Shendetesi

Me 15 maj publikohet lista e ilaçeve në spitale, drejtorët do përgjigjen për mungesat

Në të gjitha shërbimet e spitaleve të vendit do të publikohet në 15 maj lista e barnave për pacientët, dhe në rast se ka mungesa do të përgjigjet personalisht drejtuesi i spitalit. Ministrja Manastirliu u dha urdhër të qartë drejtuesve të spitaleve se nuk do të ketë më situatë mungesash ilaçesh.

Lista e barnave e spitaleve do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence, dhe Ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi drejtorët e spitaleve se do të mbajnë përgjegjës nëse ka mungesa të tyre.

Kjo do të thotë se do të mbulohen barnat e spitaleve dhe nuk do të ketë mungesa, nuk do të ketë barna stok në spitale.

Me 15 maj publikohet lista e ilaçeve në spitale, drejtorët do përgjigjen për mungesat Read More »

Nëse ke këtë problem shëndetësor KURRË nuk duhet të konsumosh xhenxhefil!

Shumë njerëz mund të përjetojnë përmirësime të mëdha shëndetësore nga përdorimi i xhenxhefilit, por kjo nuk është një zgjedhje e mirë për të gjithë. Ekzistojnë disa rrethana ku xhenxhefili duhet të shmanget apo të konsumohet në mënyrë të kufizuar. Ja kur…

Sipas WebMD, xhenxhefili mund të ndërveprojë keq me lloje të veçanta ilaçesh të rekomanduar për probleme shëndetësore.

Njerëzit diabetikë, ata që kanë hipertension dhe çrregullime të koagulimit duhet të tregojnë kujdes ndërsa përdorin xhenxhefil si kurë për sëmundje të tjera.

Njerëzit që marrin medikamente për koagulimin e gjakut

Xhenxhefili mund ta hollojë gjaku, që do të thotë se mund të jetë i papërshtatshëm për personat që kanë probleme të koagulimit ose kanë çrregullime të gjakderdhjes. Përpara se të përdorni xhenxhefil këshillohuni me mjekun.

Njerëzit që mjekohen për diabet

Xhenxhefili ka tendencë të natyrshme që pakëson sheqerit në gjak dhe për këtë arsye është një 8 erëzat dhe barërat natyrorë më të mirë për diabetin e tipit 2. Për ata që kanë diabet dhe për para-diabetikët, që e kontrollojnë gjendjen e tyre vetëm me dietë, ky mund të jetë një lajm i mirëpritur.

Megjithatë, njerëzit që marrin ilaçe (të tillë si Metformin ose ilaçe të ngjashëm, apo përdorin insulinë për rregullimin e sheqerit në gjak) për diabetin duhen të jenë vigjilentë ndaj efektit të xhenxhefilit mbi sheqerin në gjak dhe të diskutojnë për përdorimin e xhenxhefilit me mjekët e tyre.

Njerëzit që përdorin ilaçe për tensionin e lartë të gjakut

Disa ilaçe që përdoren për të kontrolluar tensionin e lartë mund të lidhen me xhenxhefilin, duke ndikuar në uljen e presionit të qarkullimit të gjakut dhe/ose të ulin rrahjet e zemrës në nivele të dëmshme, duke rezultuar në rrahje zemre të parregullta ose komplikime të tjera. Diskutoni me mjekun tuaj nëse doni të përdorni xhenxhefil.

Xhenxhefili dhe gurët e tëmthit

Njerëzit me gurë në tëmth mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore nëse përdorin xhenxhefil.

Fshikëza e tëmthit ka një strukturë si qeskë e vogël, e cila gjendet nën mëlçi dhe lidhet me të nga gypi biliar. Fshikëza e tëmthit vepron si magazinuese për bilën, e cila redukton yndyrën e tepërt në zorrë.

Kur konsumohet xhenxhefil në sasi të mëdha, krijimi i bilës mund të rritet dhe shkalla e madhe e kontraktimeve të tëmthit mund të acarojë gurët në tëmth dhe të bëjë që të kalojnë në kanalet biliare. Një gur i bllokuar në kanalin biliar mund të shkaktojë sëmundje të rënda që mund të kërkojnë një operacioni urgjent.

Gratë që janë shtatzëna dhe xhenxhefili

Ka disa shqetësime se xhenxhefili mund të ndikojë hormone seksuale të fetusit. Sipas U.S National Library of Medicine përdorimi i xhenxhefilit gjatë shtatzënisë është i diskutueshëm.

Ka pasur edhe raste kur xhenxhefili është fajësuar si shkaktar për abort në javën e 12-të të një gruaje shtatznënë, e cila çdo mëngjes pinte xhenxhefil. Megjithatë, hulumtimet në gratë shtatzëna rekomandojmë që xhenxhefili mund të përdoret në mënyrë të sigurtë gjatë orëve të mëngjesit pa dëmtuar fëmijën.

Rreziku për keqformime në foshnjat e grave që marrin xhenxhefil nuk është më i madh se norma e zakonshme e 1% deri në 3%. Gjithashtu nuk duket se përbën kërcënim për lindje të parakohshme apo për lindjes në peshë të ulët.

Ka disa shqetësime që xhenxhefili mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes, prandaj disa specialistë këshillojnë mospërdorimin e tij afër datës së lindjes së bebit. Ashtu si çdo ilaç i dhënë gjatë shtatzënisë, është e domosdoshme që të vini në peshore avantazhin ndaj rrezikut. Para se të përdorni xhenxhefil gjatë shtatzënisë, flisni më parë me mjekun

Nëse ke këtë problem shëndetësor KURRË nuk duhet të konsumosh xhenxhefil! Read More »

Mbani frymën! Kura e reumatizmës është gjetur dhe ju duhet vetëm 1 gjethe fiku

Si edhe 5 receta të tjera natyrale, se si t’i mposhtni ethet reumatike që u rrezikojnë komplet shëndetin…
Ethja reumatike (reumatizmale) është një sëmundje kronike, me fillim akut dhe me përkeqësime të përsëritura.

I përket grupit të sëmundjeve të reumatizmit inflamator dhe tipar i saj kryesor është karakteri sistematik.

Duke pasur parasysh prekjen e indit lidhor, procesi patologjik mund të shfaqet në tërë organizmin, por me prekje më të shpeshta në nyje dhe në muskulin e zemrës.

SHKAKTARI I SËMUNDJES
Sëmundja paraqitet 2 deri 3 javë pas infeksionit akut në traktin e sipërm respirator të shkaktuar nga bakteri i quajtur, Streptokoku beta hemolitik i grupit A.

Ky infeksion nuk është shkaku i drejtpërdrejtë i sëmundjes, por ai çon deri te formimi i antitrupave, të cilët pastaj e sulmojnë indin e vet organizmit, siç është indi i nyejve dhe muskuli i zemrës.

Pra, sipas kësaj, themi se ethja reumatike ka patogjeneze autoimune.

Në paraqitjen e sëmundjes, rol kryesore zë predispozicioni gjenetik, kurse si faktorë favorizues janë kushtet e jetesës dhe të punës (lagështia, grumbullimi i shumë personave dhe kontakti i afërt), faktorët klimatike dhe gjeografike (klimë e ftohtë dhe i lagësht), efektet sezonale (në pranverën e hershme dhe vjeshtën e vonë), mosha (mosha shkollore).

Por, në vijim janë disa kura natyrale për ethet reumatike, që mund të qetësojnë simptomat dhe të ndihmojnë në kurimin e tyre…

LËNGU I GJETHEVE TË FIKUT
Gjethe e fikut, nëse kombinohen me alkool, kthehen në një ilaç natyral që qetëson ethet reumatizmale.

Për këtë ilaç do t’ju nevojitet 750 ml alkool etilik i rafinuar 90° dhe gjethe të fikut.

Menjëherë pasi të hiqni gjethet nga dega, kalojini në grirës apo mikser ato dy herë rradhazi në mënyrë që të imtësohen plotësisht, pastaj hidhini në alkool.

Hidheni tërë përmbajtjen në një shishe qelqi të errët 1 L.

Sasia e gjetheve duhet të jetë e mjaftueshme, në mënyrë që të mbushni shishen 1 L.

Mbylleni shishen mirë me një tapë.

Lëreni përzjerjen e alkoolit dhe të gjetheve të fikut që të marinohen së bashku për 14 ditët në vijim dhe pas kësaj kohe, filtroni përmbajtjen.

Përdorni përzierjen në zonat që dëmtohen, për shkak të etheve reumatike.

Vetëm duhet t’i lyeni me këtë përzierje, por mos e fshini derisa të përthithet e thahet vetë.

As mos e shpëlani.

  • Është me të vërtetë e rëndësishme, që pas grirjes së gjetheve të fiqve, të lani grirësin me ujë të rrjedhshëm për 15 minuta dhe gjithashtu t’i lani duart mirë me një sapun natyral.

KURA ME RREPË
Shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Hidhni përbërësit e mëposhtëm në një shishe 1,5 L:

  • 1 dhe ½ filxhan rrepë të grirë, 1 filxhan me vaj luledielli të ftohtë dhe mbushni pjesën tjetër të shishes me vajguri.

  • Lini të ulen për 10 ditë në temperaturën e dhomës, por sigurohuni që ta tundni shishen 3-4 herë në ditë.

  • Hiqni përmbajtjen e marre dhe përdoreni këtë ilaç për të masazhuar zonat e dhimbshme të shkaktuara nga ethet reumatike.

Jini këmbëngulës dhe rezultatet do të shfaqen së shpejti.

Bëni banjo me lëvore shelgu
Përveç recetave të mësipërme natyrale, mund të realizoni edhe një banjë me lëvoret e shelgut.

Koha më e mirë për ta përdorur në fakt është pranvera, sepse janë të njomët dhe të freskët, kështu kanë më shumë vlera kuruese.

Por edhe kur lëvoret e shelgut janë këputur në pranverë dhe janë tharë, mund të përdoren sërish.

Ju mund të bëni banja me lëvore shelgu, pasi më parë këto lëvore kanë ndenjur për disa minuta në ujë.

Ose, mund të flini mbi lëovoret e shelgut, thjesht duke i mbuluar me ndonjë copë pëlhure, ose nëse mund ta duroni, flini direkt mbi ato lëvore.

Merrni ilaçet e etheve nga zgjoi i bletës
Më poshtë janë disa kura të dobishme për ethet reumatike që përdorin përbërësit më të mirë nga mrekullite e natyrës: produktet e bletëve.

  1. Para 3 vakteve kryesore të ditës, pini një gotë me ujë në të cilën shtoni 3 lugë gjelle të uthullës së mollës dhe një lugë çaji mjaltë të papërpunuar natyror, për një shije të ëmbël.

Pijeni ngadalë, për 15 minuta dhe pastaj jeni gati për të ngrënë.

  1. Pas 3 vakteve kryesore te ngrënies në ditë, merrni një përzierje prej 30 pika me tretësirë ​​propolis dhe thjesht 40 pika uji në temperaturën e dhomës.

  2. Gjatë natës, fërkoni artikulacionin e lënduar, shpinën dhe qafën me një krem ​​të thjeshtë të përzierjes me: tretesirë propolis dhe pastaj një krem ​​të bazuar në ekstraktin e butë të propolisit.

Do të përjetoni lehtësim të menjëhershëm të dhimbjeve

Kura për ethet reumatike me hardhinë e zezë/të egër
Ka disa emra në dialekt për këtë bimë dhe mbase ju mund ta njihni si: Vula e Zonjës,

Rrënja e Virgjëreshës, Rrushi i Djallit, Hardhia e zezë apo Hardhia e Egër, por emrin shkencor e ka: (Tamus communis, Dioscorea communis).

Gjendet kudo nëpër Shqipëri, sidomos afër përrenjve, apo ndonjë vije uji.

  1. Grini rrënjën e bimës në një mikser të mirë dhe vendoseni në një shishe plastike prej 1 litërsh.

  2. Hidhni alkool të mbushni shishen.

  3. Lëreni të marinohet për 10-15 ditë, duke e shkundur disa herë në ditë.

Përdoreni këtë ilaç për të lyer zonat e dhimbshme 2-3 herë në ditë, sjell qetësim të shpejtë.

Tretësira me rrodhe që mund ta bëni nga duart tuaja
Masazhoni nyjet tuaja të dhimbshme çdo natë, me një tretësire që mund të bëni në shtëpi, duke ndjekur këtë recetë:

  • Hidhni 20 gr të rrënjës se rrodheve në një kavanoz të vogël, me një kapak të ngushtë.

  • Hidhni siper 100 ml alkol etilik 70° mbi rrënjët dhe tundeni çdo ditë.

Pas 8-10 ditësh është gati për përdorim.

Rekomandohet që të përgatisni një sasi më të madhe tretesire në të njëjtën kohë, duke përdorur 50-100 gr rrënjë rrodhe dhe 250-500 ml alkol.

Rezultatet e para do të shfaqen pas vetëm një jave.

Mbani frymën! Kura e reumatizmës është gjetur dhe ju duhet vetëm 1 gjethe fiku Read More »

Shqetësimi i mjekëve: Mos guxoni ta bëni më këtë gjë në mëngjes. Hiqni dorë menjëherë!

Zakonet e vjetra që ne kemi mezi largohen prej nesh, veçanërisht kur ato nuk janë dhe aq të mira. E ç’mund të themi për rutinën e mëngjesit, kur të gjithë jemi mësuar t’i bëjmë punët në një mënyrë të caktuar?

A është në zakonin tuaj mëngjesor të pini një filxhan me kafe apo të hani drithëra? Nëse po, kemi lajme jo dhe aq të mira për ju.

Më poshtë po ju paraqesim disa prej zakoneve nga të cilat duhet të hiqni dorë.

Kur nuk e filloni ditën me një dush – Mirë është që çdo ditë të bëni dush në mëngjes dhe jo vetëm të lani fytyrën. Sipas një studimi të mjekëve të Harvardit, ndihmon trurin të jetë aktiv dhe të mos shqetësohet nga faktorët e jashtëm.

Dush me ujë të nxehtë – Dushi me ujë të nxehtë qetëson dhe relakson trupin, duke ju dhënë dëshirën të futeni sërish në shtrat. Dushi i mëngjesit duhet të jetë me ujë të vakët, deri diku të freskët.

Të kontrolloni telefonin për një kohë të gjatë – Rrjetet sociale apo emailet e punës janë arsyeja kryesore që ju bën të humbni shumë kohë në mëngjes. Kur shkoni në tualet, mos e merrni telefonin me vete, e për më tepër, mos e harxhoni kohën tuaj duke u marrë me punët e të tjerëve, por kushtojani atë vetes tuaj.

Zgjedhja e rrobave në mëngjes – Është një torturë më vete. Më mirë do të ishte që të krijonit një vend dollapin tuaj për garderobën e veshjeve të punës, të cilat nuk do t’i përzieni me veshjet e tjera. Do ta kishit më të lehtë në mëngjes. Por nëse e keni të pamundur, zgjidheni veshjen që në darkë.

Hani drithëra – Ato kanë shumë sheqer, i cili ju jep efektin e lodhjes në orët e para të ditës. Sipas dietologut Chelsey Amer, është më e shëndetshme të konsumoni një fetë pice, e cila ka yndyrna dhe karbohidrate, e ju jep fuqi për të përballuar ditën.
I lani dhëmbët pas ushqimeve – Pasi konsumoni ushqim, dhëmbët tuaj janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm. Asnjëherë nuk duhet ti lani ata fill pasi keni ngrënë, por 30 minuta më pas.
Pini kafe të zezë – Kafja menjëherë pasi zgjoheni nga gjumi rrit nivelin e kortizolit në trup, duke bërë që të rritet mundësia për gjendje ankthi, apo të vuani nga gastriti. Këshillohet që kafja e parë të pihet 3-4 orë pasi jeni zgjuar.

Shqetësimi i mjekëve: Mos guxoni ta bëni më këtë gjë në mëngjes. Hiqni dorë menjëherë! Read More »

Vizitohet tek mjeku shqiptar dhe i thote qe ke probleme me veshkat por kur shkon vizitohet ne Itali habitet nga fjalet e mjekut italian

Emigrantja vjen ne Shqiperi per pushime dhe gjate kohes kur gjendet tek te afermit e saj papritur i fillon një dhimbje e forte therese shpine dhe nuk e kuptonte se nga i vinte dhimbja.
Te nesermen shkon tek doktori.

Pasi ben viziten ai i thote se ke veshken e zvogeluar dhe duhet ta besh operacion sa me shpejt sepse dhimbjet sa vijn e do te shtohen. Pasi mori ilac per veshkat dhimbjet ishin te njejta dhe keshtu u kthye ne Itali pasi mbaroi pushimet dhe diten tjeter shkoi te bej vizite tek doktori italian.

Pasi beri viziten doktori italin i thote qe nuk ke problem me veshkat, ato i ke ne rregull dhe ndaj ilacet qe ke pire nuk te kan dhene asnje efekt. Zonje ju keni problem me shtyllen kurrizore pasi vuani nga reumatizma dhe ne do te japim nje recete per dhimbjet e shpines qe ju kapin shpesh!

Pasi mora ilacet u bera me mire dhe dhimbjet mu qetesuan– thote zonja ne fjale
Keshtu me ndodhur sa here qe kam bere ndonje vizite ne shqiperi, ilaceti mi japin tjeter per tjeter eshte hera e 2 qe me ndodh keshtu dhe ndaj kam gjet rehat kur vizitohem ketu ne itali e me bejne derman

Vizitohet tek mjeku shqiptar dhe i thote qe ke probleme me veshkat por kur shkon vizitohet ne Itali habitet nga fjalet e mjekut italian Read More »

Kur nuk pini ujë – Çfarë i ndodh 0rganizmit

Uji është tejet i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Nëse jeni vazhdimisht të hidratuar, nivelet e glukozës në gjak do të jenë të ulëta dhe në këtë mënyrë do të menaxhoni më mirë insulinën.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për diabetikët. Disa studime sugjerojnë se hidratimi i duhur ju ndihmon të shmangni diabetin e tipit 2.
Informacionet bazë për glukozën në gjak
Glukoza është një nga sheqernat që trupi përdor për energji.

Kur ju konsumoni karbohidrate, trupi juaj i kthen ato në glukozë.

Ushqimet që përthithen më lehtë dhe më shpejtë siç janë sheqernat e rafinuara dhe mielli i bardhë rrisin menjëherë nivelet e glukozës në gjak.

Ndërkohë që ushqimet më pak të rafinuara, siç janë drithërat e plota shkaktojnë një rritje të qëndrueshme por edhe të ngadaltë të nivelit të glukozës në gjak.

Me rritjen e këtyre niveleve, trupi çliron insulinë që detyron qelizat të akumulojnë glukozën dhe të pakësojnë sasinë e lëshuar në qarkullimin e gjakut.

Diabeti ndodh kur njerëzit krijojnë një lloj rezistence ndaj insulinës ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak mbeten të larta.
Faktori Hidratim
Nëse jeni të shqetësuar për glukozën në gjak, atëherë sigurohuni që jeni vazhdimisht të hidratuar.

Kur jeni të dehidratuar, organizmi prodhon një hormon të quajtur vasopresinë.

Vasopresina detyron veshkat të mbajnë lëngjet dhe mëlçinë të prodhojë sheqerna në gjak.

Kjo rrit në mënyrë të pashmangshme nivelet e glukozës në gjak. Me kalimin e kohës, kjo situatë mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës.
Ndërlidhja me diabetin
Pavarësisht nevojës për konfirmime të mëtjeshme shkencore, dehidratimi mund të shkaktojë hiperglicemi kronike ose nive të lartë glukoze në gjak dhe rrjedhimisht diabet.

Një studim i kohëve të fundit që ka zgjatur 9 vjet, me subjekt 3,615 të rritur, zbuloi se njerëzit që pinin shumë ujë, ishin më pak të rrezikuar nga hiperglicemia, ndërkohë që ata që pinin më pak ujë kishin më shumë gjasa të prekeshin nga hiperglicemia.
Hidratim i shëndetshëm
Të qenit të hidratuar ndihmon organizmin të shpërndajë në mënyrë të drejtë ushqyesit, të largojë mbetjet e dëmshme dhe të rregullojë temperaturën e trupit.

Kur jeni të dehiratuar, ju mungon energjia, vigjilenca, përqendrimi, madje mund të përjetoni edhe tension të ulët të gjakut.

Femrat kanë nevojë për rreth 8- 9 gota ujë ose lëngje të tjera që të jenë të hidratuara.

Meshkujt nga ana tjetër kanë nevojë për 10-11 gota lëngje në ditë. Shumica e pijeve përfshirë kafenë, çajin dhe qumështin, plotësojnë këtë nevojë.

Por pijet e gazuara ose të sheqerosura kontribuojnë në rritjen e nivelit të glukozës në gjak.

Kur nuk pini ujë – Çfarë i ndodh 0rganizmit Read More »

Përdore veç NJE herë në ditë DHE lëkura juaj do duket sikur jeni 20 vjeç! MASKA më e lehtë për tu përgatit në shtëpi

Në këtë artikull, ne do t’ju paraqesim një ilaç që do t`i bëjë rrudhat në lëkurën tuaj më pak të dukshme dhe gjithashtu do t’ju ndihmojë të ngadalësoni procesin!

Rezultatet do të jenë të dukshme vetëm pas disa përdorimesh. Të gjithë përbërësit janë të lirë dhe të lehtë për të gjetur, dhe ju mund t’i keni ato në kuzhinën tuaj.

Kjo është një maskë shtëpie që do ta bëjë lëkurën tuaj të lëmuar, të butë dhe ju do të dukeni të freskët, të rinj dhe plot energji!

Përbërësit:
5 lugë lëng të pastër karrotash (bërë vetë me shtrydhëse )
1 lugë gjelle miell misri
1 lugë gjelle salcë kosi
Përgatitja:
Derdhni 100 ml ujë në një tenxhere dhe shtoni miellin e misrit. Vendoseni tenxhere në nxehtësinë mesatare. Trazoje derisa përzierja bëhet e dendur dhe uji zvogëlohet. Vendoseni mënjanë dhe prisni derisa të ftoheni. Pastaj, shtoni lëng karrote dhe salcë kosi dhe përzijeni derisa të merrni një përzierje të mirë homogjene.

Së pari, pastrojeni plotësisht fytyrën. Aplikoni këtë maskë të mahnitshme në lëkurën tuaj dhe lini atë për gjysmë ore. Shpëlaj me ujë të ngrohtë. Nëse përgatitni një sasi më të madhe, mund ta përdorni përsëri pjesën tjetër, por sigurohuni që ta mbani atë në frigorifer.

Aplikoni këtë maskë 3 – 5 herë në javë për rezultatet më të mira.

Kjo maskë do të hidratojë lëkurën tuaj dhe do të eliminojë të gjitha gjurmët e lodhjes. Kjo do të minimizojë pamjen e rrudhave, qarqeve të errëta dhe ngjyrës së pabarabartë.

Provoni maskën tani dhe rezultatet do t’ju mahnisin! Lëkura juaj do të jetë e lirë nga rrudhat dhe do të dukeni edhe 20 vjet të rinj!

Përdore veç NJE herë në ditë DHE lëkura juaj do duket sikur jeni 20 vjeç! MASKA më e lehtë për tu përgatit në shtëpi Read More »

Mjekët japin lajmin e zi: Bakteri E.Coli te sallata jeshile shkakton viktimën e parë!

WOW! Ka kaluar rreth një muaj që kur  Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) në SHBA njoftuan se gjithë vendi ishte në prag të një shpërthimi të bakterit E.Coli, i gjendur masivisht tek sallata jeshile. Dhe për fat të keq, gjërat duket se janë përkeqësuar.

E sipas një informacioni të ri të CDC-së publikuar nga “New York Times”, deri tani janë konstatuar 121 raste në 25 shtete, ku rreth gjysma e tyre ka patur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që një pjesë tjetër është prekur nga sindromi uremik hemolitik, formë e mosfunksionimit të veshkave. Por sikur të mos mjaftonte, një person në Kaliforni ka humbur jetën për shkak të ndërlikimit të infeksionit.

Sakaq qendrat shëndetësore këshillojnë shmangien e konsumimit të sallatës jeshile, në rast se nuk ka siguri për prodhimin e saj. Shumica e njerëzve fillojnë të kenë simptomat e një infeksioni E.Coli 3-4 ditë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar. Shenjat kryesore janë diarre (shpesh edhe me gjak), të vjella, dhimbje stomaku. Për të rriturit, infeksioni nuk është shumë kërcënues për jetën, por duke u nisur nga rasti i Kalifornisë, nuk i dihet asnjëherë. Ndërkohë që te fëmijët dhe të moshuarit, që kanë një sistem imunitar më të dobët, E.Coli shkakton ndërlikime të rrezikshme: ethe, mosurinim, lodhje ekstreme, gjakderdhje nga hunda dhe goja etj.

Pasi trajtohet, shumica e njerëzve e marrin veten me kalimin e kohës, por në disa raste shoqërohet me dëmtime të përhershme, që mund të shkaktojnë edhe vdekje.

Për informacion të përgjithshëm:

Bakteri Escheichia Coli mund të merret përmes:

-konsumimit të ujit të kontaminuar;
-jetesës në vende më bagëti;
-përdorimit të ushqimeve si spinaqi, sallata, kastravecët;
-mishit të pagatuar mirë;
-konsumimi i frutave dhe perimeve të palara

Për të parandaluar rrezikun:

-Lani shumë mirë frutat dhe perimet;
-Nëse këni fëmijë, mbajini larg vendeve me bagëti’
-Zieni mirë mishin dhe tregoni kujdes me nënproduket e kafshëve (qumësht, djathë etj);
-Lani duart dhe tregoni kujdes për higjienën tuaj.

Mjekët japin lajmin e zi: Bakteri E.Coli te sallata jeshile shkakton viktimën e parë! Read More »