Shendetesi

Thirrja e fortë e mjekut infeksionist: Mos përgjegjësia qytetare arrin kulmin, këta prindër janë të papërgjegjshëm

Mjeku i njohur Tritan Kalo, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku sjell në vëmendje një sjellje të prindërve të rinj shqiptarë.

Këta prindër i nxjerrin femijet e tyre ne ambiente publike ku ka edhe femijë të tjerë, pavaresisht se shenjat e variceles, e cila është ngjitese, janë shumë të qarta.

POSTIMI I PLOTE:

Prindër ndërgjegjësohuni: ”Ignorantia non est argumentum”……Arësyeja e vetme pse u ula të shkruaj këto rreshta është fakti se, SOT ndërsa gjerboja një kafe me kushot e mi në një nga lokalet e shumtë rreth Liqenit Artificial të Tiranës isha i pranishëm në skena “ulëritëse” të mos përgjegjësisë qytetare dhe mos ndërgjegjësimit prindëror….Jo pak fëmijë me shënja shumë të qarta të VARICELËS (Lisë së Dhenve) ishin sjellë prej tyre në këto lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje….KËTA prindër ose janë plotësisht injorantë dhe nuk e dinë se edhe pas daljes së elementëve kutanë të Varicelës: macula, papula, vezikula e krusta ajo sëmundje ende mbetet ngjitëse, infektuese edhe për së paku dy (2) javë, ose papërgjëgjshmëria dhe keqdashësija e tyre i ysht të bëjnë veprime të tilla epidemiologjikisht, shoqërisht dhe moralisht të dënueshme për të tjerët, por pse jo edhe për fëmijët e tyre, që mundet të mbiinfektohen ose të rëndohen…Quo vadis Shqipëria ime!!!

Thirrja e fortë e mjekut infeksionist: Mos përgjegjësia qytetare arrin kulmin, këta prindër janë të papërgjegjshëm Read More »

Qumësht i ngrohtë para gjumit , ja vlerat për organizmin

Qumështi është natyralisht i pasur me kalçium, vitaminë D dhe kalium.

Ai është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut në një sërë nivelesh.

Kalçiumi dhe vitamina D që gjëndet tek qumështi ju ndihmon të keni kocka dhe dhëmbë të fortë.

Kaliumi nga ana tjetër mirëmban tensionin e gjakut.

Megjithatë, nëse e pini të ngrohtë përpara gjumit, qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.

Kur është i ngrohtë, qumështi ka një ndikim të menjëhershëm dhe ju ndihmon të flini si qengj.

Kjo nuk do të thotë se duke pirë një gotë me qumësht të ngrohtë, do ju zërë gjumi menjëherë.

Qumështi, i ngrohtë apo i ftohtë nuk konsiderohet një eliksir i gjumit, por disa substanca që formohen gjatë ngrohjes, e ndihmojnë trupin të jetë më i qetë.

Jo pa shkak, qumështi i ngrohtë rekomandohet për njerëzit që kanë kaluar një ditë të lodhshme.
Si Ndikon Qumështi I Ngrohtë Në Organizëm
Një gotë me qumësht të ngrohtë është e rëndësishme për organizmin.

Qumështi përmban shumë triptopan.

Ky amino acid metabolizohet në serotoninë dhe melatoninë, dy përbërës që kanë aftësinë të qetësojnë organizmin dhe nxisin një gjumë të mirë e të qetë.

Fatkeqësisht, në një gotë me qumësht nuk gjendet mjaftueshëm triptopan që të qetësoheni menjëherë, ndaj shumë ekspertë mendojnë se ndikimi i qumështit në tru është më shumë psikologjik.

Pas një dite të lodhshme, ju mund të pini një gotë qumësht të ngrohtë, duke e shoqëruar me disa ushqime të shëndetshme që kanë aftësinë të nxisin gjumin.
Kombinime Të Shëndetshme Me Qumësht
Më poshtë do të gjeni sugjerimet e AgroWeb.org për disa ushqime të shëndetshme që mund t’i kombinoni me qumështin.

Biskotat me drithëra të plota dhe djathi shkojnë shumë mirë me një gotë me qumësht të ngrohtë.

Për më shumë shije, qumështin mund ta pasuroni me çokollatë të shkrirë ose ta shoqëroni me disa feta mollë.

Banania me gjalpin e kikirikut janë një ide e shkëlqyer për të pasur një mbrëmje të qetë dhe relaksuese.

Përveç këtyre këshillave, rekomandohet që të krijoni një orar gjumi për gjithë javën dhe t’i përmbaheni në mënyrë rigoroze.

Nga ana tjetër, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë dhe mos neglizhoni gotën me qumësht të ngrohtë.

Qumësht i ngrohtë para gjumit , ja vlerat për organizmin Read More »

Çdo gjë tjetër është e kotë, mos u lodhni fare. Reumatizma shërohet vetëm me raki

Prej shekujsh mjekësia popullore po na magjeps gjithnjë e më shumë çdo ditë.

E shumë njerëz në pamundësi për t’u mjekuar me medikamente farmaceutike të kushtueshme, zgjedhin t’i drejtohen mjekësisë popullore.

Reumatizma është një problem prej të cilit vuajnë shumë njerëz dhe për trajtimin e saj ju sjellim një recetë vetëm me dy përbërës. Me bazë rakinë, kjo kurë natyrale është shumë efektive për të shëruar infamacioni dhe reumatizmën.

Ja përbërësit:

1 litër raki, 1 degë rozmarinë

Përgatitja:

Shtoni rozmarinë në një litër raki dhe lëreni atë të përgatitet për rreth një muaj në temperaturë dhome. Pas një muaji, ju mund të filloni ta përdorni këtë ilaç pasi e keni kulluar.

Konsumoni një filxhan kafeje çdo mëngjes përpara se të hani. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë për të lyer nyjet apo zonat ku ndjeni dhimbje.

Inflamacioni dhe dhimbja do të zhduken brenda disa ditëve.

Çdo gjë tjetër është e kotë, mos u lodhni fare. Reumatizma shërohet vetëm me raki Read More »

Një dietë e sigurtë për të humbur 10 kg në 7 ditë, por ka një veçori

Para se ta nisni, duhet ta dini se kjo dietë nuk funksionon nëse nuk ushtroheni të paktën gjysmë ore në ditë.

Plani i dietës
– Mëngjesi: Hani një frut për mëngjes çdo ditë. Kurseni bananet dhe rrushin.

Dita 1
– Dreka: Një portokall, një vezë e zier dhe një gotë kos (200 ml);
– Darka: Dy toste , dy vezë të ziera, dy domate dhe gjysmë kastraveci.

Dita 2
– Dreka: Një portokall, një vezë të zier dhe një filxhan kos
– Darka: Një tost, 125 gram mish viçi, një filxhan kafe ose çaj (pa sheqer) dhe një portokall.

Dita 3
– Dreka: Një portokall, një vezë e zier dhe një kastravec
– Darka: Një tost, 125 gram mish viçi, një filxhan kafe ose çaj (pa sheqer), dhe një portokall.

Dita 4
– Dreka: Një tost,  125 gram gjizë dhe një domate
– Darka: Një tost, 125 gram mish viçi, një filxhan kafe ose çaj (pa sheqer) dhe një portokall.

Dita 5
– Dreka: Një tost, 200 gram. mish të gatuar ose peshk dhe një domate
– Darka: 1 patate të zier, bizele dhe karrota.

Sigurohuni që të gatuani perimet pa përdorur kripë. Konsumi i alkoolit është rreptësisht i ndaluar gjatë kësaj diete. Ndiqni dietën pesë ditët e para, pastaj bëni një pushim dy-ditor dhe vazhdoni me dietën në ditën e tetë. Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të konsultohen me një kardiolog para se të zbatojnë këtë dietë në jetën e tyre të përditshme.

Një dietë e sigurtë për të humbur 10 kg në 7 ditë, por ka një veçori Read More »

Çfarë duhet të hani për të lehtësuar depresionin

Studime të njëpasnjëshme shkencore mbi depresionin, kanë konfirmuar se ushqyerja e shëndetshme e pasur me fruta, perime, drithëra dhe peshk mundet të parandalojë këtë sëmundje.

Ushqyerja e keqe me produkte të përpunuara dhe jo të shëndetshme është një faktor rreziku, sidomos tek adoleshentët.

Studimet më të fundit thonë se ushqyerja e shëndetshme jo vetëm që parandalon depresionin, por edhe mund ta trajtojë atë në mënyrë efikase.

Disa studime, kanë marrë në vëzhgim persona që vuanin nga depresioni duke ndjekur rolin e ushqyerjes tek kjo sëmundje.

Pas 12 javësh, njerëzit që kishin përmirësuar ushqyerjen e tyre, ishin më në humor dhe më të qetë se ata që kishin ruajtur të njëjtin regjim ushqimor.

Ekspertët kanë vënë theksin tek rëndësia e ushqyerjes për shëndetin mendor.
Shkaktarët e Depresionit
Depresioni shkaktohet nga disa faktorë.

Ai mund të jetë gjenetik, të nxitet nga një ngjarje specifike siç është vetmia, apo stili i jetesës.

Mbi të gjitha, depresioni shfaqet kur truri nuk është i shëndetshëm.

Kur zemra është sëmurë, rekomandimi kryesor është që të forcohet përmes mjekimit dhe ushqimit të duhur.

Ndaj kur truri ka nevojë, ai duhet të bëhet më i fortë dhe kjo bëhet nëpërmjet ushqyerjes së duhur.

Sipas të dhënave , një ushqyerje e keqe e përkeqëson depresionin, sepse nuk mundëson ushqyesit e duhur për trurin.

Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara nxisin inflamacionin, një nga shkaqet e depresionit.

Ushqyerja e keqe ka ndikim negativ edhe tek miliarda mikro-organizma që jetojnë në stomak.

Këto mikro-organizma tjetërsojnë prodhimin e serotoninës, një transmetues nervor që gjendet në tru.

Komunikimi mes stomakut dhe trurit është shumë kompleks dhe ndikimi në humorin tonë është i fortë.

Nëpërmjet ushqimit, njeriu mund të përmirësojë nivelin e baktereve të mira në stomak dhe rrjedhimisht ta mbajë trurin të lumtur.
Çfarë Duhet Të Hamë Për Një Mendje Të Shëndoshë
Studimet shkencore, sipas të dhënave të AgroWeb.org, mbështesin ushqyerjen përmes frutave, perimeve, vajit të ullirit ekstra të virgjër, kosit, djathit, bishtajoreve, arrorëve, ushqimeve të detit.

Ekspertët rekomandojnë racione të vogla të mishit të kuq.

Kjo ushqyerje do t’i japë trurit atë që ka nevojë, do të luftojë inflamacionin dhe do të lulëzojë bakteret e mira në stomak.

Çfarë duhet të hani për të lehtësuar depresionin Read More »

Po na vdesin me pahir! E vërteta del në shesh, ky medikament shkakton kancerin e zorrës së trashë

Lista e rreziqeve të antibiotikëve vazhdon të rritet edhe më shumë. Sipas një grupi studiuesish të Harvardit, antibiotikët mund të shkaktojnë kancer të zorrëve. Duke përdorur sa më shumë antibiotikë, ne vrasim bakteret e mira në zorrë, çka e bën edhe më të vështirë luftën me infeksionet në të ardhmen, duke bërë që sistemi imunitar të krijojë rezistencë.

Studimi më i fundit tregon se për shkak të ndryshimeve në bakteret e zorrëve për shkak të antibiotikëve, edhe rreziqet për kancerin rriten vazhdimisht.

Studiuesit përdorën të dhëna nga mbi 16 000 gra të moshës 60 vjeçe e më shumë. Gratë që përdorën antibiotikë për 2 muaj ose edhe më shumë kohë, kishin rrezik më të madh për rritjen e sëmundjeve kancerogjene në zorrë.

Më konkretisht, ato që përdorën barna për të paktën 2 muaj ishin 30% të rrezikuara nga kanceri, ndërsa ato që që përdorën antiobiotikë për një periudhë më afatgjatë ishin 70% të rrezikuara nga kanceri i zorrëve.

Po na vdesin me pahir! E vërteta del në shesh, ky medikament shkakton kancerin e zorrës së trashë Read More »

Arra dhe rozmarinë për kujtesë të fortë

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetsore.
Arrat dhe rozmarina përbëjnë recetën ideale të vlerave për një zemër të shëndetshme, kocka të forta, shëndet prej shkencëtari por mbi të gjitha kujtesë të fortë.

Arrat dhe Rozmarina janë të pasura me ushqyes. Ato janë një burim i jashtëzakonshëm antioksidantësh, vitamine E dhe mineralesh. Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit.

Arrat përbëjnë një zgjedhje të mençur ushqimore sepse kanë një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 që parandalojnë sëmundjet degjeneruese të trurit siç janë sëmundja e Alzheimer, skleroza dhe sëmundja e Parkinsonit.

Arrat dhe Rozmarina parandalojnë sëmundjet koronare dhe janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore mono-të-pangopura siç është acidi oleik.
Vlerat Kurative Për Shëndetin
Shumë studime kanë treguar se këta ushqyes janë të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gama e ushqyesve të rëndësishëm të arrave shtrihet edhe tek kockat. Acidet yndyrore i bëjnë arrat të jashtëzakonshme në rritjen e nivelit të përthithjes së kalciumit nga kockat.

Rozmarina ofron një spektër shumë të gjërë përfitimesh. Kjo barishte është e pasur me hekur, kalcium dhe fibër dietike. Ajo përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Disa prej përfitimeve shëndetsore të rozmarinës përfshijnë aftësinë e saj për të forcuar kujtesën, përmirësuar humorin, pakësuar inflamacionin, zbutur dhimbjen, mbrojtur sistemin imunitar, stimuluar qarkullimin e gjakut, pastruar organizmin, luftuar bakteret dhe infeksionet, parandaluar plakjen e parakohshme dhe shëruar lëkurën.

Receta që ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë përmban arra, rozmarinë dhe vaj ulliri, tre super fuqitë e shëndetit të mirë.

Përgatitja Krejt Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

2 filxhanë me arra të grira trashë

2 lugë gjelle me vaj ulliri

1 lugë gjelle me rozmarinë

Çerek luge çaji me kripë
Përgatitja
Ngroheni furrën paraprakisht në 180° C.  Hidhni arrat në një tepsi mbi të cilën keni shtruar një letër pjekjeje. Spërkatini me rozmarinë, kripë dhe vaj ulliri. Piqini deri sa arrat të marrin një ngjyrë kafe të artë për rreth 10-15 minuta.

Më pas mund t’i ruani në një enë të mbyllur hermetikisht dhe të ruajtur në temperaturë ambienti.

Arra dhe rozmarinë për kujtesë të fortë Read More »

Mëngjesi i duhur kundër dhimbjeve të kyçeve

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

I njëjti parim vlen edhe për pacientët që vuajnë nga artriti.

Një studim i kohëve të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se ngrënia e një racioni me drithëra, siç është tërshëra, arrorët dhe farat, çdo mëngjes, i mban kockat më të forta.

Një ushqim i tillë ditor ka gjasa të parandalojë disa lloje të artritit kronik që mund të shfaqen në një fazë të mëvonshme të jetës.

Sipas ekspertëve një regjim ushqimor i pasur me fibër mund të ketë një ndikim shumë pozitiv kundër sëmundjeve që prekin gjymtyrët dhe indet.

Kjo ndodh sepse fibra përmirëson florën bakteriale, e cila ndihmon metabolizmin dhe përmirëson të gjithë sistemin imunitar.

Një imunitet i shëndoshë, ul gjasat e shfaqjes së sëmundjeve autoimunitare siç është artriti.

Drithërat, farat dhe arrorët janë alternativa të shëndetshme dhe duhen ngrënë çdo mëngjes.

Ato konsiderohen si shumë miqësore ndaj mikro organizmave në stomak, për imunitetin dhe dendësinë e kockave.

Shumë prej baktereve që gjenden në stomak, përmirësojnë tretjen, japin më shumë energji dhe kanë efekt qetësues ndaj reagimeve inflamatore.

Acidet yndyrore të ngopura që prodhohen në stomak, gjenden edhe brenda lëngjeve që përshkruajnë gjymtyrët.

Por drithërat, nuk janë ushqimet e vetme që zbusin simptomat e artritit.
Ushqimet Më Të Mira Kundër Artritit
Ushqimet në këtë listë të AgroWeb.org janë të grupuara në gjashtë kategori: frutat, drithërat, bishtajoret,  erëzat, barishtet dhe vajrat.

Frutat e rekomanduara kundër artritit janë kumbullat, qitro, rrushi, boronicat, banania, shega, mango, pjeshka dhe molla.

Drithërat e rekomanduar janë tërshëra, buka me grurë të plotë, orizi i papërpunuar, elbi, misri e të tjerë.

Bishtajoret janë shumë të rekomanduara kundër artritit.

Barishtet dhe erëzat si xhenxhefili apo shafrani i Indisë, së bashku me vajin e ullirit, vajin e peshkut, kosin, çajin jeshil dhe atë të borzilokut duhen konsumuar rregullisht.
Kujdes
Lexuesit duhet të kenë parasysh që ndonëse shumë njerëz ndajnë të njëjtën sëmundje, reagimi i tyre ndaj ushqimeve specifike nuk është i njëjtë.

Disa njerëz mund të vuajnë nga artriti por edhe të kenë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit dhe drithërave.

Pacientë të tjerë mund të jenë alergjikë ndaj peshkut, arrorëve apo agrumeve.

Një regjim i mirë ushqimor për personat alergjikë përcaktohet vetëm me ndihmën e një eksperti ose mjeku.

Mëngjesi i duhur kundër dhimbjeve të kyçeve Read More »