Shendetesi

5000 vjet na e mbajtën fshehur, shalqiri shëron këto sëmundje. Ja si duhet ta konsumoni

Plakja është një proces biologjik. Të gjithë njerëzit janë të destinuar të përballen me të.

Në ditët e sotme ka një larmishmëri mënyrash dhe teknikash që merren me trajtimin e simptomave të brendshme dhe të jashtme të plakjes.

Fatmirësisht, bujaria e natyrës me frutat e perimet e saj i dhuron njerëzve mundësinë që të mund të luftojnë plakjen përmes ushqimit.

Më poshtë keni disa ushqime te cilat ndihmojnë rigjenerimin e qelizave dhe luftojnë plakjen.
Ja lista e ushqimeve që luftojnë plakjen:
Karrotat
Këto perime janë të pasura me antioksidantë, përfshirë dhe beta karrotenin. Përveçse mbrojnë shëndetin e lëkurës luftojnë gjithashtu efektet negative të radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit.

Mënyra më e mirë e konsumimit të tyre është në sallata ose të shtrydhura në lëng.
Arrorët
Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Studimet tregojnë se dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut.
Avokado
Jo më kot konsiderohet si “Fruti i Rinisë”. Avokadot janë ndër frutat më të mira për të luftuar plakjen dhe komplikacionet që sjell ajo.

Ato janë të pasura me yndyrna mono të ngopura dhe aminoacide. Pas tretjes, avokadot stimulojnë rigjenerimin e qelizave duke dhuruar një trup më të ri dhe të shëndetshëm.
Shalqini
Janë frutat më të mira për t’i përfshirë në çdo lloj diete. Kjo për shkak të kalorive të pakëta që ato përmbajnë.

Gjithashtu, ato janë të pasura me ujë dhe antioksidantë.

Këto vlera i japin shalqinit veti tretëse, pastruese dhe anti inflamatore. Shalqini ndihmon trupin që të luftojë helmet në trup duke pastruar kështu organizmin.

Shalqini ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe parandalon efektet e plakjes së parakoshme në nivelin e brendshëm dhe të jashtëm.
Të Gjelbrat
Perimet e gjelbra, nga lakrat, sallatat, spinaqi etj janë super ushqime që mbrojnë trupin në përgjithësi.

Disa nga karakteristikat e tyre janë sasia e lartë e fibrave, antioksidantëve dhe proteinave.

Ato ndihmojnë në aktivitetin e rregullt të qelizave dhe mbrojnë sistemin imunitar.

Krahas vitaminave dhe mineraleve ato reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe presonin e lartë të gjakut.

5000 vjet na e mbajtën fshehur, shalqiri shëron këto sëmundje. Ja si duhet ta konsumoni Read More »

Lamtumirë kancer! Mjekësia bën zbulimin e madh

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për ta përdorur “proteinën ekzekutuese” BAX që të shkaktojë vdekje në qelizat kanceroze, dhe njëkohësisht të mos i dëmtojë qelizat e shëndetshme.

Trajtimi deri tani është aplikuar vetëm në qelizat e leuçemisë kute mieloide (AML), por besohet se trajtimi ka përdorim më të gjerë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e kolegjit ‘Albert Einstein’ të Mjekësisë kanë arritur që të nxisin vetë-shkatërrimin te qelizat kanceroze.

Këtë trajtim e kanë testuar kundër qelizave të leuçemisë akute mieloide (AML), sëmundje e cila i vret më shumë se 10,000 amerikanë çdo vit.

Por e mira është se shkencëtarët e kanë testuar ilaçin vetëm në këtë sëmundje, dhe mundësia për të funksionuar edhe në qelizat tjera kancerogjene është shumë e madhe.

Lamtumirë kancer! Mjekësia bën zbulimin e madh Read More »

Parashikimi alarmant që iu ka futur “frikën” mjekëve në palcë! 400 milionë njerëz do të preken nga kjo sëmundje

Njerëzit me astmë që nuk i përmbahen terapive të përshkruara dhe mbështeten vetëm në pompat për lehtësim të shpejtë, vetëm përkeqësojnë sëmundjen e tyre, tregojnë hulumtimet e fundit.

Një studim i kryer kohët e fundit në Institutin e Kërkimeve Mjekësore Vulkok në Australi ka treguar se përdorimi i pompës kundër astmës nuk mund të kenë një efekt të plotë, pasi është ndryshe kur trajtohet rregullisht inflamacioni i bronkitit.

“Gjëja më e keqe që mund të bëjë një i prekur nga astma për shëndetin e tij është se ai nuk u përmbahet terapive të përshkruara, domethënë, nuk merr ilaç antiinflamator, por shëron astmën nga pompat për të lehtësuar simptomat. Përveç kësaj, nuk e shëron sëmundjen, por simptomat e saj”, thonë mjekët.

Megjithatë, shumë studime botërore vetëm tregojnë për një numër gjithnjë e më shumë të abuzuesve me pompa për lehtësim të simptomave, prandaj më shumë hospitalizime janë për shkak të astmës, transmeton KosovaPress.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se është një sulm i astmës, kur një person kollitet dhe nuk mund të arrijë frymëmarrjen, është vetëm një simptomë e sëmundjes dhe se është gjithashtu e nevojshme të trajtohet sëmundja, domethënë të merret pompat antiinflamatore, në vend të pompës për të lehtësuar simptomat”, thonë mjekët.

Barnat antiinflamatore ndihmojnë në kontrollimin e simptomave të astmës dhe parandalojnë sulmet e astmës duke qetësuar inflamimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe duke lehtësuar qarkullimin e ajrit.

Hulumtimet e fundit tregojnë se numri i njerëzve të prekur nga astma është në rritje dhe se deri në vitin 2025 do të ketë rreth 400 milionë njerëz në botë që vuajnë nga kjo sëmundje.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se deri në 63 për qind të astmatikëve mbështeten vetëm në pompat për të lehtësuar lehtësisht simptomat që vetëm shërojnë simptomën dhe vetëm 23 për qind e pacientëve përdorin terapi të përhershme që përfshijnë kortikosteroidët.

Parashikimi alarmant që iu ka futur “frikën” mjekëve në palcë! 400 milionë njerëz do të preken nga kjo sëmundje Read More »

Shkenca i hedh poshtë të gjitha teoritë për harresën, ajo tashmë nuk është një gjë e keqe

Një studim i fundit i realizuar në Universitetin e Kalifornisë ka zbuluar se të harrosh emra njerëzish apo detaje të tjera nga e shkuara nuk i bën keq trurit, prandaj askush nuk duhet të stresohet për këtë fakt.

Në fakt të harrosh detaje të caktuara ndikon në përmirësimin e memories dhe në aftësinë për të mësuar informacione të reja.

Gjithashtu ndikon në forcimin e lidhjes me të shkuarën, pasi mundohemi të përqendrohemi në një event të caktuar dhe ta kujtojmë atë.

Çdo kujtim kalon nëpër të njëjtin proces, por ruajtja e tyre nuk është e lidhur vetëm me trurin, por edhe me faktorë të jashtëm emocional.

Shkenca i hedh poshtë të gjitha teoritë për harresën, ajo tashmë nuk është një gjë e keqe Read More »

Si ta merrni vesh nëse jeni apo jo sëmurë vetëm duke parë këmbë tuaja

Mbase nuk ju ka rënë ndërmend, por përmes këmbëve mund të kuptoni se çfarë nuk shkon me shëndetin tuaj. Nga aty ku jeni, shihini këmbët me kujdes, analizojini ndërkohë që lexoni artikullin e mëposhtëm.

Këmbë me qime

Pavarësisht gjinisë, në pjesën e sipërme të këmbës dhe në zonën e gishtërinjve ka përherë disa qime. Nëse vini re krejt papritur që qimet ju bien dhe zona në fjalë bëhet më e lëmuar se ç’duhet mund të keni problem me qarkullimin e gjakut. Konkretisht me sëmundjen kardiovaskulare, arterioskleroza, e cila shkakton ngurtësim të arterieve.

Koilonychia

Koilonychia është një sëmundje e thonjve, ku këta të fundit hollohen, lakohen dhe deri diku marrin formën e lugës. E gjitha kjo vjen si pasojë e mungesës së hekurit në gjak, anemisë.

Plagë

Nëse prej kohësh jeni lënduar në këmbë dhe ajo ka marrë pamjen e një plage, që qëndron aty prej kohësh e nuk shërohet mund të jeni duke vuajtur nga diabeti. Këto lloj plagësh quhen ulcera diabetike. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të glukozës dhe yndyrnave në gjak dëmtojnë nervat dhe e bëjnë të vështirë mbylljen e plagëve.

Këmbë të ftohta

Nëse këmbët i keni ekstremisht të ftohta, kjo mund të jetë një shenjë e mosfunksionimit të tiroides. Aktiviteti i ulët i tiroides shoqërohet me homocysteine të tepruar, një aminoacid që është i lidhur me sëmundjet e zemrës dhe qarkullimin e dobët të gjakut.

Deformim

Në rast se vini re një deformim të këmbëve nxitoni për te mjeku pasi me shumë mundësi bëhet fjalë për artritin reumatoid, një gjendje ku sistemi juaj imunitar gabimisht sulmon indet e trupit tuaj. Kështu nis erozioni i eshtrave dhe deformimi i tyre, një deformim që nis me këmbët dhe mund të avancojë në pjesë të tjera të trupit.

Si ta merrni vesh nëse jeni apo jo sëmurë vetëm duke parë këmbë tuaja Read More »

Dëllinja, pastruesi magjik i veshkave dhe mushkërive

Kam qenë fare e vogël kur disa miq të gjyshit tim, të cilët jetonin në fshatin Kus, poshtë Qafë Krrabës, na sillnin thasë me fruta të vogla, që disa kohë më pas mësova se quheshin dëllinja.

Deri në dimër familja ime nxirrte si për qerasje një broke me lëngun e tyre, lëng të cilin e quanin magjik.

Pija ishte si birrë, e gazuar, por pak e athët dhe në Shqipërinë e Mesme e quajnë Hardiç.

Emri i frutit magjik njihet në latinisht si Juniperus, e me këtë emër e përdorin dhe disa zona në Shqipëri, por që i referohen rakisë ose xhinit që prodhohet nga ky frut.

Dëllinja është magjike, sepse me pijen që mund ta prodhoni lehtësisht në shtëpitë tuaja, pastroni veshkat dhe sistemin urinar, trajtoni problemet e stomakut sidomos tretjes si dhe pastroni mushkëritë tuaja nga sekrecionet.

Dëllinja vilet në vjeshtë dhe në Pazarin e Ri një kilogram dëllinjë kushton 200-300 lekë.

Pasi të keni blerë një sasi, të paktën 2-3 kilogram, duhet ta lani mirë e ta pastroni nga gjethet.

Në një damixhan qelqi ose një tjetër enë por që të jetë qelq, futni dëllinjat dhe shtojini ujë.

Raporti është një kilogram dëllinja me 4 litra ujë. Për 40 ditë rradhazi, ena duhet të rrijë në një vend të errët e të thatë, e pasi të mbushet koha, ju mund të shijoni lëngun magjik.

Nëse i fusni gjatë verës me dëllinja të vjetra, shishja duhet të hapet për 4-5 javë.

Kjo pije e përfituar zgjat për disa kohë, pasi duhet të veproni në këtë mënyrë; Kur të hapni enën ditën e parë ju do të merrni një sasi të caktuar, një apo dy litra Hardiç, e po atë sasi që morrët ju do e zëvendësoni sërish në damixhan me ujë të pastër.

Kështu do të veproni, pra sa herë të merrni një broke Hardiç, në damixhan do e zëvendësoni me po aq sasi uji.

Kjo zgjat deri në momentin kur ju do kuptoni vetë se cilësia e lëngut që përfitoni e ka humbur shijen e fortë të fillimit.

Emri i frutit magjik njihet në latinisht si Juniperus, e me këtë emër e përdorin dhe disa zona në Shqipëri. Foto: WebLibrary
Vlerat e Hardiçit
Dëllinja përmban një sërë acidesh organike të rëndësishme për trupin e njeriut gjithashtu sheqerna natyrale, kalium e kalcium.

Ndër vlerat kryesore të dëllinjës dhe lëngut magjik është pastrimi i mushkërive. Shpesh dëllinja përdoret për pastrimin e bronkeve nga infeksionet dhe sekrecionet.

Pas ndihmesës për mushkëri të pastra vjen stomaku. Të cilin Hardiçi e ndihmon në tretjen e ushqimit si dhe nga djegiet apo forma të ngjashme ulçere.

Efekti tjetër pozitiv i dëllinjës është vërtetuar në sistemin urinar e veshka. Konsumimi i lëngut që përfitohet nga to, pastron veshkën dhe shëron ciste që shpesh hasen te femrat.

Gjithashtu përdorimi i Hardiçit ndikon në uljen e kolesterolit, diabetit dhe sasisë së ujit të tepërt në trup.

Dëllinja mund të përdoret dhe në formë vaji, i cili përdoret për çlirim të kontraktimeve muskulare.
Kujdes:
Përdorimi afatgjatë i kokrrave të dëllinjës mund të shkaktojë irritime dhe dëmtime në veshka, sepse dëllinja praktikisht sforcon veshkën.

Kjo është arsyeja përse dëllinja rekomandohet për 30 ditë çdo 4-5 muaj.

Nëse jeni shtatzënë ose po përpiqeni të krijoni familje, atëherë mos e përdorni dëllinjën.

Shmangeni atë edhe nëse ushqeni fëmijën me gji. Dëllinja arrin të ulë sheqernat në gjak, dhe shkakton shqetësime serioze tek njerëzit me diabet./AgroWeb.org

Dëllinja, pastruesi magjik i veshkave dhe mushkërive Read More »

Nëse nuk ha mëngjes ,a shton në peshë ?

Shumë njerëz e kanë zakon të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes.

Të tjerë kanë idenë se duke kufizuar ushqimin, sidomos vaktin e mëngjesit do të bien në peshë.

Në fakt, duke mos ngrënë mëngjes ndodh e kundërta.

Një studim amerikan të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se 26.7 përqind e njerëzve që nuk hanë mëngjes janë mbipeshë.

Sipas të dhënave, konsumi jo i rregullt i mëngjesit nxit të gjithë treguesit e mbipeshës, ndërsa njerëzit që ushqehen në mëngjes i kanë këto tregues në nivele të ulëta.

Për më tepër, njerëzit që nuk hanë kurrë mëngjes raportojnë shtimin më të madh në peshë në 12 muaj.

Gjatë studimit, ekspertët mbikqyrën sjelljen e 347 njerëzve të ndryshëm gjatë harkut kohor të 2005-2017.

Pjesëmarrësit në studim ishin të grupmoshës 18-87 vjeç.

Secili prej tyre plotësoi të dhënat e peshës trupore dhe përmasat.
Rezultatet e Studimit
Studimi zbuloi se dimensioni i belit të njerëzve që nuk hanin mëngjes arrinte në 97.5 cm, ose 9.8 centimetra më shumë se njerëzit që hanin mëngjes të paktën 5 herë në javë.
Humbja E Mëngjesit Dëmton Zemrën
Studime të mëparshme që disponon AgroWeb.org mbi vaktin e mëngjesit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë mëngjes të bollshëm e të shëndetshëm kanë një formë të mirë fizike, nivele të mira të tensionit të gjakut dhe zemër të fortë.

Studiuesit amerikanë thonë se njerëzit që humbin mëngjesin ose konsumojnë shumë pak ushqim janë më të rrezikuar nga ngurtësimi i enëve të gjakut.

Për më tepër, këta njerëz janë më të prirur të sëmuren edhe nga diabeti.
Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes
Tërshëra
Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut.

Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.
Vezët
Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme.

Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.
Boronicat
Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.
Arrorët
Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.
Mjalti
Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten./AgroWeb.org

Nëse nuk ha mëngjes ,a shton në peshë ? Read More »

Një thirrje urgjente që ka alarmuar të gjithë vjen sot nga mjeku më i besuar shqiptar: Jemi në rrezik të madh nga kjo sëmundje, po përhapet shumë shpejt!

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo flet per semundjen e peste qe ka prekur vendin tone dhe sipas tij “mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit…”

Një thirrje urgjente që ka alarmuar të gjithë vjen sot nga mjeku më i besuar shqiptar: Jemi në rrezik të madh nga kjo sëmundje, po përhapet shumë shpejt! Read More »