Shendetesi

A të le kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Kafeina është një prej këtyre faktorëve.

Të dhënat shkencore thonë se sasia ditore e kafeinës ka një rol të rëndësishëm në sasinë dhe cilësinë e gjumit të natës dhe në përgjumjen e beftë gjatë ditës.

Efektet e kafeinës në shkurtimin e periudhës së gjumit dhe përkeqësimin e cilësisë së tij janë të dokumentuara.

Për më tepër, kafeina e prish gjumin duke e nxitur njeriun të zgjohet disa herë brenda natës.

Ndikimi i kafeinës tek gjumi varet jo vetëm në sasinë e kafeinës që merret në mbrëmje por edhe në sasinë që është marrë gjatë ditës.

Ndjeshmëria njerëzore ndaj kafeinës ndryshon në varësi të njeriut dhe faktorëve të tjerë siç është mosha.
Ciklet e gjumit
Gjumi ndahet në dy cikle: Lëvizja Jo e Shpeshtë e Syve dhe Lëvizja e Shpeshtë e Syve .

Cikli i parë njihet si gjumi aktiv dhe zgjat nga 80 deri në 100 minuta gjithësej.

Cikli i dytë është pasiv dhe gjatë kësaj kohe, muskujt e duarve dhe këmbëve qetësohen totalisht.

Gjatë këtij cikli ndodhin shumë prej ëndrrave dhe kjo qetësi gati si ‘paralizë’ është mburoja neurologjike për të parandaluar çdo veprim të nxitur nga ëndrrat.

Gjatë natës, njeriu kalon nga një cikël gjumi tek tjetri për të rimëkëmbur trupin dhe trurin.
Ndikimi i kafeinës tek ciklet e gjumit
Studimet kanë konfirmuar se kafeina çakordon orën e trupit dhe pakëson kohëzgjatjen e çdo cikli.

Efektet janë më të mëdha nëse ju konsumoni kafeinë pasdite ose në mbrëmje.

Sipas të dhënave nëse konsumoni kafeinë 6 orë përpara se të bini për të fjetur, kohëzgjatja e gjumit shkurtohet me një orë.

Truri përdor një substancë kimike të njohur si adenosine për t’u qetësuar dhe për të mirëpritur gjumin.

Kafeina e prish këtë rrugëtim.

Në fazat e para të gjumit, trupi dhe truri nisin të qetësohen. Frymëmarrja ngadalësohet, temperatura e trupit ulet.

Organizmi nis të rimëkëmbet në çdo qelizë.

Nëse trupi ka shumë kafeinë në sistem, e gjithë rimëkëmbja që duhet të ndodhë në fazat e gjumit është e vakët dhe e cunguar.
Tek disa njerëz ndodh e kundërta
Megjithatë, kafeina nuk ka të njëjtin ndikim tek të gjithë.

Shumë prej amvisave në Shqipëri nuk e imagjinojnë dot jetën pa një kafe pasdite.

Pavarësisht kësaj, ato e bëjnë gjumin top.

Në këto raste, hyjnë në lojë genet.

Metabolizmi i disa njerëzve e përpunon kafeinën më ngadalë dhe i disa të tjerëve me shpejt.

Konsumojneni kafenë me kujdes dhe mos harroni që prishja e cikleve të rëndësishme të gjumit shkakton probleme serioze me zemrën.AgroWeb.org

A të le kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat Read More »

Nuk është uji me limon, harrojeni! Humbni 5 kg në vetëm 12 ditë me trendin më të ri për të cilin po flet gjithë bota

Humbja e peshës me përbërës të shëndetshëm dhe pa efekte anësore është një dëshirë e shumë njerëzve të cilët kanë probleme me kilet e tepërta. Kjo është një sfidë më vete e cila kërkon vullnet dhe për më tepër duhen zgjedhur metodat më efikase që nuk shkaktojnë efekte anësore.

Uji me limon është pija më e zakonshme dhe më e thjeshtë që njerëzit përdorin. Por, harrojeni atë, sepse ky është trendi më i ri i eliminimit të kileve të tepërta. Përzierja e ujit me qitro dhe rozmarinë do t’ju mahnisë me efektin e saj, sepse përshpejton metabolizmin tuaj në vetëm pak minuta.

Përbërësit:

½ qitro

1 degë e vogël rozmarinë

1 gotë ujë të ngrohtë

Përgatitja dhe përdorimi:

Shtydhni qitron dhe hidheni lëngun në një gotë me ujë të ngrohtë. Vendosni në të edhe një degë të vogël rozmarinë.

Përziejini mirë dhe pijeni menjëherë. Rekomandohet të konsumohet me stomakun bosh.

Kjo pije përveçse ka një shije të mirë, përshpejton metabolizmin tuaj në mënyrë të çmendur. Qitro nuk ka kalori, ndaj do t’ju ndihmojë të humbni peshë brenda një kohe të shkurtër. Përdoreni këtë pije për 12 ditë në mënyrë që të humbni 5 kilogramë.

Shënim: Nëse jeni duke marrë ilaçe, mos e përdorni këtë pije, sepse qitro bëhet i rrezikshëm në këtë rast.

Nuk është uji me limon, harrojeni! Humbni 5 kg në vetëm 12 ditë me trendin më të ri për të cilin po flet gjithë bota Read More »

Mëlçia : Si të dalloni shenjat e para të problemeve në organizëm

Mëlçia është një organ tejet i rëndësishëm në trupin e njeriut. Ka shumë role të rëndësishme si pastrimi i gjakut, luftimi i infeksioneve të ndryshme dhe ndihmon në tretjen e ushqimit
Një nga veçoritë më kryesore të mëlçisë theksohet fakti që është organi i vetëm në trup që rregullon veten në rast dëmtimi. Por dëmtimi i mëlçisë duhet të kapet në kohë.
Disa shenjat kryesore të dëmtimeve të mëlçisë
Çehre e verdhë

Nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet për shkak të niveleve të larta të bilirubinës të akumuluar në gjak, lëkura dhe sytë bëhen të verdhë për shkak të ngjyrës së bilirubinës. Kjo gjendje njihet si verdhëz.

Sëmundja shfaqet kur mëlçia është dëmtuar dhe nuk është në gjendje të përpunojë bilirubinën.

Ky lloj i dëmtimit të mëlçisë mund të shkaktohet nga përdorimi i tepruar i substancave toksike, infeksionet, përdorimi i tepruar i alkoolit, hepatitit, tumoreve dhe nga përdorimi i drogës.

Ënjtje

Mëlçia e dëmtuar mund të shkaktojë ënjtje të trupit. Nëse mëlçia është dëmtuar, nuk mund të funksionojë siç duhet dhe të bëjë punën e saj. Kjo sjell akumulim të ujit në trup dhe gjymtyrë, në shumë raste tek këmbët dhe barku.

Nxirje

Nëse keni probleme me mëlçinë, trupi nxihet më shpejt dhe më shumë në rast dëmtimi. Po ashtu edhe kur priteni apo çaheni, gjakderdhja është më e zgjatur dhe mpiksja më e vështirë.

Arsyeja për këtë është prodhimi i reduktuar i proteinave të nevojshme për mpiksjen e gjakut. Mëlçia prodhon faktorë të koagulimit dhe nëse është dëmtuar ata nuk mund të prodhohen.

Kruajtje

Simptoma të tjera të sëmundjes së mëlçisë janë kruajtja, dështimi i veshkave dhe problemet me gjëndrën tiroide. Kruajtja fillon si shqetësim acarues, shfaqet në vende të ndryshme të lëkurës.

Probleme me tretjen

Problemet me mëlçinë arrijnë të sjellin ndryshime në ngjyrën e jashtëqitjes. Nëse vuani nga këto probleme, jashtëqitja bëhet më e zbehtë dhe ngjyra e urinës bëhet më e errët.

Asnjë simptomë

Në disa raste, mëlçia e dëmtuar mund të mos tregojë ndonjë simptomë ose shenjë. Në këto raste njerëzit nuk janë as të vetëdijshëm për problemet.

Është tronditëse që gati gjysma e pacientëve nuk kanë simptoma. Ata vetëm vënë re lodhje të vazhdueshme, kruarje dhe mungesë të energjisë.

Nëse sëmundja e mëlçisë nuk trajtohet në kohë, pacientët mund të bëhen të çorientuar, të hutuar dhe shumë të përgjumur.

Në rastet më të këqija pacientët mund të përjetojnë koma dhe madje specialistët tregojnë për situata fatale për shëndetin./AgroWeb.org

Mëlçia : Si të dalloni shenjat e para të problemeve në organizëm Read More »

Niveli i lartë i sheqerit në gjak , sinjalet që paralajmëron trupi

Duke njohur sinjalet që jep trupi në lidhje me nivelin e sheqerit në gjak ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin.
Glukoza ose niveli i balancuar i sheqerit në gjak është burimi kryesor i energjisë për trupin e njeriut.

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë është një shenjë që tregon se trupi është duke abuzuar me sheqerin.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org niveli i lartë i sheqerit në gjak, i quajtur si hiperglicemi zhvillohet shpesh tek personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit.

Por mund të zhvillohet edhe në organizmat e paprekura nga diabeti por që kanë tendencën për tu prekur prej tij.

Niveli i duhur apo jo i sheqerit në gjak mund të evidentohet përmes një testi të thjeshtë gjaku.

Por duke njohur sinjalet që jep trupi ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin.

Në Shqipëri, numri i personave të prekur nga diabeti rritet nga viti në vit.

Sipas të dhënave zyrtare që AgroWeb.org ka marrë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se shifra e përafërt e diabetikëve është rreth 120-150 mijë.

Po sipas të njëjtave të dhënave, mosha më e prekur nga diabeti në Shqipëri është grupmosha 40-65 vjec që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç.

Më poshtë AgroWeb.org po liston disa nga sinjalet që paralajmëron trupi kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë.
Uria e Tepërt
Oreksi ose uria e tepërt është shpesh herë shenjë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Njerëzit që vuajnë nga hiperglicemia kanë në mënyrë konstante uri pavarësisht se konsumojnë vaktet e ushqimit rregullisht.
Rritje e Etjes
Etja e tepërt që është e pamundur të shuhet është një tjetër shenjë që niveli juaj i sheqerit në gjak është i lartë.
Ndijesia e Thatë në Gojë
Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, një nga shenjat paralajmëruese është ndijesa e tharjes së gojës.

Tharja e gojës nxit ndijesinë e etjes edhe kur ju mund të keni marrë sasinë e duhur të lëngjeve.
Plagë të Vogla në Trup
Një person që ka hiperglicemi mund të vërë re prerje të vogla, gërvishje ose plagë të tjera në lëkurë, të cilat shkaktojnë dhimbje të lehta të shpeshta.
Infeksione të Shpeshta
Niveli i lartë i sheqerit në gjak ndikon tek prekja e organizmit nga infeksionet në mënyrë të shpeshtë dhe kronike.
Rënia e peshë
Një tjetër nga shenjat e hiperglicemisë është edhe rënia në peshë, e cila në këto raste mund të ndodhë edhe në rastet kur personi ka një oreks të shëndetshëm në të gjitha vaktet.
Ketoacidoza
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të nxisë komplikacione serioze të cilësuara me emrin Ketoacidoza. E shfaqur në rastet e diabetit 1.

Simptomat e kësaj gjendjeje të rëndë shoqërohen me aromë të keqe të gojës, tharje e jashtëzakonshme e gojës, vjellje etj. Ketoacidoza është një gjendje kërcënuese për jetën dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve./AgroWeb.org

Niveli i lartë i sheqerit në gjak , sinjalet që paralajmëron trupi Read More »

Kajsia, fruti i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një frut kurues. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit.

Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Kajsia, fruti i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë Read More »

Lëngu i gjetheve të ullirit – shëndet direkt nga natyra

Përdorimi i lëngut të gjetheve të ullirit e ka origjinën e përdorimit tek Hipokrati, babai i mjekësisë.

Studimet bashkëkohore vërtetojnë se gjethet e ullinjve janë plot përbërës kundër viruseve dhe mikro-organizmave të dëmshëm.

Ato arrijnë të ndikojnë në organizëm më fuqishëm se shumë prej antibiotikëve të farmacive.

Lëngu i përftuar nga zierja e gjetheve të gjelbra të ullirit ofron veti dhe efekte mirëbërëse në organizëm.

AgroWeb.org ju tregon se ai ndihmon për të parandaluar një sërë shqetësimesh dhe sëmundjesh të ndryshme.

Këtu mund të përmendim disa tipe gripi, infeksione virale të mushkërive, por edhe goditje më të rënda shëndetësore.

Të tilla mund të përmendim sëmundje si tuberkulozi, meningjiti, hepatiti B, dhe bronkopneumonitë serioze.

Lëngu i gjetheve të ullirit arrin të bëjë mrekulli edhe ndaj infeksioneve.

Këtu vlen të përmendim vlerat e forta kundër infeksioneve në traktin urinar, por edhe te infeksionet post-kirurgjikale.

Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin e imunitetit, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.

Një efekt surprizë i këtij çaji siç raporton AgroWeb.org, është aftësia për të normalizuar tensionin e lartë të gjakut.

Madje arrin edhe të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet fort për diabetikët.

Gjethet e ullirit përmbajnë një antioksidues shumë të fuqishëm që quhet taninë dhe që i jep gjetheve një shije të hidhur.

Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.

Lëngu i gjetheve të ullirit përdoret me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës dhe rasteve kur shfaqen sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë.

Falë vetive diuretike që përmbajnë këto gjethe, çaji i tyre është një nga mjekimet më funksionale të mjekësisë popullore.
Si ta përgatisni Lëngun e Gjetheve të Ullirit
Për të përgatitur lëngun nga gjethet e ullirit, AgroWeb.org ju tregon që duhet të përdorni gjethe të thata, ose të njoma në kushtet e shtëpisë.

Merrni një enë metalike, të cilën duhet ta mbushni me 300 ml ujë dhe ta vini të vlojë.

Kur arrihet pika e vlimit, hidhni një sasi prej rreth 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.

Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

AgroWeb.org ju këshillon që lëngun ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni dhe të tresni pak mjaltë.

Lëngu i gjetheve të ullirit ofron një shije mrekullisht të kënaqshme dhe të ëmbël, e cila e bën një zgjidhje që nuk duhet ta ndani nga vetja në çdo stinë.

Tri gota në ditë janë një sasi e këshilluar nga specialistët./AgroWeb.org

Lëngu i gjetheve të ullirit – shëndet direkt nga natyra Read More »

Nuk quhen kot ‘mbretëresha’ e perimeve. Bamjet trajtojnë kaq shumë probleme

Bamjet ose siç quhen ndryshe ‘ladys finger’, janë shumë të pasura në fibra të tretshme dhe të patretshme. Kjo perime përdoret në shumë receta si dhe është pjesë e shumë dietave nuticionale. Ka gjithashtu shumë benefite për shëndetin e zemrës. Le të shohim më me detaje disa prej benefiteve shëndetësore të saj.

Benefitet shëndetësore të bamjes:

Përmbajtje të lartë fibrash:

Fibrat mund t’i gjejmë në një sasi shumë të përqendruar tek bamjet dhe shumë specialistë të shëndetit e rekomandojnë këtë perime për problemet me tretjen. Fribrat ndihmon procesin e tretjes dhe lehtësojnë lëvizjen e zorrëve.

Diabet:

Bamja është e njohur për parandalimin e diabetit. Është e pasur në fibra të cilat ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Përmbajtje e folateve të dobishme:

Folatet e gjendura tek bamjet reduktojnë defektet në tubin nervor tek bebet, prandaj rekomandohet konsumimi i tyre tek gratë në periudhën para konceptimit ose shtatzënisë.

Benefitet e vitaminës K

Vitamina K është një bashkëfaktor në mpiksjen e gjakut dhe luan rol kryesor në forcimin e kockave.

Astma

Astma është një tjetër problem që mund të trajtohet duke përfshirë bamjet në dietën tonë të përditshme. Personave të diagnostikuar me astmë u rekomandohet shumë përdorimi i bamjeve.

Kapsllëku

Duke qenë se lehtësojnë absorbimin e ujit, këto perime stimulojnë lëvizjen e zorrëve duke parandaluar kapsllëkun.

Goditjet e diellit

Bamjet parandalojnë goditjet e diellit.

Kanceri i zorrës së trashë

Besohet se të gjitha sëmundjet fillojnë në zorrën e trashë. Përfshirja e bamjeve në vaktet tuaja siguron parandalimin e kancerit të zorrës së trashë dhe sëmundjet e lidhura me këtë organ.

Obeziteti

Me përdorimin e rregullt të bamjeve, të gjalla apo të gatuar, ju mund të shmangni obezitetin në një masë të madhe. Obeziteti nuk është domosdoshtmërisht i lidhur me konsumimin e ushqimeve të yndyrshme dhe kalorike, por edhe me mungesën e shumë nutrientëve.

Kolesteroli

Kjo perime lejon një përthithje më të ulët të kolesterolit duke parandaluar sëmundjet e zemrës dhe probleme të tjera të lidhura me kolesterolin në gjak. Kolesteroli është një përmbajtje dominante në trup që stimulon obezitetin dhe sëmundjet e tjera të zemrës. Tani që mësuam benefitet shëndetësore të bamjes, le të mësojmë dhe ca dobi të tjera të saj.

Benefitet e lëkurës

Fibra dietike për një lëkurë të shëndetshme. Bamja është shumë e pasur me fibra distike. Ndihmon gjithashtu metabolizmin dhe tretjen e mirë. Dhe një tretje e mirë reflektohet tek një lëkurë që duket e shëndetshme. Vitaminë C për lëkurë më të re. Vitamina C e gjendur tek bamjet e ndihmon lëkurën të ketë një pamje rinore dhe të freskët. Ndihmon gjithashtu në riparimin e indeve të lëkurës. Në këtë mënyrë lëkura duket më e re dhe më e gjallë. Parandalojnë pigmentimin e lëkurës. Nutrientët e gjendur tek bamjet ndihmojnë në parandalimin e pigmentimit të lëkurës. Ndihmojnë në rigjenerimin dhe riparimin e dëmtimeve të lëkurës.
Benefitet e flokëve

Flokët e stresuar dhe pajetë mund të kenë shkëlqimin e mëparshëm duke përdorur ujin e përftuar nga zierja e bamjeve. Ky ujë përdoret edhe si balsam duke i bërë masazh skalit në flokë të lagur. Lufton zbokthin pasi përmirëson gjendjen e skalit. Shpëlani flokët me ujin që keni zier bamjet për t’i pasur ata të shndritshëm.

Këshilla për gatimin e bamjeve

Për të shmangur firon e tyre, i skuqim në vaj para se të shtojmë përbërësit e tjerë. Kjo zvogëlon firon e tyre në një masë të madhe. Hiqini nga tigani dhe lërini mënjanë. Shtojini në fund, pasi keni përgatitur pjesën tjetër të gjellës. Mund të shtoni edhe pak uthull ose lëng limoni në recetë për të zvogëluar mundësinë për të firuar bamjet.

Recetë: bamje të pjekura me vaj ulliri, kripë e lëng limoni

Së pari nxehni skarën e qymyrit ose atë të furrës. Hiqni skajet e bamjeve. Kalojini ato në vaj. Vendosini në skarë dhe mbulojini me kapak ose letër alumini. Lërini bamjet derisa të shihni shenjat e skarës tek ato, por jo të jenë karbonizuar. Piqini edhe nga ana tjetër, spërkatini me kripë, lëng limoni dhe servirini.

Nuk quhen kot ‘mbretëresha’ e perimeve. Bamjet trajtojnë kaq shumë probleme Read More »

Përse po shëndoshen njerëzit ? Cili është efekti i antibiotikëve te mishi ?

Në kohët e sotme, industria e produkteve shtazore dhe fermerët në shumë raste injektojnë antibiotikë të ndryshëm tek kafshët.

Kjo bëhet jo vetëm për të shmangur sëmundjet, por edhe për të nxitur rritjen e tyre të shpejtë.

Këto medikamente stimulojnë oreksin dhe kafshët shtojnë shumë në peshë, duke anashkaluar fazat normale të rritjes.

Praktika e injektimit të antibiotikëve nisi të zbatohej në fillim të viteve 50’, kur fermerët në botë kuptuan se gjedhët shtonin shumë në peshë pas trajtimit me ilaçe.

Edhe pse jo të gjithë fermerët në Shqipëri e përdorin, kjo praktikë nxjerr në pah dy shqetësime shumë të rëndësishme për shëndetin.

Shqetësimi i parë ka të bëjë me rritjen e asaj që njihet si rezistenca ndaj antibiotikëve.

I dyti është se antibiotikët e përdorur tek mishi ka të njëjtin ndikim edhe tek njeriu që e ha atë.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org,  antibiotikët tek ushqimi shkatërrojnë florën bakteriale në stomak.

Ato  prishin ekuilibrat e mikroorganizmave në sistemin tretës të njeriut.

Në këtë mënyrë tretja e ushqimit tjetërsohet dhe bën që njeriu të përthithë më shumë kalori seç duhet.
Faktorë Të Tjerë Të Mbipeshës
Ushqimet e shpejta, stili pasiv i të jetuarit e shumë të tjera janë faktorë kontribues në shtimin në peshë të njeriut.

Niveli i antibiotikëve që po përdoret në ushqimin që ne konsumojmë është gjithnjë në rritje.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se për sa kohë këto antibiotikë nxisin shtimin në peshë tek kafshët, mbetjet e tyre tek mishi do të kenë të njëjtin ndikim tek njeriu.
Cila Është Zgjidhja?
Autoritetet e shëndetit të shumë vendeve të zhvilluara po i drejtohen industrive përkatëse ngadalësimin e përdorimit të antibiotikëve.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, Kanadaja nga ana tjetër është treguar më drastike duke vënë kufizime të mëdha në sasitë e shitura të antibiotikëve nga veterinerët.

Kjo nismë është e vështirë të aplikohet në mbarë botën për shkak të pushtetit të madh të industrisë farmaceutike dhe asaj të përpunimit të mishit.

Edhe pse janë politikat shtetërore ato që duhet të funksionojnë, zgjidhja qëndron shumë edhe tek konsumatori, thonë ekspertët.

Nëse blerësi refuzon të blejë mish të gjedhëve të rritur me antibiotikë, do të krijohet një efekt zinxhir që do të detyrojë industrinë të ndryshojë standardet e prodhimit.

Konsumatori duhet të sigurohet mirë për mishin që blen. Të mos blejë në vendet e tregëtimit të papërshtatshëm dhe të zgjedhë mish të çertifikuar.

Kjo duhet bërë për hir të shëndetit./AgroWeb.org

Përse po shëndoshen njerëzit ? Cili është efekti i antibiotikëve te mishi ? Read More »