Shendetesi

Shkencëtari më i madh i kohërave: Përzieni vetëm brokoli me kos dhe nuk do vuani kurrë nga kjo sëmundje e rëndë

Studiuesit në Singapor zbuluan se kosi me brokoli vrau 75% të tumoreve tek minjte dhe më shumë se 95 qeliza të kancerit të zorrëve të rritur në një laborator.

Brokoli përmban një kimik që lufton kundër kancerit të quajtur sulforane, ndërsa kosi përmban probiotikë, baktere që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri natyror të organizmave në stomak dhe zorrë.

Bazuar në këto gjetje, hulumtuesit besojnë se kosi i bazuar në brokoli është një ‘formulë e goditjes së sëmundjes’ që mund të përdoret si parandalim i kancerit.

Hulumtuesit zbuluan se kos i bazuar në brokoli mund të shkatërronte tumoret e kancerit të zorrës së trashë

Tumoret që u zbuluan tek brejtësit ishin gjithashtu tre herë më të vogla se në një grup që nuk ushqehej me kete përzierje.

Studiuesit e shohin atë duke u përdorur në dy mënyra – si parandalim dhe për të hequr qafe qelizat e mbetura të kancerit pas heqjes kirurgjikale të tumoreve.

Një ditë njerëzit mund të jenë në gjendje të marrin probiotikë si shtojce, së bashku me brokoli, për të shmangur sëmundjen, ose për të zvogëluar rrezikun e kthimit.

Kjo përzierje nuk kishte efekt mbi qelizat e llojeve te tjera të kancerit të tilla si kanceri i gjirit dhe i stomakut.

Kanceri i zorrës së trashë është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin në SHBA dhe kanceri i tretë më i zakonshëm në meshkuj dhe femra, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pavarësisht prevalencës së saj, është ende e paqartë se çfarë e shkakton kancerin e zorrës së trashë. Megjithatë, shkencëtarët besojnë se sëmundja mund të lidhet me dietat perëndimore, të cilat zakonisht janë të larta në yndyrë dhe te uleta ne fibra.

Trashja, konsumi i alkoolit,i mishit të kuq, përdorimi i duhanit dhe mungesa e ushtrimeve fizike janë gjithashtu të lidhura me një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shkencëtari më i madh i kohërave: Përzieni vetëm brokoli me kos dhe nuk do vuani kurrë nga kjo sëmundje e rëndë Read More »

Mashurka të njoma për më shumë hekur në organizëm

Mashurkat janë të pasura me hekur, ndaj rekomandohen gjerësisht për njerëzit që kanë pamjaftueshmëri të këtij minerali.

Mashurkat janë gjithashtu të pasura me magnez, zink, kalium, fosfor dhe kalçium.

Kjo i bën ato perfekte për organizmin.

Më poshtë do të gjeni arsyet e forta përse duhet të konsumoni mashurkat.
Më Shumë Hekur Në Organizëm
Falë sasisë së madhe të hekurit që përmbajnë, mashurkat këshillohen të konsumohen nga njerëzit që vuajnë nga anemia.

Një gjysëm pjate me mashurka të gatuara ofron 20 kalori.

Mashurkat janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i sodiumit, yndyrës së shëndetshme, fibrës, kalçiumit e të tjerë.

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme e konsiderojnë mashurkën mirëbërëse për shëndetin e njeriut.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org mashurkat rekomandohen të konsumohen edhe nga njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut,  niveli i lartë i sheqernave në gjak dhe kolesterolit të lartë.

Mashurkat përmbajnë argininë, një substancë që ul nivelin e sheqerit në gjak dhe urinë.

Zierja e mashurkave shkatërron argininën, ndaj këto perime duhen kavërdisur lehtë.

Fibra e mashurkave është ideale për të përmirësuar tretjen dhe ulur kolesterolin.

Mashurkat janë të dobishme për të larguar toksinat dhe substancat e padëshiruara në organizëm, sepse janë të pasura me kalium.

Konsumi i rregullt i tyre rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga reumatizma.
Gatimi i Mashurkave
Mashurkat mund t’i kaurdisni lehtë ose t’i gatuani me avull.

Nëse i preferoni të ziera, mund t’i konsumoni bashkë me peshkun ton, mishin e pulës ose sardelet.

Për një gatim të shijshëm, mashurkat mund t’i kombinoni me trumzë, hudhër, djathë ose mish pule.

Në variantin e pagatuar, mashurkat përmbajnë një proteinë që është e dëmshme dhe helmuese.

Për shkak të saj, mashurkat nuk duhen ngrënë kurrë të gjalla.

Mashurka të njoma për më shumë hekur në organizëm Read More »

Aguliçja Shqiptare, vetitë e mahnitshme mjekësore të petaleve të arta

Në mjekësinë shqiptare popullore njihet si lulja gjashtëgishta.

Lulet që çel kanë ngjyrë të verdhë me pika ngjyrë portokalli. Gonxhet çelin në fillim të pranverës. Lulet, rrënjët, por edhe gjethet përdoren gjerësisht në mjekësinë popullore.
Vlerat e veçanta të aguliçes
Aguliçja përdoret e freskët, por edhe e tharë. Sipas kërkimeve , lulet dhe gjethet janë shumë të pasura me betakaroten dhe vitaminë C.

Bima ul yndyrnat e dëmshme, e si rrjedhojë përmirëson shëndetin e zemrës. Lulet dhe gjethet e aguliçes janë të pasura me kalium, kalcium, natrium, ndërkohë që saponoidët janë të dobishme në trajtimin e kollës.
Vlerat shëndetësore dhe përdorimet terapeutike të aguliçes
Gjethet e aguliçes janë përdorur në përgatitjen e çajrave qetësues kundër pagjumësisë. Në Evropë, breza të tërë e kanë përdorur atë kundër ankthit pikërisht për shkak të kësaj vetie.

Çaji i luleve është më efikas dhe ka tendencën të qetësojë fëmijët hiperaktivë dhe t’i vëri ata në gjumë. Edhe rrënjët luajnë një rol të ngjashëm, por ato janë më efikase kundër kollës, të ftohtit, virozave dhe gripit.

Në Evropë po kryhen studime për rolin e rrënjëve të aguliçes kundër azmës dhe alergjive, dridhjeve, epilepsive dhe sëmundjes së Parkinsonit.

Në ditët e sotme, lulja e aguliçes përdoret nga ekspertët për të bërë locione për pastrimin e lëkurës dhe tonik kundër akneve apo njollave të lëkurës.

Vlerat e aguliçes janë të përkryera për hapjen e poreve dhe pastrimit të lëkurës.

Shumë receta popullore e kanë përdorur aguliçen për të parandaluar mpiksjen e gjakut dhe sëmundjet reumatizmale, por edhe kundër infeksioneve të traktit urinar dhe problemeve me veshkat.

Ju mund të përdorni lulet e thara të aguliçes dhe të bëni çaj me to. Çajin e ngrohtë mund ta konsumoni kundër kollës.

Rrënjët mund të zihen dhe lëngu të konsumohet i ftohtë. Ky lëng i bën mirë zemrës dhe sistemit qarkullues të gjakut.

Me lulet e aguliçes mund të përgatisni edhe një shurup, të cilit mund t’i shtoni mjaltë dhe ta përdorni në rastet e problemeve me frymëmarrjen si azma apo kolla.

Çaji i aguliçes është përdorur si një kurë mjekësore kundër pagjumësisë. Mjaftojnë 50 mg aguliçe, 25 mg lule livando dhe 10 mg Lulebasani.

Një lugë çaji me këto lule e përzier në çerek litri me ujë duhet zier për tre minuta. Duhet konsumuar sa është akoma e nxehtë.

Një metodë tjetër është përdorimi i luleve të aguliçes në verë të bardhë, që supozohet të jetë shumë e mirë për zemrën.
Kujdes
Aguliçja përmban nivele të larta të acidit salicilik dhe nuk rekomandohet të përdoret nga njerëzit që kanë alergji nga aspirina, femrat shtatzënë ose njerëzit që përdorin medikamente kundër mpiksjes së gjakut.

Megjithatë nënat lehonë mund ta përdorin, sepse aguliçja stimulon qumështin e gjirit.

Aguliçja Shqiptare, vetitë e mahnitshme mjekësore të petaleve të arta Read More »

Studimi i frikshëm: Duhet patur kujdes nga njerëzit që pinë kafen pa sheqer, ata janë…

Kafja është shndërruar në një zakon të mëngjesit dhe në një shoqërues shumë të mirë gjatë gjithë ditës për shumë persona. Ka njerëz të cilët nuk e fillojnë dot ditën pa konsumuar një filxhan kafe.

Sipas një studimi austriak, preferenca e kafesë ka lidhje me karakteristika të caktuara psikologjike.

Kështu, sipas studimit, personat që pëlqejnë kafe të ëmbël zakonisht janë miqësorë dhe të sjellshëm.

Nëse ju jeni një njeri që pëlqeni të konsumoni kafen e hidhur, pra kafen e pastër, bazuar në rezultatet e studimit, këtë kafe më së shumti e kanë pëlqyer njerëzit me tendenca të psikopatëve

Studimi i frikshëm: Duhet patur kujdes nga njerëzit që pinë kafen pa sheqer, ata janë… Read More »

Ai nisi të hante darkë rregullisht në orën 16:00. E dini se ç’ndodhi?

A ke provuar dietat e botës dhe je frekuentues i rregullt i palestrës, por edhe uji të bëhet shëndet?

Ama dikush ka provuar të veprojë ndryshe dhe ia ka dalë të ketë një fizik të mirë, por jo vetëm kaq.

Një zotëri që punon nga shtëpia, sepse është shkrimtar, ka treguar se prej vitesh tashmë e mbyll marrëdhënien ditore me ushqimin çdo ditë në orën 16:00. Pas kësaj ore i thotë mirupafshin çdo lloj tundimi.

E përveç elegancës kjo mënyrë të ushqyeri i ka mundësuar edhe gjumë më të mirë gjatë natës si dhe një punë më të mirë të zemrës.

Sigurisht që i ka disa efekte jo aq të mira. Takimet me miqtë janë zakonisht darka dhe smund të hash, por ia vlen. Pëpara gjithë të mirave kjo sështë gjë.

Ai nisi të hante darkë rregullisht në orën 16:00. E dini se ç’ndodhi? Read More »

Për kaq shumë vite na kanë fshehur të vërtetën rreth uthullës së mollës. Mos e përdorni më për dobësim

Uthulla e mollës është një nga lëngjet më të përdorura për dobësim, edhe nga personazhe të famshëm si, Scarlett Johansson, Miranda Kerr apo Beyonce.

Por bazuar në studime shkencore, nutricionistët thonë se ajo nuk është “kura magjike” që ndihmon të bini në peshë.

Në një studim të kryer në Japoni me 176 njerëz që u ndanë në dy grupe, ata që pinë dy lugë uthull molle për tre muaj nuk kishin ndonjë ndryshim të madh me ata që nuk pinë.

Asnjë lloj uthulle nuk mund të përdoret si një dietë apo jetë sendentare, megjithatë mund t’i shtohet mjaft mirë sallatës, por nuk duhet menduar si një kurë për dobësim.

Për kaq shumë vite na kanë fshehur të vërtetën rreth uthullës së mollës. Mos e përdorni më për dobësim Read More »

Mëngjeset e shëndetit – Çfarë duhet të hani dhe cfarë jo

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin? Zakonisht, një filxhan kos, një filxhan kafe dhe lëng i freskët portokalli plotësojnë pritshmëritë bazë për një mëngjes perfekt në dukje.
Për fat të keq, të paktë janë ata që janë të ndërgjegjshëm mbi pasojat që disa ushqime lënë në stomakun tonë kur konsumohen me të hapur sytë.

Për këtë arsye, AgroWeb.org ka krijuar këtë udhëzim, që do t’ju udhëheqë në lidhje me ushqimet që duhen konsumuar me stomakun bosh dhe ato që duhen shmangur.
Ushqimet që nuk duhen ngrënë në mëngjes
Brumërat
Gatimet që përmbajnë maja irritojnë shtresat e stomakut dhe shkaktojnë fryrje.
Ëmbëlsirat
Sheqeri rrit nivelet e insulinës, e cil nga ana tjetër shton barrën që rëndon mbi pankreasin e sapozgjuar. Një barrë e tillë ushqimore shkakton diabet.
Kosi dhe produktet e tjera të fermentuara
Nëse konsumoni kos me stomakun bosh, veçanërisht kur është i thartë, atëherë acidi hidroklorik që formohet në stomak shkatërron bakteret e acidit laktik. Ngrënia e këtyre produkteve në mëngjes nuk është e mirë për organizmin.
Domatet
Domatet përmbajnë sasi të larta të acidit tanik që rrit aciditetin në stomak, duke shtruar rrugën e formimit të ulçerës gastrike.

Trangujt dhe perimet e tjera të gjelbra

Perimet e pa gatuara janë burime të pasura amino acidesh, megjithatë ato mund të shkaktojnë urth, fryrje dhe dhimbje sidomos kur konsumohen me stomak bosh.
Erëzat pikante
Ushqimet pikante dëmtojnë dhe irritojnë mukozën gastrike dhe rrisin prodhimin e acidit në stomak. Një gjë e tillë shkakton probleme dhe çrregullime në sistemin tretës.
Pijet e ftohta të gazuara
Pijet e gazuara dëmtojnë membranën e stomakut dhe pakësojnë furnizimet me gjak në stomak duke shkaktuar urth dhe rritur rrezikun e gastritit dhe ulçerës.
Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes
Tërshëra
Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut. Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.
Vezët
Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.
Boronicat
Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.
Arrorët
Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.

Mjalti

Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten.

Mëngjeset e shëndetit – Çfarë duhet të hani dhe cfarë jo Read More »

Barbaroza – Vlerat e mbretëreshës së kopshteve Shqiptare

Barbaroza është një bimë e bukur mjaft popullore, e njohur si Mbretëresha e Kopshteve.

Ajo është një lule që rritet në krahinat e jug perëndimit të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë.

Në Shqipëri gjendet edhe me emra të tjerë si hidërsha ose nishadër. Ajo është përdorur shumë edhe si erëz për t’i shtuar shije reçelërave dhe ëmbëlsirave.

Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Megjithatë, AgroWeb.org ju tregon se vetëm Barbaroza (Pelargonium graveolens) mund të konsumohet nga të gjitha simotrat e saj.

Barbaroza arrin të luftojë inflamacionin, përmirësojë shëndetin e veshkave, çlirojë nga dhimbjet, ulë nivelin e stresit, forcojë sistemin imunitar dhe të lehtësojë tretjen.

Gjethet e bimës janë përdorur gjithashtu me tepricë në mjekësinë popullore. AgroWeb.org ju tregon se gjethet e dhe lulet e thara të bimës ngjyrë rozë përdoren për një çaj që ka një aromë të veçantë.

Vlerat shëndetësore që ka Barbaroza

Largon stresin:Barbaroza ka ndikim në sistemin nervor dhe reputacioni i këtyre aftësive ka kapërcyer breza të tërë. Çaji që mund të prodhoni nga gjethet e barbarozës është i shijshëm por edhe qetësues.

Vlerat e çajit shumëfishohen falë përbërësve dhe substancave organike që kanë një ndikim në sistemin endokrinal dhe ulin faktorët që shkaktojnë ankth dhe stress.

Pini një çaj barbaroze kur jeni të stresuar dhe shpejt do t’ju përmirësohet humori.

Lufton inflamacionin: Një nga përdorimet më të shpeshta të barbarozës është ai kundër inflamacionit në organizëm.

Nëse ju dhembin gjymtyrët, muskujt ose keni inflamacion të brendshëm në stomak ose në sistemin kardiovaskular, një gotë çaj barbaroze largon barrën e rëndë të inflamacionit nga trupi juaj.

Heq dhembjet:Barbaroza është përdorur prej vitesh kundër dhembjeve të kokës dhe atyre të tjera.

Nëse vuani nga dhembjet kronike ose migrenat, çaji i barbarozës arrin të çlirojë endorfinën dhe të heqë dhembjen shumë shpejt.

Mbron shëndetin e veshkave: Shkencëtarët akoma janë duke studiuar mbi efektin kimik të përbërësve të barbarozës dhe ndikimin e tyre në shëndetin e veshkave.

Por ata nuk kanë dyshim, që çaji i barbarozës stimulon nxjerrjen e lëngjeve. Ai ndihmon në largimin e kripërave të tepërta, yndyrnave dhe ujit nga trupi.

Si rrjedhojë, veshkat janë më të çliruara dhe funksionojnë më mirë

Ndihmon sistemin imunitar: Barbaroza lufton bakteret dhe mykun. Rrjedhimisht është e mrekullueshme kundër ftohjeve, virozave dhe gripit.

Përgatisni çaj me gjethet dhe do të arrini të largoni nga trupi bakteret, forconi imunitetin dhe shëroheni më shpejt.

Tretja: Nëse vuani nga ngërçet, fryrjet ose tretja problematike, pirja e çajit të barbarozës është mënyra më e lehtë dhe më pa dhimbje për të kuruar këtë problem.

Substancat organike që gjenden tek çaji zbusin inflamacionin, eliminojnë bakteret dhe kthejnë në normalitet sistemin tretës.
Çaji i Barbarozës dhe Përgatitja
Është shumë e rëndësishme që të mbani mend që vetëm barbaroza ngjyrë rozë me aromë trëndafili mund të konsumohet nga njeriu.

Në shumicën e rasteve Barbaroza gjendet në formën e gjetheve të thara, të plota apo të shtypura në çdo farmaci ose dyqan organik gati për çajin tuaj. Por njëlloj mund ta merrni edhe nga bimët e kopshteve tuaja.

Një lugë çaji me lulet dhe gjethet e thata të bimës janë të mjaftueshëm për një kupë çaji. Këtë mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, si edhe të shoqëruar me pak mjaltë.

Shtypni një grusht lulesh dhe gjethesh të thara dhe vlojini për 5 minuta në ujë. Dy kupa me çaj të tillë në ditë mjaftojnë për të përfituar vlerat e mësipërme.

Barbaroza – Vlerat e mbretëreshës së kopshteve Shqiptare Read More »