Shendetesi

A duhen konsumuar organet e brendshme të kafshëve që na pëlqejnë aq shumë? Ja e vërteta

Organet e brendshme të kafshëve, sidomos mëlçia janë një pjesë shumë e rëndësishme e dietave të grave shtatzëna, sepse përmbajnë shumë folate. Rekomandohet që gratë shtatzëna të shtojnë në dietën e tyre mëlçinë, rreth 120 gr në javë.

Mëlçia

Mëlçia është një burim i rëndësishëm i retinolit, që ndihmon në formimin e vitaminës A. Ju duhet të hani mëlçi të paktën 2 herë në javë në mënyrë që të merrni në sasi të mjaftueshme vitaminën A, veçanërisht nëse keni probleme me lëkurën.

Folatet, cholinet dhe vitamina B12 janë tre elemente ushqyese që gjenden me bollëk në mëlçi. Janë shumë të rëndësishme përsa i përket dietës Paleo. Cholinet janë të përqëndruara kryesisht te vezët dhe te mëlçia, kështu që nëse nuk hani të verdhat e vezëve, përpiquni të shtoni mëlçi në dietën tuaj.

Gjithashtu, fasulet përmbajnë shumë folate dhe nëse nuk i preferoni ato, zëvendësojini duke ngrënë mëlçi. Nëse keni mangësi të bakrit në organizëm, konsumoni mëlçi viçi sepse përban këtë element të domosdoshëm për organizmin. Por, nëse keni nevojë të kufizoni sasinë e bakrit, bëni mirë të hani mëlçi pule.

Ndër të tjera, mëlçia është:

  • Një burim i shkëlqyer i proteinave
  • E pasur me vitaminë A, B, B12
  • Një nga burimet më të mira të acidit folik
  • Një mënyrë e mirë për të marrë hekur, bakër, zink

A duhen konsumuar organet e brendshme të kafshëve që na pëlqejnë aq shumë? Ja e vërteta Read More »

Mornicat në trup / Ja arsyet pse ndodhin dhe lidhja direkte me hormonet

Një nga reagimet më të pavullnetshme të njeriut ndaj një emocioni, frikës, nostalgjisë apo të ftohtit është ajo që në shqip e përshkruajmë si mornica.

Na ndodh të gjithëve që mishi bëhet me kokrriza kur dëgjon një këngë të bukur që të kujton një emocion të veçantë.

Por mornicat shfaqen edhe kur kemi ftohtë, frikë dhe ndihemi të shokuar apo të mahnitur.

Ky reagim vjen pas ndryshimeve hormonale të shkaktuara nga ndryshimet në temperaturë apo emocione.

Ekspertët pretendojnë se formimi i kokrrizave në lëkurë është një reagim i pavullnetshëm.

Kjo ndodh për shkak të kontraktimit të muskujve të padukshëm në shtresën e rrënjëve të pushit të trupit dhe që i detyron ato rrënjë të ngrihen përpjetë.

Bëhet fjalë për një reagim të sistemit nervor. Ky reagim, sipas ekspertëve është i lidhur fort me mekanizmin automatik të trupit si kundërpërgjigje të disa situatave të caktuara.

Mekanizmi në fjalë aktivizohet vetëm në situata stresuese ose kur ndeshemi me momente të forta emocionale.

Hormone të caktuara në organizëm që kanë lidhje me emocionet, frikën dhe stresin pësojnë një superprodhim dhe më pas ndodhin ndryshimet fizike që i njohim si mornica.

Por le të kthehemi tek arsyet përse trupi i njeriut formon mornica në situata të caktuara.

Kontraktimi i muskujve të vegjël nën shtresën e lëkurës krijon një vakum të mirëfilltë në sipërfaqe dhe formon fryrje të imëta që e bëjnë lëkurën të ngjajë me lëkurën e pulës.
A Ka Një Arsye Përse Mishi Bëhet Me Kokrra?
Formimi i kokrrave në lëkurë nuk ka asnjë funksion mirëbërës për njerëzit.

Shkencëtarët thonë se shtresa e lëkurës që quhet epiderma është më e përhapur tek kafshët.

Ajo ka funksionin e krijimit të një mjedisi më të ngrohtë për trupin. Sa më të dendura rrënjët e pushit, aq më e madhe do të jetë nxehtësia e ruajtur në trup.

E njëjta gjë ndodh edhe kur kafsha percepton një rrezik të mundshëm dhe reagon duke ngritur qimet përpjetë.

Por tek njerëzit, një reagim i tillë është i padobishëm, e megjithatë ai shfaqet rregullisht.

Njerëzit nuk kanë një shtresë të mjaftueshme me qime në trup. Rrjedhimisht ata nuk kanë nevojë për këtë izolim të tillë nga i ftohti apo për t’u mbrojtur nga kafshët e tjera./AgroWeb.org

Mornicat në trup / Ja arsyet pse ndodhin dhe lidhja direkte me hormonet Read More »

Pesë vlerat e kastravecit kundër tensionit të lartë

Kastraveci është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime.

Por freskia nuk është e vetmja arsye përse kastraveci duhet konsumuar rregullisht.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kastraveci përmban fibër, proteinë, kalçium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.

Një nga përfitimet madhore që kastraveci ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit.

Për më tepër, kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë se çfarë mund të bëjë kastraveci për të ulur tensionin e lartë të gjakut.
Stabilizimi i Tensionit Të Gjakut
Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut.
Ulja E Tensionit Të Gjakut
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht.

Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.
Mirëmbajtja E Tensionit Të Gjakut
Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia.

Për të mirëmbajtur tensionin e gjakut dhe parandaluar ngritjen e tij të shpeshtë, njeriu duhet të konsumojë rregullisht kastravecë.
Qetësimi I Tensionin E Gjakut
Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut por edhe përsëritjen e këtij problem.

Megjithatë, që të mos mërziteni me shijen e kastravecit, mund ta përfshini atë në receta të ndryshme si sallata, lëngje e të tjera.
Kundër Dhimbjeve Të Kokës
Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi.

Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, AgroWeb.org ju rekomandon të pini lëng kastraveci.

Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës.

E mira e kastravecit është që jo vetëm që shmang ngritjen e përsëritur të tensionit të gjakut por edhe e zgjidh atë si problem./AgroWeb.org

Pesë vlerat e kastravecit kundër tensionit të lartë Read More »

Vlerat ushqyese të së verdhës së vezës

Ajo çka është e rëndësishme kur ju blini vezët në dyqan nuk janë etiketat apo çfarë shkruhet mbi guackën e tyre, por ngjyra e të verdhës së vezës.

Për më shumë se 100 vjet është zbuluar se ngjyra e të verdhës së vezës varet nga sasia e karrotenoidit që ajo përmban. Ky përbërës është një antioksidant dhe ndihmon shumë në funksionimin e organizmit tonë. Më së shumti, ai ka efekt mbi forcimin e kockave tona.

Pra, sa më e verdhë ngjyra e saj, aq më shumë vlera ka veza që keni blerë.

Ngjyra e saj lidhet shumë me mënyrën sesi është rritur pula. Nëse pula ka ngrënë më tepër grurë, e verdha e vezës do të jetë e hapur. Në të kundërt, kur është ushqyer me misër, bimë dhe insekte, ajo do të ketë një ngjyrë më pranë portokallisë. Prandaj, e verdha e errët është më e shëndetshme. Si rregull, ngjyra e hapur tregon për një vezë me cilësi të ulët.

Vlerat ushqyese të së verdhës së vezës Read More »

Nuk është thjesht 1 ushqim djegës, nuk keni për ta besuar se çfarë mjekët kanë thënë për efektin që ka në trupin tonë

Ushqimi pikant është i preferuar për shumë persona. Dihet se ky lloj ushqimi stimulon funksionimin e duhur të metabolizmin mirëpo, nëse e teprojmë me ushqim djegëse, këto 5 dëme i ndodhin organizmit.

Dhimbje e madhe e lukthit dhe përkeqësim i ulçerës së stomakut. Nëse përballeni me diçka të tillë, është koha të hiqni dorë ose të reduktoni ushqimin pikant.

Barkqitje. Specat djegës irritojnë zorrët dhe kjo bënë që ju të përballeni me barkqitje. Në fakt, kjo ju ndodh shumë shpesh personave që e teprojnë me ushqim pikant.

Iritim i buzëve. Tharja dhe çarjet e lehta në lëkurën e buzëve janë një tjetër gjë që shkaktohen nga konsumimi i shpeshtë i ushqimit pikant.

Probleme me shqisën e shijimit. Ushqimi pikant bënë që për pak kohë të mos dalloni shijen e ushqimeve.

Djersitja. Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimit djegës ju bënë që të djersiteni në mënyrë të vazhdueshme dhe të tepërt.

Nuk është thjesht 1 ushqim djegës, nuk keni për ta besuar se çfarë mjekët kanë thënë për efektin që ka në trupin tonë Read More »

A hani arra? Kur ti lexoni dobitë që i sjell zemrës, do hani gjithmonë!

Nuk është çudi që arrat janë ndër pemët më të respektuara në popull. Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se arrat janë mbrojtësit më të mirë të shëndetit të zemrës.

Arrat janë të pasura me lëndë ushqyese të tila si: omega­3; omega­6; magnez; vitaminë 6, mangan, baker, zink, fosfor, hekur etj.

Si e “mbrojnë” arrat zemrën? Një studim i Dr. Penny Kris Etherton shpjegon se konsumimi i vetëm një grush arrave pesë herë në javë, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 40%.

Studimi kishte gjetur se personat që konsumojnë arra në mënyrë të rregullt, përmirësojnë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak dhe i bëjnë më fleksibile enët e gjakut të cilat ndiihmojnë në qarkullimin e gjakut pa probleme.

Hulumtimi kishte vëzhguar 15 njerëz me nivel te larte të kolesterolit të cilët kishin pasur për detyrë të konsumojnë nga 7 arra, 5 herë në javë.

Rezultatet e hulumtimit treguan se ndikimi i parë në organizëm kishte ardhur pas vetë 4 ore nga konsumimi i tyre, ku ishte vërejtur përmirësim i fleksibilitetit të enëve të gjakut. Ndërsa ndikimi në uljen e nivelit të kolesterolit ishte vërejtur në periudha më afatëgjata.

Autori i studimit shton se duke konsumuar vetëm 35 arra në javë, ju do të jeni në gjendje të ulni nivelin e kolesterolit në gjak dhe të reduktoni mundësinë për tu prekur nga sulmi në zemër në të ardhmen.

A hani arra? Kur ti lexoni dobitë që i sjell zemrës, do hani gjithmonë! Read More »

Çfarë të ha kur kam aciditet të lartë në stomak? Ua tregon dietologia Blerina Bombaj

Rritja e prodhimit te aciditetit ne stomak mund te shkaktoje simptoma te ndryshme si refluks, ndjesi djegieje, fryrje, gromesima, dispepsi, perzierje dhe shije thartire ne goje. Arsyet e hierprodhimit te aciditetit ne stomak jane te ndryshme, nga menyra e te ushqyerit, konsumi i alkolit e deri te trashegimia. Nese situata zgjat per nje kohe te gjate e patrajtuar, pasojat mund te jene dramatike pasi qelizat e stomakut fillojne te humbin aftesine mbrojtese ndaj aciditetit. Modifikimi i ushqimit eshte nje nder hapat kryesore ne kontrollin e aciditetit te stomakut. Le te shohim ushqimet qe mund te neutralizojne lengjet e stomakut duke e kthyer “ambjentin” ne me bazik.

Bulmeti

Qumeshti eshte nje nder ushqimet qe mund te qetesoje ndjeshem hiperaciditetin e stomakut, por duhet te jete pa yndyre pasi kjo e fundit mund te shkaktoje te kunderten. Nenproduktet e qumeshtit (me yndyre te reduktuar), si kosi dhe djathi, perbejne burim te mire proteinash dhe kalciumi. Per kete arsye keshillohet te konsumojme rreth 3 racione cdo dite bulmet. 1 racion bulmet = 45gr djathe, 200ml kos dhe 240ml qumesht.

Frutat

Frutat te cilat kane aciditet vete, si portokallet, kivi, qitrot, limonat, ananasi, luleshtrydhet, duhet te evitohen. Mollet jane nder frutat qe ndihmojne ndjeshem ne kontrollin e aciditetit, gjithashtu rrushi, dardhet, bananet, pjepri, boronicat dhe pjeshket, jane fruta te tolerueshme mjaft mire. Gjithsesi, konsumi i frutave nuk duhet te kaloje sasine e nevojshme ditore qe eshte deri ne 4-5 racione ne dite. 1 racion frut = perafersisht 120gr fruta.

Perimet

Pergjithesisht, perimet jane zgjedhje e mire per nje stomak qe prodhon aciditet me shumice, pervec domateve dhe qepeve te cilat, eshte mire te evitohen ne rastin ne fjale. Zhardhoket si patatet, karrotat, rrepat dhe vecanerisht finoku jane mjaft miqesore me stomakun.

Lengu qe perftohet nga shtrydhja e lakres se bardhe, te fresket, eshte nje nder produktet me te persosura per rigjenerimin e qelizave te stomakut dhe mbrojtjen e tyre nga aciditeti. Brokoli, mashurkat, lakrat, lulelakra, kungujt, selinoja dhe verdurat, perbejne nje pjese te rendesishme te ushqimit te shendetshem e te ekuilibruar dhe keshillohet te konsumohen ne nje sasi prej 200-300gr/dite.

Lengu ideal per stomakun

400gr laker e bardhe,
1 molle e embel,
1 kokerr finok,
2 feta te holla xhinxher te fresket

Pergatitja

Shtrydhini perimet te gjitha bashke dhe konsumojeni lengun 2 here ne dite; ne mengjes dhe para gjumit.

Dritherat
Pergjithesisht, buka, makaronat, orizi dhe drithrat jane te pranueshme ne kete diete. Vecanerisht, tershera eshte mjaft e keshillueshme, si dhe drithrat integrale dhe nenproduktet e tyre. Kujdes; mos i ngarkoni gatimet e tyre me salca te yndyrshme apo djathe te pasur ne yndyre. Keto produkte duhet te perbejne burimin kryesor te energjise qe nevojitemi ne dite, prandaj perpiquni ti vendosni ne pothuaj te gjitha vaktet tuaja.

Mishi, peshku

Ushqimet ne kete kategori jane te lejueshme, mjafton te mos jene te pasura ne yndyre, mos te teprohet ne sasi dhe te mos gatuhen te skuqura. Preferoni peshkun e kalter, mishin e bardhe te shpendve – pa lekuren, vezet e freskta, fasulet dhe djathin pa yndyre, si burim kryesor te proteinave. Mishi i kuq keshillohet 1-2 here ne jave, i gatuar ne presjon me perime dhe erza, si rozmarina dhe sherebela.

Pijet

Uji eshte pija me e pershtatshme per organizmin dhe stomakun sensitiv. Disa cajra si kamomili, finoku dhe xhinxheri rekomandohen per te ulur aciditetin. Pijet qe duhet te evitohen jane te gjitha ato qe permbajne kafeine, alkol, kakao dhe mente.

Produkte te vecanta

Uthulla e molles, edhe pse teper acide vete, rezulton ne permiresim te ph-se se stomakut. Provoni ta vendosni si perberes te salcave tuaja per sallatat bashke me vaj ulliri dhe pak mjalte. Probiotiket jane mikroorganizma qe luajne rol teper ushqyes per aparatin tone tretes dhe si rrjedhoje jane nje arme e forte kunder dispepsise qe mund te pasoje aciditetin e larte.

Mengjesi ideal per te ulur aciditetin e stomakut

1kupe qumesht pa yndyre ose qumesht bajamesh,
½ kupe tershere,
10 bajame,
½ molle

Përgatitja

Vini ne zjarr te ulet qumeshtin me tersheren deri sa ajo te zbutet. (Mos lejoni te ziej qumeshti). Thermoni bajamet dhe i hidhni te qumeshti. Copetoni mollen dhe e shtoni persiper. E konsumoni te ngrohte.

Çfarë të ha kur kam aciditet të lartë në stomak? Ua tregon dietologia Blerina Bombaj Read More »

6 Lloje fantastike të çajit për ta pastruar trupin

Ka shumë mënyra për ta detoksuar organizmin dhe trupin. Kjo lejon që të përfitoni nga nutrientet në ushqimet që i hani, pasi ju japin më shumë energji dhe ndihmojnë të keni një jetë më të shëndetshme.

ÇAJI I GJELBËR

Si një pije e pasur me antioksidues, çaji i gjelbër ndihmon shumë kur bëhet fjalë për forcimin e sistemit mbrojtës dhe parandalimin e sëmundjeve si gripi, astma e stresi. Përbërësit: 1 lugë çaj të gjelbër (10 g) 1 gotë ujë (250 ml) Procedura: Lugën me gjethe të çajit të gjelbër e derdhni në gotën me ujë të vluar. Sigurohuni që uji mos të jetë shumë i vluar. E lini të qëndrojë për 3 minuta. Nëse dëshironi ta ëmbëltoni, shtoni pak mjaltë.

ÇAJ LIMONI

Pasi që përmban sasi të madhe me vitamina C, limoni është një antioksidues dhe antiseptik i shkëlqyeshëm. Përbërësit: 4 gota ujë (1 litër) 2 limonë (përdorni lëvoren dhe lëngun) Çfarë duhet të bëni? Vloni ujin dhe ia shtoni lëvoren e limonëve. E lini të vlojnë për 10 minuta. Pas 10 minutash, shtoni lëngun e limonit. E shërbeni dhe e ëmbëltoni me pak mjaltë nëse është e nevojshme.

ÇAJ SHERBELE

Sherbela përmban përbërës që e bëjnë funksionale mëlçinë. Mëlçia bashkë me veshkat ka për detyrë eliminimin e helmeve. Përbërësit: 2 gota ujë (500 ml) 2 lugë sherbelë (20 g) Çfarë duhet të bëni? Ngrohni ujin dhe, kur të fillojë të vlojë, ndalni temperaturën e lartë dhe shtoni 2 lugët me sherbelë. E mbuloni dhe e lini për 5 minuta. Po deshët mund ta ëmbëltoni me stevia apo mjaltë.

ÇAJ ME MANAFERRA

Ky çaj në mënyrë krejt natyrale hedh jashtë helmet nga trupi i njeriut Përbërësit: 2 gota ujë (500 ml) 2 lugë gjethe manaferrash (20 g) Përgatitja: Vloni ujin me 2 lugët e gjetheve të manaferrave për së paku pesë minuta. E lini derisa të ftohet. E përzieni dhe e pini.

ÇAJ NGA SELINO

Kjo bimë ofron efektet e vet prej një diuretiku dhe vepron si antioksidues, ndihmon në eliminimin e lëngjeve dhe mbetjeve nga trupi. Përbërësit: 4 gota ujë (1 litër) Gjethet nga një selino Përgatitja: Vloni ujin. Kur të fillojë të vlojë, shtoni gjethet e selinos. Lini të vlojnë edhe për 3 minuta e më pas ndaloni zjarrin. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 3 minuta. E përzieni para se ta shërbeni. Ëmbëltoni me mjaltë.

ÇAJ ME LULERADHIQE

Luleradhiqja, pos se është antioksidues, përdoret edhe si pastrues i gjakut, ndihmon në dekongjestimin e mëlçisë dhe ka efekte kundër inflamacioneve. Përbërësit: 1 gotë ujë (250 ml) 1 lugë luleradhiqe (10 g) Përgatitja: Së pari, ngrohni ujin. Më pas, kur të fillojë të vlojë, shtoni luleradhiqen. Pastaj, e lini të vlojë për 3 minuta e më pas e hiqni nga pllaka. E mbuloni dhe lini të qëndrojë për 5 minuta. E përzieni dhe mund ta ëmbëltoni me mjaltë para se ta shërbeni.

6 Lloje fantastike të çajit për ta pastruar trupin Read More »