Shendetesi

Lëngu i boronicave të Alpeve Shqiptare! Një mrekulli!

Boronicat janë frutat që shijojnë fronin e lavdisë falë vlerave të shumta shëndetsore. Sot mund të gjeni shumë boronica të freskëta të treg. Disa i preferojnë të freskëta, disa synojnë të shijojnë lëngun e tyre si një alternativë e mirë përfitimesh shëndetësore.

Në të vërtetë, lëngu i boronicave mund të përmirësojë shëndetin e sistemit tretës, aftësitë mendore dhe pakësojë shanset e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Përmirësojë shëndetin tretës

Lëngu i boronicës është i dobishëm për sistemin tretës. Sipas tyre, boronicat janë një burim i pasur i taninës që lufton inflamacionin në aparatin tretës dhe pakëson mundësinë e shfaqjes së konstipacionit dhe diaresë.

Tanina përmirëson sistemin tretës duke zvogëluar ulçerën peptike tek të rriturit dhe lufton bakteret që e shkaktojnë atë.

Shëndeti i veshkave

Njerëzit që konsumojnë lëng boronice mund të përjetojnë përmirësime të ndjeshme në shëndetin e veshkave. Kjo ndodh falë antioksidantëve të njohur si proanthocianinë që luftojnë një sërë bakteresh përfshirë E. coli, dhe nuk i lejojnë ato të infektojnë sistemin urinar.

Për më tepër, lëngu i boronicës është një burim i pasur i vitaminës C që ndihmon meshkujt dhe femrat që vuajnë nga infeksionet e traktit urinar. Një racion prej 250 mililitrash lëngu 100 përqind boronice përmban 20 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës C.

Shëndeti mendor

Lëngu i boronicës përmirëson kujtesën dhe aftësitë njohëse. Ai ngadalëson zbehjen e aftësive mendore si pasojë e plakjes por edhe pakëson rrezikun e disa sëmundjeve mendore siç është ajo e Alzheimerit.

Ata sugjerojnë se përmirësimi në aftësitë mendore që ofron lëngu i boronicës, vjen falë përmbajtjes së lartë të flavononoidëve të cilët janë shumë efikasë në përmirësimin e kujtesës dhe shpejtësisë së përpunimit mendor.

Pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Lëngu i boronicës është efikas në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Nëse e konsumoni të paktën një herë në javë, pigmenti i boronicës dhe lëngut të saj është efikas në uljen e tensionit të gjakut. Nivelet e ulëta të tensionit të gjakut, pakësojnë rrezikun e goditjes në tru dhe atakut në zemër.

Si ta përgatisni lëngun e boronicës në shtëpi:

Shpëlajini boronicat në një kullesë metalike me ujë të ftohtë e të bollshëm. Uji do të largojë pesticidet, dheun, insektet dhe çdo lloj papastërtie tjetër. Sigurohuni që gjatë kohës së shpëlarjes së boronicave të tundni kullesën në mënyrë që shpëlarja të jetë e mirë.

Më pas boronicat hidhini në një shtrydhëse frutash. Në lëng mund të shtoni pak lëng limoni jeshil sepse nxjerr në pah shijen dhe aromën e boronicave dhe e bën pijen shumë freskuese.

Ju bëftë mirë! AgroWeb.org

Lëngu i boronicave të Alpeve Shqiptare! Një mrekulli! Read More »

Mëngjes me lëngje – Sa rekomandohet për një shëndet të mirë

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Por kjo nuk do të thotë që gjatë këtij vakti të konsumoni produkte të pjekura brumi apo drithëra të ëmbëlsuar.

Ato jo vetëm që nuk janë një zgjedhje e shëndetshme, por edhe nuk i japin organizmit burimin e duhur të energjisë.

Zgjedhjet e shëndetshme për mëngjes janë të panumërta dhe përfshijnë edhe konsumin e lëngjeve.

Për shembull, avokadon mund ta konsumoni me bukë të thekur integrale, por mund ta përpunoni në mikser për një lëng gjithëpërfshirës.

Avokadon mund ta kombinoni me spinaq e limon por edhe me fruta ose perime të tjera sipas dëshirës.

Po ashtu perime si karrota, rrepa, kastraveci te kombinuara me mollë portokalle apo fryta pylli.

Cila prej këtyre alternativave është më e shëndetshme?

Të dhënat të cilave u refrohet AgroWeb.org, shpjegojnë se të dyja këto alternativa, si lëngjet si ushqimet, kanë avantazhe të ndryshme.

Lëngjet e plota me fruta, drithëra dhe perime janë shumë të shëndetshme.

Përpunimi në një mikser ndihmon në çlirimin e ushqyesve.

Ushqyesit e dobishëm çlirohen edhe gjatë përtypjes, por mikseri mundëson përpunimin e ushqyesve të disa produkteve siç janë arrat.

Nga ana tjetër, ngrënia e ushqimeve në formën e tyre natyrale është diçka e mirë sepse të ndihmon të ndalosh kur është nevoja.

Duke u përtypur, njeriu ka më shumë kohë për të shijuar ushqimin dhe për të kuptuar ndjenjën që fal ai.

Për më tepër, përtypja çliron hormonin e ngopjes në stomak duke dhënë më shumë kënaqësi.

Gjithësesi studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se është e rëndësishme që njeriu të mos heqë dorë nga vakti i mëngjesit, qoftë i lëngshëm ose i ngurtë.

Duhet të zgjidhni ushqime të duhura që ofrojnë ekuilibrat e duhur në aspektin e proteinave, karbohidrateve komplekse dhe fibrës.

Ushqime ideale për një kombinim të tillë janë kosi, vezët, tërshëra, perimet dhe frutat.

Sipas ekspertëve, një vakt i shëndetshëm në mëngjes është krejt në varësi të cilësisë së ushqimeve.

Sido që të jetë mengjesi juaj, pra me lëngje apo ushqime, zgjidhni produkte të shijshme por mbi të gjitha të pasura me vitamina e minerale./AgroWeb.org

Mëngjes me lëngje – Sa rekomandohet për një shëndet të mirë Read More »

Bimët dhe kurat natyrale për artritin dhe reumatizmën

Artriti është një sëmundje inflamatore që prek kyçet.

Kjo sëmundje shkakton shumë dhimbje për pacientin.

Deri më tani, në mjekësi janë regjistruar plot 200 lloje të artritit dhe reumatizmës që prekin njerëzit në një moshë të caktuar.

Zakonisht, artriti prek njerëzit në moshë të mesme dhe shpërthen pas moshës 50 vjeçare.
Çfarë E Shkakton Artritin
Artriti është një sëmundje që nuk ka një shkaktar të vetëm.

Ai mund të shfaqet si pasojë e një lëndimi të indeve, moshës, çrregullimeve imunitare apo infeksionit.
Si Trajtohet Kjo Sëmundje
Kompanitë farmaceutike kanë prodhuar me qindra ilaçe kundër artritit.

Megjithatë, efektet anësore të tyre shpesh janë të dëmshme për shëndetin.
Artriti, Kurat Natyrale Për Trajtimin E Sëmundjes
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa ushqime dhe produkte krejt natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni dhe kuroni këtë sëmundje.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është një zhardhok i shkëlqyer me shumë vlera.

Përbërësit e tij luftojnë inflamacionin në organizëm.

Duke e pirë si çaj, xhenxhefili do të forcojë sistemin imunitar dhe do të pakësojë inflamacionin.

Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pijnë të paktën një filxhan me çaj në ditë.

Në një gotë ujë zieni 2 cm xhenxhefil të prerë në feta.

Çajin mund ta përzieni me limon dhe mente për një shije të plotë.
Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë është një nga ato erëza që krahasohet me një ilaç mrekullibërës.

Ai përmban shumë antioksidantë që parandalojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Shafrani është i shkëlqyer për të forcuar sistemin imunitar.

Shafranin e indisë e gjeni në markete.

Ai mund të përdoret si çaj ose në formën e kapsulave.

Aloe Vera
Tradicionalisht jemi mësuar që këtë bimë ta përdorim për shëndetin e lëkurës.

Por xhelin e aloe verës mund ta përdorni edhe për të lyer kyçet për të përjetuar një lehtësim.
Informacione Të Përgjithshme Për Artritin
Artriti është një sëmundje që duhet mbajtur nën kontroll.

Kjo sëmundje vështirëson përdorimin e gishtave dhe duarve.

Ajo shkakton shumë dhimbje veçanërisht nëse prek kyçet, gjunjtë apo këmbët.

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm.

Ecja, noti janë të nevojshme kundër artritit dhe mbipeshës.

Artriti është një sëmundje e keqe por mund të parandalohet falë një regjimi të shëndetshëm ushqimor, aktivitetit fizik dhe përdorimit të ushqimeve të lartpërmendura. /AgroWeb.org

Bimët dhe kurat natyrale për artritin dhe reumatizmën Read More »

Kajsi plot bukuri , mrekullitë me shije të Pranverës Shqiptare

Kajsia është një super frutat që pranvera na i sjell pas një mungese të gjatë dimërore.

E kultivuar në të njëjtën mënyrë si pjeshkët, karakteristika e kajsisë është padyshim fruti i verdhë plot tul të shijshëm, bërthama e madhe dhe aroma e pakrahasueshme.

Pema e kajsisë është shtatvogël me lartësi 2-3m, me gjethe të rrumbullakuara dhe në lulëzim dekorohet nga lule të bardha që lëshojnë një nga aromat më të veçanta.

Në Shqipëri, kajsia rritet më shumë në zonat e Lushnjës, Beratit, Përmetit, por e gjejmë edhe në Vlorë, Delvinë apo edhe në zona të tjera.

Kajsia e vendit është veçanërisht e ëmbel dhe kokërrmadhe. Ky frut përdoret për konsum të freskët, por një format më të përhapura të përpunimit është ai i reçelit dhe kompostos.

Kultivari vendas i kajsisë shqiptare është rezistent ne transport dhe kajsia ruhet mire në kushte frigoriferike për kohë të gjatë.

Kajsia mbetet fruti i dytë pushverdhë në konsum pas pjeshkës, por reçeli i kajsisë sidomos ai i amvisave përmetare nuk krahasohet me asnjë tjetër për nga cilësia e lartë.

Vende fqinje të Shqipërisë janë prodhues dhe eksportues të fortë të kajsive. Turqia zë vendin e parë në botë për prodhimin e kajsisë, ndërsa në Greqi është njohur falë dominimit të Aleksandrit të Madh dhe me gjasë farat e para kanë qenë me origjinë shqiptare.

Turqia është edhe vendi numër një në botë për eksportin e kajsive të freskëta dhe të thata, prandaj mos u habisni që t’i gjeni frutat e thata turke gjithandej në tregje.

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore.

Fruta e freskët ka vlerë të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Farat e kajsive janë të pasura me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind. Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e ngjirjes së zërit.

Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Përfitimet shëndetësore të kajsisë

Mbron lëkurën nga rrudhat. Rrit fuqinë mbrojtëse të trupit. Zbut nervat dhe eliminon pagjumësinë.

Ndihmon tretjen dhe lufton konstipacionin. Parandalon kancerin e mëlçisë.

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, redukton kolesterolin e keq.

Mbron zgavrën e gojës nga sëmundjet e gojës.

Mbron shëndetin e syve, sidomos çrregullimet e lidhura me moshën. Kontribuon në rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e kockave, si dhe parandalimin e osteoporozës.

Mbron trupin nga inflamacioni afatgjatë. Ndihmon në formimin e rruazave të shëndetshme të gjakut që parandalojnë aneminë./AgroWeb.org

Kajsi plot bukuri , mrekullitë me shije të Pranverës Shqiptare Read More »

Soni Malaj bashkëpunim me një nga yjet më të njohur

Gjithmonë këngët e saj janë karakterizuar nga një stil i veçantë disi latin dhe për këtë arsye Soni Malaj është veçuar gjithmonë në tregun muzikor shqiptar.

Pak muaj më parë këngëtarja shqiptare ka njoftuar se do të sillte një bashkëpunim me një nga këngëtarët më të mirë latin. Bëhet fjalë për Jowell, këngëtari i muzikës ‘reaggaeton’, mjaft i njohur në mbarë botën.

Ai ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të muzikës latine si J Balvin apo Nicky Jam. ‘Bonita’ është kënga që me siguri e keni dëgjuar në çdo diskotekë apo e keni vendosur të paktën njëherë me zë të lartë në makinën tuaj. Në këtë këngë që numërohen me miliona shikime në ‘Youtube’ ka dorë edhe Jowell.

Në fakt suksesi i këngëtarit latin, me të cilin Soni pret që brenda pak ditësh të publikojë bashkëpunimin, numëron edhe disa çmime mjaft prestigjioze në karrierën e tij artistike. Gjatë viteve 2007-2008 dhe në vitin 2010 ai numëron 6 çmime të ndryshme në kompeticionet më të rëndësishme muzikore.

Në ‘People Choice Reggaeton and Urban Awards’ ai ka fituar çmimin si kënga më e mirë e vitit, bashkëpunimi më i mirë dhe dyshja e vitit së bashku me këngëtarin tjetër, Randy. Gjithashtu në vitet e tjera ai ka arritur të rrëmbejë çmimet më të lakmuara ndër këngëtarë si ‘Kënga Urbane e vitit’ apo ‘Kombinimi perfekt’.

Duke përmendur gjithë këto suksese të këngëtarit latin dhe duke shtuar edhe talentin e pakrahasueshëm të Soni Malaj, është e sigurt se dhe ky bashkëpunim mes të dyve do të rezultojë si kombinimi perfekt. Mjafton të shohim vetëm një pjesëz të shkurtër nga kënga dhe kuptojmë se ‘En La Intimidad’ do të jetë hit i kësaj vere.

Nëpërmjet ‘Instagram’-it Soni ka zbuluar vetëm disa sekuenca të shkurtra nga kënga, por në vend që të shuante kureshtjen shtoi dhe më shumë ekzaltimin për pritjen e këngës.

Soni Malaj bashkëpunim me një nga yjet më të njohur Read More »

Mëngjesi që rekomandojnë ekspertët e dietave

Ky është një mëngjes i shëndetshëm dhe i shijshëm, sepse përmban vitamina dhe minerale që përmirësojnë lëkurën tuaj dhe flokët, normalizojnë metabolizmin dhe forcojnë trupin.

Plus, në qoftë se konsumohet çdo ditë, ky mëngjes do t’ju ndihmojë të eliminoni toksinat dhe të humbisni kilet nga zona e barkut shumë shpejt. Pas konsumimit të kësaj përzierje të shëndetshme për një muaj, do të vini re se pesha e tepërt do të reduktohet, kryesisht në zonën e barkut.
Ja çfarë ju duhet: – 300 ml kefir (ose kos të ulët¬yndyrë) – 2 lugë çaji tërshërë – 1 lugë fara liri – 1 lugë kakao pluhur – 5¬7 kumbulla të thata Përgatiteni që në mbrëmje që të jetë gati për mëngjes. Hidhni ujë të valuar (rreth 100ml) mbi kumbullat e thara. Mbulojeni enën me kapak dhe lëreni për 5¬10 minuta. Ndërkohë, shtoni tërshërën, farat e grimcuara dhe kakaon në një tas. Shtoni kosin dhe përziejini mirë. Pritini kumbullat imët, shtojini tek përbërësit e tjerë dhe përziejini deri sa të përfitoni një pure. Recetën e përgatitur mund ta konsumoni në mëngjes dhe të shijoni benefitet e saj. Konsultohuni në fillim me mjekun, nëse ndonjë nga përbërësit ju bën reaksion/Shendeti/

Mëngjesi që rekomandojnë ekspertët e dietave Read More »

Noti, një mënyrë efektive për të përmirësuar shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë

Nuk është nevoja të jeni kampionë olimpikë për të gëzuar dobitë e notit. Noti është një mënyrë efektive për të përmirësuar dhe për të mbajtur trupin tuaj në formë, pavarësisht moshës, shkruan Health.com.

Legjenda e fitnesit Jack Lalanne është një nga shembujt më të mirë të impaktit të notit në shëndetin e njeriut dhe jetëgjatësinë e tij. Sipas një studimi të Qendrës Mjekësore Shkencore të Universitetit të Indianës, notarët e të gjitha moshave kanë më pak rrezik të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Përfitimet nga noti janë të shumta. Ushtrimi është ritmik dhe mund të bëhet për periudha më të gjata. Edhe pse nuk përfshin pesha, rezistenca kundër ujit është një trajnim shumë i mirë.

Ja cilat janë disa nga përfitimet e një programi të rregullt noti:

• Përmirëson sistemin kardiovaskular;
• Përmirësime në sasinë e kolesterolit të mirë HDL;
• Ul trigliceridet;
• Ul tensionin e gjakut;
• Ul nivelin e kolesterolit të keq LDL;
• Përmirëson masën muskulare, duke ju bërë më të fuqishëm;
• Më shumë fuqi tek gjunjët dhe shpina;
• Menaxhimi i stresit.

Ndërsa noti është i mirë për fizikun tuaj, ai është një ushtrim tepër paqësor. Qëndrimi në ujë ju bën të qetë dhe ju ndihmon të hiqni stresin e ditës. Një seancë noti është e barabartë me një seancë joga apo meditimi. /a.a/ /a.g/

Noti, një mënyrë efektive për të përmirësuar shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë Read More »

Ja ushqimet që funksionojnë si viagra natyrale

Probleme me ereksionin? Ja ushqimet që funksionojnë si viagra natyrale.

Shalqiri

Ky frut i ëmbël, freskues, ka një përbërës që mund të ketë efekte të ngjashme me ilaçet për disfunksionin erektil në enët e gjakut. Mund edhe të rrisë dëshirën për seks, thonë studime. Pjesa më e madhe e shalqirit është ujë, por përmban edhe likopene, një antioksidues që është i mirë për zemrën, prostatën dhe lëkurën.

Gocat e detit

Këto produkte deti mund të rrisin nivelet e testosteronit, duke rritur dëshirën seksuale. Ato janë të pasura edhe në zink, një lëndë ushqyese për të cilin trupi ka shumë nevojë. Sigurohuni që të dini nga vijnë dhe nëse janë gatuar mirë.

Kafja

Filxhani i kafes është më shumë se një produkt që duhet patjetër për të dalë gjumi. Mund të përmirësojë edhe jetën tuaj seksuale. Burrat që konsumojnë 2-3 filxhanë kafeinë në ditë janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga disfunksioni erektil. Kjo ndodh sepse kafeina përmirëson rrjedhjen e gjakut. Shumë lloje çaji gjithashtu kanë përmbajtje të lartë në kafeinë.

Çokollata e zezë

Kjo ëmbëlsirë sjell një sërë përfitimesh në shëndet, përfshirë edhe pjesën poshtë belit. Çokollata është e pasur në flavonole, lëndë ushqyese bimore që mund të rrisë rrjedhjen e gjakut dhe ul tensionin. Ndihmon gjithashtu trupin të prodhojë më shumë oksid nitrik, që mund të ndihmojë me ereksionet dhe gjendet në shumë ilaçe për disfunksionin erektil.

Ja ushqimet që funksionojnë si viagra natyrale Read More »