Shendetesi

Të gjithë ata që pinë cigare duhet ta marrin vesh! Nuk ka lidhje me shëndetin tuaj, shihni çfarë po ju ndodh pa e kuptuar fare

Shkenca thotë se duhanpirësit janë më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan. Studimi është kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, me rreth 500 të anketuar.

2 ishin qëllimet kryesore të këtij projekti shkencor: që të zbulohej nëse është e mundur të kuptohet që dikush pi duhan, vetëm duke e parë në fytyrë dhe a e bën duhanpirja më joshës një person?

Studiuesit tregojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë apo mjedisin ku është rritur.

Ne mënyrë që të arrihen rezultate të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakët identikë, të cilët përveç ngjashmërisë gjenetike kishin jetuar edhe në të njëjtat mjedise fizike.

Rezultoi se 70% e të anketuarve e kishin kuptuar se cili ishte duhanpirës, vetëm duke i parë njerëzit. Po ashtu shumica e femrave por edhe e meshkujve, kishin zgjedhur si më joshës ata që nuk pinin duhan.

Të gjithë ata që pinë cigare duhet ta marrin vesh! Nuk ka lidhje me shëndetin tuaj, shihni çfarë po ju ndodh pa e kuptuar fare Read More »

Hithra, bima më e mirë e sezonit! Si ta përdorni në gatim që të ndiheni më të shëndetshëm

Hithra është një bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore ose për ushqim e çaj. Të gjithë ne shqiptarët e njohim në gatim këtë lloj bime.
Edhe më herët hithrat janë përdorur për të kuruar disa probleme shëndetësore, megjithatë deri tani nuk ka pasur mjaftueshëm të dhëna shkencore që të vërtetojnë nëse janë efikase ose jo. Pas studimeve ësht konkluduar se hithrat përmbajnë ingredientë që mund të ulin inflamacionin.
Hithrat mund t’i gatuani si sallatë, me vaj ulliri e limon, në byrek, supë apo salca të shijshme që shoqërojmë mishin ose peshkun.

Mos anashkaloni pa bërë ndonjë ushqim, çaj, pije apo edhe maska të freskët me hithra. Hithra është e pasur me hekur, kalium, magnez dhe vitaminat A, B, E, D dhe K. Ky kombinim sigurisht që do t’iu japë fuqi dhe do t’iu ndihmojë të luftoni kundër lodhjes pranverore. Konsumojeni atë gjithashtu në rastet kur keni avitaminozë, gjakderdhje, dhimbje menstruale apo probleme me stomakun.

Çaji i hithrës pa problem mund ta zëvendësojë kafen e mëngjesit. Kjo pije konsumohet edhe për detoksikimin e organizmit si dhe për dobësim. Nëse vendosni më shumë hithër në menynë tuaj të përditshme, atëherë do të fitoni një pamje më të freskët.

Efikase për:
Anemi
Qarkullim i dobët i gjakut
Diarre
Astmë
Kancer
Shërimin e plagëve
Probleme të tjera

Hithra, bima më e mirë e sezonit! Si ta përdorni në gatim që të ndiheni më të shëndetshëm Read More »

Për ta ulur tensionin e lartë ju duhet një lugë me …

Një studim i fundit, që ka përfshirë mijëra persona, ka treguar se kosi e ul me 20% rrezikun e tensionit të lartë. Efekti është vënë re më shumë te femrat, pasi meshkujt konsumojnë shumë më pak kos, sipas studiuesve amerikanë.

Të mirat e kosit pesë herë në javë ishin edhe më të mëdha te ata persona që konsumonin gjithashtu fruta, perime dhe arra. Justin Buendia e Universitetit të Bostonit, tha: “Nuk ka ushqime magjike, por të shtosh kosin në një dietë të shëndetshme ndihmon që të ulet rreziku i tensionit të lartë te femrat. Ky është studimi më i madh deri më sot për kosin”.

Ky studim përdori të dhëna nga 240 000 persona, shumica femra të moshës 25-55 vjeç. Gjithsesi, nuk është shpjeguar se si kosi e ul tensionin.

Studime të tjera kanë dalë në përfundimin se bakteret që ka kosi luajnë rol në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak.

Kërkuesit shkencorë kanë dalë edhe në përfundimin se kosi mund të ndihmojë në luftën kundër osteoporozës dhe në uljen e rasteve të sëmundjeve të zemrës.

Gjithsesi, një studim spanjoll i publikuar në prillin e vitit të kaluar dhe që mori në vëzhgim rreth 4 mijë persona, nuk gjeti asnjë të mirë nga konsumimi i kosit.

Për ta ulur tensionin e lartë ju duhet një lugë me … Read More »

Muskuli që mbron shëndetin e trupit dhe mendjes – Si ndikon në rganizëm

Mirëqenia jonë psikologjike varet nga një sërë faktorësh, përfshirë këtu muskulin e quajtur psoas i cili sipas shkencëtarëve njihet si “muskuli i shpirtit.”
Ky muskul i rëndësishëm  ndodhet pranë kockës së legenit.

Ai  është i nevojshëm për fleksibilitetin e gjymtyrëve të sipërme, lëvizshmërisë, ekuilibrin dhe funksionin e tyre në përgjithësi.
Muskuli Psoas dhe Roli i Tij në Shëndetin e Muskulit psoas është një mbështetje e fortë për qëndrimin e duhur të trupit gjatë shtendosjes.

Sipas ekspertëve, ky muskul është i lidhur fort me qëndrueshmërinë fizike.

Është i vetmi që lidh shtyllën kurizore me këmbët.

Muskuli lidhet edhe me diafragmën që rregullon frymëmarrjen dhe përbën pikënisjen e një sërë simptomave fizike, që janë të lidhura fort me frikën dhe ankthin.

Kjo  vjen sepse ky muskul gërshetohet me strukturën e trurit, përgjegjëse për reagime të menjëhershme, të pamenduara të lidhura me luftën për mbijetesë.
Stili i Jetesës dhe Muskuli Psoas
Stili modern i jetesës e ka ngërthyer këtë muskul duke e stresuar dhe shtrënguar fort.

Me stilin e jetesës, ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org,  nënkuptojnë gjithçka që është pjesë e ditës sonë.

Sedilja e makinës, rrobat e ngushta, karriget, këpucët, të gjitha çrregullojnë qëndrimin e trupit, lëvizjet tona natyrale dhe këtë muskul të rëndësishëm.

Stresi kronik shkakton shumë sëmundje që prekin gjunjtë, gjymtyrët, mesin, frymëmarrjen dhe tretjen.

Muskuli psoas ka një ndikim të fortë në ndjenjat tona dhe sjelljen tonë.

Rrjedhimisht, nëse jemi gjithë kohën të stresuar, pasojat do të bien në marrëdhëniet tona personale, gjendjen emocionale, humorin dhe shëndetin.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org kur muskuli psoas është në vështirësi, njeriu vuan nga dhimbjet e mesit, ankthi, drobitja dhe dhimbjet e gjurit.

Për më tepër, ky muskul shkakton frikë të pajustifikuar dhe tension fizik dhe emocional.

Zgjidhja për zbutjen e tensionit në këtë muskul qëndon tek aktiviteti fizik në përgjithësi dhe joga në veçanti.

Ekspertët theksojnë se përveç stresit dhe tensionit emocional, dhimbjet që shkaktohen nga ky muskul i kontraktuar nuk duhen injoruar.

Njerëzit me këtë muskul të kontraktuar mund të vuajnë nga depresioni, dhimbjet e gjurit,  dhimbje kronike të mesit dhe çrregullime të tretjes dhe frymëmarrjes

Muskuli që mbron shëndetin e trupit dhe mendjes – Si ndikon në rganizëm Read More »

Fuqia e Rigonit të Alpeve për Shëndetin e Mirë të Organizmit

Kërkesat për eksport janë në rritje dhe fermerët nga Shqipëria dhe nga Kosova janë tejet të përkushtuar për të rritur rigonin e kuq.
Rigoni është një barishte aromatike plot shije që përdoret në kulinarinë Mesdhetare, por rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme.

Rigonin e kuq të alpeve shqiptare e gjeni në tregjet e fshatarëve ose në pikat e bimëve medicinale.

Rigoni i kuq i jep nuanca të shijshme çdo gatimi, ai përputhet mirë me domaten, patëllxhanin dhe produktet e mishit. Mund të hidhni pak rigon në vezët e rrahura ose sallatë dhe të përfitoni një shije tjetër.

Rigoni i kuq rritet në zonat malore të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, Greqinë Veriore dhe në disa zona të Malit të Zi.

Karakteristika e veçantë e tij është se gjatë tharjes, ai humbet të gjithë aromën. Por kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm.

Përveç rritjes në zonat e largëta, fermerët shqiptarë tani kanë nisur të kultivojnë rigonin e kuq duke krijuar një habitat të ngjashëm për të ndihmuar në rritjen e tij.

Kërkesat për eksport janë në rritje dhe fermerët nga Shqipëria dhe nga Kosova janë tejet të përkushtuar për të rritur rigonin e kuq. Rezultatet fillestare janë optimiste.
Vlerat shëndetësore të rigonit të kuq
rigoni i kuq dhe rigoni i zakonshëm janë të dy burime të pasura të vitaminës K, që është shumë e rëndësishme për organizmin.

A e dinit se, rigoni ka vlera antibakteriale? Rigoni përmban dy vajra esencialë që kanë aftësinë të luftojnë bakteret dhe në shumë raste janë më efikasë se vetë medikamentet.

Rigoni përmban thimol dhe një acid të quajtur rozmarinik. Tek rigoni i kuq përmbajtja e këtyre dy substancave është edhe më e lartë. Të dy shërbejnë si antioksidantë.

Studimet e siguruara nga AgroWeb.org kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë. Ai përmban 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate. Ai përmban 12 herë më shumë se në një gram portokalle dhe 4 herë më shumë se boronicat.

Të dy varietetet e rigonit janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Rigoni është një nga barishtet më të shëndetshme dhe më të shijshme që mund të provosh. Rigoni është i pasur në fibër, po aq sa çikorja.

Rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore Omega-3.

Gjethet dhe kërcelli janë antiseptikë, ndihmojnë me sekrecionet e tëmthit dhe rrisin prodhimin e djersës. Pijet ose çajrat e rigonit ndihmojnë kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak ose simptomave menstruale.
Përgatitja e çajit të rigonit të kuq
Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit.

Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë.

Duhet të shtypni tre lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar.

Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.
Përgatitja e vajit të rigonit të kuq
Ju mund të shfrytëzoni vlerat e rigonit të kuq duke e përzier me vajin e ullirit.

Ju nevojiten gjysëm litri vaj të mirë ekstra i virgjër ulliri dhe 5 degë rigon të freskët ose akoma më mirë rigon të kuq.

Shtojini degët në vaj dhe lërini të qëndrojnë së bashku për shtatë ditë.

Nëse dëshironi mund t’i hiqni përpara se të ruani vajin.

Ky vaj është fantastik për përgatitjen e picave, sallatave dhe gatimeve të tjera që kërkojnë vaj ulliri.

Fuqia e Rigonit të Alpeve për Shëndetin e Mirë të Organizmit Read More »

Konsumoni Manaferrat dhe nuk keni nevojë për stërvitje

Autori i studimit Dr. Sam Shepherd, nga Universiteti John Moores i Liverpool, tha:

Manaferrat përmbajnë lëndë ushqyese, të quajtur polifenolë, të cilat mendohet të nxisin djegien e yndyrës gjatë stërvitjes duke rritur rrjedhjen e gjakut, sipas studiuesve.

Shtatë ditë nuk është një kohë shumë e gjatë për të parë ndryshime të tilla të mëdha.”

Ai deklaroi:

Çdo gjë mbi 20% është zakonisht ajo që ne presim të shohim me 3-4 javë të stërvitjes së rregullt”.

Kjo ndjek kërkimin e mëparshëm që gjeti shtojcën e njëjtë ku shton djegien e yndyrës me rreth 21% tek meshkujt aktivë.

Dr. Shepherd shtoi:

Ishte pozitiv për të parë se efektet e florës së zezë në djegien e dhjamit shtrihen tek femrat, veçanërisht pasi ato kanë një mbështetje më të madhe ndaj yndyrës si lëndë djegëse në krahasim me meshkujt”.

Studiuesit besojnë se nga gjetjet e tyre mund të përfitojnë gjithashtu njerëzit me obezitet ose diabet të tipit 2.

Konsumoni Manaferrat dhe nuk keni nevojë për stërvitje Read More »

Mjeku italian ka tronditur botën. Kanceri është një infeksion kërpudhor që shërohet me sodë buke

Dr. Tulio Simonchini ka tronditur botën e mjekësisë me deklaratën e tij mbi kancerin. Sipas tij, kanceri nuk është gjë tjetër veçse një infeksion kërpudhor që mund të eliminohet me sodë buke. Dr Simonchini e përdori këtë metodë për të kuruar mijëra pacientë që vuanin nga lloje të ndryshme të kancerit dhe pretendon se është 100% efektive.

Terapia nuk është aspak e dëmshme dhe nuk keni asgjë për të humbur. Realiteti i dhimbshëm i shumë rasteve të kancerit është disi i lidhur me dështimet e onkologjisë. “Ne duhet të provojmë se onkologjia moderne nuk është në gjendje t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që pacientët me kancer kanë. Është angazhimi ynë moral dhe etik për të gjetur shërimin e vërtetë për sëmundjet më të vështira dhe më vdekjeprurëse të kohës sonë “, tha Dr. Simonchini.

Kanceri është një kërpudhë!

“Rreth një shekull më parë, ekzistonte një teori e madhe që kanceri shkaktohet nga gjenet funksionale, që do të thotë se sëmundja është brenda qelizave. Megjithatë, sipas mendimit tim, kanceri është një infeksion kërpudhor dhe një fenomen i veçantë qelizor “, shtoi Dr. Simonchini, i cili ka dërguar sinjale tronditëse në botën mjekësore me pretendimin e tij.
Në botën e bimëve, kanceri është shkaktuar nga infeksionet kërpudhore dhe e njëjta gjë ndodh edhe tek njerëzit. Çdo lloj kanceri shkaktohet nga kërpudha Candida, e cila është konfirmuar nga disa studime. Me kalimin e kohës, indet tona dobësohen, lodhen dhe fillojnë prodhimin e qelizave të paidentifikuara. Sipas Dr. Simonchini, kanceri është një “ulçerë” ku qelizat e deformuara grumbullohen dhe formojnë koloni.

Soda e bukës

Medikamentet e zakonshme antifungale janë joefektive kundër kancerit pasi ato vetëm sulmojnë sipërfaqen e qelizave. Infeksioni kryesor është më i fuqishëm se sa një bakter i vetëm, prandaj infeksionet e kërpudhave zgjasin aq gjatë.
“Unë kam identifikuar gjërat që mund të sulmojnë këto koloni të kërpudhave që shkaktojnë kancerin. Bëhet fjalë për sodën e bukës dhe një tinkturë jodi,” thotë Dr. Simonchini.

Trajtimi

“Unë kam përdorur trajtimin për pacientët e mi për më shumë se 20 vjet. Shumë nga këta pacientë janë shëruar krejtësisht nga sëmundja, madje edhe kur mjekët nuk u kanë dhënë atyre asnjë shans. Mënyra më e mirë për të eliminuar një tumor është që ai të bie në kontakt me sodën e bukës,” – tha Dr. Tulio. Sipas tij, tumoret e organeve të brendshme duhet të trajtohen me sodë buke duke e aplikuar atë drejtpërdrejt në arterie dhe është gjithashtu e rëndësishme për të trajtuar çdo lloj kanceri me dozën e duhur.
Ai rekomandon përdorimin e sodës pa alumin për trajtimin e kancerit. Ajo mund të gjendet pothuajse të gjitha dyqanet dhe farmacitë.

Si funksionon terapia

Soda e bukës rrit alkalinet e gjakut në mënyrë të konsiderueshme duke shkatërruat infeksionin kërpudhor. Kjo e shpërbën shpejt tumorin dhe e lë atë pa mbrojtje. Për kancerin e stomakut dhe atë të zorrës së trashëju duhet të përdorni 1 lugë çaji sodë buke në një gotë me ujë çdo mëngjes dhe mbrëmje për 1 muaj rresht.
Në shumicën e rasteve, kjo është koha e mjaftueshme për të eliminuar kancerin. Terapia duhet të zgjasë 3-4 javë dhe asnjë ditë më shumë. Infeksionet vaginale janë bërë goxha të zakonshme në ditët e sotme dhe sipas Dr Simonchini, ata janë fajtori kryesor për kancerin e qafës së mitrës dhe tumoret vaginale. Për të trajtuar këto probleme, ju duhet të lani vaginën tuaj me një përzierje prej 2 litra ujë me 2 lugë gjelle sodë buke. Kjo do të mposhtë kërpudhat që po shkaktojnë kancerit si dhe do të pengojë rikthimin e tyre.

Mjeku italian ka tronditur botën. Kanceri është një infeksion kërpudhor që shërohet me sodë buke Read More »

Alarmante/ Antibiotikët po humbasin fuqinë, bakteret gjithnjë e më rezistente

Shkencëtarët janë të tronditur nga shpejtësia me të cilën rezistenca ndaj antibiotikëve të fuqishëm është në gjendje të përhapet nga kafshët tek njerëzit. Një studim i ri tregon se si rezistenca anti-mikrobike ndaj një ilaçi kyç mund të përhapet nga një fermë derrash në Kinë, tek speciet njerëzore dhe shtazore nëpër botë, brenda një periudhe disa vjeçare.

Kolistin është ilaçi i fundit që përdoret për t’i shpëtuar jetën e njerëzve kur të gjitha ilaçet e tjera dështojnë.

“Është përdorur pak në klinikë. Dhe pastaj pati disa shqetësime rreth toksicitetit dhe efekteve anësore. U përdor kryesisht në bujqësi, pastaj tek derrat dhe pak tek pulat. Por kohët e fundit, për shkak të mungesës së alternativave të tjera, njerëzit kanë shtuar interesimin në përdorimin e këtij antibiotiku. Sidomos gjatë pesë apo 10 vitet e fundi,t përdorimi klinik i këtij ilaçi është shtuar shumë”, thotë Francois Balloux, Drejtor i Insitutit të Gjenetikës në Universitetin e Londrës.

Por edhe ky antibiotik po humbet fuqinë e tij.

Bakteriet vdekjeprurëse si E. Coli ose salmonela mund të zhvillojnë rezistencë ndaj ilaçeve. Një studimi i ri i Universitetit të Londërs, i udhëhequr nga zoti Balloux, ka identifikuar shpejtësinë me të cilën gjeni i ndryshuar që i reziston kolistin-it u shfaq në mesin e viteve 2000.

“U shfaq vetëm një herë. Dhe ka shumë të ngjarë të jetë shfaqur tek derrat, ndoshta në Kinë, dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë botën. U përhap në lloje të ndryshme të specieve dhe ka prekur edhe njerëzit. Pra, tani e gjejmë atë në shumë prej bakterieve më të rëndësishme me të cilat përballemi në spitale, dhe është absolutisht kudo”.

Bakteria rezistente është gjetur edhe në ujërat e detit në plazhet braziliane.
Ky studim u përqendrua vetëm në një gjen rezistent. Shumë bakterie po zhvillojnë forma të tjera të rezistencës.

Zyrtarja e shëndetësisë në Britani paralajmëroi kohët e fundit se rezistenca ndaj antibiotikëve mund të çojë në “fundin e mjekësisë moderne”.

“Mendoni për operacionet e zakonshme, lindjet me operacion, zëvendësimin e ijeve. Ato do të bëheshin shumë më të rrezikshme nëse nuk do të kishim antibiotikë efektivë. Bakteriet e sofistikuara vrasin dhe ato janë në rritje”, thotë Dame Sally Davies nga Zyra Mjekësore e Anglisë.

Shkencëtarët po punojnë për “forcimin” e ilaçeve ekzistuese si kolistini për t’i dhënë atyre fuqi shtesë kundër bakterieve rezistuese.

Në aspektin afatgjatë, studiuesit thonë se nevojiten më shumë investime në zhvillimin e ilaçeve të reja, si dhe rishikimin e mënyrës se si përdoren antibiotikët në bujqësi dhe në klinika.

Alarmante/ Antibiotikët po humbasin fuqinë, bakteret gjithnjë e më rezistente Read More »