i lidhur me rritjen e zhvillimit embrional. Zhvillimi embrional është një karakteristikë e zhvillimit shumë e hershme e njeriut, ku pjesë të trupit kthehen në baza e që përpiqen për të sjellë personin në jetë. Ai gjithashtu shton se do të lejojë shkencëtarët për të kuptuar më mirë procesin e vdekjes.

”Ashtu si kullat binjake në 2011, ne mund të marrim më shumë informata se si një sistem bie, duke studiuar renditjen e ngjarjeve. Me rastin e kullave binjake, ne pamë një kolaps sistematik të një kati. Kjo na jep një ide të themeleve strukturore që mbështesin ndërtimin dhe ne shohim një model të ngjashëm në mbylljen e kafshëve”.

Burimi: Seeker/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë/

Studimi që ”rrëzon” besimin. Shkencëtarët: Po, ka jetë pas Vdekjes Read More »

Çaji jeshil i dobishëm për peshën, ka 3 përfitime

Çaji jeshil, një përbërës natyral, që është bërë majft popullor vitet e fundit për shkak të vetive të tij dobësuese, po përdoret gjithmonë e më shumë. Por përveç dobësimit përdoret dhe për kurimin e disa sëmundjeve, pasi është i pasur me antioksidantë, antiinflamatore dhe diuretike, që ndihmojnë organet sekretore të largojnë toksinat.

Parandalon sëmundjet kardiake

Antioksidantët e tij parandalojnë akumulimin e kolesterolit të keq në arterie, e për pasojë parandalojnë formimin e pllakave. Pastrojnë qarkullimin e gjakut, dhe lehtësojnë rregullimin e lipideve në të gjithë trupin. Reduktojnë riskun e tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve kronike të zemrës.

Lufton mbipeshën

Katekinat e saj veprojnë mjaft mirë në metabolizëm, duke përmirësuar aftësinë e djegies së kalorive. Ka fuqi të lartë ngopjeje, duke ndaluar të hani më shumë se sa duhet. Vetitë detoksifikuese ndihmojnë në heqjen e toksinave nga gjaku.

Parandalon plakjen e parakohshme

Duke qenë një pije plot me antioksidantë, vitamina dhe kripëra minerale, çaji jeshil konsiderohet një nga aleatët më të mirë për të reduktuar plakjen e parakohshme të qelizave. Kjo nuk do të thotë që shmang formimin e rrudhave dhe shenjave të moshës, por edhe mbron organet nga sëmundjet tipike të plakjes. Flavonoidët dhe vitamina E ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe reduktojnë nivelin e stresit oksidativ.

Çaji jeshil i dobishëm për peshën, ka 3 përfitime Read More »

Mjeku popullor që lulet e malit i bën ilaçe për shumë sëmundje

Nga këto bukuri natyrore janë shëruar shumë njerëz. Të paktën kështu pretendon mjeku popullor, Xhemajl Bunjaku nga fshati Bunjak i Novobërdës.

Ai mbledh lulet e malit dhe ato i shndërron në ilaçe të cilat thotë se shërojnë dhjetëra sëmundje.

Bunjaku përmend raste nga më të ndryshmet, që u ka gjetur ilaç njerëzve në nevojë.

Ndërsa, profesionin thotë ta ketë trashëguar nga prindërit e tij.

“Me këtë formë të ilaçeve kam filluar, pasi edhe nëna e babai janë marrë nga pak me to. Pra, kam pasur njohuri, por edhe duke lexuar literaturë të ndryshme, e tash edhe përmes internetit”, ka thënë Bunjaku në një intervistë për RTVDukagjini, përcjell gazetametro.net.

Grumbullimi i bimëve natyrore sipas tij, donë kohë dhe kujdes të shtuar. Por, edhe njohuri mbi dhe rreth tyre.

Ajo që e shtyri më shumë drejt këtij profesioni, ishte një sëmundje që ai kishte personalisht disa vite më parë.

Përmes këtyre bimëve ai shëron 36 sëmundje. Një nga ilaçet që ai bën është ‘pelimi i bardhë’. Ai thotë se ky ilaç shëron sëmundjet e lukthit.

Bunjaku bën ilaç edhe kundër hemorroideve, shtypjes së lartë të gjakut, migrenës, e të ngjashme.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2155367481156662/?t=0

Mjeku popullor që lulet e malit i bën ilaçe për shumë sëmundje Read More »

Sasia e kalçiumit që ju nevojitet cdo ditë – Produktet ku gjendet

Marrja e sasisë së duhur të kalçiumit çdo ditë është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kockave gjatë gjithë jetës.
Informacione Bazë Mbi Kalçiumin
Kalçiumi është një nga mineralet më të domosdoshme në organizëm.

Ai është i nevojshëm për enët e gjakut, funksionet e muskujve, komunikimin nervor, hormonet.

99 përqind e kalçiumit që gjendet në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë dhe pjesa e mbetur përdoret për funksionet e lartpërmendura.

Gjatë gjithë jetës, kockat i nënshtrohen një procesi të vazhdueshëm rimodelimi dhe kalçiumi përthithet dhe depozitohet në kockat e reja ose aty ku ka më shumë nevojë.

Ekuilibrat mes përthithjes dhe depozitimit të kalçiumit ndryshojnë në varësi të moshës, sipas informacioneve të AgroWeb.org.

Përthithja është më e lartë në fëmijëri dhe adoleshencë ndërkohë që pas kësaj periudhe përthithja dhe depozitimi i kalçiumit është i ekuilibruar.
Sasia e Nevojshme Ditore E Kalçiumit
Duke qenë se kalçiumi nuk prodhohet në organizëm ai duhet marrë kryesisht nëpërmjet ushqimit.

Sipas të dhënave disa ushqime në veçanti plotësojnë shumë prej nevojave ditore për kalçium.

Qumështi dhe produkte të tjera të bulmetit janë shumë të pasur me kalçium.

Megjthatë, kalçiumi gjendet edhe tek brokoli, arrorët, produktet e sojës, barishtet e ndryshme dhe në veçanti tek spinaqi.

Ekspertët thonë se sasia ideale ditore e kalçiumit duhet të jetë 1,000 miligramë.

Kjo sasi mund të merret mjaft mirë duke pasur një regjim të balancuar ushqimor.

Një gotë me qumësht apo me kos ofron 300 miligramë kalçium.

Të moshuarit ose njerëzit e prekur nga osteoporoza kanë nevojë për më shumë kalçium.

Këtë nevojë ata mund ta plotësojnë duke marrë edhe suplementë shtesë.

Njerëzit që nuk kanë tolerancë të lartë ndaj laktozës apo produkteve të bulmetit, mund të marrin 400 deri në 500 miligramë kalçium në ditë.

Rrjedhimisht në këtë rast nevoja për suplement është e pashmangshme.

Megjithatë, nuk duhet abuzuar me suplementët e kalçiumit.

Ekspertët rekomandojnë që në këto raste të merret vetëm një kapsulë në ditë, sipas rekomandimit të mjekut./

Sasia e kalçiumit që ju nevojitet cdo ditë – Produktet ku gjendet Read More »

Doktori i njohur jep 9 arsyet se pse duhet të bëni seks

Sipas gjinekologut amerikan me rezidencë në Kaliforni, Dr. Sherry Ross, marrëdhënia seksuale është e mirë për zemrën, trupin dhe shpirtin e njeriut.

Sipas Dr. Sherry Ross ka 9 arsye se përse duhet të bëjmë seks.

1-Djeg kaloritë

2-Forcon sistemin imunitar

3-Parandalon problemet me fshikëzën e urinës

4-Ilaç natyral kundër dhimbjes së kokës dhe kyçeve

5-Zgjidh problemet me pagjumësinë

6-Shton shanset e shtatzënisë

7-Përmirëson shëndetin mendor

8-Parandalon krijimin e rrudhave

9-Të bën më të zgjuar.

Doktori i njohur jep 9 arsyet se pse duhet të bëni seks Read More »

Uji i detit shëron këto janë 16 sëmundje! Do të mbeteni vërtetë me gojën hapur…!

Deti është një burim përfitimi shëndetësor.

Parandalon dhe lufton shumë sëmundje. Muajt e verës janë ato që lejojnë secilin prej nesh të rimarrë energjinë e humbur gjatë vitit. Shëtitjet në breg, zhytet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në humor të mirë.

Deti është një burim përfitimi shëndetësor. Parandalon dhe lufton shumë sëmundje. Muajt e verës janë ato që lejojnë secilin prej nesh të rimarrë energjinë e humbur gjatë vitit. Shëtitjet në breg, zhytet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në humor të mirë.

Deti është një kurë e vërtetë për më shumë se 16 sëmundje.

Sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si:

– Alergjitë respiratore

– Sinusin

– Astmën

– Rikuperimin nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes

– Problemet e shkaktuara nga pirja e duhanit

– Ndikimet nga agjentë kimikë

Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si:

– Zhvendosjet

– Shtrembërimet

– Thyerjet

– Artrozën

– Dhimbjet

– Osteoporozën

– Spondilozën

– Sëmundjet reumatike

Deti, zvogëlohen alergjitë e

lëkurës si:

– Psoriasis

– Ekzemën

– Pezmatimin e lëkurës

– Puçrrat në fytyrë

Falë detit, përmirësohen sëmundjet e anemisë, sëmundjet gjinekologjike, hipotiroidizmi dhe limfatizmi. Vlen të theksohet se, deti gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.

Falë ujit të detit:

– Lirohet trakti respirator.

Për këtë arsye, mjeku ua këshillon këtë atyre që vuajnë nga forma astmatike. Për fëmijët që kanë infeksion të  bajameve dhe sëmuren shpesh. Është mirë të bësh shëtitje të gjata buzë ujit.

Ajri i detit përmban një sasi të kripërave minerale të tilla si natrium, magnez, klorid, jod, kalcium, kalium, bromin dhe silic.

Përfitojnë mushkëritë dhe përmirëson frymëmarrjen.

Përmirëson metabolizmin dhe forcon sistemin imunitar.

– Zvogëlohet ruajtja e ujit.

Uji i detit përmban një përqendrim të kripërave minerale. Lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dhe osmozës. Kjo bën që këmbët të duken në mënyrë të shkëlqyer.

– Eliminoni kilet e tepërta.

Në periudhën e plazhit, trupi duket i thatë dhe, edhe pse hani më shumë, humbni peshë. Kjo ndodh sepse metabolizmi funksionon mirë.

– Përmirësohet sistemi i qarkullimit të gjakut.

Presionii ujit në trup, temperatura dhe lëvizja e ujit, bëjnë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.

– Përmirëson tonifikimin e muskujve.

Noti është një ilaç për të gjithë trupin. Relakson muskujt tuaj, duke hequr stresin. Shpërndan kontraktimet e grumbulluara. Përmirëson lëvizjen në nyjet e bllokuara.

Uji i detit shëron këto janë 16 sëmundje! Do të mbeteni vërtetë me gojën hapur…! Read More »

Prof Kraja, shkodrani që ka marrë patentë të dytë në nivel europian, shpik vaksinën kundër kancerit

Profesor Shuajp Kraja është shpikësi i parë shqiptar që gëzon të drejtën mbi patentën evropiane për vaksinën kundër kancerit. E konsideruar si një shpikje inovative në fushën e mjekësisë, lëshimi i kësaj patente nga Organizata Europiane e Patentave (EPO), i hap rrugën procedurave për marrjen e autorizimit të prodhimit nga Bashkimi Europian.

Në kuadër të studimit pilot me pacientë vullnetarë, me Bi vaksinën antikancer janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite. Ajo shfaq siguri të plotë në trajtimin dhe shërimin e formave të ndryshme të kancerëve, pa rishfaqje të tyre.

Bi vaksina përbën një mënyrë mjekimi shumë më të përshtatshme që konkuron dhe do të zëvendësojë ”artilerinë” e rëndë të kimioterapisë dhe radioterapisë si një gjilpërë inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), që do të jetë në gjendje ndërmjet triliona qelizash të organizmit (normale dhe malinje), të dallojë dhe të vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e shëndosha të organizmit.

Bi vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen në imunizimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer. Patenta për këtë shpikje njihet në shumë shtete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Zyra Europiane, Gjermania, Zvicër, Francë, Britania e Madhe, Irlandë, Shqipëri, Kosovë e Kroaci.

Profesor Kraja ka marrë po ashtu një patentë të dytë në nivel europian për medikamentin “Shukrain 55” edhe kjo e regjistruar për patentim pranë institucionit të Regjistrimit të Patentave dhe Markave, këtë radhë në Gjermani.

Medikamenti ka një spektër të gjerë dhe është vërtetuar gjithashtu efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij.

Ne pranverën e vitit 2015 është konfirmuar pranimi i këtij medikamenti si inovacion i patentuar medicinal duke ju dhënë e drejta e prodhimit industrial. Konsiderohet si një domosdoshmëri hedhja e këtij medikamenti në tregun ndërkombëtar, duke u bazuar në efektet kuruese dhe shëruese kundër sëmundjeve të ndryshme virale bakteriale.

Ai vlerësohet si një inovacion i patentuar shumë i nevojshëm për farmaceutikën botërore, veçanërisht aty ku OBSH jep alarmin për rezistencën e antibiotikëve dhe kohën e gjatë të mungesës së tyre në treg.

Prof. Shuajp Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1936. I specializuar për biologji molekulare, Prof Kraja ka një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë.

Prof Kraja, shkodrani që ka marrë patentë të dytë në nivel europian, shpik vaksinën kundër kancerit Read More »