Shendetesi

Brenda 1 minute dhimbjet e shpinës do të largohen menjëherë. Mësojeni këtë dhe nuk do ta harroni kurrë!

Pas një dite të gjatë, mund të ndjeni nevojën për të pushuar, por nëse vazhdoni të lëvizni, do të jetë dicka e mirë për shpinën tuaj.

Duke ushtruar shpinën, ju do ta forconi atë së bashku me barkun dhe muskujt e këmbëve. Së bashku ata ndihmojnë për të mbështetur shpinën dhe për të lehtësuar dhimbjen e saj.

Mënyra më e mirë për të zvogeluar dhimbjen e shpinës është te ushtroheni ne menyren e duhur.

Këtu janë disa nga ushtrimet më të mira:

Ushtrimi1.

Së pari, shtrihuni në shpinë me gjunjët mbledhur dhe këmbët tuaja të mbeshtetura në dysheme. Ju mund ti vendosni duart mbi gjoksin tuaj ose prapa qafës tuaj. Shtrëngoni muskujt e barkut dhe filloni të ngrini shpatullat tuaja. Ndërsa ngrini shpatullat tuaja lart, nxirrni frymen jashte.

Ushtrimi2.

Qëndroni 10-12 cm nga muri, pastaj mbështeteni shpinen. Filloni të uleni ngadalë poshtë murit derisa gjunjët të jenë të përkulura dhe kurrizi juaj te jete i mbeshtetur ne mur.

Ushtrimi3.

Shtrihuni barkas dhe mbeshtetuni me duar ne dysheme. Filloni duke i shtyre duart tuaja kështu që supet tuaja fillojnë të ngrihen nga dyshemeja. Mundohuni ta mbani këtë pozicion për disa sekonda.

Brenda 1 minute dhimbjet e shpinës do të largohen menjëherë. Mësojeni këtë dhe nuk do ta harroni kurrë! Read More »

Nuk ka mundësi që askush nuk na ka treguar. Përzieni 1 lugë vaj ulliri me 1 limon dhe do ta përdorni gjithë jetën tuaj!

Kjo përzierje e fuqishme me keto 2 përbërës do t’ju ndihmojë të pastroni trupin tuaj nga të gjitha toksinat e dëmshme. Do të ndiheni të freskët dhe plot energji! Shumë njerëz në mbarë botën e përdorin këtë përzierje që nga kohërat e lashta. Po, ata e kanë përdorur atë për të trajtuar dhe parandaluar shumë probleme të ndryshme shëndetësore. Vaji i ullirit u quajt ari i lëngshem nga grekët dhe romakët, të cilët i vleresonin shume dobite e tij.

Shumë ekspertë pohojnë se vaji i ullirit duhet të jetë një element thelbësor në dietën tonë të përditshme. Dhe, kur është fjala për limonin – ky frut super i shëndetshëm është i pasur me shumë lëndë ushqyese të shëndetshme, vitamina, antioksidantë dhe mund të ofrojë shumë përfitime shëndetësore.

Ju mund të përdorni këtë kombinim të fuqishëm për të trajtuar dhe parandaluar shumë probleme shëndetësore, si:

Kapsllëku – sipas ekspertëve, nëse kombinoni vajin e ullirit me limon, ju do të arrini një lubrifikant për mukozën e tretjes dhe nga ana tjetër të aktivizoni funksionin e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.

Ky ilaç i thjeshtë, por jashtëzakonisht efektiv na mbron nga brenda, duke vepruar si një antioksidant i fuqishëm që mund të heqë qafe toksinat, të pastrojë dhe të kujdeset për trupin. E gjithë kjo aktivizon tretjen dhe ndihmon në eliminimin e gjithçkaje që ne nuk kemi nevojë.

Problemet kardiovaskulare – vaji i ullirit është i ngarkuar me acide yndyrore, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për trupin tonë për të riaktivizuar qarkullimin dhe për të hequr kolesterolin e tepërt të keq. Ky kombinim gjithashtu ka veti të fuqishme shëruese, që do të thotë se është shumë i dobishem kundër problemeve kardiovaskulare.

Problemet reumatike – Ky kombinim super i shëndetshëm ka veti te fuqishme anti-inflamatore. Kjo do të thotë se nëse konsumoni këtë kombinim çdo ditë në stomak bosh, kjo do t’ju ndihmojë ne lehtesimin e dhimbjeve.

Pirja e një përzierjeje të limonit, vajit të ullirit dhe ujit një orë përpara se të hahet mëngjesi mund të ndihmojë ne detoksifikimin e fshikëzës së tëmthit, mëlçisë dhe veshkave.

Nuk ka mundësi që askush nuk na ka treguar. Përzieni 1 lugë vaj ulliri me 1 limon dhe do ta përdorni gjithë jetën tuaj! Read More »

7 sëmundje që i kuptoni nga ngjyra e urinës

Sa herë të shkoni në tualet mund ta kontrolloni gjendjen e shëndetit tuaj. Kjo mund të tingëllojë e pamundur, por në fakt mund të bëhet përmes urinës. Krejt çfarë duhet të bëni është të kontrolloni ngjyrën e urinës, e cila ju tregon nëse jeni në rregull apo nëse keni nevojë për kontrolle mjekësore.

Bright Side ka gjetur përfundimet që mund të arrini për shëndetin në bazë të disa nuancave të ngjyrës së urinës. Urina përdoret për analiza laboratorike dhe është tregues i mirë për disa çrregullime apo sëmundje.

Ngjyrë portokalli.

Disa lloje të barnave, duke përfshirë kemoterapinë, pastaj konsumimi i madh i vitaminës B2 dhe karrotave mund ta bëjnë të portokalltë urinën tuaj. Nëse janë këto arsyet, atëherë:

-Pini më shumë ujë. Nëse nuk pini ujë sa duhet, urina mblidhet dhe bëhet me ngjyrë të errët. Pas disa orëve dhe gotash uji do të jeni në rregull.

-Kontrolloni sytë. Nëse vëreni pikla të verdha në të bardhën e syve, mund të keni probleme me mëlçinë.

Rozë në të kuqe.

Ngjyra e kuqe është alarmuese, por para se të shqetësoheni kontrolloni këta shkaktarë të mundshëm. Përveç nëse keni ngrënë fruta me ngjyrë të errët, që është krejt në rregull, urina e kuqe mund të shkaktohet nga medikamentet dhe antibiotikët si Rifadini.

Gjaku në urinë mund të jetë tregues i pranisë së kancerit në veshkë, gurëve në veshka, infeksione të traktit urinar e të tjera.

Gjelbër ose kaltër.

Këto ngjyra janë shokuese pasi janë të pazakonshme, por arsyet mund të jenë prej ushqimit si asparagusi, disa medikamente si Propofoli. Nëse këto nuk janë arsyet, duhet të shkoni te mjeku pasi mund të keni Pseudomonas, një bakterie që shkakton gurë në veshkë.

Urina e kaftë.

Urina ngjyrë kafe mund të jetë shenjë e mungesës së ujit në trup. Ka edhe ushqime që ua bëjnë urinën me këtë ngjyrë, por nëse pini shumë ujë dhe nuk ka përmirësime, mund të keni probleme me veshkat dhe mëlçinë.

Urina me shkumë.

Nëse shihni që po bëni urinë me shkumë, ka gjasa që të jetë më së shumti për shkak të shpejtësisë së urinimit, por mund të jetë edhe për shkak të proteinave në urinë, që mund të zbulojë probleme serioze në veshkë.

Urina e tejdukshme.

Nëse shihni që urina nuk ka ngjyrë fare dhe është e tejdukshme, mund të ndodhë që po pini shumë ujë. Preferohet që të pini dy litra ujë në ditë, por nëse pini më shumë mund t’i largoni kripërat nga trupi.

E verdhë e zbehtë, e tejdukshme dhe e mbyllët.

Këto ngjyra tregojnë që nuk keni asnjë problem shëndetësor. Ngjyra ideale e urinës është e zbehtë në të artë, që tregon balancim të mirë mes ujit dhe kripës në organizëm. Rregulli është ky: nëse urina duket si limonadë, jeni plotësisht të shëndetshëm.

7 sëmundje që i kuptoni nga ngjyra e urinës Read More »

Mjeku rus i nxjerr “jashtë loje” farmacitë, digjni një gjethe dafine dhe mos blini kurrë ilaçe

Zakonisht, ne përdorim bimë dhe erëza të ndryshme për të shijuar ushqimet, pa menduar se këta përbërës kuzhine mund të përdoren edhe për qëllime të tjera.

Një rast i tillë është përshembull përdorimi i gjetheve të dafinës. Jemi të sigurt se shumë prej jush nuk e dinë se aroma e veçantë dhe e dallueshme e gjetheve të dafinës ka një efekt tepër qetësues në trupin e njeriut.

Gjethet e dafinës kanë qenë prej shekujsh pjesë e mjekësisë natyrore.

Vetitë e tyre të jashtëzakonshme mjekësore, si vetitë e forta anti-inflamatore dhe qetësuese janë të njohura dhe të përdorura gjerësisht edhe nga grekët e lashtë. Përveç kësaj, besohej se gjethet e dafinës mund të mbështesnin edhe trajtimin e epilepsisë.

Edhe sot, shumë praktikues të mjekësisë natyrore i pranojnë përfitimet e mahnitshme shëndetësore të gjetheve të dafinës, të cilat përfshijnë uljen e hipertensionit, mbrojtjen nga pagjumësia dhe stresi, si dhe kontrollin e niveleve të kolesterolit në gjak.

Për të marrë përfitimet shëndetësore të gjetheve të dafinës mund t’i shtoni ato në ushqim ndërsa gatuani, ose mund t’i ndizni lehtë dhe me kujdes në një tas rezistent ndaj nxehtësisë dhe të lini aromën të përhapet ngadalë nëpër shtëpi.

Djegia e gjetheve të dafinës është shumë e dobishme për të relaksuar muskujt, për të qetësuar mendjen dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Gjethet e dafinës janë gjithashtu një nga ilaçet më të fuqishëm kundër furrtares së zezë!

Nëse insektet kanë pushtuar kuzhinën ose oborrin tuaj, përdorni gjethe dafine për t’i sprapsur.

Vështirë se mund të gjeni një zgjidhje më të mirë se gjethet e dafinës, për shkak se janë krejtësisht të sigurta për t’u përdorur edhe kur keni vërdallë fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake.

Aroma e tyre e fuqishme funksionon mrekulli kur bëhet fjalë për të larguar furrtaret e zeza apo insekte të ngjashme.

Mjeku rus i nxjerr “jashtë loje” farmacitë, digjni një gjethe dafine dhe mos blini kurrë ilaçe Read More »

Fruti i rrallë medicinal , pse të gjithë kërkojnë Aronian e Dibrës

Një frut i rrallë medicinal po kultivohet në Shqipëri, vlerat e të cilit janë të jashtëzakonshme për kurimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.

Bëhet fjalë për Aronian.

Një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm. Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës.

Në Maqellarë të Dibrës, fermeri Zija Keshi nga viti në vit por zgjeron me sukses parcelat e tij me këtë frut të çmuar si për shijen e veçantë ashtu edhe për vetitë shëruese.

Ai thotë për AgroWeb.org se tri vite më parë ai testoi kultivimin e këtij fruti në një parcelë eksperimentale dhe pasi u bind se kushtet për kultivimin e saj ishin optimale atëherë vendosi të niste kultivimin masiv të saj.

“Aktualisht kam mbjellë rreth 6500 metra katrorë sipërfaqe toke me bimën e Aronias. Ky është viti i dytë i prodhimit dhe perspektiva është shumë e mirë.

Jam duke u kujdesur personalisht për çdo bimë të Aronias që kam mbjellë.

Synimi është që prodhimi të jetë tërësisht bio ndaj dhe frutat e Arionas në parcelën tonë po rriten përmes plehut organik dhe ujit dhe asgjë tjetër. Ndihem shumë mirë kur e them këtë fakt” shprehet Zijai për AgroWeb.org.

Megjithë mundimin në vitin e parë, mbjelljen dhe kujdesin e vazhdueshëm, Zija Keshi thotë për AgroWeb.org se i gjithë përkushtimi i tij u shpërblye kur sa “hap e mbyll sytë” sipas tij, brenda kohës më të shkurtër që mund të imagjinonte të gjitha frutat e Arionas u shitën.
Përse të gjithë kërkojnë Aronian
Duke qenë se është ndër të paktët fermerë në Shqipëri që kultivojnë këtë frut të jashtëzakonshëm, Zijai është shndërrruar në pikën kryesore ku të gjithë drejtohen për të blerë Aronian e shumëkërkuar.

“Nga Kepi i Rodonit, Tirana, Durrësi, Jugu i Shqipërisë dhe Veriu, qytetarë nga i gjithë vendi kanë ardhur në fermën tonë ku kanë kërkuar të blejnë Aronia. Vitin e kaluar, brenda 1 muaji e gjysmë arrita të shisja 350 kilogramë.

Kjo më dha shpresë që këtë vit të rrija edhe më shumë plantacionet dhe prodhimin gjithashtu.

Këtë vit pres të marrë si prodhim rreth 2.5 ton aronia të njomë.

Këtë vit pres që ta shes edhe më shpejt të gjithë prodhimin sepse porositë kanë nisur me kohë dhe sa vijnë dhe shtohen” shprehet Zijai.

Ai tregon se të gjithë të interesuarit e blejnë për vlerat kurative që fruti i Aronias ka duke nisur nga sëmundjet e zemrës, tensionit të lartë, diabetit etj.
Vlerat e jashtëzakonshme medicinale
Në fakt, kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frut.

Ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të forta dhe duke zvogëluar rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës.

Kokrrat e Aronias mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale.

Lëngu ose çaji i Anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij.

Aronia është studiuar në lidhje me rolin e tyre në parandalimin e sëmundjes së diabetit.

Një prej studimeve arriti në konkluzionin që konsumimi i këtij fruti nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak, madje e ul atë.

Ky frut përbën një kurë fantastike jo vetëm për problemet me stomakun, por edhe ato të veshkave.

Janë të gjitha këto vlera që e shndërrojnë Aronian në një super frut medicinal i cili për nga efektet e fuqishme kurative sigurisht nuk ka të paguar

Fruti i rrallë medicinal , pse të gjithë kërkojnë Aronian e Dibrës Read More »

Nëse ju duket sikur këmbët po iu marrin flakë, keni problem të madh

Ndodh qe shpesh nga lodhja te ndiejme kembet sikur na djegin.

Në raste të veçanta, dhimbja shoqërohet edhe me ndjesinë e shpimit me gjilpërë, nga mpirja dhe ndonjëherë nga të dyja këto.

Ndjesia e djegies në këmbë mund t’i referohemi dhe si therje në këmbë ose parestezia.

Shkaqet: Ndonëse lodhja ose infeksioni i lëkurës shkaktojnë përkohësisht ndjesinë e djegies në këmbë, ajo shpeshherë vjen si pasojë e dëmtimit nervor (neuropati periferike). Ky i fundit ndodh për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet: diabeti, alkoolizimi, ekspozimi ndaj toksinave, mungesa e vitaminës B ose nga HIV/AIDS.

Disa nga shkaqet e ndjesisë së djegies në këmbë: abuzimi me alkoolin, këmbët e atletit (infeksioni mykotik i këmbës), kimioterapia, sëmundja kronike e veshkave, keuropatia diabetike (dëmtimi nervor i shkaktuar nga diabeti), HIV/AIDS, Hipotiretoza (tiroidi joaktiv), Sindroma e tunelit tarsal, anemia.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Kërkoni ndihmë mjekësorë nëse ndjesia e djegies në këmbë shfaqet papritur, veçanërisht nëse jeni ekspozuar ndaj një lloj toksine. Keni një plagë të infektuar, sidomos nëse vuani nga diabeti.  Nëse ndjesia e djegies në këmbë është e vazhdueshme ose nëse nuk ka një arsye të dukshme, atëherë mjeku do të kryejë ekzaminime për të përcaktuar nëse vjen si pasojë e ndonjë gjendje të caktuar shëndetësore që shkakton neuropati periferike.

Nëse ju duket sikur këmbët po iu marrin flakë, keni problem të madh Read More »

Mjeku na jep “urdhër” : Nëse jeni mbi 30 vjeç, mos e fusni më kurrë në gojë këtë ushqim!

Me kalimin e viteve sugjerohet ndryshimi i dietës ditore dhe kontrolli i rreptë i ushqimeve, kjo si pasojë e ndryshimit të metabolizmit. Ndiqni këshillat e mëposhtme për të mësuar se çfarë nuk duhet konsumuar pas të tridhjetave:

Buka e bardhë

Duhet ta dini se çdo gjë që është bërë me miell të rafinuar është e ndaluar. Simitet dhe buka e bardhë kanë përmbajtje të lartë të glukozës dhe sheqerit, që mund të ndalojnë prodhimin e kolagjenit dhe shumë proteinave që parandalojnë rrudhat.

Salcë soje

Rrathët e errët dhe të fryrë nën sytë tuaj kanë tendencë të bëhen më të dukshme me kalimin e viteve. Në mënyrë që të zgjoheni të freskët, ju duhet të shmangni ushqimet e kripura si salca e sojës. Besojeni ose jo, 1 lugë gjelle salcë soje përmban 879 mg natriumi!

Gjithashtu sigurohuni që të pini më shumë ujë.

Margarina

Duhet të dini se zëvendësuesit e gjalpit si margarina, zakonisht përmbajnë shumë vajra të hidrogjenizuara. Yndyrnat mund të shpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës tuaj dhe të rrisin ndjeshmërinë kur bëhet fjalë për rrezatimin ultravjollcë.

Supë e konservuar

Sipas studimeve, presioni i lartë i gjakut lidhet me plakjen e parakohshme. Supat e konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit dhe kjo mund të rrisë presionin e gjakut. Një arsye tjetër për të shmangur supat e konservuara është BPA. BPA është një përbërës i zakonshëm në supë të konservuar që lidhet me shtimin e peshës dhe kancerin.

Koktejle dhe birra

Me kalimin e kohës bëhet më e vështirë për trupin tuaj që të metabolizojë alkoolin në mënyrë efikase. Alkooli mund të prishë rutinën e gjumit dhe ky është një faktor tjetër që çon në shtimin e peshës dhe plakjen e parakohshme. Për më tepër, duhet të dini se alkooli mund të “thyejë” elasticitetin e lëkurës suaj.

Mjeku na jep “urdhër” : Nëse jeni mbi 30 vjeç, mos e fusni më kurrë në gojë këtë ushqim! Read More »

Tanimë mund ta kontrolloni vetë proçesin e plakjes. Shkencëtari na tregon sekretin e rinisë së përjetshme, njerëzit do jetojnë deri në njëmijë vite

Një shkencëtar beson se avancimi i teknologjisë së shpejti do t’i lejojë njerëzit të kontrollojnë procesin e plakjes, duke na lejuar që të jetojmë deri në 1 mijë vite. Dr Aubrey De Grey thotë se shanset për të jetuar deri në 1,000 vjeç janë mbi 50%.

Sipas tij nga variantet e cyborgs, vendosja e implanteve nën lëkurë, tek zbërthimi i vetëdijes njerëzore në kod kjo është gara mes teknologjive për të arritur pavdekshmërinë.

Transhumanistët, të njohur ndryshe si “h+”, synojnë të evoluojnë me shpejtësi njerëzimin përmes teknologjive të sofistikuara për të rritur intelektin dhe fiziologjinë njerëzore.

Transhumanistët besojnë se njerëzit do ta transformojmë veten në qenie të ndryshme me aftësi shumë më të zgjeruara nga gjendja jonë aktuale për të merituar etiketimin e “post-njerëzve”.

E në përbërjen e saj kjo lëvizje ka personalitet të njohur përreth botës, përfshirë bashkëthemeluesin e PayPal Peter Thiel, themeluesin e Elon Musk dhe shefin e Google Ray Kurzweil.

Lajmi i keq për këtë teori është se avancimi i kësaj teknologjie kërkon shumë kohë dhe shumë para, të cilat jo gjithmonë janë

Tanimë mund ta kontrolloni vetë proçesin e plakjes. Shkencëtari na tregon sekretin e rinisë së përjetshme, njerëzit do jetojnë deri në njëmijë vite Read More »