Shendetesi

Lëngu i dëllinjës, përdorimet magjike në mjekësinë popullore

Dëllinja është një nga pemët me shtat mesatar më të rritura në Evropë dhe veçanërisht në Shqipëri.
Varieteti më i përhapur i pemës së dëllinjës është Juniperus communis.

Kokrrat e dëllinjës janë ndër më të përdorurat në mjekësinë popullore, kryesisht për të trajtuar problemet me stomakun, urthin, fryrjet, mungesën e oreksit, infeksionet e aparatit tretës, veshkave dhe gurët në tëmth. Ajo përdoret kundër diabetit dhe radikaleve të lira.

Studimet e kohëve moderne për dëllinjën tregojnë se kjo bimë rrit aftësitë filtruese të veshkave dhe pastron traktin urinar.

Dëllinja është përdorur në mjekësinë popullore edhe kundër bronshitit, kollës dhe infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Zieni 10-15 kokrra të dëllinjës dhe merrni frymë mbi avullin e lëshuar prej tyre për të zgjidhur këto probleme.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, autoritetet gjermane e kanë renditur dëllinjën në listën e produkteve bimore më të përdorura për problemet me stomakun dhe problemet me tretjen.

Dëllinja përdoret edhe në trajtimet e plagëve, dhimbjeve muskulare dhe tërheqjeve muskulare si edhe kundër akneve dhe llojeve të tjera të problemeve me lëkurën. Në të shkuarën, ajo është përdorur për stimulimin e muskujve të uterusit.

Përbërësit e dëllinjës luftojnë virozat dhe parandalojnë rritjen e viruseve të rrezikshme siç janë herpesi dhe gripi. Përbërësit e dëllinjës, siç është podofillotoksina, parandalojnë edhe rritjen e qelizave të dëmshme.
Përdorimet mjekësore:
Me kokrrat e dëllinjës ju mund të përgatisni çaj të shijshëm dhe mirëbërës.

Vajrat esencialë të dëllinjës janë të rekomanduar nëse vuani nga mushkëritë, sepse kjo bimë shumëfishon furnizimin me gjak të mushkërive dhe më pas shkatërron bakteret dhe viruset që kanë zënë vend në këtë organ të rëndësishëm.

Me pak fjalë, dëllinja lufton kollën, por edhe ndihmon veshkat dhe tëmthin të nxjerrin jashtë bakteret dhe viruset.
Si të përgatisni lëngun e dëllinjës:

Kokrrat e dëllinjës, të plota, të shtypura apo të grira përdoren në çaj, ekstrakte alkolike dhe verë.

Nëse dëshironi të përgatisni çaj, zieni një filxhan me ujë dhe merrni një lugë çaji me kokrra dëllinje të thërmuara dhe lërini së bashku për 5 minuta përpara se ta pini. Këtë lëng mund ta pini tre herë në ditë për një muaj.

Dëllinja është e rekomandueshme edhe në banjat me kripë në trajtimet kundër reumatizmës. Shtoni 30-40 kokrra dëllinje në vaskë, ose ziejini për 10 minuta dhe lëngun e tyre hidheni në vaskë. Me këtë lëng mund të përgatisni edhe kompresa.
Kujdes:
Ekspertët e AgroWeb.org theksojnë se përdorimi afatgjatë i kokrrave të dëllinjës mund të shkaktojë irritime dhe dëmtime në veshka, sepse dëllinja praktikisht sforcon veshkën.

Kjo është arsyeja përse dëllinja rekomandohet për 30 ditë çdo 4-5 muaj.

Nëse jeni shtatzënë ose po përpiqeni të krijoni familje, atëherë mos e përdorni dëllinjën.

Shmangeni atë edhe nëse ushqeni fëmijën me gji. Dëllinja arrin të ulë sheqernat në gjak, dhe shkakton shqetësime serioze tek njerëzit me diabet.
Përdorimet në kuzhinë
Shtoni disa kokrra dëllinje ose një tufë bashkë me gjethet, kur gatuani mish ose peshk të pjekur në furrë.

Lëngu i dëllinjës, përdorimet magjike në mjekësinë popullore Read More »

Kujdes! Ngrënia e këtij ushqimi me stomakun bosh mund t’ju kushtojë jetën në moment

Ekspertët gjithmonë pretendojnë se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm ditor, pasi ajo siguron ushqim të nevojshëm për ditën në vijim. Sidoqoftë, gjithmonë duhet të zgjidhni përbërësit e duhur me kujdes, në mënyrë që të ju japin goditjen e duhur të ditës. Lista e mëposhtme tregon 15 ushqime të cilat duhet ose nuk duhet të konsumohen në stomak bosh:

Vezë-Po

Vezët janë një zgjedhje e shkëlqyer për një mëngjes pasi ato janë të larta në proteina dhe ushqyes që nxisin metabolizmin dhe sigurojnë nivele të larta të energjisë. Vezët gjithashtu ulin marrjen e përditshme të kalorive.

Shalqini-Po

Shalqinj janë plot me ujë dhe lycopene që mbështet shëndetin e zemrës dhe të syrit.

Bollgur-Po

Bollguri është një fillim i mrekullueshëm i ditës, parandalon dëmtimet ose acarimet e stomakut për shkak të acidit hidrofluorik dhe është i pasur me fibra të tretshëm që ul nivelet e kolesterolit dhe nxit metabolizmin.

Boronica-Po

Boronica janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë presionin e gjakut, nxisin metabolizmin dhe përmirësojnë kujtesën, koncentrimin dhe fokusin.

Qumështi-Po

Qumështi është një tjetër zgjedhje e përkryer për fillimin e ditës. Do të detoksifikojë sistemin, do të eliminojë metale të rënda dhe toksina nga trupi, dhe do të përmirësojë mikroflora të zorrëve. Ai gjithashtu siguron ushqyes të shumtë dhe rrit nivelet e energjisë.

Mjalti-Po

Nëse e nisni ditën me mjaltë, ju do të rritni energjinë tuaj, do të tronditni organizmin dhe do të përmirësoni disponimin, pasi ajo mbështet prodhimin e serotoninës. Gjithashtu ju bën më të fokusuar dhe produktiv gjatë ditës.

Arra-Po
Konsumi i arra për mëngjes rregullon nivelet e pH në stomak dhe ndihmon tretjen.

Frutat agrume-Jo

Frutat e agrumeve si limon, portokall dhe grejpfrut janë të larta në vitaminë C, por ato nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjesin, pasi aciditeti i tyre mund të çojë në urth dhe të rrisë rrezikun e ulçerave gastrike dhe gastritit.

Ushqimi me aromë-Jo

Në përgjithësi, ushqimet me erëza janë të dobishme për shëndetin, por nëse konsumohen në mëngjes, ato mund të irritojnë të gjithë sistemin e tretjes dhe të çojnë në urth dhe të dëmtojnë mukozën e stomakut.

Banane-Jo

Nëse hani banane në një stomak krejtësisht të zbrazët për mëngjes, ju do të rritni nivelet e magnezit në gjakun tuaj dhe kështu do të keni probleme në zemër. Pra, bananet nuk janë zgjedhja më e mirë e pavarur e mëngjesit dhe ne ju rekomandojmë që ta merrni së bashku me arra, boronica ose mjaltë.

Sodat dhe pijet e karbonizuara-Jo

Sodat dhe pije të gazuara janë një nga zgjedhjet më të këqija që mund të bëni në mëngjes pasi ato janë të larta në sheqer dhe do të ngadalësojnë metabolizmin dhe do të çojnë në bloating.

Perimet e gjelbra-Jo

Perimet e gjelbërta nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjesin, pasi ato janë të bollshme në aminoacidet që shkaktojnë djegie të zorrëve dhe fryrje. Për më tepër, ato gjithashtu mund të irritojnë stomakun dhe të çojnë në dhimbje barku.

Domate-Jo

Domatet kanë acid tannik që irriton stomakun dhe mund të çojë në ulçera stomakut dhe urthi, prandaj sigurohuni që shtyjeni konsumimin e tyre deri në drekë.

Dardha-Jo

Dardha është e lartë në fibra bruto që mund të çojë në dhimbje stomaku dhe dëmtimin e mukozës.

Kujdes! Ngrënia e këtij ushqimi me stomakun bosh mund t’ju kushtojë jetën në moment Read More »

3 shenjat e heshtura që të marrin jetën pa e kuptuar! Kushedi se sa njerëz mund t’i kenë këto shenja dhe nuk e dinë që vuajnë nga diabeti

Studimet e fundit kanë prezantuar një shifër tronditëse! Kjo shifër lidhet me diabetin.

Aktualisht 25 për qind e njerëzve janë me diabet të tipit 2, por ata nuk e dinë se janë.

Por, nëse ju përjetoni një nga simptomat e mëposhtme, e mira është që të konsultoheni me mjekun tuaj menjëherë!

Shkoni shumë shpesh në tualet
Në rast se vuani nga diabeti, në organizmin tuaj fillon që të zbehet roli i disa funksioneve  duke shkaktuar kështu uljen e sheqerit në gjak. Në rast se shkoni shumë shpesh në tualet duhet të kuptoni se kjo është një shenjë e fshehur e diabetit.

“Shumica e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm se sa shpesh shkojnë në tualet. Kur pyesim për këtë, shpesh dëgjojmë, ‘Oh po, unë mendoj se po shkoj më shpesh sesa më parë’”, u shpreh Dr Cypress. Por kjo nuk është një përgjigje e duhur, pasi secili prej nesh duhet të kontrollojë sa shpesh shkon në tualet.

Keni rënie drastike në peshë

Duke pasur parasysh se mbipesha është një faktor rreziku për diabetin, kjo tingëllon kundërshtuese që kilogramët e humbura mund të jenë një nga simptomat e heshtura të diabetit, por kjo është e vërteta sipas studimeve të fundit.

Nuk jeni në humor

“Kur sheqeri në gjak është jo normal, ju thjesht nuk ndiheni mirë”thotë Cypress. Duhet të dini se sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me depresionin. “Ju ndiheni shumë të lodhur, ndiheni të padobishëm, nuk doni të dilni dhe thjesht dëshironi të flini”, vijon Dr Cypress.

3 shenjat e heshtura që të marrin jetën pa e kuptuar! Kushedi se sa njerëz mund t’i kenë këto shenja dhe nuk e dinë që vuajnë nga diabeti Read More »

Ushqimet verore që ulin tensionin e lartë në gjak

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Vlerat normale të presionit arterial duhet të jenë 120/ 80 mmHg, ndërkohë që çdo vlerë mbi 140 konsiderohet si hipertension apo presion i lartë gjaku.

Hipertensioni jo rrallë herë jep komplikacione që mund të jenë dhe fatale për pacientin, me dëmtim të muskulit të zemrës, hemoragji cerebrale, dëmtim të veshkave, zgjerim të aortës etj, ndërkohë që thekson rëndësinë e parandalimit.

Shenjat më të shpeshta të tensionit, që edhe i nënvlerësojnë, janë: Dhimbja e kokës, shtrëngim në kraharor, që mund të shoqërohet dhe me mpirje të krahut të majtë, mund të keni ndjesinë e të vjellit, skuqje të fytyrës, afsh i nxehtë, dhimbje gjoksi që mund ta ngatërrohet dhe me sëmundjen e arterieve koronare etj.

Disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të tensionit të lartë të gjakut janë konsumimi i tepërt i kripës, të qenët mbipeshë, abuzimi me alkoolin etj.

Tensioni mund të ulet duke bërë ndryshime në dietë dhe mënyrën e jetesës, si dhe duke marrë mjekime.

Këto janë 5 ushqimet verore që duhet të provoni për të ulur tensionin e gjakut.

Frutat e pyllit

Luleshtrydhet, boronicat dhe manaferrat mund t’ju ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Ato janë të pasura në flavanoide, substanca këto që relaksojnë enët e gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Avokado

Një zgjedhje e mirë për luftimin e tensionit të lartë të gjakut. Avokado është i pasur në kalium, një mineral kyç që ndihmon veshkat të filtrojnë lëngjet nga gjaku, duke ulur kështu presionin e gjakut.

Selino

Selinoja përmban kimikatet ftalate, që mund të relaksojnë muret arteriale, duke ulur kështu tensionin e gjakut.

Koriandër

Kjo erzë gjithashtu ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Ajo ka edhe veti diuretike në trup, prandaj mund të ndihmojë njerëzit të cilët vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Jeshillëqet

Jeshillëqet rrisin nivelet e magnezit, duke ndihmuar kështu në luftimin e tensionit të lartë të gjakut.

Përveç konsumimit të këtyre ushqimeve, duhet të bëni edhe ndryshime të tjera në mënyrën e jetesës për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut, si të kryeni më shpesh aktivitet fizik dhe të shmangni ushqimet me përmbajtje të lartë kripe. /ATA

Ushqimet verore që ulin tensionin e lartë në gjak Read More »

Majdanoz, limon, uthull molle për peshën e tepërt

Ka shumë njerëz që shkojnë përtej kapaciteteve të tyre për t’u dobësuar apo për të patur një stomak të sheshtë.

Në kësi rastesh, tendenca është t’i provosh të gjitha, pa treguar kujdes për pasojat që një mënyrë e tillë ka në organizëm.

Zgjidhjet për humbjen e peshës së tepërt  janë gjithnjë përpara syve dhe shumë të lehta e të shëndetshme.

I tillë është rasti i majdanozit, i cili është pjesë e një kure të mrekullueshme e të shëndetshme për djegien e yndyrës së tepërt.

Konsumimi i rregullt ditor i majdanozit është shumë efikas për heqjen e yndyrës së akumuluar në zonën e barkut.

Për më tepër, majdanozi përmban pak kalori dhe është plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Këto ushqyes ndihmojnë në largimin e lëngjeve të akumuluara në organizëm dhe fryrjeve të stomakut.

Duhen tre përbërës: majdanoz, limon dhe uthull molle.
Uthulla e Mollës
Uthulla e mollës përmban një substancë të njohur si acidi acetik. e cila djeg yndyrnat.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se konsumi i rregullt i uthullës së mollës ka një ndikim në zvogëlimin e masës dhjamore në zonën e belit dhe jo vetëm.

Por vetëm pirja e uthullës nuk e zgjidh problemin, madje nëse keni problem me aciditetin duhet të keni kujdes.

Rekpmandohet të keni kujdes me sasinë dhe mbi të gjitha të konsultoheni me mjekun tuaj.
Limoni
Limoni është një agrume e dobishme për largimin e toksinave nga organizmi.

Ai luan një rol thelbësor në shkrirjen e yndyrnave dhe pastrimin e organizmit.
Receta e Kurës Me Majdanoz
Përbërësit:

2-3 lugë gjelle me majdanoz të grirë të freskët.

1 limon

1 lugë gjelle me uthull molle
Përgatitja:
Hidhni dy gota me ujë të valuar në një enë qelqi.

Shtoni majdanozin dhe lëreni në ujë për 5 minuta.

Kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Shtrydhni limonin dhe shtoni uthullën e mollës.

Përziejeni mirë dhe pijeni menjëherë,

Lëngu duhet pirë i freskët menjëherë pas përgatitjes, një herë në ditë

Majdanoz, limon, uthull molle për peshën e tepërt Read More »

A duhen ruajtur vezët në frigorifer?

Në shumicën e supermarketeve në Shqipëri, bikerinat me vezë ruhen në frigorifer.

Në disa vende të tjera Evropiane, vezët e ambalazhuara ruhen në temperaturë ambienti, sepse besohet se ruajtja në frigorifer konsiderohet si e panevojshme.

Përpjekja për kontrollin e cilësisë është një nga dukuritë më të përditshme me të cilën përballen konsumatorët.

Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për produktet e konsumit të përditshëm si veza.

Ja disa këshilla praktike.
Frika Nga Salmonela
Salmonela është një lloj bakteri që jeton në sistemin tretës të shumë kafshëve.

Nëse këto kafshë apo shpendë përdoren si ushqim, atëherë ky bakter mund të shkaktojë sëmundje të rrezikshme.

Një infeksion i shkaktuar nga ky bakter shoqërohet me simptoma si të vjellat apo diarea.

Ky infeksion mund të jetë shumë i rrezikshëm për fëmijët apo njerëzit me imunitet të dobët.

Mënyra e përpunimit, magazinimit dhe gatimit të vezës është tepër e rëndësishme për të parandaluar infektimin nga Salmonela.

Nga ana tjetër, masat e një vendi të caktuar kundër Salmonelës janë faktor i përzgjedhjes së ruajtjes frigoriferike të vezëve.
Në Frigorifer Apo Jo?
Ruajtja në frigorifer garanton freskinë afatgjatë të vezëve.

Nga ana tjetër, vezët mund të përthithin aromat e ushqimeve të tjera që ruhen në frigorifer.

Rrjedhimisht, duhet t’i ruani vezët në ambalazhime kartoni dhe t’i mbroni nga aromat.

Shumë njerëz i ruajnë vezët në sirtarin e veçantë tek dera e frigoriferit.

Kjo konsiderohet e gabuar sepse hapja dhe mbyllja e shpeshtë e derës mund të shkaktojë luhatje temperature të vazhdueshme.

Një gjë e tillë nxit shumimin e baktereve dhe prish membranën mbrojtëse të vezëve.

Rrjedhimisht, vezët duhen mbajtur sa më thellë në frigorfer.
Vezët dhe Gatimi
Disa ekspertë të gatimit pretendojnë se vezët e ruajtura në temperaturë ambienti janë më të mira për gatimet e pjekura.

Ata sugjerojnë që vezët të nxirren nga frigoriferi dhe të përdoren për gatim pas dy orësh.

A duhen ruajtur vezët në frigorifer? Read More »

Si të pastroni mëlçinë dhe organizmin në pesë ditë

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm.

Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit.

Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrnat dhe çliron energji.

Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj.

Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë.

Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrnave.

Mëlçia duhet detoksifikuar rregullisht në mënyrë që funksionet e saj të jenë optimal.

Referuar disa studimeve të rëndësishme, ja një nga mënyrat më efikase për detoksifikimin e mëlçisë.

Kura natyrale që do të lexoni më poshtë do të rikthejë të gjitha fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve.
Përbërësit që ju nevojiten për këtë recetë
Një filxhan me majdanoz të grirë

5 kërcenj selinoje

6 gota ujë

3 limonë
Përgatitja
Në fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të lani të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm.

Përdorni sodë buke për larjen e limonëve nëse do t’i përdorni me gjithë lëkurë.

Më pas futini të gjithë përbërësit përveç ujit në një mikser.

Përziejini mirë dhe më pas shtoni ujin.

Përziejini bashkë me ujin deri sa masa e përfituar të jetë kompakte.

Për rezultate optimale duhet të pini dy gota nga kjo kurë përpara çdo vakti.

Kura duhet pirë për tre ditë me rradhë.

Më pas duhet të bëni 7 ditë pushim dhe pastaj përsëriteni sërish.

Përpiquni të qëndroni larg metaleve të rënda dhe pini mjaftueshëm ujë që të shumëfishoni ndikimin e kurës pastruese dhe të përmirësoni përpjekjet për të rënë në peshë.
Ushqimet Më Të mira Për Shëndetin e Mëlçisë
Rrushi
Rrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut.

Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.
Lëngu i panxharit
Lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që munden të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.
Perimet
Perimet si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike.

Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme.

Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.
Arrorët
Arrorët janë të pasur me yndyrna, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm.

Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.
Peshku
Peshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë.

Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrnave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.
Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit.

Si të pastroni mëlçinë dhe organizmin në pesë ditë Read More »

Gjembgomari , bima misterioze plot vlera mjekësore

Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum.

Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë.

Gjembgomari gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja.

Ekstrakti i gjembgomarit, që përgatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e saj.

Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral.

Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.

Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai mban nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Ekstrakti nga gjethet, kokrrat dhe farat e bimës që përmbajnë silimarinë mund të bëhet çaj, kapsula ose tretësirë. Duke qenë se substanca e silimarinës nuk tretet dot në ujë, përfitimet e qumështit të gjembgomarit janë të kufizuara.

Për shembull, vlerat e çajit të qumështit të gjembgomarit rriten nëse e merrni atë në formë koncentrati.

Qumështi i gjembgomarit shërben për të detoksifikuar organizmin nga kimikate sintetike, metalet dhe alkoli. Në vitin 1986, qumështi i gjembgomarit u çertifikua zyrtarisht për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Produktet bimore të përftuara nga bima e mësipërme gjenden në farmacitë e zakonshme, farmacitë bimore dhe pikat e bimëve mjekësore.

Nga gjembgomari i thatë përftohet një çaj ku nevojitet një grusht bimësh për filxhan për t’u pirë dy herë në ditë nën konsultimin e mjekut.


Riparon qelizat dhe inkurajon rritjen e tyre
Përbërësi aktiv tek qumështi i gjembgomarit, që është përgjegjës për mbrojtjen e mëlçisë është silimarina. Ajo ndihmon në riparimin e qelizave të mëlçisë të dëmtuara nga alkoli dhe substanca të tjera toksike, duke stimuluar sintezën e proteinave.

Duke ndryshuar shtresën e jashtme të qelizave të mëlçisë, silimarina parandalon hyrjen toksinave brenda tyre. Për më tepër, silimarina inkurajon rritjen e qelizave të mëlçisë, ul inflamacionin dhe mbron qelizat nga radikalet e lira.
Sëmundjet e mëlçisë të shkaktuara nga alkoli
Pesë nga shtatë studime mbi vlerat e qumështit të gjembgomarit kundër sëmundjeve të mëlçisë shkaktuar nga alkoli, zbuluan se kjo bimë përmirësonte ndjeshëm funksionet e mëlçisë.

Ndërkohë tek pacientët që ishin në një fazë më të avancuar të sëmundjes -ku dëmet e mëlçisë janë të pariparueshme dhe praktikisht organit i ka ardhur fundi- qumështi i gjëmbgomarit nuk kishte asnjë efekt.
Kolesteroli i lartë
Një studim i bazuar tek kafshët zbuloi që silimarina kishte të njëjtin efikasitet si një barnë e specifikuar për uljen e kolesterolit e quajtur probukol, por me një vlerë të shtuar për rritjen e kolesterolit të mirë. Megjithatë studime të mëtejshme janë të nevojshme për të arritur në një konkluzion përfundimtar./AgroWeb.org

Gjembgomari , bima misterioze plot vlera mjekësore Read More »