Shendetesi

E pabesueshme! 5000 vjet na e mbajtën fshehur: 1 lugë vaj ulliri shëron direkt këtë sëmundje që po na merr jetën

Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

Vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri:

Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol. Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur. Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E. Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.

Cfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë?

Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin. Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj zhvillimit të qelizave të dëmshme. Ata kanë arritur në përfundimin se vaji ul aktivitetin e p21Ras, një onkogjeni që parandalon dëmtimin e ADN-së.

Studimi tregon se ndryshe nga vaji i misrit, i cili rrit agresivitetin e tumorit, vaji i ullirit i virgjër kishte një efekt krejt të kundërt, duke pasur një ndikim më të lartë sidomos tek tumoret e gjirit.

Një nga përbërësit e vajit të ullirit është dhe oleo-canthal. Një lloj fenoli natyral që mendohet se nxjerr jashtë proteinat abnormale të Alzheimer nga truri. Për ta mbështetur këtë informacion, studiuesit kanë shpjeguar se sëmundja e Alzheimer është më e vogël në vendet e Mesdheut, ku konsumimi i vajit të ullirit është më i larti në botë.

Organizëm i fuqishëm dhe energjik

Të mirat e vajit të ullirit në aparatin tretës, janë zbuluar fillimisht pas studimeve që janë bërë në lidhjen mes të ushqyerit dhe radikaleve të lira.

Studime të shumta kanë treguar për nivele të ulëta të problemeve në aparatin tretës, përfshirë stomakun dhe zorrën e trashë. Kjo më së shumti i atribuohet polifenoleve të vajit dhe antioksidantëve të tij anti-inflamatorë.

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me acid oleik dhe xitirosol. Ai ndikon në shmangien e problematikave të pankreatitit akut, që është inflamacioni i menjëhershëm i pankreasit.

Ndaj dhe nisja e ditës me konsumimin e një luge me vaj ulliri është veprimi më ideal për të fuqizuar organizmin dhe për t’i dhënë atij energji përgjatë gjithë ditës. Sigurohuni të konsumoni vaj ekstra të virgjër vaj ulliri dhe kujdesuni të siguroni jetëgjatësinë e tij.

E pabesueshme! 5000 vjet na e mbajtën fshehur: 1 lugë vaj ulliri shëron direkt këtë sëmundje që po na merr jetën Read More »

Falsitet në Spitalin Amerikan, “99”-shi Klodian Allajbeu mashtron pacientët, nga 122 mjekë 119 janë mjeke spitalesh shqiptare, 2 grekë dhe 1 turk

Shteti shqiptar, nën efektin e “shiringës” së korrupsionit
Brenda territorit të Spitalit të Traumës (Ushtarak) në Tiranë është zaptuar e rrethuar nga një batakçi që hiqet si biznesmen, 15 200 m2 sipërfaqe truall dhe hapërisa objektesh qysh prej vitit 2006, pa asnjë qindarkë pagesë në shtet, që zhfrytëzohet si spital privat shqiptar, me emër ndërkombëtar.

Në krye të portës së kësaj toke dhe mjedisesh shtetërore, të zaptuara e të mbajtura me vula dhe firma klienteliste, të hedhura prej “CAR”-ëve të çdo pushteti në Shqipëri, është vendosur tabela “Spitali Amerikan”!

Po a është realisht kjo “infermieri katundi”, spital me shërbim amerikan?

A ka ndonjë “grimcë” mjekësore amerikane, brenda kësaj “toke të xanun” nga pazarxhiu Klodian Allajbeu, të cilën ai e prezanton qëllimisht, si “shërbim mjekësor amerikan”, për të joshur shqiptarët që shkojnë për të trajtuar sëmundjen dhe ai “u rrjep lëkurën”, me çmimet abuzive e të lejuara nga ministria, duke shpërfillur ligjin për spitalet, po folur pë cilësinë e ilaçeve dhe ‘depot” ku merr?

Ky spital ku kanë ndodhur edhe tragjedi, ku pacientët kanë hyrë me 1 sëmundje dhe kanë dalë me 3, ku kanë hyrë me këmbët e tyre dhe kanë dalë me barrela e karroca invalidi, vetëm tabelën e ka emër amerikan, sepse administratorin “bej” Allajbeun e ka “Dr.” të lindur e rritur në një katund të Beratit, mjedise ka ish-klinikat, lavanderitë dhe depot ish-gërmadha të Spitalit Ushtarak e ish-gazemra ushtarake italiane, të lyera me bojëra joshëse.

Besojmë, se Allajbeu nuk ka harruar, që gjysmat e pajisjeve elektro-mjekësore, i ka marrë nga…. e di më mirë Tritan Shehu, Zeni, Gita, Monika, ish-drejtorja mjekësore mbesa Hana e Liri Berishës dhe disa mjekë ish-ministra, të cilët janë deputet majtas e djathtas, të gjithë të “injektuar nga shiringa korruptive” e pazareve të pista, që u ka ofruar biznesmen-“pisnesmeni” i çdo pushteti, Klodian Allajbeu.

Në stendat dhe fletë-palosjet e spitalit shqiptar me tabelë amerikane, reklamohen emra profesorësh mjekë amerikanë, gjermanë, francezë, italianë, kanadezë, austriakë e danezë, ndërsa bisturitë mbi pacientët… i përdorin mjekë shqiptar, disa me kohë të plotë, disa me punë shefa në QSUT e ministri dhe disa merren e çohen përditë me furgona në spitalet e rretheve ku punojnë.

Nuk i paragjykojmë aftësitë e këtyre mjekëve të nderuar shqiptarë, por çështja ka lidhje me falsitetin publik, që në Spitalin i cili promovohet si “Shërbim Amerikan” prej “beut” Klodian Allajbeu, punojnë vetëm mjekë shqiptarë, ose më saktë nga 122 mjekë që ka stafi i këtij spitali, 119 janë mjekë shqiptarë, 2 janë grekë dhe 1 turk.

Për ta thënë më qartë, po e krahasojmë me rastin e një bashkëfshatari të Allajbeut nga Berati që jeton në SHBA, i cili e quan vehten “Amerikan”, meqë ka ndryshuar emrin nga “Bilbil”, në “Bill”…

“Pamfleti” do vazhdojë të zbardhë skandalet që bëhen nën logon dhe nën çatinë e këtij spitali nga administratori Allajbeu, duke publikuar abuzime të panjohura deri sot, duke vijuar me Vendimin e Gjykatës së Apelit Nr.1665, me Nr. 1386 të Regjistrit Themeltar, datë 02.07.2015, me kryesues Gjin Gjonin, me personazh një bos kulle 35 katëshe të shitur tek kinezët, me kundërshtar një mik pazaresh të Ilir Metës me emrin Kastriot, me objekt gjyqi “ca punë” fajdesh dhe kolaterale tokash e banesash, të mbyllura nga miku i tij… Tiku. /Pamfleti (Vijon)

Falsitet në Spitalin Amerikan, “99”-shi Klodian Allajbeu mashtron pacientët, nga 122 mjekë 119 janë mjeke spitalesh shqiptare, 2 grekë dhe 1 turk Read More »

Thirrja e mjekëve: Fëmijëve shqiptarë po u shtrembërohen nofullat

Ushqimet e përpunuara dhe mënyra sesi po i ushqejmë fëmijët po u dëmton jo vetëm dhëmbët, por ka nisur t’u krijojë atyre shtrembërime të nofullave.

Mjekët ortodontë thonë se ka një numër të madh fëmijësh që paraqiten për të drejtuar dhëmbët, e janë të rrallë ata që kanë strukturën e dhëmbëve perfekt.

“Pothuajse të gjithë pacientët që vijnë për konsultë kanë nevojë për trajtim ortodontik. Vetëm njërit në 20 pacientë mundet t’i thuash që ka strukturën dhe dhëmbët perfekte, e s’ka nevojë për trajtim”, thotë Majlinda Telharaj, mjeke ortodonte.

Mjekët thonë se, kujdesi që fëmijët të kenë kafshim normal duhet të nisë që kur janë bebe, duke i mësuar ata të kafshojnë ushqime të forta, e kjo duhet të vazhdojë. Sugjerohet që fëmija është më mirë të hajë një frut, sesa të pijë lëngun e tij.

“Ne faktikisht te prindërit vërejmë që nuk kanë asnjë lloj problemi, i kanë dhëmbët perfekt. I bie që të mos përdorim lëngjet e tyre, por t’i konsumojmë duke i kafshuar frutat. Edhe ato fruta që konsumojmë janë shumë të buta, për arsye se siç dihet përdoren shumë pesticide. Nuk janë më si më parë”, thotë më tej mjekja Majlinda Telharaj.

Kjo ka bërë që fëmijët, të cilët kanë problemet me dhëmbët, të drejtohen për ortodonci, ose siç thuhet ndryshe të vendosin tela për drejtimin e tyre dhe rregullimin e strukturës.

“Duke mos i përdorur nofullat, organizmi është i zgjuar dhe fillon t’i reduktojë. Madhësia e tyre bëhet më e vogël, ndërkohë që perimetri i dhëmbëve ngelet po ai, sepse transmetohet gjenetikisht, ndaj dhe zhvillohet një moskoordinim mes dhëmbëve dhe nofullave. Dhëmbët do të mundohen të dalin dhe në momentin që ato dalin nuk janë në drejtimin e duhur. Kafshimi dhe kyçi janë aq delikatë, saqë edhe një dhëmb sikur të jetë jo në vendin e duhur, ai krijon problematikë të drejtpërdrejtë te nofulla.

Nëse krijon një parakontakt, fillon të devijojë, pasi organizmi kërkon të gjejë mekanizma për zgjidhjen e problemit. Kjo ka mundësi të çojë edhe në devijime të nofullave, që janë më problematike për një zhvillim joestetik. Ndodh t’i dalë një nofull e zhvilluar përpara, një më mbrapa”, shpjegon Majlinda Telharaj.

Por më tepër sesa estetike, pasojat janë shëndetësore. Mjekët shpjegojnë se deformimi i nofullës në kafshim jo të rregullt dhe bën që dhëmbët të nisin të bien në moshë shumë të re.

Thirrja e mjekëve: Fëmijëve shqiptarë po u shtrembërohen nofullat Read More »

Zbulimi “bombë” i mjekësisë: Hani këtë frut dhe do mbeteni shtatzënë me djalë

Bananet janë përbërësi kryesor në disa nga ushqimet më të shijshme qoftë në akullore, puding, etj.

Për vite të tëra ka qarkulluar një thashetheme se ngrënia e bananeve para ngjizjes i rrit mundësitë për të lindur djalë. Si shumicën e anektodave tjera të këtij lloji, njerëzit e konsiderojnë këtë gjë si përrallë të plakave. Megjithatë, një studim ka zbuluar se kjo gjë mund të jetë e vërtetë.

Studiuesit kishin anketuar 740 gra gjatë shtatzënisë së tyre të parë dhe kishin zbuluar se gratë të cilat u nënshtroheshin dietave që përfshinin konsumimin e sasive të mëdha të kaliumit (një nga vitaminat kryesor në banane) kishin qenë më të prira të lindnin djalë.

E njëjta gjë ishte thënë edhe për gratë të cilat kishin konsumuar sasi të mëdha të kalorive dhe sodiumit.

Përmes studimeve të tyre, shkencëtarët kishin arritur ta kundërshtojnë një mit të kamotshëm i cili thoshte se konsumimi i madh i qumështit i rritë mundësitë për të lindur vajzë. Pra, shkencëtarët kishin zbuluar se është krejtësisht e kundërta, nivelet e larta të konsumimit të kalciumit ndërlidhen me lindjen e një djali.

Zbulimi “bombë” i mjekësisë: Hani këtë frut dhe do mbeteni shtatzënë me djalë Read More »

Po bini në peshë? Këto janë shenjat e kancerit në mushkëri që nuk duhen neglizhuar për asnjë arsye

Simptomat e kancerit të mushkërive mund të jenë të vështira për t’u vërejtur në fazat e hershme. Por shenjat e njohura të këtij kanceri përfshijnë kollitjen dhe dhimbjen në gjoks.

Megjithatë, përveç këtyre dyjave, ekspertët bëjnë thirrje që asnjëherë të mos e injoroni edhe humbjen e pashpjegueshme të peshës, pasi kjo është një nga simptomat kryesore.

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme të kancerit në botë, ndërkohë kryesisht i prek njerëzit mbi 40 vjet.

Përveç humbjes së pashpjegueshme të peshës dhe kollës së vazhdueshme, ekspertët shëndetësorë tregojnë se simptomat e kancerit në mushkëri përfshijnë edhe kollën me gjak, problemet me frymëmarrje dhe dhimbjet në gjoks.

Në fakt, nëse rregullisht keni infeksione në gjoks dhe ndiheni të lodhur, ju jeni më të rrezikuar nga ky lloj i kancerit.

Doktorët thonë se nëse keni pasur ndonjë nga simptomat e lartcekura për më gjatë se tri javë, urgjentisht duhet të konsultoheni me doktorin.

Vlen të përmendet se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen 44,500 njerëz me kancer në mushkëri brenda vitit.

Po bini në peshë? Këto janë shenjat e kancerit në mushkëri që nuk duhen neglizhuar për asnjë arsye Read More »

Kujdes! Këto janë 6 gabimet më të rënda që bëjmë pas ngrënies, ja se kush është më fatalja për shëndetin tonë

Njerëzit zakonisht shtrihen ose ulen të qetë në një karrige pas darkës, por ky është një gabim i madh që nuk duhet ta bëni. Sipas ekspertëve, këto zakone janë shumë të rrezikshme dhe mund ta rrezikojnë shëndetin tuaj. Në këtë artikull do të ndajmë me ju 6 gjëra që nuk duhet të bëni pasi të keni ngrënë.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është mjaft e keqe, por pas një vakti, është dhjetë herë më vrastare. Po, kjo është e saktë! Pirja e duhanit menjëherë pas një vakti është shumë e keqe dhe nëse vërtetë doni ta pini atë cigare, duhet të prisni të paktën dy orë pas ushqimit. Cigaret përmbajnë nikotinë, një substancë që lidhet me oksigjenin, trupi juaj ka nevojë të madhe për tretje, gjë që e bën trupin tuaj të absorbojë kancerogjene.

Sipas disa studimeve, pirja e një cigareje pas një vakti ka të njëjtin efekt si pirja e 10 cigareve në të njëjtën kohë dhe rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe të mushkërive në mënyrë të konsiderueshme.

Asnjëherë mos u shtrini për një sy gjumë

Asnjëherë mos u shtrini për një sy gjumë ose të flini pas një vakti, është gjëja më e preferuar e miliona njerëzve, por ky zakon nuk është aspak i shëndetshëm. Kur ne shtrihemi disa lëngje që ndihmojnë tretjen e ndryshojnë rrjedhën e tyre në stomak duke u kthyer prapa në ezofag për shkak të forcës gravitacionale, për shkak të natyrës së tyre acidike mund të djegin shtresën e brendshme të ezofagut që shkakton zbaticën acidike.

Mos u nxito të futesh në dush menjëherë pas buke

Pritja 30 minuta pas një vakt për të bërë një dush është sugjerimi më i mirë që mund të japim mbi këtë temë. Tretja kërkon shumë energji dhe furnizim me gjak në trupin tonë. Por kur bëjmë një dush me ujë të ngrohtë, gjaku qarkullon drejt lëkurës suaj për të çliruar nxehtësinë, duke e bërë të vështirë procesin e tretjes.

Konsumi i çajit

Çajrat janë të shëndetshme, por nuk duhet të konsumohen pas një vakti. Pirja e çajit pasi sapo kemi ngrënë një vakt mund të ndërhyjë me thithjen e hekurit në trupin tuaj, pasi çaji përmban acid tannik i cili lidhet me hekurin dhe proteinat nga ushqimi ynë. Kjo mund të rezultojë në rënie prej 87% në thithjen e hekurit dhe madje edhe në mungesën e hekurit, gjë që mund të çojë në anemi, marramendje, dobësi dhe lodhje.

Konsumojini frutat përpara dhe jo pas ngrënies

Frutat janë të rekomanduara nga pothuajse të gjithë, qoftë nga dijetarë specialistë ose nga ndokush i papërvojë. Por pak prej tyre e dinë se frutat menjëherë pas çdo vakti mund të jenë të dëmshme, dhe kështu neglizhojnë ta përmendin këtë fakt për ju. Frutat janë më të lehta për tu tretur dhe vetëm 20 minuta për të udhëtuar nga stomaku në zorrë, ku ato treten (me përjashtim të bananeve).

Pra, kur hani një pemë pas një vakti, ajo mbërthehet me ushqimin, duke mos udhëtuar në zorrë dhe duke u përzier si rezultat, duke dëmtuar kështu ushqimin.

Shmangni me çdokusht pirjen e ujit të ftohtë pas një vakti

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Uji i akullt/ftohtë nuk lejon që ushqimi të tretet siç duhet, sepse shkakton grumbullimin e tij. Uji i ngrohtë ndihmon përthithjen e ushqyesve më mirë.

Kujdes! Këto janë 6 gabimet më të rënda që bëjmë pas ngrënies, ja se kush është më fatalja për shëndetin tonë Read More »

Trajtimi i plotë i kancerit, leucemisë dhe sëmundjeve të tjera me këtë recetë të këtij lëngu magjik!

A keni dëgjuar ndonjëherë për Rudolf Breuss? Ai ishte një naturopath i shquar austriak i cili i kushtoi tërë jetën e tij për të gjetur një trajtim alternativ të kancerit. Në përfundim ai erdhi me recetën e këtij lëngu, që duhet konsumuar për rreth 6 javë.

Ai pretendoi se që nga viti 1950, shëroi mbi 2000 pacientë. Siç ka shpjeguar ai, ky trajtim ka shëruar sëmundje si kanceri i mushkërive, tumoret e trurit, kanceri i zorrëve, kanceri ovarian, kanceri i mëlçisë, kanceri i gjirit, kanceri i eshtrave dhe kanceri i laringut.

Përveç kësaj, ai tha se ky trajtim ka punuar edhe për pacientët që kishin pësuar lëndime nga rrezatimi në lëkurën e tyre për shkak të trajtimit të radioterapisë. Sipas statistikave të tij, që nga viti 1986, 45,000 pacientë të tjerë u shëruan me trajtimin alternativ të kancerit.

“Në mendjen time, shërimi do të thotë kthimin e një trupi njerëzor jofunksional në funksionin e plotë të pakufizuar, për të mos hequr pjesët e tij me anë të operimit ose amputimit”.

Trajtimi i Kancerit Breuss zgjat 42 ditë dhe i ngjan dietës së Gerson-it teksa mbështetet në lëngje. Megjithatë, është shumë më e lehtë për t’u zbatuar në shtëpi.

Lëngjet janë të mbushura me enzima të gjalla dhe antioksidantë të cilët janë identifikuar shkencërisht si një pjesë thelbësore e dietës së atyre që dëshirojnë të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të mbajnë një mbrojtje nga barra toksike e mjedisit të sotëm.

Gjatë agjërimit, të gjitha frutat dhe perimet e papërpunuara konsumohen në formë të lëngshme. Të gjitha perimet e përdorura duhet të rriten organikisht dhe mbetjet duhet ti hiqen.

Pra, nëse pini lëng perimesh dhe çaj për 42 ditë, qelizat e kancerit do të vdesin pa proteinën ushqimore. Breuss thekson se pacientët duhet të shmangin stresin dhe toksinat.

Përbërësit:
1 karotë,
1 degë selino,
½ patate,
1 rrepkë,
1 panxhar.
Udhëzime:

Vendosni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash. Hidhni lëngun në një gotë dhe pijeni cdo ditë për 6 javë rresht.

Trajtimi i plotë i kancerit, leucemisë dhe sëmundjeve të tjera me këtë recetë të këtij lëngu magjik! Read More »

Katër perimet dhe dy frutat që kanë aftësi shëruese

Rruga drejt shërimit dhe kurimit kalon nga stomaku sidomos në këto kohë që progresi i botës bëhet në një hap me atë të sëmundjeve.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për aftësitë shëruese të 6 frutave dhe perimeve, të cilat duhet të jenë patjetër pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Për shembull, lëkura e qershisë largon dhimbjet njësoj si ibuprofeni. Apo avokado shërben si një zbutës i shkëlqyer për flokët.

Zbuloni për vlera të tjera shëruese të frutave dhe perimeve në rrjeshtat e mëposhtëm.
6 Perime Dhe Fruta Me Aftësi Shëruese
Më Shumë Energji
Nëse dëshironi më shumë energji, konsumoni fruta me gjithë lëkurë.

Molla për shembull ofron shumë fibër, e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë.
Kundër Dhimbjeve Muskulare
Qershitë përmbajnë më shumë substanca anti-inflamacion se çdo ushqim tjetër.

Këto substanca gjenden kryesisht tek pjesa e lëkurës së qershive.

AgroWeb.org ju këshillon se lëngu i tyre është shumë efikas kundër dhimbjeve muskulare.
Fuqi për Organizmin
Spinaqi është një burim i shkëlqyer me vitaminat A, K, C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me mangan, magnezi, hekur dhe vitaminën B2.

Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me këtë vitaminë, përveç spinaqit.

AgroWeb.org ju bën të ditur porcion me 100 gram spinaq ka 23 kalori, 3 gr proteina, 0 gr yndyrna, 4 gr karbohidrate dhe 2 gr fibër.
Flokë Të Shëndetshëm
Avokado dhe ushqimet e tjera të pasura me acide yndyrore omega-3 janë të nevojshme për një skalp të shëndetshëm.

Avokado përmban sasi të larta të vitaminave B dhe E të cilat janë ideale për rritjen e flokëve.

Kjo është arsyeja përse avokado përdoret gjërësisht në maska flokësh.
Lëkurë Plot Shkëlqim
Karrotat përmbajnë karotenoidë dhe beta karoten, dy substanca që i japin lëkurës shkëlqimin e shëndetshëm.

Për më tepër, AgroWeb.org ju informon se beta karoteni ndihmon në prodhimin e kolagjenit të lëkurës.
Imunitet Të Fortë
Kërpudhat përmbajnë sasi të larta të lentinanit, një substancë që e mban imunitetin të fortë dhe mbi të gjitha ul rrezikun e infeksioneve./AgroWeb.org

Katër perimet dhe dy frutat që kanë aftësi shëruese Read More »