Ka nga ata që preferojnë ekspres, të tjerë amerikanë dhe ata në një nga variantet e shumta që janë në qarkullim në çdo cep të botës, por sigurisht që nuk ka asnjë të rritur i cili asnjëherë nuk ka provuar të pijë kafe.
Për shumë veta është një ritual, për shumë zakon, sidomos në mëngjes, sepse pothuajse për këdo është mbi të gjitha një kënaqësi, shkruan ShkodraNews. Por mendimet rreth kundërindikacioneve të kafesë e bëjnëë “të hidhur” për ata që nuk duan të heqin dorë nga shëndeti i mirë. Tani, megjithatë, vjen një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kafesë: është e mirë për trurin, lëkurën dhe trupin.
Këtu janë 5 arsye të mira (dhe të shëndetshme) për ta pirë kafen:
1) Është e pasur me antioksidantë: sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA, kafja lufton plakjen.
2) Aroma e kafesë ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të strresuar: Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.
3) Kafja mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit: për të mbështetur atë ishte një studim i Dr. Ronald Postuma, i cili në vitin 2012 tregoi se si pija ndihmon për të kontrolluar lëvizjet e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje
4) Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool: në këtë rast provimi vjen nga një studim që ka ekzaminuar 125 mijë njerëz, duke ardhur në përfundimin se ata që pijnë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt.
5) Pirja e kafe zvogëlon prirjen për të bërë vetëvrasje: këtë herë Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, sipas të cilit pirja e 2 deri 4 filxhanë kafeje në ditë ul me 50% rrezikun për vetëvrasje. /Përshtati: ShkodraNews
Nëse ka këshillë që pranohet nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet të hajë sa më shumë perime.
Zakonisht, ekspertët janë të ndarë për vlerat dhe kundërvlerat e yndyrnave apo karbohidrateve, por kur vjen puna tek perimet të gjithë bien dakord se ato janë një nga bazat e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.
Perimet përmbajnë shumë fibër.
Gratë, sipas ekspertëve, duhet të konsumojnë të paktën 25 gramë fibër në ditë.
Një racion me brokoli ofron 4 gramë fibër.
Kjo tregon qartë sa shumë perime duhet të konsumojë njeriu në ditë për të plotësuar nevojën për fibër.
Nga ana tjetër, fibra ka edhe një efekt anësor që manifestohet më qartë tek disa njerëz.
Ngrënia e perimeve ka raste që shkakton fryrje në stomak.
Kjo shfaqet kryesisht në momentet kur njeriu kalon nga një regjim ushqimor të pasur me mish dhe yndyrna në një tjetër të pasur me perime.
Për të minimizuar problemet me stomakun, të dhënat të cilave u referohet AgroWeb.org rekomandojnë përfshirjen graduale të perimeve në regjimin ushqimor.
Me kalimin e kohës, fibra nuk do të shkaktojë më fryrje.
Nëse ju keni një stomak të ndjeshëm, ekspertët rekomandojnë që perimet t’i hani të gatuara.
Një tjetër këshillë e ekspertëve është që të jeni të kujdesshëm në përzgjedhjen e perimeve.
Disa prej tyre kanë shije të shkëlqyer, janë të pasur në vlera dhe nuk shkaktojnë fryrje.
AgroWeb.org gjithsesi ju rekomandon të mos e teproni edhe me sasinë.
Perimet Që Nuk Shkaktojnë Fryrjen e Stomakut
Kastraveci
Kastraveci ofron shumë vitamina dhe antioksidantë.
Nga ana tjetër kastraveci nuk përmban shumë fibër, ndaj gjasat për fryrje në stomak janë minimale.
Për më tepër, kastraveci është hidratues për organizmin.
Shpargu
Shpargu përmban një amino acid që e ndihmon organizmin të largojë lëngjet e tepërta dhe fryrjen.
Megjithatë, me shpargun duhet të tregoni kujdes me sasinë.
Nëse e teproni, do të përballeni me fryrjen në stomak.
Avokado është i pasur me kalium dhe rekomandohet në rastet kur e keni tepruar me kripën dhe ndiheni të fryrë.
Avokado përmban yndyrna të shëndetshme.
Këto yndyrna e ndihmojnë trupin të përthithë ushqyes të tjerë.
Kungujt E Njomë
Shumë perime përmbajnë sheqerna dhe karbohidrate që shkaktojnë gazra dhe fryrje.
Kungujt e njomë kanë më pak nga këto përbërës, ndaj konsiderohen idealë, sipas të dhënave të AgroWeb.org.
Barishtet
Barishtet dhe spinaqi në veçanti përmbajnë shumë vitaminë B që largon ndjesinë e fryrjes.
Barishtet konsumohen të kavërdisura me vaj ulliri dhe limon ose në sallata.
Lakra Turshi
Lakra turshi është e shëndetshme për stomakun dhe përmban shumë probiotikë.
Sigurohuni që ta përgatisni vetë në shtëpi për një rezultat më të mirë dhe kujdes me sasinë.
Domatet
Domatet janë të pasura me antioksidantë dhe konsiderohen një perime që nuk shkakton fryrje.
Megjithatë, reagimi ndaj domates varet nga organizmi i njeriut dhe shëndeti i stomakut./AgroWeb.org
Në Shqipëri sherebela është një kulturë me shumë rëndësi.
Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe.
Por edhe në malësi të tjeta të vendit të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.
Dhe nuk është çudi që amerikanët, gjermanët, francezët apo turqit e duan dhe kërkojnë kaq shumë sherebelën tonë, për shkak të vlerave unike.
Diçka është e sigurt, asnjë vend në botë nuk prodhon këtë cilësi bime, si kjo jona. Sipas burimeve të AgroWeb.org, sherebela shqiptare eksportohet shumë në disa kontinente.
Por kjo duke e lënë tregun vendas pothuajse bosh dhe duke i lënë të apasionuarit e çajit të varen tek bustinat me pluhur çaji të zi apo jeshil apo me gjithfarë shijesh e ngjyrash që vetëm natyrale nuk janë.
Për të mos folur për çajin pudër plot me kimikate aromatike!
Por sherebela mund të gjendet në treg, njëlloj siç gjendet çaji i malit. Me siguri pasi të mësoni mbi vlerat e saj do të nxitoni të gjeni sherebelën e jugut e të veriut.
Sidomos në stinën e verës, preferohet shumë çaji i ftohtë i i sherebelës, i cili përgatitet njëlloj si çaji i malit dhe i nënshtrohet procesit të ftohjes dhe servirjes me akull.
Sherebela ka aftësi anti-inflamatore, antioksiduese and anti-mikrobiale, por gjithashtu ndihmon në hapjen e oreksit.
Për shkak të këtyre cilësive, çaji i sherebelës ka shumë veti të mira shëndetësore, të cilat AgroWeb.org i rendit në vijim.
Efekte antioksiduese
Antioksiduesit shërbejnë si pastrues për të hequr radikalet e lira të metabolizmit dhe toksinat e tjera nga trupi.
Antioksiduesit ndalojnë radikalet e lira që të sulmojnë indet qelizore, duke ndaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme dhe rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës.
Çaji i sherebelës është për këtë arsye një burim i fuqishëm me antioksidantë. Sipas burimeve AgroWeb.org ndihmon për t’i mbajtur larg efektet shkatërruese të radikaleve të lira.
Parandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme
Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në parandalimin e disa formave tumorale të qelizave të dëmshme.
Sipas një studimi të publikuar nga “Revista e Bujqësisë dhe Kimisë Ushqimore” përbërësit fenolikë të sherebelës sigurojnë vlera antioksidante, të cilat mbrojnë ADN-në nga dëmtimet në zorrën e trashë.
Ekstraktet e sherebelës sigurojnë riaftësim të menjëhershëm të ADN-së.
Mëlçi më e shëndetshme
Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë.
Një studim i publikuar nga revista “Ethnopharmacology” tregon se çaji i sherebelës u përdor në vend të ujit për 14 ditë. Rezultatet treguan një rritje prej 24% të nivelit të antioksidantëve në mëlçi.
AgroWeb.org ju tregon se çaji i sherebelës gjithashtu tregoi efekt pozitiv në mbrojtjen e lipideve të mëlçisë nga dëmtimet e shkaktuara nga toksinat e mëlçisë.
Ndihmon kundër ankthit
Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit.
Në një studim të kryer, një grup të rinjsh të shëndetshëm morën 300-600 miligramë suplemente të gjetheve të sherebelës përpara dhe pasi u bënë pjesë e një testimi për vlerësimin e nivelit të stresit.
Të dyja sasitë përmirësuan humorin. Sasia më e ulët e përmirësoi ankthin përpara testit por jo gjatë tij. Ndërsa sasia më e madhe përmirësoi vigjilencën dhe qetësinë dhe performoi rezultate më të larta të testeve.
Për të mos u neglizhuar
Çaji i sherebelës shkakton kontraktim të traktit urinar dhe këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë kriza, marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës.
Nëse vuani nga diabeti, përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.
Të mira plus
Çaji i sherebelës është shumë i mirë për uljen e temperaturës dhe të ftohtët. Po ashtu për zbutjen e acarimit të fytit, dhimbjen e kokës si dhe për problemet e tretjes./AgroWeb.org
Keni dëgjuar për purqarkun, shelpin ose sallatën e ujit?
Kjo barishte shpesh anashkalohet edhe pse është pjesë e së njëjtës familje botanike si ajo e lakrës dhe rukolës.
Ajo ka gjethe të rrumbullakëta të vogla, të cilat gjatë verës prodhojnë gonxhe lulesh bardhoshe me fara të ngrënshme.
Sallata e ujit është kultivuar në Evropë prej shumë e shumë vitesh me rradhë.
Ajo gjendet në Shqipëri më së shumti si bimë e egër e rritur natyralisht.
Kjo barishte përdoret në shumë mënyra në kuzhinë.
Atë mund ta shijojmë si një sallatë të zakonshme me spinaq të freskët, ose në supa.
Duke qenë se kjo barishte rritet pranë vendeve me ujë, ajo duhet të lahet në ujë të bollshëm dhe pastaj të qëndrojë në ujë të ftohtë me një lugë sodë buke për gjysëm ore, që të garantohet heqja e ndotësve, parazitëve dhe papastërtive të tjera.
Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, për freski të mëtejshme, barishten mund ta mbani në ujë dhe ta ruani në frigorifer për dy deri në tre ditë.
Para ngrënies, shpëlajeni sërish dhe ndani gjethet nga rrënja.
Mund të duket punë e gjatë, por ia vlen pasi vlerat e kësaj sallate janë unike.
Vlerat shëndetësore të sallatës së ujit
Sallata e ujit ka pak kalori por përmban një sërë elementësh të shëndetshëm dhe antioksidantë me vlera parandaluese ndaj sëmundjeve.
Gjethet dhe kërcelli janë të pasur me disa elementë që parandalojnë formimin e radikaleve të lira në organizëm.
Vitamina K formon dhe forcon kockat dhe kufizon dëmet në tru.
Sallata e ujit përmban një sasi të madhe të Vitaminës C, 72% të dozës ditore të rekomanduar dhe 64% të vitaminës A.
Vitamina C ka aftësi fantastike për të luftuar infeksionet, të ftohtin, virozat dhe parandalojë mungesën e hekurit.
Vitamina A, që ndryshe njihet si retinol është thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar.
Ajo prodhon pigmentet në retinën e syrit, mungesa e së cilave mund të shkaktojë humbje të shikimit në errësirë.
Përveç antioksidantëve, kjo barishte përmban edhe mangan dhe kalcium, i nevojshëm për kockat dhe dhëmbë të fortë.
Ndërkohë që kompleksi i vitaminave B6 ndihmon në ruajtjen e funksioneve të metabolizmit.
Sallatën e ujit duhet ta kërkoni tek tregjet e fshatarëve sa herë të keni plane për pregatitjen e një sallate shumë të shëndetshme.
AgroWeb.org ju këshillon ta kërkoni me emrin shelp ose purqark dhe mbi të gjitha kujtoni mirë pamjen e saj që të mos blini tjetër për tjetër.
Fakte interesante për sallatën e ujit
Ekpertët kanë identifikuar më shumë se 15 vitamina dhe minerale në këtë bimë.
Ajo përmban më shumë hekur se spinaqi, më shumë kalcium se qumështi dhe më shumë vitaminë C se portokallet.
Sallata e ujit mund të quhet edhe ushqimi i parë i shpejtë.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë ajo ishte një mjet jetese.
Asokohe, sallata e ujit njihej si ushqimi i një të varfri.
Gjethet përdoreshin për të mbështjellë ushqime të tjera si në rastin e panines, por në variantin më të lirë të saj./AgroWeb.org
Përzierja e hudhrës dhe qumështit mund të tingëllojë e çuditshme, por pasi ju do të mësoni të gjitha përfitimet shëndetësore kjo pije do të kthehet në pijen tuaj të preferuar! Qumështi me hudhër është shumë i shëndetshëm, natyral dhe me fuqi medicinale shumë të larta.
Mënyra e përgatitjes:
Përbërësit:
10 thelpinj hudhër të qëruara
500 ml qumësht
2-3 lugë sheqer
250 ml ujë
Përgatitja:
Ju duhet të vendosni ujin dhe qumështin në një çajnik dhe të shtoni hudhrën e grirë. Më pas çajnikun vendoseni në nxehtësi mesatare derisa të ziejë. Në momentin që ka zierë shtoni sheqerin dhe përziejini. Kjo pije duhet të konsumohet e ngrohtë.
Sëmundjet që kuron:
Trajton të ftohtin
Rregullon nivelet e kolesterolit
Trajton artritin
Trajton astmën
Çrregullimet kardiake
Lufton pneumoninë
Lufton pagjumësinë
Ndihmon në tretjen më të mirë
Trajton tuberkulozin
Kuron impotencën seksuale
Princi Harry, në ditën e martesës së tij, dëshironte fort që të paktën shpirti i princeshës së ndjerë të ishte i pranishëm gjatë gjithë ceremonisë së dasmës dhe festimeve.
Diana, e dashur në të gjithë botën, i mungon shumë veçanërisht fëmijëve të saj, shkruan ShkodraNews. Unaza e fejesës që princi i dha Meghanit është pjesë e koleksionit të princeshës së ndjerë.
Ajo vetë e kishte projektuar modelin që mban dy diamante.
Buqeta e nuses ishte gjithashtu e përbërë nga lule të preferuara të Dianës.
Princi Harry ngjan shumë me nënën e tij. Ai na e kujton në përkushtimin humanitar, në thjeshtësinë e të bërit të gjërave, në buzëqeshjen e ndritshme që i dhuron të pasurve dhe të varfërve, të përulur apo të fuqishëm.
Dhe disi të gjithë, miqtë, familja, gazetarët, artistët … dëshironin të tregonin përzemërsinë e tyre ndaj Harry-t.
Ata ndihmuan, sa më mirë që mundën, ta bënin ditën e dasmës së tij, një ditë vërtet të veçantë dhe të paharrueshme.
Kohët e fundit, në fakt, një artiste e quajtur Autumn Ying vendosi të realizonte ëndrrën e bijve të Dianës, duke pikturuar një imazh të princeshës me nuset e saj.
Në pikturë, Autumn sjell Dianën pranë Kate dhe Meghan, shkruan ShkodraNews. Të gjitha veshin fustanin e tyre të dasmës.
“Ndonëse Princesha Diana nuk është me dy nuset e saj në realitet, ky është haraçi im për nënën e vdekur të princave”, shkruan artistja.
Dizajni është me të vërtetë shumë i bukur. Nuset e reja e mbajnë Dianën nga duart dhe shkëlqejnë në të gjithë bukurinë e tyre.
Princesha është ulur dhe e qeshur, pasi ne jemi të sigurtë se do të gëzonte pa masë për lumturinë e fëmijëve të saj, përgatiti Shkodranews. Artistja ka krijuar një pikturë të dytë ku, përveç tre nuseve të mrekullueshme, është portretizuar edhe princesha e vogël Charlotte, mbesa e bukur e Dianës.
Ne do të dëshironim që ata të ishin kështu në jetë.
Njerëzit anembanë botës kanë reaguar me entuziazëm të madh ndaj këtyre veprave emocionuese.
“Ajo krijoi një magji, gjithçka është kaq e bukur …”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale.
Artistja, e cila ka shitur kopje të pikturave, do t’i dhurojë të ardhurat Fondit Ndërkombëtar të Emergjencave të Kombeve të Bashkuara. “Unë shpresoj të ndihmoj fëmijët në nevojë dhe të kequshqyer në Kamboxhia,” tha ajo.
Majdanozi është një barishte që e përdorim më së shumti për të përmirësuar shijen e pjatave, por gjithashtu ai përmirëson shëndetin dhe mund të na ofrojë më shumë se kaq.
Së pari, është një diuretik i fuqishëm që mund të trajtojë në mënyrë efektive infeksionet e traktit urinar dhe çështjet e tjera të lidhura me veshkat.
Kjo recetë e mahnitshme do të rrisë funksionin e traktit të urinës, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të hiqni lëngjet e tepërta në trupin tuaj.
Mund të përgatitet shumë lehtë dhe është mjaft i lirë!
Përbërësit:
majdanoz i copëtuar
1 litër ujë
Përgatitja:
Shtoni majdanozin e copëtuar në një litër ujë të zierë. Pastaj, hiqni atë nga nxehtësia dhe lëreni për 20 minuta në mënyrë që përbërësit të mund të depërtojnë mirë.
Majdanozi është një diuretik shumë i fortë, kështu që do t’ju ndihmojë të hiqni bakteret, toksinat si dhe substanca të tjera të dëmshme nga trupi juaj.
Është një antioksidant i shkëlqyer që do të arrijë të neutralizojë efektet e radikalëve të lirë, ndërsa në të njëjtën kohë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të rënda duke përfshirë kancerin.
Doza e rekomanduar ditore është një litër.
Së shpejti ata do të kthehen në tryezat tona me ngjyrat e tyre të ndritshme, aromën mesdhetare dhe shijen unike dhe të pagabueshme.
Ne po flasim për fikun e detit, një frut ndoshta më pak i njohur se “kushërinjtë” më klasikë, por po aq i mirë dhe me vlera panumërta.
Le t’i zbulojmë së bashku!
Fiku i detit është bimë me gjemba që rriten në zona të ngrohta.
Ne i gjejmë veçanërisht në Kalabri dhe Siçili.
Ata nuk kërkojnë kujdes të veçantë dhe nuk kërkojnë që njerëzit t’i kultivojnë. Kjo do të thotë se ata janë të lirë nga pesticidet, një faktor shumë i rëndësishëm.
Periudha e mbledhjes është përgjithësisht ndërmjet gushtit dhe shtatorit, shkruan ShkodraNews. Fiku i detit ose fiku i egër përbëhet nga 85.5% ujë, 3.5% fibra, 0.7% protein dhe 0.5% yndyrë.
Mineralet e pranishme janë:
Kalium, magnez, kalcium, fosfor, natrium, bakër, zink, selen dhe hekur.
Vitaminat janë:
Vitamina A, vitamina B1, B2, B3, B6, vitamina C. Ata gjithashtu përmbajnë beta-carotene dhe substance të forta antioksidante.
Studimet e fundit shkencore kanë konfirmuar se fiku i detit kane veti terapeutike.
Le të gjejmë më të rëndësishmet:
Ndihmë në humbje peshe:
Fiku i detit ndihmon për të humbur peshë në sajë të përmbajtjes së rëndësishme të fibrave të tretshëm që favorizojnë kalimin e ushqimit në traktin e zorrëve, shkruan ShkodraNews. Ata gjithashtu rrisin ndjenjën e ngopjes dhe shmangin zakonin e bezdisshëm të grumbullimit të ushqimit.
Rregullimi i zorrëve:
Prania e përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme i bën ata aleatë të shkëlqyeshëm për rregullimin e aktivitetit të zorrëve.
Ata nuk irritojnë membranat mukozale, rivendosin florën bakteriale dhe ndihmojnë në çhelmimin e trupit duke lehtësuar eliminimin e mbeturinave dhe toksinave.
Lufton diabetin
Sipas disa studimeve, fiku i detit ndihmon në luftimin e diabetit, sepse ato ulin nivelet e glukozës në gjak. Në fakt, fibrat reduktojnë thithjen e sheqernave dhe yndyrave.
Antioksidantë të jashtëzakonshëm:
Tuli i këtyre frutave ka veti të shkëlqyera antioksidante, sepse janë të pasura me polifenole.
Kolesteroli më i ulët
Një nga vetitë e tyre është që ulin nivelet e kolesterolit në gjak.
Hulumtimet e fundit shkencore kanë treguar se duke konsumuar 250 gramë fiq të egër në ditë për 8 javë, nivelet e kolesterolit zvogëlohen.
Përveç kësaj, konsumimi i tyre forcon kujtesën, sjell përfitime në mëlçi, lufton parazitët e zorrëve.
Së fundi, këto fruta shuajnë etjen.
Ata gjithashtu mund të ruhen për 2 muaj pas mbledhjes. Është gjithmonë e preferueshme t’i hani ato të freskëta, por një gjendje në frigorifer, në fund të sezonit, do t’ju lejojë t’i konsumoni ato më gjatë.
A e dinit të gjithë këtë informacion?
Ndani këtë informacion me miqtë tuaj, ata do ta vlerësojnë atë! /Përshtati: ShkodraNews
Një mjek japonez 105-vjeçar rekomandon këto këshilla për një jetë të gjatë
Shigeaki Hinohara, një mjek japonez i cili vdiq në moshën 105-vjeçare vitin e kaluar, konsiderohet një kolos në fushën mjekësore.
Ai ka dhënë këshilla se si të jetoni gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme. Një përmbledhje mund të jetë: Të hiqni veset si cigaret, alkooli dhe substancat e dëmshme.
Mundohuni të flini tetë orë në ditë, hani shëndetshëm dhe mos harroni aktivitetin fizik, duke ecur të paktën 3 kilometra çdo ditë.
Le t’i shohim këto këshilla të dobishme së bashku:
1- Gjithmonë kërkoni dy mendime:
Mos ndaloni kurrë në mendimin e parë, gjithmonë duhet të kërkoni një opinion të dytë dhe, nëse është e mundur, një opinion i tretë.
2- Mundohuni të jeni autonom:
Kjo jo vetëm që ju bën të aftë të bëni gjërat që ju nevojiten, por mbi të gjitha ju bën të pavarur dhe të lirë.
3- Shmangni stresin:
Pak e kuptojnë se jeta është shumë e shkurtër, se sot ne e kemi dhe ndoshta jo nesër, prandaj shmangim shqetësimet për situata që nuk mund të ndryshohen.
4- Krijo një shabllon për të ndjekur:
Vëzhgo, vlerëso, pastaj zgjidh një model sjelljeje dhe jete. Mundohuni ta mbani atë duke mos u zbavitur nga dritat e vazhdueshme të suksesit.
5- Kërko për frymëzim:
Kur ndiheni të zhgënjyer ose të dekurajuar, kërkoni frymëzim duke lexuar, duke dëgjuar muzikë, duke recituar një poemë ose duke shkruar.
Harrojeni dhimbjen:
Ndiqni atë që dëshironi dhe gradualisht harroni sikletin që ndjeni.
Shijoni momente të vogla të jetës:
Pa marrë parasysh se sa e thjeshtë mund të jetë, çdo moment rëndon dhe shënon mendjen dhe zemrën tonë, kështu që gëzohuni asaj që ju jep jea dhe fati.
Flini rregullisht dhe hani shëndetshëm:
Është e këshillueshme që të pushoni të paktën 8 orë në ditë dhe të hani të shëndetshëm në mënyrë që pastaj t’i kushtoni vetes të paktën 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë.
9- Mos u shqetësoni aq shumë për paratë:
Sa më shumë para që keni, aq më shumë shpenzoni, ky është rituali i përditshëm i njerëzve. Por paratë nuk japin lumturi.
10- Kujdesuni për mendjen tuaj:
Arti shprehet në mënyra të ndryshme, kështu që shikoni për atë që ju pëlqen.
11- Duaje punën tënde:
Kur të pëlqeni punën që bëni dhe të argëtoheni, nuk e përjetoni punën si barrë apo detyrim.
12- Ndani njohuritë tuaja:
Mos u bllokoni vetveten, por ndani mendimet, aktivitetet, emocionet. Kjo do të ndihmojë që t’ju bëjë një person vetëmohues dhe ta rrisni ndjenjën tuaj të dobishme.
Përveç kësaj:
Planifikoni ditët tuaja.
Nëse organizoni jetën tuaj, gjërat bëhen shumë më të thjeshta. Është e rëndësishme të menaxhoni kohën në mënyrë që të bëni më shumë aktivitete. Koha duhet të jetë një burim, jo një kafaz.
Këshilla të shkëlqyera, tipike të kulturës orientale, për t’u përpjekur që të jetojmë jo vetëm për më shumë kohë, por edhe më mirë jetën tonë.