Shendetesi

Vetitë e mira të cajit të Jaseminit – Vlerat e dhuratës së Perëndisë

Lulja e jaseminit njihet në mbarë botën, jo vetëm për bukurinë dhe aromën, por ajo është pjesë e pandarë e vlerave të bimëve mjekësore.

Kjo lule prej shekujsh zbukuron oborret dhe rrugicat edhe në Shqipëri. AgroWeb.org ju tregon se tani është peridha e lulëzimit madhështor të kësaj peme.

Emri jasemin vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dhurata e Perëndisë”, falë vetive të përkryera që ajo sjell në të mirë të njerëzimit.

Çaji i jaseminit sipas kërkimeve të AgroWeb.org përftohet nga ekstrakti i luleve me aromë e shije të jashtëzakonshme, si edhe nga gjethet.

Çaji i jaseminës është i pasur me antioksidantë siç janë katekina dhe epikatekina që kanë shumë vlera për të gjithë organizmin.

Këto antioksidantë ndihmojnë në uljen e rrahjeve të shpeshta të zemrës, luftojnë sëmundjet e zemrës dhe ulin kolesterolin e dëmshëm.
Vlerat shëndetësore të çajit të jaseminit
Plot antioksidantë

Çaji i jaseminit është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë një sërë sëmundjesh.

Ky çaj, raporton AgroWeb.org, përmirëson sistemin imunitar dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike.

Mbron shëndetin e zemrës

Katekina që gjendet në çajin e jaseminit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq që është shumë i dëmshëm për arteriet.

Ky antioksidant ul edhe tensionin e gjakut, duke parandaluar kështu sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe stresin oksidues.

Ngadalëson plakjen e organizmit

Antioksidantët tek çaji i jaseminës ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Sipas burimeve të AgroWeb.org, ato eliminojnë radikalet e lira që shkaktojnë plakje të parakohshme.

Parandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme

Disa studime të kryera në Japoni, tregojnë se polifenolët që luftojnë radikalet e lira, kanë aftësinë të zvogëlojnë shanset e shfaqjes së tumoreve të mushkërive dhe atij të gjirit.

Për më tepër, këto polifenolë ulin gjasat e rishfaqjes së qelizave malinje tek gratë që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale kundër masave të dëmshme të gjirit.

Rregullon qarkullimin e gjakut

Çaji i jaseminit përmirëson qarkullimin e gjakut. AgroWeb.org njofton se rrjedhimisht ai lufton një sërë problemesh si bllokimi i arterieve, tromboza, mpiksjet e gjakut, dëmtimet në tru dhe tensioni i lartë.

Mbron nga diabeti

Çaji i jaseminit mbron organizmin prej dëmeve të shkaktuara nga diabeti. Ky çaj përmbajnë substance që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje.
Largon stresin
Çaji i jaseminit largon stresin dhe ofron qetësim. AgroWeb.org ju tregon se aroma e jaseminës ndihmon organizmin të çlirojë substanca që shkaktojnë një qetësim të menjëhershëm dhe ulin rrahjet e zemrës.

Kundër çrregullimeve të tretjes

Çaji i jaseminit e mban stomakun të shëndetshëm dhe e mbron atë nga radikalet e lira. Antioksidantët që gjenden te ky çaj përmirësojnë edhe lëvizjen dhe funksionet e zorrëve.
Lehtëson dhimbjet e kyçeve

Çaji i jaseminit këshillohet kundër artritit falë aftësive për të luftuar inflamacionin dhe parandalimin e oksigjenimit të panevojshëm të qelizave.
Si të përgatisni çajin e jaseminit
Përbërësit

1 lugë gjelle me lule dhe gjethe jasemini të thara
300 ml ujë
Sheqer, mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë

Përgatitja

Zieni ujin në çajnik për 2 minuta. AgroWeb.org ju këshillon të shtoni lulet dhe gjethet e lules së jaseminit dhe lërini të ziejnë së bashku për 2 deri në 3 minuta të tjera.

Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni të ftohet për një minutë. Kullojeni çajin dhe hidheni në filxhan. Hidhni pak nga ëmbëlsuesi i preferuar dhe pijeni.

Kujdesi ndaj çajit të jaseminit

Femrat shtatzënë nuk duhet të pijnë çaj jasemine sepse mund të shkaktojë kontraktime të parakohshme.

Çaji i jaseminës ka përmbajtje të fortë, ndaj nuk duhet pirë me stomakun bosh sepse mund t’ju japë dhimbje.

Vetitë e mira të cajit të Jaseminit – Vlerat e dhuratës së Perëndisë Read More »

Alarm: Mjekët tregojnë se çfarë po e kërcënon njerëzimin

“Është një cunami i ngadaltë”. Kështu e kanë cilësuar ekspertët e shëndetit një fenomen që sa vjen e bëhet më i fortë: rezistencën e sëmundjeve ndaj antibiotikëve. Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, e ka ngritur këtë shqetësim në fjalimin e saj në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, në të cilën u aprovua një dokument i përbashkët me firmën e përfaqësuesve të 193 vendeve.

Disa të dhëna tregojnë se sa të rënda mund të jenë pasojat e rezistencës ndaj antibiotikëve. Një epidemi tifoje shumë rezistente po përhapet në disa zona të Afrikës, në 105 vende të botës janë regjistruar forma rezistente të tuberkulozit, ndërsa rreth 200 000 bebe vdesin në botë gjatë një viti për shkak të të ashtuquajturave superbaktere.

Sipas një parashikimi të qeverisë së Britanisë së Madhe, nëse aktualisht në nivel global ka rreth 700 mijë njerëz që për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve vdesin nga bakteri sepsis, brenda vitit 2050, kjo shifër do të arrijë në 10 milionë.

Në dokumentin e hartuar mbi 15 pika, parashikohet zhvillimi i një plani kombëtar për të frenuar përdorimin e antibiotikëve në ndërmarrjet agrikulturore, zhvillimin e ilaçeve të reja dhe ndërgjegjësimin e personelit mjekësor dhe pacientëve për përdorimin e përgjegjshëm të  këtyre ilaçeve. Gjithashtu, në këtë dokument vendoset edhe ngritja e një komiteti koordinativ, që do të mblidhet në shtator 2018 për të studiuar progresin e arritur në lidhje me këtë çështje.

Megjithë këto përpjekje, nuk mungojnë kritikat. Në një artikull të publikuar në numrin e fundit të revistës shkencore  “The Lancet”, Ramanan Laxminarayan, drejtor i Qendrës për Dianmikën e Sëmundjeve dhe Politikat Ekonomike në Uashington, thotë se masat e marra dhe të  parashikuara deri tani janë akoma shumë të dobëta përballë rrezikut.

Alarm: Mjekët tregojnë se çfarë po e kërcënon njerëzimin Read More »

Kjo bimë quhet “bomba” mjekësore. Ndër të parat në llojin e vet që gjen përdorim

Klorela është një mikro-algë njëqelizore që mendohet se ka qënë prezente për mijëra vjet. Ajo rritet në ujë dhe është ndër të rrallat në sojin e vet që mund të konsumohet. Ka formë sferike dhe emri i saj vjen nga greqishtja (chloros – jeshile).

Si mund ta konsumoni?

Klorela vjen në shumë forma të ndryshme. Një nga format e mikro-algës është tableta apo kapsula, të cilat shoqërohen me ujë ose lëng dhe sugjerohet të pihen të paktën gjysëm ore përpara vakteve.

Formë tjetër është pudra, e cila mund të shtohet në ujë, lëng apo smoothie. Mund edhe ta spërkasni mbi sallatë, kos, drithëra dhë ëmbëlsira. Por klorela duhet konsumuar me kujdes, duhet nisur në mënyrë graduale dhe doza e saj s’duhet t’i kalojë masat.

Gjithashtu nuk duhet përzierë me vitaminë C dhe nuk duhet të ngrohet në asnjë mënyrë sepse i ikin vlerat ushqimore.

Efektet në shëndet

Klorela pastron gjakun dhe optimizon oksigjenin në të.
Ajo ndihmon si anti-inflamator (inflamacioni është rrënja e shumë sëmundjeve) dhe është çlirues dhimbjesh, redukton hipertensionin, ndihmon në zhvillimin e anti-trupave gjatë gripit dhe forcon sistemin imunitar.
Gjithashtu është shumë efektive për balancim hormonesh, tensioni, kolesteroli , sheqeri, sistemi tretës si dhe shërben për trajtim të ulçerës, lodhjes, detoksifikim, eliminon aromat trupore, na mbron nga rrezatimi, etj.
Duke konsumuar Chlorella ju merrni një numër të lartë të vitaminave si: A, C, B1, B2, B5, B6, B12, minerale, proteina, acide yndyrore, klorofil, fibra, dhe shumicën e ushqyesve të tjerë, përfshirë antioksidantë dhe aminoacidet, të gjithë të nevojshëm për trupin.
Përdorimi i saj është efektiv edhe për njerëzit të cilët përballen me problemin e obezitetit dhe mund të jetë e dobishme për reduktimin dhe akumulimin e lipideve në qelizat yndyrore.

Kjo bimë quhet “bomba” mjekësore. Ndër të parat në llojin e vet që gjen përdorim Read More »

Mungesa e endrrave , tregues i problemeve shëndetësore

Mungesa epidemike e ëndrrave është një tregues i disa problemeve shëndetësore të shkaktuara nga mungesa e gjumit.

Ky është konkluzioni i një studimi të vitit të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Sipas studimit, problemet në fjalë kanë lidhje me fazën REM (lëvizja e shpejtë e syve), gjatë së cilës njeriu ëndërron.
Rëndësia E Gjumit Të Thellë
Në këtë fazë, sytë lëvizin me shpejtësi të madhe, ndërkohë që i gjithë trupi futet në një hapësirë relaksi dhe qetësie që e pengon të lëvizë.

Kjo fazë e gjumit është e rëndësishme dhe jo vetëm për ëndrrat.

Gjatë saj, truri dhe trupi rimëkëmben nga problemet e ditës dhe bëhen gati për një performancë optimale të nesërmen.

Ëndrrat pengohen nga një sërë faktorësh siç mund të jetë alkoli.

Alkoli mund t’ju vëjë në gjumë, por do t’ju dalë shpejt pak orë më vonë.

Në këtë mënyrë, trupi dhe truri kapërcejnë fazën REM.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, faza REM mund të ndërpritet edhe me konsumin e një gote verë.

Të njëjtin efekt kanë medikamentet kundër depresionit, sëmundjeve të zemrës, Parkinsonit dhe dhimbjeve të përgjithshme.
Problemet Që Lindin Nga Mungesa E Gjumit Dhe Ëndrrave
Mungesa e gjumit të thellë nxit shtimin në peshë.

Sipas të dhënave te AgroWeb.org, pagjumësia shkakton vështirësi në përqendrim, nervozizëm, ankth, iluzione dhe haluçinacione.

Ekspertët thonë se mbipesha, sëmundjet kardiovaskulare dhe humbja e kujtesës janë të lidhura fort me mungesën e ëndrrave dhe gjumit të mirë.

Studime të tjera mbi këtë çështje thonë se mungesa e ëndrrave dhe gjumit të thellë nxit reagime inflamatore të ndryshme.

Ekspertët thonë se zgjidhja qëndron në mos konsumimin e substancave të ndryshme para fjetjes, gjumit të mjaftueshëm, ekspozimit të pakët gjatë dritës në mbrëmje dhe mundësisht heqjes së alarmit.

Sipas tyre, melatonina është një substancë e rekomandueshme për optimizimin e gjumit dhe ëndrrave, sigurisht pas konsultës me mjekun.

Mungesa e endrrave , tregues i problemeve shëndetësore Read More »

A shton në peshë ,nëse nuk ha mëngjes ?Ja pergjigjja …

Shumë njerëz e kanë zakon të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes.

Të tjerë kanë idenë se duke kufizuar ushqimin, sidomos vaktin e mëngjesit do të bien në peshë.

Në fakt, duke mos ngrënë mëngjes ndodh e kundërta.

Një studim amerikan të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se 26.7 përqind e njerëzve që nuk hanë mëngjes janë mbipeshë.

Sipas të dhënave, konsumi jo i rregullt i mëngjesit nxit të gjithë treguesit e mbipeshës, ndërsa njerëzit që ushqehen në mëngjes i kanë këto tregues në nivele të ulëta.

Për më tepër, njerëzit që nuk hanë kurrë mëngjes raportojnë shtimin më të madh në peshë në 12 muaj.

Gjatë studimit, ekspertët mbikqyrën sjelljen e 347 njerëzve të ndryshëm gjatë harkut kohor të 2005-2017.

Pjesëmarrësit në studim ishin të grupmoshës 18-87 vjeç.

Secili prej tyre plotësoi të dhënat e peshës trupore dhe përmasat.
Rezultatet e Studimit
Studimi zbuloi se dimensioni i belit të njerëzve që nuk hanin mëngjes arrinte në 97.5 cm, ose 9.8 centimetra më shumë se njerëzit që hanin mëngjes të paktën 5 herë në javë.
Humbja E Mëngjesit Dëmton Zemrën
Studime të mëparshme mbi vaktin e mëngjesit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë mëngjes të bollshëm e të shëndetshëm kanë një formë të mirë fizike, nivele të mira të tensionit të gjakut dhe zemër të fortë.

Studiuesit amerikanë thonë se njerëzit që humbin mëngjesin ose konsumojnë shumë pak ushqim janë më të rrezikuar nga ngurtësimi i enëve të gjakut.

Për më tepër, këta njerëz janë më të prirur të sëmuren edhe nga diabeti.
Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes
Tërshër
Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut.

Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.
Vezët
Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme.

Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.
Boronicat
Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.
Arrorët
Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.
Mjalti
Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten

A shton në peshë ,nëse nuk ha mëngjes ?Ja pergjigjja … Read More »

Konsumimi i hirrës një mrekulli për shëndetin tonë, këto janë dobitë që marrim prej saj

Hirra është produkt i cili krijohet gjatë prodhimit të djathit dhe kosit, dhe në të mbeten përbërësit më të mirë dhe më të vlefshëm të qumështit si, vitaminat B dhe E, mineralet dhe sheqernat e qumështit të cilat janë të rëndësishme për ndërtimin e lidhjeve më të mira në tru.

Për të nxjerrë më të mirën nga kjo pije, ekspertët këshillojnë që të pini maksimalisht gjysmë deri në një litër hirrë në ditë.

Vlerat shëndetësore që merren nga hirra:

Ndihmon në dobësim

100 ml hirrë ka vetëm 26 kalori, ajo përmban një sërë albuminash dhe për këtë arsye krijon ndjenjën e të ngopurit, ndërkaq është e varfër me yndyra dhe kalori.

Ndihmon në tretje

Hirra nxit tretjen dhe shmang fryerjen. do të zgjidhë ndjenjën e pakëndshme të konstipacionit dhe fryrjes. Në rast se konsumoni më shumë se një litër hirrë në ditë mund të shkaktojë diarre.

Ilaç për mëlçinë

Hirra përmban beta-laktogobulinë e cila furnizon organizmin me amino-thartirat BCAA, të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Ndërton muskujt

Hirra, ndihmon në ndërtimin e masës muskulare por edhe përmirëson muskujt pas lodhjes fizike.

Rregullon yndyrën e tepërt në gjak

Hirra u rekomandohet njerëzve të cilët kanë probleme me yndyrën e tepërt në gjak. Pas vetëm disa javëve të konsumimit të rregullt do të shihni efektet të mrekullueshme.

Konsumimi i hirrës një mrekulli për shëndetin tonë, këto janë dobitë që marrim prej saj Read More »

Mjeku shqiptar ngre alarmin: Shfryrja e hundëve dhe marrëdhëniet seksuale shkaktojnë goditje në tru

Eksperti Neshat Kapinova këtë të martë ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan, ku paralajmëroi për rrezikun që mund t’i vijë njeriut nga disa aktivitete të përditshme, të cilat sipas tij, në pamje të parë nuk duken të rrezikshme.

Ai në librin e tij “Mjekësia Moderne”, mes të tjerash ai shpjegon edhe pse kafeja, seksi dhe shfryrja e hundëve mund të shkaktojnë goditje në tru

Rudina: Kafeja, seksi dhe shfryrja e hundëve mund të shkaktojnë goditje në tru.

Neshat Kapinova:Po.

Rudina: Ta shpjegojmë pak.

Neshat Kapinova: Nga sforca. Ti për shembull kur teshtin ose kur ashtu, është mirë të mos e bllokosh asnjëherë. Pse? Sepse pëson gjëra të brendshme që mund të çajnë venat dhe arteriet dhe mund të kalojnë edhe në aortë.

Rudina: Pra d.m.th, kur teshtijmë, asnjëherë s’duhet ta pengojmë.

Neshat Kapinova: Asnjëherë.

Rudina: Asnjëherë sepse është e dëmshme për shëndetin.

Autori i librit këshilloi që të mos përdoren facoleta, të cilat shkaktojnë alergji, por shami dore.

Rudina: Në këtë listë keni përfshirë edhe kafenë.

Neshat Kapinova: Sheqeri që është sot, ai të sjell dëmtime shumë të mëdha. Kur pi kafen me sheqer të shkakton skuqje fytyre. Për disa persona kafja është e mirë për zemrën, për të tjerët është e dëmshme sepse shkakton tension të lartë dhe diabet.

Rudina: Seksi thoni ju gjithashtu.

Neshat Kapinova: Nuk flas dot shumë për të.

Rudina: Pse? Ju keni folur edhe në libër.

Neshat Kapinova: Po flet libri…

Rudina:Aktivitetet e përditshme, thoni ju, siç janë pirja e kafesë, seksi energjik dhe shfryrja e hundëve mund të shkaktojnë dëmtimin e enëve të gjakut, të cilat janë fshehur në tru. Rreziku nga goditja në tru mund të rritet edhe nga neuroza dhe shoku i befasishëm. Aktivitetet e përmendura, të cilat në pamje të parë nuk duken të rrezikshme, mund të shkaktojnë rritjen e menjëhershme të shtypjes së gjakut, presionit, dhe kjo mund të shkatërrojë enët e gjakut në tru.

Mjeku shqiptar ngre alarmin: Shfryrja e hundëve dhe marrëdhëniet seksuale shkaktojnë goditje në tru Read More »

Doktori thotë fjalën e tij të fundit: Hani këto 3 ushqime dhe nuk do plakeni kurrë

Disa ushqime që përpos që janë të mira për shëndetin tuaj të përgjithshëm, janë shumë të mira edhe për ngadalësimin e procesit të plakjes.

Kosi

Kosi ngadalëson procesin e plakjes pasi është i pasur me kalcium, duke parandaluar kështu edhe sëmundjet që lidhen me eshtrat.

Boronicat dhe arrat, bajamet, lajthitë e të tjera janë në fund, por jo për nga rëndësia në procesin e plakjes.

Parandalojnë sëmundjen e diabetit por në të njejtën kohë konsumoni shumë në mënyrë që të plakeni më ngadalë.

Peshku

Peshku pa dyshim është numri një. Me peshk thjesht nuk mund të gaboni.

Studimet tregojnë se ata që hanë shumë peshk, pothuajse nuk vuajnë kurrë nga sëmundjet e zemrës. Peshku është, siç dihet tashmë, jashtëzakonisht i pasur me yndyrna omega-3, të cilat stabilizojnë ritmin e zemrës dhe mbrojnë nga kolesteroli.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është i pasur me yndyrna të ngopura dhe është shumë i mirë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ndoshta ushqimi më interesant dhe më i preferuar për ne është çokollata që kësaj radhe është në vendin e tretë.

Është e pasur me kakao e cila është e mirë për enët e gjakut. Çokollata është e mirë (nëse konsumohet në kufij të arsyeshëm) për të parandaluar edhe disa forma të diabetit, sidomos diabetin e tipit 2.

Doktori thotë fjalën e tij të fundit: Hani këto 3 ushqime dhe nuk do plakeni kurrë Read More »