Shendetesi

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset shëndetit dhe organizmit

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese por prishin ritmin kardiak të zemrës.

Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e vazhdueshme shkaktojnë çrregullim të rrahjeve të zemrës, gjë që çon në mpiksjen e gjakut, ishemi dhe atak në zemër.

Studime të njëpasnjësshme kanë treguar se ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmave është i rrezikshëm.

Shkencëtarët besojnë se jo vetëm niveli i zhurmës, por edhe lloji i tingullit kanë ndikim negativ në mirëqenien e njeriut.

Kjo është e vërtetë sepse deri më tani asnjë nuk është ankuar për melodinën e dallgëve të detit që përplasen në breg.

Kur vjen puna tek perceptimi i rrezikut, njeriu ka prioritet të identifikojë atë që po dëgjon dhe jo sa e lartë është ajo zhurmë.

Kjo është arsyeja përse gjatë gjumit, truri është aktiv në dëgjim.

Zhurma acaruese e trafikut që dëgjohet nga dritarja e shtëpisë e shtyn trupin të prodhojë më tepër kortizol.

Kësisoj, njeriu është i stresuar akoma pa u zgjuar.

Shqiptarët janë ndër më të pambrojturit kur vjen çështja e zhurmave. Zhurmat e trafikut, ndërtimeve, ndotja akustike janë në nivele alarmante çdo ditë të vitit.

Sa më i lartë të jetë niveli i zhurmave rreth njeriu, aq më shumë flitet me zë të lartë dhe aq më të acaruar janë njerëzit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë mbi dëmet që shkakton zhurma e lartë.
Probleme Me Dëgjimin
Kur veshët bombardohen nga zhurma të ndryshma, ato janë të pririt të dëmtohen rëndë.

Veshët tanë vishen me mbi 10,000 qeliza pushi të imët që konverton çdo tingull në sinjal elektrik.

Këto sinjale transferohen në tru dhe na lejojnë të vlerësojmë tingullin, fjalën, muzikën.

Ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmave dëmton këtë funksion të veshit dhe mund të nxisë humbjen e plotë të dëgjimit.
Inflamacion i Trurit
Zhurma e lartë dëmton pjesët fundore të nervave që janë shumë delikatë.

Ato përçojnë informacion në tru dhe janë të pazëvendësueshme.

Dëmtimi i tyre shkakton inflamacion në tru dhe rrjedhimisht sklerozë.
Humor i Keq
Nëse punoni në ambiente të zhurmshme do të vëreni një përkeqësim të ankthit dhe acarimit.

Zhurma e sfondit të ambientit është e dëmshme sepse vështirëson çdo përpjekje për tu qetësuar vetë.
Imuniteti i Dobët
Zhurma e lartë nxit hormonet e stresit që rrisin tensionin e gjakut dhe e bëjnë trupin më të paaftë për të luftuar sëmundjet.

Sa më zhurmë të ketë në jetën tuaj, aq më të prekur do të jeni nga sëmundjet kronike.
Mungesë Përqendrimi
Nëse ndodheni në një ambient të zhurmshëm, trurit i duhet të filtrojë zhurmën e lartë që t’ju lejojë që të përqendroheni.

Njerëzit që punojnë në kësi ambientesh janë më të lodhur dhe më pak të motivuar.
Probleme Me Gjumin
Zhurma e lartë stimulon trurin dhe e vështirëson qetësimin dhe gjumin e qetë.

Zhurma e jashtme ndikon shumë në cilësinë e gjumit.

Mungesa e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me diabetin, mbipeshën dhe sëmundjet e zemrës.
Vështirësi Në Krijimin E Familjes
Ndotja akustike ka ndikim edhe tek fertiliteti, por nuk dihen shkaqet mjekësore.

Një studim i kryer në Seul zbuloi se njerëzit që kishin kaluar të paktën 8 vjet nën zhurmë të vazhdueshme kishin probleme me fertilitetin dhe lindjen e fëmijëve./AgroWeb.org

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset shëndetit dhe organizmit Read More »

Kundër infeksionit në veshka – Trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë

Infeksioni i veshkave është një problem i rëndë mjekësor që kërkon trajtim të specializuar.

Infeksioni i veshkave shpesh nis si një infeksion i traktit urinar ose i fshikëzës së urinës që më pas përhapet tek njëra ose të dyja veshkat.

Krahas trajtimit mjekësor, AgroWeb.org ju sjell më poshtë edhe kujdesin që duhet të tregoni në kushtet e shtëpisë në rastet e infeksionit në veshka.
Simptomat e infeksionit të veshkave
Ethe dhe temperaturë;

Dhimbje të shpinës ose pjesës anësore;

Dhimbje abdominale;

Të vjella dhe të përziera;

Urinim i shpeshtë;

Urinë me aromë të keqe dhe me njolla gjaku.
Trajtimi Mjekësor I Infeksionit Të Veshkave
Antibiotikët përbëjnë linjën e parë të sulmit kundër infeksionit.

Nëse infeksioni nuk është i një grade të rëndë, mjeku gjithnjë rekomandon përdorimin e antibiotikëve nga goja.

Antibiotikët në fjalë duhen përdorur për 10 deri në 14 ditë.

Infeksionet më të rënda të veshkave, zakonisht kërkojnë një trajtim më të specializuar që mund të kryhet vetëm në spital.
Trajtimet Natyrale Kundër Infeksioneve Të Veshkave
Hidratimi
AgroWeb.org ju këshillon se pirja e ujit ndihmon në largimin e baktereve nga trupi dhe eliminimin e shpejtë të infeksionit.

Pirja e ujit parandalon infeksionet e traktit urinar ndaj përpiquni të pini të paktën 8 gota me ujë ose lëngje të shëndetshme në ditë.
Lëngu I Boronicës Së Kuqe
Lëngu i boronicës së kuqe është një kurë e mirë natyrale kundër infeksionit të traktit urinar dhe të fshikëzës së urinës.

Në këto raste zgjidhni suplementët e lëngut të boronicës së kuqe ose lëng natyral dhe të paëmbëlsuar të këtij fruti.
Kujdes Nga Kafeja Dhe Alkoli
Roli primar i veshkave është të filtrojë toksinat dhe substancat e dëmshme.

Alkoli dhe kafeina janë një stërmundim për veshkat dhe mund të pengojnë procesin e shërimit nga infeksioni.

Për një shërim më të shpejtë, nuk duhet të përzieni alkolin me antibiotikët.
Probiotikët
Probiotikët ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija në organizëm.

Për më tepër, ato i ndihmojnë veshkat të përpunojnë më  mirë substancat e ndryshme dhe të funksionojnë më mirë.
Vitamina C
Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mbron shëndetin e veshkave.

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, vitamina C parandalon dëmtime të thella të veshkave gjatë një infeksioni.
Lëngu i Majdanozit
Lëngu i majdanozit është shumë i pasur me ushqyes.

Ai rrit frekuencën e urinimit dhe sasinë e urinës së nxjerrë nga trupi.

Kësisoj, bakteret dalin më shpejt nga trupi dhe antibiotikët kryejnë një punë më efikase.
Molla
Molla ka një përmbajtje acidike dhe rrjedhimisht pengon rritjen e mëtejshme të baktereve.

Ushqyesit e saj i ndihmojnë veshkat të shërohen më shpejt.
Një Këshillë E Fundit
Kurat natyrale kundër infeksioneve të veshkave janë një trajtim shtesë për lehtësimin e simptomave.

Ato kurrësesi nuk mund të zëvendësojnë një trajtim të specializuar e të rekomanduar nga mjeku./AgroWeb.org

Kundër infeksionit në veshka – Trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë Read More »

Si të përdorni lëngun e hithrës për problemet me kyçet

Dhimbjet e kyçeve vijnë për shkak të sëmundjeve dhe problemeve të ndryshme shëndetësore, duke i lënë pacientët në agoni dhe vuajtje.

Këto dhimbje trajtohen me disa kura mjekësore, dhe një prej më të mirave është ajo e hithrës.

Kjo bimë është shumë efikase në zbutjen e dhimbjeve.

Ajo lufton inflamacionin në organizëm, pakëson enjtjen dhe largon dhimbjen.

Një nga mënyrat më të mira për të përfituar nga këto vlera është çaji i hithrës së freskët ose të thatë.

Lëngu i hithrës përmban shumë minerale të shëndetshme përfshirë kalciumin, magnezin dhe hekurin.

Kjo e bën këtë lëng, të jashtëzakonshëm për njerëzit që vuajnë nga anemia, por edhe për parandalimin e sëmundjes që gërryen kockat me kalimin e moshës.
Lëngu i Hithrës Së Freskët
Për këtë lëng ju nevoijitet një filxhan çaji me hithra të freskëta dhe dy filxhanë lëngu me ujë.

Mbani doreza gjatë pastrimit të hithrave dhe lajini me ujë të bollshëm. Më pas, hidhini në tenxhere dhe lërini të marrin një valë. Uleni zjarrin dhe lërini të ziejnë për pak kohë.

Menjëherë më pas kullojeni lëngun dhe pijeni.

Shtojini mjaltë nëse dëshironi.
Lëngu Me Gjethe Të Thata Hithre
Merrni një lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhini në një çajnik me rreth 2 gota ujë.

Ziejeni për 10 minuta.

Pasi ta kulloni lëngun, shtoni mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe pak kanellë që ndihmon kundër inflamacionit.

Lëngu duhet pirë i ngrohtë.

Mund të pini një ose dy gota në ditë për sa kohë ta ndjeni veten më mirë.

Lëngu i hithrës është i fortë dhe ka një efekt të menjëhershëm në organizëm, për shkak të flavonoidëve, karotenoidëve, vitaminave dhe mineraleve.

Hithra është veçanërisht e pasur me kalcium dhe magnez, madje më shumë se barishtet dhe zarzavatet e tjera.

Flavonoidët dhe karotenoidët që gjenden tek lëngu i hithrës, së bashku me sasinë e lartë të vitaminës C, i japin kësaj pijeje efikasitet të plotë në lidhje me fuqizimin e sistemit imunitar.

Aplikimet e ndryshme të hithrës janë po aq efikase, madje më të drejtpërdrejta, por gjithnjë sugjerohet ta pini lëngun  e hithrës për të përfituar më shumë prej tij. /AgroWeb.org

Si të përdorni lëngun e hithrës për problemet me kyçet Read More »

Shumë gabim, në këtë orë nuk duhet kurrsesi të pini kafe dhe të gjithë vazhdoni ta bëni!

Nëse edhe ju si shumicës së njerëzve ju nevojitet kafe që në mëngjes që të funksiononi si duhet, me siguri e pini atë sapo shkoni në zyrë përpara osrës 8 ose 9. Por, duket se konsumi i kafes para orës 10 është i gabuar, pasi nuk ka asnjë efekt.

Nga një studim i kryer nga specialisti i gjumit “Time 4 Sleep”, u vu re se shumica e njerëzve e pinë kafen në orën 8 e gjysëm në mëngjes. Arsyeja se pse nuk është ide e mirë konsumi i kafes që aq herët është se midis orës 8 dhe 9 në mëngjes, në trupin tuaj ka kortizol mjaftueshëm; kortizoli është hormoni i stresit, që ka efekt që ju mban zgjuar dhe ju mobilizon pas gjumit të natës.

Nivelet e kortizolit janë më të larta 30 min deri në 2 orë pas zgjimit. Kur kortizoli është në pikun e tij, është momenti më i keq për të pirë kafe, pasi kafeina imiton përgjigjen e stresit dhe shkakton një rritje të mëtejshme rë niveleve të kortizolit. Kjo çrregullon bioritmet tuaja dhe indukton një intolerancë ndaj kafeinës duke e bërë atë më pak efektive gjatë ditës.

Konsumi i kafes në orën 10, megjithatë, pasi nivelet e kortizolit kanë rënë, do të sigurojë që kafeina që po merrni të ketë impakt.

Koha që kafeina qëndron në trupin tuaj varion nga personi në person. Mund të duhen nga 2 orë, në 40 minuta ose madje edhe 10 orë që kafeina të largohet nga organizmi juaj, në varësi të mënyrës se si trupi juaj vepron.

Për këtë arsye, këshilloheni të mos pini kafe pas orës 5 mbasdite, që të mos rrezikoni gjumin e natës.

Shumë gabim, në këtë orë nuk duhet kurrsesi të pini kafe dhe të gjithë vazhdoni ta bëni! Read More »

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më seriozet, janë shumë të zakonshme te vajzat e reja dhe te gratë. Zakonisht, këto probleme shëndetësore vijnë si rezultat i baktereve, viruseve, apo edhe tumorit.

Mirëpo, fatmirësisht, shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar se një bimë është tejet e mirë për përmirësimin e shëndetit vagjinal.

Manteli i Zonjave apo latinisht Alchemilla vulgaris, por gjithashtu njihet si këmba e lepurit, viraku, etj., ka veti të përsosura shëndetësore, e veçanërisht në lidhje me shëndetin gjinekologjik.

Sipas Johan Kincora, që merret me bimë, thotë se 30 për qind e problemeve gjinekologjike mund të shmangen vetëm duke konsumuar çajin e Mantelit të Zonjave.

Kjo bimë është e pasur me acide organike, flavanoide, tanine, acide salicilike, vitaminë C etj. Duhet cekur që për shkak të përmbajtjes së lartë të tanineve, kjo bimë e ka shijen e hidhët.

Disa nga të mirat që i sjell kjo bimë:

Është bima ideale për të mbetur shtatzënë. Kjo bimë konsiderohet si ilaçi më i mirë natyral për trajtimin e paaftësisë për të mbetur shtatzënë. Kjo për shkak se bima vepron si rregullator natyral i hormoneve, e sidomos atyre që janë të rëndësishme kur përpiqeni të mbetni shtatzënë.

Ndihmon në menopauzë

Bima ofron edhe një sërë të mirash shëndetësore në lidhje me fibroidet, cistat etj. Ajo liron simptomat menstruale dhe menopauzave, si dhe taninet ndikojnë që t’i shmangni dhimbjet e mëdha dhe të rregulloni gjakderdhjen.

Të mira tjera shëndetësore të kësaj bime janë: shkatërrimi i baktereve dhe viruseve, liron dhimbjen e gjakderdhjes, liron dhimbjen e kafshimeve nga insektet, ndalon marramendjen dhe vjelljen, diarrenë etj.

Çaji i Mantelit të Zonjave

Vendosni një lugë gjelle të kësaj bime në një gotë me ujë të vluar dhe lëreni ashtu për pesë deri dhjetë minuta. Maksimumi i pini dy çaja të tillë brenda dite.

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu Read More »

Ndjeni fryrje të organizmit? Mësoni cilat produkte e shkaktojnë

Perimetri i belit është padyshim një nga njësitë matëse të shëndetit tuaj.
Sigurisht, ngrënia e tre byrekëve nuk i bëjnë shumë favore belit tuaj.

Por nuk është vetëm byreku fajtori. Lajmi i ri është që as tre pjata plot brokoli nuk kanë efektin e mirë për shëndetin.

Ja pse: Ushqime të caktuara njihen si ‘marrës të frymës’.

Kjo do të thotë se ata do të rritin fryrjen e trupit dhe do të dukeni më të rëndë dhe të shëndoshë se sa jeni në të vërtetë. Kjo deklarohet nga Instituti Middleberg Nutrition në New York City.

Bazuar në studimin e mësipërm AgroWeb.org ju sjell katër produktet ushqimore që sjellin fryrjen e habitshme të organizmit:
Perimet lakërishte të gjelbëra
Brokoli, lulelakra, lakra e brukselit, kale janë nga zarzavate më të bukura të kësaj stine.

Por ato janë edhe fryrësit më të mëdhenj të stomakut, në sajë të përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave.

Ushqimi nga këto perime është shumë i nevojshëm pasi janë shumë të shëndetshme.

Një sasi ditore prej 300-400 gramë perimesh të tilla janë shumë të nevojshme, por mos ekzagjeroni t’i konsumoni pa limit.

Mjaftohuni me sasi normale të konsumit të tyre, veçanërisht në fundjavë pasi të hënave do të vini re vështirësi të hyni prapë në rrobat e zakonshme të punës.
Produktet e përpunuara të kripura sjellin fryrje
Patatinat, krakerat, ushqimet e konservuara përmbajnë sasi të mëdha të kripës.

Nga ana tjetër, pas konsumit të kripës organizmi kërkon ujë me shumicë. Sa më tepër kripë të keni marrë gjatë ditës, aq më shumë ujë do të mbajë trupi brenda vetes.

Rezultati është që do të ndjeheni të fryrë në mënyrë të pabesueshme dhe krejtësisht artificiale.

Edhe një qese e vogël me patatina kontribuon fuqishëm në fryrjen e trupit tuaj.
Pijet e sheqerosura me gaz sjellin fryrje
I keni parasysh ato flluskat që i bëjnë pijet freskuese aq tërheqëse për shijen megjithëse krejt të pashëndetshme?

Kur i gëlltitni ato flluska, në fakt po dërgoni në organizëm sasi jo të vogla ajri, që përfundojnë rrugën e tyre në stomakun tuaj.

Këto sasi ajri në stomak e ngrenë ushqimin lart dhe ngatërrojnë organizmin që kërkon edhe më tepër ushqim.

Pini ujë, por jo pije të gazuara që të mos lejoni grumbullimin e mbipeshës dhe problemeve që ajo sjell.
Sheqeri Artificial dhe Ushqimi Dietetik
Në përgjithësi, trupi juaj nuk pajtohet me produktet ushqimore artificiale. Në veçanti produktet me ëmbëlsues artificialë ju shkaktojnë fryrje të organizmit.

Produktet që përmbajnë ëmbëlsues kimikë përfshijnë çamçakëz pa sheqer, koset me shije artificiale frutash dhe një listë pafund të gjatë të tjerash.

Duhet të tregoni kujdes kur lexoni në përbërjen e produkteve që blini të substancave si sukralozë, aspartam, mjaltë industrial, glukozë misri dhe çdo produkt tjetër të panjohur në etiketa.

Kënaquni me ushqime të vërteta dhe të thjeshta.

Ajo kanë shije më të mirë dhe për sa kohë që konsumoni në moderim dhe si pjesë e një ushqimi të shëndetshme, ato nuk ndikojnë në belin dhe mbipeshën tuaj./AgroWeb.org

Ndjeni fryrje të organizmit? Mësoni cilat produkte e shkaktojnë Read More »

Cilat janë mëngjeset më të shëndetshme për stomakun

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes.

Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës.

Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org për ushqimet që duhen dhe nuk duhen ngrënë në mëngjes.
Vezët
Vezet janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes.

Vezët përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që forcojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.
Shalqini
Shalqini është një zgjedhje e shkëlqyer.

Ato përmbajnë ujë dhe likopen që i jep mbështetje zemrës dhe syve.
Tërshëra
Tërshëra është një zgjedhje fantastike.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org tërshëra parandalon dëmtimin e stomakut dhe është shumë e pasur me fibër.

Kjo e fundit, ul nivelin e kolesterolit dhe forcon metabolizmin.
Boronicat
Boronicat janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Ato stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen.
Qull Me Miell Misri
Bëhet fjalë për një tjetër zgjedhje ideale për t’ia nisur ditën.

Në këtë mënyrë do të pastroni organizmin, largoni metalet e rënda dhe toksinat dhe përmirësoni florën bakteriale.
Mjalti
Nëse e nisni ditën duke ngrënë mjaltë, do të keni më shumë energji dhe humor.

Nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se mjalti përmirëson prodhimin e serotoninës dhe ju bën më produktivë gjatë ditës.
Hikrra
Hikrra përmban shumë minerale dhe vitamina që stimulojnë organizmin.

Hikrra është gjithashtu e pasur me proteina.
Arrorët
Ngrënia e arrorëve në mëngjes, rregullon nivelin e pehashit në stomak dhe përmirëson tretjen.
Produktet dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar me stomak bosh
Agrumet
Limoni, portokalli apo qitro përmbajnë shumë vitaminë C.

Megjithatë, nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se agrumet nuk janë një zgjedhje ideale për mëngjes sepse aciditeti i lartë shkakton urth dhe rrit gjasat e shfaqjes së ulçerës.
Ushqimet pikante
Në përgjithësi ushqimet pikante janë të mira për shëndetin, por ato nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Në këtë vakt ato irritojnë sistemin tretës dhe shkaktojnë urth.
Banania
Banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh sepse rrit nivelet e magnezit në gjak dhe shkakton probleme me zemrën.
Pijet e Gazuara
Këto pije janë zgjedhja më e keqe që mund të bëni në mëngjes.

Ato janë të pasura me sheqer dhe ngadalësojnë metabolizmin.
Perimet Jeshile
Perimet jeshile janë të pasura me amino acide që shkaktojnë fryrje dhe urth.

Për më tepër, ato irritojnë stomakun dhe shkaktojnë dhimbje abdominal.
Domatet
Acidi tanik që irriton stomakun mund të shkaktojë ulçerë dhe urth.

Rrjedhimisht, domatet duhen konsumuar në drekë.
Dardhat
Fibra e dardhave shkakton dhimbje në stomak dhe dëmton shtresat e brendshme të stomakut./AgroWeb.org

Cilat janë mëngjeset më të shëndetshme për stomakun Read More »

Kërkohet urgjent ndihmë

Ju lutem me sadopak që mundemi ta ndihmojmë.

Kjo është Amiona Palaj nga qyteti i Vlorës,vetêm 7-vjeçe e diagnostikuar me tumor në kokë dhe është shumë lehtë që të kurohet,por ndërhyrja mund të bëhet vetëm në Gjermani!

E dimë që raste të tilla ka shumë,por duke qenë se per këtë fëmijë aq sa e lehtë është ndërhyrja, aq në jo favor është koha! Kërkojmë mbështetjen tuaj,të ndihmojmë të gjithë sado pak, që ta bëjmë të mundur këtë ndërhyrje pa humbur kohe!

Besojmë se të gjithë mundemi sado pak!

Nr i llogaris ne Banka Societe Generale Albania:00001378469 ne emrin Grisela Palaj. #tegjithe#per#Armionen#mundemi

Kërkohet urgjent ndihmë Read More »