Shendetesi

Mungesa e ëndrrave , tregues i problemeve shëndetësore

Mungesa epidemike e ëndrrave është një tregues i disa problemeve shëndetësore të shkaktuara nga mungesa e gjumit.

Ky është konkluzioni i një studimi të vitit të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Sipas studimit, problemet në fjalë kanë lidhje me fazën REM (lëvizja e shpejtë e syve), gjatë së cilës njeriu ëndërron.
Rëndësia E Gjumit Të Thellë
Në këtë fazë, sytë lëvizin me shpejtësi të madhe, ndërkohë që i gjithë trupi futet në një hapësirë relaksi dhe qetësie që e pengon të lëvizë.

Kjo fazë e gjumit është e rëndësishme dhe jo vetëm për ëndrrat.

Gjatë saj, truri dhe trupi rimëkëmben nga problemet e ditës dhe bëhen gati për një performancë optimale të nesërmen.

Ëndrrat pengohen nga një sërë faktorësh siç mund të jetë alkoli.

Alkoli mund t’ju vëjë në gjumë, por do t’ju dalë shpejt pak orë më vonë.

Në këtë mënyrë, trupi dhe truri kapërcejnë fazën REM.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, faza REM mund të ndërpritet edhe me konsumin e një gote verë.

Të njëjtin efekt kanë medikamentet kundër depresionit, sëmundjeve të zemrës, Parkinsonit dhe dhimbjeve të përgjithshme.
Problemet Që Lindin Nga Mungesa E Gjumit Dhe Ëndrrave
Mungesa e gjumit të thellë nxit shtimin në peshë.

Sipas të dhënave te AgroWeb.org, pagjumësia shkakton vështirësi në përqendrim, nervozizëm, ankth, iluzione dhe haluçinacione.

Ekspertët thonë se mbipesha, sëmundjet kardiovaskulare dhe humbja e kujtesës janë të lidhura fort me mungesën e ëndrrave dhe gjumit të mirë.

Studime të tjera mbi këtë çështje thonë se mungesa e ëndrrave dhe gjumit të thellë nxit reagime inflamatore të ndryshme.

Ekspertët thonë se zgjidhja qëndron në mos konsumimin e substancave të ndryshme para fjetjes, gjumit të mjaftueshëm, ekspozimit të pakët gjatë dritës në mbrëmje dhe mundësisht heqjes së alarmit.

Sipas tyre, melatonina është një substancë e rekomandueshme për optimizimin e gjumit dhe ëndrrave, sigurisht pas konsultës me mjekun./AgroWeb.org

Mungesa e ëndrrave , tregues i problemeve shëndetësore Read More »

Pas një darke të iftarit në restorant, 70 persona përfundojnë në urgjencë! Simptoma të njëjta, të gjithë të helmuar

Mbi 70 persona janë hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit që nga data 8 qershor, me dyshimin se ata janë helmuar pas një darke të iftarit.

Detaje për ktë rast ka dhënë, Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion, doktor Ukshin Ismajli.

 

Sipas tij, këta persona kanë ardhur në spital me simptoma të njëjta dhe po pretendojnë se janë helmuar në një restorant në Gjilan.

“Është një numër i rritur i pacientëve që janë hospitalizuar. Ata kanë ardhur me simptoma të vjelljes, diarre dhe temperaturë. Ne jemi duke vazhduar për t’ia ofruar shërbimin atyre. Të gjithë pacientët kanë thënë se ishin në një restorant para se të kishin këto simptome, pra të gjithë po e thonë këtë gjë,  por nuk mund të themi asgjë të saktë”, ka thënë Ismajli.

Sipas tij, ata i kanë bërë edhe sot analizat dhe po presin rezultatet për të dal me përfundimet.

“I kemi bërë analizat sot tash të shohim kur të dalin rezultatet”, ka shtuar ai.

Pas një darke të iftarit në restorant, 70 persona përfundojnë në urgjencë! Simptoma të njëjta, të gjithë të helmuar Read More »

Kjo është sfida juaj per 14 ditët e ardhshme që nuk ka ngelur njeri pa e provuar! Nuk do keni kurrë uri dhe humbni 14 kg të sigurta

Këtu do ju ofrojmë një mënyrë se si të bini nga pesha në mënyrë të thjeshtë brenda 14 ditëve. Dhe gjëja më pozitive e kësaj diete është se nuk do ju marrë uria në asnjë moment

Me këtë sfidë 2 javore do të jeni në gjendje të humbni deri në nëntë kilogramë duke konsumuar lëng limoni, i cili do t’ju ndihmojë të digjni yndyrën shumë shpejt dhe do të shpëtoni nga të gjitha substancat helmuese të akumuluara në organizmin tuaj!

Kjo rutinë me lëngun e limonit duhet të pihet çdo mëngjes me barkun bosh dhe duhet të prisni 45 minuta për të ngrënë mëngjes.

Të kesh një figurë ideale nuk është kaq e lehtë, por ju duhet të ndiqni këto hapa!

Në ditën e 1: Pini lëng limoni në një gotë ujë të vakët ose ujë në ambient temperaturë të dhomës, por sigurohuni që nuk është e ftohtë!

Në ditën e 2-të:Pini lëngun e dy limonave në dy gota ujë. Ëmbëlsoheni me një lugë çaji mjaltë.

Në ditën e 3-të: Pini lëngun e tre limonave në tri gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë.

Në ditën e 4-të: Pini lëngun e katër limonave në katër gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë.

Në ditën e 5-të: Pini lëngun me pesë limona në pesë gota ujë. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë.

Në ditën e 6-të: Pini lëngun e gjashtë limonave në gjashtë gota ujë. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 7-të: Pini lëngun e shtatë limon në shtatë gota ujë. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 8: Pini lëngun e gjashtë limon në gjashtë gota ujë. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 9-të: Pini lëngun prej pesë limonesh në pesë gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 10: Pini lëng prej katër limon në katër gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë.

Në ditën e 11-të: Pini lëngun me tre limona në tre gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 12-të: Pini lëngun e dy limonave në dy gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 13-të: Pini lëng limoni në një gotë me ujë. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën 14-të: Pini lëngun prej tre limon në dhjetë gota me ujë të freskët Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë.

Kjo është sfida juaj per 14 ditët e ardhshme që nuk ka ngelur njeri pa e provuar! Nuk do keni kurrë uri dhe humbni 14 kg të sigurta Read More »

Doktori më i mirë i Amerikës së Veriut sapo ka bërë super zbulimin e shekullit! Ky antibiotik i fuqishëm me 2 përbërës vret dhe infeksionin më të rëndë në trupin tuaj

Gjetja e alternativave për të luftuar ftohjet, kollen dhe gripin është gjithmonë një ide e mirë dhe këtë herë ne duam t’ju njohim me nje ilac te ri natyrore i cili perbehet nga mjalti dhe hudhra.

Ne të gjithë i dimë perfitimet e mjaltit, i cili është përdorur që nga antikiteti jo vetëm për shijen e ëmbël por edhe për vetitë shëruese si të brendshme ashtu edhe të jashtme.
Hudhra e cila në disa kultura quhet “ari i bardhë”, ka perfitime te shumta në lidhje me efektet që prodhon në trup duke u kujdesur për infeksionet falë pronave antiseptike, antibakteruese dhe antifungale. Në disa raste mund të refuzohet për shkak të aromës së saj intensive, ne e dimë se ajo i jep kontribut të rëndësishëm shëndetit, duke ndihmuar në reduktimin e sheqerit në gjak dhe uljen e nivelit të presionit të gjakut. Ajo gjithashtu është përdorur me sukses në trajtimin e malaries dhe rrit mbrojtjen duke stimuluar imunitetin tek njerëzit e prekur nga AIDS.

Ky ilaç në shtëpi u zhvillua nga një mjek amerikan i cili u përpoq të kombinojë këto dy “supeushqime”, duke marrë një ilaç të fuqishëm dhe efektiv për trajtimin e sëmundjeve që lidhen me aparatin e frymëmarrjes.

Për t’u përgatitur do t’ju duhet:

– 1 kokë hudhër

– ½ litër mjaltë

– ½ litra ujë

Pergatitja:

Sapo të keni qeruar dhe copëtuar hudhren, vendoseni në kavanoz dhe shtoni mjaltin.

Mundohuni të merrni mjaltë organik për rezultate më të mira. Ndërsa futni mjaltin në kavanoz, është e mundur të formoni flluska të ajrit që duhet të hiqen, përdorni një thikë ose ndonjë element tjetër për të hequr qafe këto flluska.

Mbylle fort shishen dhe vendosni një etiketë në pjesën e përparme me datën e prodhimit. Mbajeni në një vend të freskët dhe të thatë për 20 ditë për të liruar të gjitha pronat e tij dhe pas kësaj kohe mund ta përdorni atë.

Ju mund të merrni një ose dy lugë te ketij ilaci për të lehtësuar simptomat e gripit dhe ftohjes.
Ju mund ta mbani këtë ilaç në shtëpi për një periudhë prej tre muajsh.

Doktori më i mirë i Amerikës së Veriut sapo ka bërë super zbulimin e shekullit! Ky antibiotik i fuqishëm me 2 përbërës vret dhe infeksionin më të rëndë në trupin tuaj Read More »

Përdorimet e habitshme të aspirinës në shtëpi

Studimet e viteve të fundit kanë konfirmuar se aspirina parandalon atakun në zemër, goditjet në tru por përdoret shumë edhe për shëndetin e gjakut.

Aspirina është një nga ilaçet që nuk mungon në asnjë shtëpi shqiptare dhe përdoret edhe për dhimbjet më të zakonshme.

Ky ilaç kaq i përhapur, mund të përdoret edhe për shumë probleme të tjera që jo domosdoshmërisht kanë të bëjnë me shëndetin.
Heq njollat e djersës
Nëse këmisha juaj e bardhë ka marrë njolla që duket sikur nuk do të ikin kurrë, merrni dy aspirina, bëjini pluhur dhe përziejini me gjysëm gote me ujë të ngrohtë.

Zonën e njollosur mbajeni në këtë solucion për dy ose tre orë dhe njolla do të zhduket.
Aspirina për ngjyrën e flokëve
Ngjyra e flokut ka tendencën të humbasë shkëlqimin e saj.

Merrni 6-8 aspirina dhe shkrijni në një gotë me ujë të ngrohtë.

Masazhoni kokën me solucionin dhe lëreni në flokë për 10-15 minuta.
Përthan aknet
Pluhurin e një aspirine përzijeni me disa pika ujë dhe vendoseni mbi akne.

Pas disa minutash lajeni fytyrën me ujë.

Përsëriteni deri në tre herë në ditë.
Zbut kallot
Pluhurin e 5-6 aspirinave përzijeni me gjysëm luge çaji me lëng limoni dhe pak ujë.

Vendoseni masën e krijuar mbi kallo dhe mbështilleni këmbën me një peshqir të ngrohtë dhe qese plastike.

Pas 10 minutash do të zbuloni se kalloja do të jetë zbutur ndjeshëm.
Aspirina kundër zbokthit
Aspirina përmban acid salicilik ndaj është e mirë kundër zbokthit.

Aspirinën pluhur mund ta shtoni në shampo sa herë që lani kokën.

Mbajeni në kokë për 1 ose 2 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë e të bollshëm.
Heq njollat e rrobave
Nëse rrobat tuaja janë njollosur me vezë, përdorni aspirinë pluhur dhe ujë.

Lëreni mbi njollë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni rrobën me ujë të ngrohtë.
Kujdes
Pothuajse 10 përqind e njerëzve që vuajnë nga azma janë alergjikë ndaj aspirinës dhe të gjithë produkteve që përmbajnë acid saliciklik.

Ky përbërës gjendet tek të gjitha medikamentete kundër të ftohurës dhe ëmbëlsuesit artificialë.

Njerëzit që vuajnë nga ulçera janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj aspirinës./AgroWeb.org

Përdorimet e habitshme të aspirinës në shtëpi Read More »

Lule kumaku , bima shëruese e organizmit

Lule Kumaku është një nga bimët mjekësore më të famshme për shëndetin.

Ajo është e jashtëzakonshme për shërimin, rregullimin dhe hidratimin e lëkurës.

Ajo zgjatet deri në 50 centimetra dhe në raste mund ta gjeni buzë rrugës ose pranë shtëpisë.

Kumaku është lehtësisht e dallueshme falë ngjyrës së bukur e të ndezur portokalli.

Kjo lule lulëzon në pranverë dhe qëndron e paprekur deri në ngricën e parë.

Zbuloni më poshtë nga AgroWeb.org, mënyrat se si  lule Kumaku, me emrin botanik Calendula officinalis, mund të ndihmojë shëndetin tuaj.
Kundër alergjive
Lule Kumaku është përdorur historikisht kundër alergive në rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht nga lulet.

Dhjetë gramë lule Kumaku ziejini në gjysmë gote ujë. Lereni më pas të qëndrojë për 15 minuta. Pijeni dy deri tri herë në ditë.
Mbron qelizat
Lule kumaku përmban flavonoidë që mbrojnë qelizat, thotë një studim i  Qendrës Mjekësore Universitare të Meriland.

Këto lule përmbajnë më shumë luteinë dhe zeaksanthinë (antioksidantë) se spinaqi. Këta përbërës mbrojnë sytë.
Kundër të djegurave
Përdoreni lule Kumakun kundër skuqjes nga dielli. Nxirreni lëngun nga kërcelli i lules dhe lyeni zonën e djegur.

Ju mund të përgatisni edhe çaj duke zier lule të freskëta ose të thata.
Kolla me sekrecione
Nëse kolla ju lë pa gjumë, përdorni lëngun e lules, pasi e shtrydhni e kulloni. Me këtë lëng mund të bëni gargarë.

Në këtë mënyrë do të largoni sekrecionet dhe do të bëheni më mirë shumë shpejt.

Kumaku është shumë më tepër se një lule e bukur.

Ajo mjafton të zihet si çaj dhe do të jetë njësoj si të keni farmacinë në shtëpi.
Lule Kumaku Kundër inflamacionit
Dermatiti dhe njollat në lëkurë mund të kurohen me ujin pastrues të Kumakut.

Përdorni çajin me lule të freskëta ose të thata dhe sigurohuni që të jetë në temperaturë ambienti. Vendoseni në lëkurë duke përdorur një pambuk.

Shpëlajeni lëkurën pas disa minutash dhe më pas përdorni një krem hidratues.
Lëkura e bebes
Çaji i lule Kumakut është ideal për të kuruar acarimet e lëkurës së ndjeshme të fëmijëve, që mund të ndodhin nga pelenat ose arsye të tjera.

Lyejeni zonën e acaruar me lëngun e çajit dhe lëreni të ajroset.

Me Kumakun ju mund të përgatisni në shtëpi edhe një krem të mirë.

Merrni 200 gramë krem natyral të thjeshtë dhe 15-20 pika nga vaji esencial i lule Kumakut. Përziejini së bashku në një enë qelqi dhe përdoreni sa herë që ju nevojitet.

Kremërat natyralë mund të gjenden në farmaci. Po ashtu edhe vaji esencial i lule Kumakut.
Pickimet nga insektet
Kompresat më lëngun e luleve të ziera funksionojnë kundër pickimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera.

Këto kompresa largojnë inflamacionin dhe mbrojnë lëkurën.AgroWeb.org

Lule kumaku , bima shëruese e organizmit Read More »

Gjendet te qershitë, ky është pesticidi që po vret shqiptarët (Emri)

Mediat shqiptare janë pushtuar ditët e fundit nga debatet e pesticideve që hidhen në mënyrë të paligjshme në frutat dhe perimet.

Ditën e sotme në Shqipëri ‘’Silicon Mix’’, pesticid i hyrë paligjshmërisht në Shqipëri dhe importohet si pleh për bimët, por që përdoret gjerësisht te qershitë.

‘’Top Channel raporton se fermerët e përdorin këtë pesticid për të vrarë insektet pak kohë para vjeljes së frutave. Në etiketë ai shënohet si pleh bujqësor, por ky kimikat nuk është i regjistruar.

Atë e gjen lirisht në farmacitë bujqësore të Tiranës.

Gjendet te qershitë, ky është pesticidi që po vret shqiptarët (Emri) Read More »

Për shtatzënat, hani çokollata!

Konsumi i rregullt i sasive të vogla të çokollatës gjatë shtatzënisë ka një efekt pozitiv në funksionimin e placentës dhe qarkullimin e gjakut të fetusit, kanë publikuar shkencëtarët kanadez, transmeton Klan KosovaHulumtuesit në Universitetin Laval kanë zbuluar se disa çokollata ndihmojnë nënat e ardhshme, sepse ajo redukton rrezikun e rritjes e presionit që është e rrezikshme në shtatzëni.Studimi është i shoqëruar me konsumin e çokollatës në 130 gratë që në fillim të periudhës së studimit ishin në mes të 11 dhe 14 javë të shtatzënisë.

Gratë shtatzëna për çdo ditë gjatë periudhës katër mujore kanë ngrënë vetëm 30 gram çokollatë.Shumë studime të mëparshme kanë lidhur konsumimin e moderuar të çokollatës me një ndikim pozitiv në disa aspekte të shëndetit kardiovaskular./blic

Për shtatzënat, hani çokollata! Read More »