Shendetesi

Kumbullat E Thata – Vetitë e Forta për Rigjenerimin e Kockave

Ngrënia çdo ditë e kumbullave të thata ndihmon në parandalimin e rënies së dendësisë kockore.

Sipas disa studimeve shkencore të kohëve të fundit, të cilave i referohet AgroWeb.org konsumi ditor i kumbullave të thata ndihmon në riparimin e dendësisë së humbur kockore dhe përmirësojë shëndetin e kockave.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një informacion të detajuar mbi vetitë e forta të kumbullave të thata (si dhe disa produkteve të tjera) për forcimin dhe shëndetin e mirë të kockave.
Profili i Vlerave Të Kumbullave Të Thata
Kumbullat e thata përmbajnë një profil të pasur vlerash që përmirësojnë shëndetin e kockave.

Kumbullat e thata përmbajnë vitaminë K, kalium dhe shumë antioksidantë. Të gjithë këto ushqyes mund të merren edhe nga burime të tjera.

Për shembull, çerek racioni me brokoli ofron të njëjtën sasi të vitaminës K si kumbullat e thata.Gjashtë kajsi të thata ose një çerek avokadoje ofrojnë të njëjtën sasi mineralesh si 3 ose 4 kumbulla të thatë.

Një racion me fasule (100 kalori) ofron 355 mg kalium ndërsa 3-4 kumbulla të thatë ofrojnë 290 mg kalium.Tre filxhanë me brokoli që ofrojnë 100 kalori ofrojnë gjithashtu 948 mg kalium.Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave.

Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore.Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato.

Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalçiumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.
Si Të Mirëmbani Shëndetin E Kockave
Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave.

Megjithatë, ky i fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet hapave të mëposhtëm.Konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të larmishme.Mos neglizhoni arrorët dhe legume të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat e thata.

Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D.AgroWeb.org ju kujton se suplementët e kalçiumit janë të nevojshëm vetëm në rast se nuk konsumoni ushqime të pasura me këtë mineral.

Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi.Peshëngritja e një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme.

Kumbullat E Thata – Vetitë e Forta për Rigjenerimin e Kockave Read More »

Të gjithë të sëmurët me diabet duhet të hanë këto ushqime për mëngjes

Mëngjesi është vakti kryesor i ditës. Edhe pse mund të jeni të zënë me punë nuk duhet ta anashkaloni. Më poshtë ju sjellim disa ushqime të cilat do t’ju ofrojnë të gjitha vlerat ushqyese që ju duhen në mëngjes.

Vezët.

Studimet kanë treguar se të hash vezë në mëngjes të bën të ndjehesh i ngopur. Gjithashtu ndihmon në ekuilibrimin e kalorive në vaktin tjetëtr, mban presionin e gjakut në vlera normale si dhe ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Në një studim u vendosën njerëz që hëngrën vezë dhe disa të tjerë që hëngrën hamburgera. Ata që hëngrën vezë ishin më energjikë dhe më gati për të përballuar ditën.
E verdha e vezës është e pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të syve si katarakti.
Gjithsesi kanë edhe nivele të larta të kolesterolit, por nuk ndikojnë në nivelin e kolesterolit në shumicën e njerëzve. Vezët mund të ulin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

2.Kos Grek

Kosi grek, është kremoz, i shijshëm dhe i ushqyeshëm.
Ky kos bëhet duke kulluar kosin e zakonshëm, në këtë mënyrë ai humb lëngjet dhe bëhet më i përqëndruar e më i pasur në proteina
Proteinat të bëjnë të ndjehesh më pak i uritur dhe më energjik se karbohidratet apo yndyrnat.
Kosi dhe prodhimet e tjera të bulmetit do t’ju ndihmojnë që të kontrolloni edhe peshën trupore. Këto produkte rrisin nivelin e hormoneve dhe të japin ndjesi ngopjeje.
Disa lloje të kosit grek përmbajnë nivele të larta të probiotikëve( e kundërta e antibiotikëve, stimulojnë aktivitetin e florës bakteriale pozitive)

3- Kafeja

Kafeja është pija mrekulli, kur vjen fjala për mëngjesin.
Ka shumë kafeinë që është si e njohur si stimulant në përmirësimin e gjendjes emocionale dhe performancës mendore . Edhe sasi të vogla kafeje mund tju japin efekte të tilla.
Një analizë e përbërë nga 41 studime të ndryshme ka dalë në përfundimin se duhet një sasi prej 38- 400 mg kafe në ditë, në mënyrë që të maksimizohen përfitimet prej saj.
Mund të pini nga 1- 4 filxhanë kafe në ditë në varësi të sa e përqëndruar është pija.
Kafeja është e njohur edhe për nxitjen e organizmit për të djegur yndyrnat. Një studim ka provuar se për çdo 100 mg kafeinë trupi jonë djeg nga 79 deri në 150 kalori në 24 orë.
Gjithashtu ajo është e pasur me antioksidantë, të cilët ulin pezmatimin si dhe mbrojnë qelizat e gjakut, gjithashtu ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe ulin riskun për sëmundjet e mëlçisë

4-Bollgur

Bollguri është zgjedhja më e mirë për ata që duan drithërat.
Përmban një lloj fibre të veçantë të quajtur beta-glucan. Kjo lloj fibre ka efekte shumë të mira në organizem përfshin dhe uljen e niveleve të kolesterolit, gjithashtu të provokon ndjesinë e ngopjes.
Gjithashtu bollguri është shumë i pasur me antioksidantë. Ato mbrojnë zemrën si dhe normalizojnë presionin e gjakut.

4-Farat Chia

Farat Chia kanë shumë vlera ushqyese gjithashtu janë dhe një burim shumë i mirë për fibrat.
Në një studim të bërë me persona të cilët vuanin nga diabeti këta të fundit hëngrën fara Chia për 12- javë. Gjatë eksperimentit atyre j’u ul ndjesia e urisë si dhe niveli i sheqerit në gjak u përmirësua.
Farat chia janë edhe antioksidante, ato mbrojnë qelizat tuaja nga radikalet e lira të cilat prodhohen gjatë procesit të metabolizmit.

5- Frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë të shijshme dhe të pasura me antioksidantë.
Frutat e pyllit si boronicat, manaferrat, luleshtrydhet si dhe mjedrat nuk kanë sasi shumë të mëdhaja të sheqerit, në fakt ato përmbajnë nivele të larta fibre.
Nje tas me fruta pylli ka 50-85 kalori, bazuar në llojin e tyre.
Këto fruta përmbajnë një lloj antioksiodanti që ju ndihmon të dukeni më i ri.

6-Frurtat e thata

Frutat e thata duhet ti shtoni në mëngjesin tuaj nëse doni ta parandaloni shtimin në peshë.
Frutat e thata ndikojnë në uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës, ulin nivelin e insulinës në gjak si dhe ndihmojë sistemin imunitar.
Ato janë të pasura me magnez, potasium. Gjithashtu disa lloje përmbajnë edhe selenium.
Frutat e thata janë shumë të dobishme sidomos për të sëmurët me diabet. Në një studim zvëndësimi i një vakti me karbohidrate me një tas fruta të thata i ndihmoi këta të fundit të ulin nivelin e sheqerit në gjak si dhe të normalizojnë kolesterolin.

7-Çaji jeshil

Çaji jeshil është pija më e shëndetshme në planet.
Përmban kafeinë, e cila nxit metabolizmin. Një filxhan me çaj jeshil ka rreth 35-70 mg kafeinë.
Kjo pije ndihmon shumë të sëmurët me diabet, Në një studim u dol në përfundimin se ata të sëmurë , të cilët pinin çaj jeshil e kishin drejt normalizimit nivelin e sheqerit në gjak,
Përmban dhe një antioksidant, i cili mbron trurin sistemin nervor dhe zemrën nga dëmtimet.

8-Gjiza

Gjiza është e pasur me protein, nxit metabolismin si dhe të jep ndjesinë e ngopjes. Është e njohur sipas studimeve që gjiza përmban gati të njetat nivele protein si veza.
Gjiza e pa skremuar përmban acid linoleic, i cili ndihmon në humbjen e peshës
Një tas me gjizë përmban rreth 25 gram proteinë.

Të gjithë të sëmurët me diabet duhet të hanë këto ushqime për mëngjes Read More »

Mos u çudisni nëse jeni “zhytur” në stres dhe ju kap ankthi, ky ushqim që sapo keni ngrënë e ka fajin!

Ajo është sëmundja më e përhapur në botë, ndërsa zgjerohet duke ndryshuar edhe formë. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), vetëm në vitin 2015, depresioni ka prekur 350 milionë persona, më shumë se sa popullsia e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose e Brazilit dhe Meksikës së bashku. Mes dhjetë mungesave ushqimore më të njohura, që mund të dobësojnë funksionet e trurit dhe të kujtesës dhe që për rrjedhojë mund të përkeqësojnë nivelin e stresit dhe të ankthit, janë vitamina B, aminoacidet, zinku, magnezi, jodi dhe hekuri, ashtu siç raporton sajti aol.com. Për këtë motiv është e nevojshme të bëni kujdes me dietën tuaj, pa harruar të caktoni takime të herëpashershme me mjekun specialist të besuar.

MUNGESAT USHQIMORE

Acidet yndyrore Omega 3

Mjekët e kanë theksuar prej kohësh rëndësinë e marrjes së acideve yndyrore Omega 3; dhe sigurisht për një arsye të vërtetë! Ato kontribuojnë në mbajtjen shëndetshëm të qelizave të trurit. Pa ato, yndyrat trans, do të futen në sistemin tuaj nervor, duke shkaktuar një inflamacion që mund të çojë në shqetësime të humorit. Kjo substancë është e mundur të gjendet te peshqit me yndyrë, në të verdhën e vezës, në vajin e farave të lirit, tek arrat dhe shtesat ushqimore.

Vitamina B

Vitaminat e grupit B – vitaminat e grupit B6 dhe B12, në veçanti, – njihen për shumë të mira që i falin shëndetit. Ato mund të kontribuojnë në uljen e rrezikut të goditjeve në zemër, mbështesin rritjen e thonjve dhe hidratojnë lëkurën, por mund të influencojnë për mirë edhe në gjendjen shpirtërore. Sipas Qendrës Kombëtare për Bioteknologji Informacioni, mungesa e vitaminave B mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor. Një përqindje e madhe e grave të moshuara me depresion, rezultojnë të kenë mungesë të vitaminës B12. Por është e mundur që një sasi të jashtëzakonshme të vitaminave të grupit B, t’i gjeni te frutat e detit, perimet me gjethe të gjelbra, bananet, produktet e sojës dhe te mishi i kuq.

Acidi folik

Sipas ekspertit të shëndetit mendor Therese Borchard, ata që në sistemin e tyre imunitar nuk kanë mjaftueshëm acid folik, i përgjigjen shumë keq trajtimeve me antidepresant. Mesatarisht, të rriturit kanë nevojë për të paktën 400 miligramë acid folik në ditë, ndërsa shumë mjekë, madje kanë filluar të sugjerojnë një substancë të quajtur Deplin, një acid folik, për të kuruar depresionin te pacientët e tyre. Ushqimet që përmbajnë një nivel të lartë acidi folik janë: fasulet e gatuara dhe thjerrëzat, spinaqi, avokado, brokoli dhe frutat tropikale.

Zinku

Zinku është një nga ushqyesit e vlefshëm për të gjitha përdorimet e nevojshme për të ruajtur shëndetin të pothuajse çdo pjesë të trupit tuaj. Përveçse mbështet lëvizjet e sistemit imunitar intestinal, zinku balancon dhe shëndetin mendor. Zinku është thelbësor për prodhimin dhe funksionimin e neurotransmetuesve, sipas dietologut Doug Cook. Ushqime ku ka rezerva të mira të zinkut janë: mishi i gatuar i viçit me lëng, fara e grurit, spinaqi, farat e kungullit dhe çokollata e errët.

Seleni

Mjekët thonë se seleni është i nevojshëm për të mbajtur funksionin e tiroideve të shëndetshëm dhe efektivisht edhe mirëqenien mendore. Kjo sepse seleni përdoret për të kthyer hormonet tiroide joaktive në formën e tyre aktive në mëlçi. Burime të bollshme të selenit mund të gjenden në ushqime të tilla si farat e lulediellit, buka integrale, peshku ton, arrat e Brazilit, mishi i derrit dhe midhjet.

Magnezi

Mungesa e magnezit vjen nga fakti i teprimit me alkoolin, sheqerin, pijet me gaz, antibiotikët dhe me sodiumin, ku secili më vete mund zvogëlojë nivelet e magnezit në mënyrë të ndjeshme. Ekspertët i referohen shpesh magnezit si “antidot për stresin”, një mineral i fuqishëm që e ndihmon organizmin të relaksohet, sipas Mark Hyman, M.D. Një sasi të madhe të magnezit mund ta gjeni te soja, thjerrëzat, drithërat, produktet e qumështit me pak yndyrë dhe tek frutat e thata.

Vitamina D

Shumë persona ndihen më të stresuar dhe të depresionuar gjatë muajve të dimrit. Kjo sepse gjatë kësaj periudhe ne ekspozohemi shumë më pak ndaj rrezeve të diellit dhe për pasojë ndiejmë edhe mungesën e vitaminës D. Kjo e fundit, shumë herë lidhet me depresionin, ankthin dhe shqetësimet efektive sezonale. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë tregon se mesatarisht, të rriturit duhet të marrin rreth 600 UI (bashkësi enzimatike) të vitaminës D në ditë. Është e mundur që një sasi të mirë të kësaj substance mund ta gjeni te peshku me yndyrë, te kërpudhat, te vaji i mëlçisë së merlucit.

Jodi

Ashtu si seleni, jodi është i nevojshëm për funksionimin e duhur të tiroideve. Ndihmon në riforcimin e sistemit imunitar, funksionimin e trurit, kujtesës, ndërsa rregullon temperaturën e trupit. Por, veçanërisht ky ushqyes është thelbësor për të ruajtur shëndetin mendor. Jodi mund të gjendet te djathi, kripa e pasur me jod, algat e thata, patatet, karkalecat, peshku tonë në kuti dhe te sardelet.

Hekuri

Rreth 20 për qind e femrave kanë nevojë për hekur dhe deri në 50 për qind e të gjithë atyre që janë shtatzënë kanë nevojë për më shumë hekur në dietën e tyre. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë mungesë të rruazave të kuqe të gjakut, e për pasojë anemi dhe lodhje truri. Burime të mëdha të hekurit janë midhjet, molusqet, arrat, farat e kungullit, produktet e sojës, mëlçi pule dhe frutat e thata si për shembull bajamet e Indisë.

Aminoacidet

Aminoacidet janë thelbësore për ruajtjen e gjendjes së shëndetit mendor. Por fatkeqësisht, janë nëntë aminoacide që trupi ynë nuk është në gjendje t’i prodhojë në mënyrë natyrale. Si shumë ushqyes të tjerë të listuar më sipër, aminoacidet ndihmojnë në balancimin neurotransmetuesve në trurin tonë, ndërsa reduktojnë frikën, ankthin, goditjet e panikut dhe stresin. Burime të mëdha aminoacidesh përfshijnë vezët, mishin pa yndyrë, produktet e qumështit dhe burimet e proteinave vegjetale.

USHQIMET USHQYESE

Por, për të kuruar shpirtin janë edhe pjatat nostalgjike, që përkëdhelin te ne kujtimet e fëmijërisë. Kështu, nuk është e thënë se duhet të jenë medoemos me çokollatë. Mund të jetë një tost, apo pak bukë me reçel, ushqime që kujtojnë gjithmonë pasditet në shtëpi. Vakte apo minivakte jo shumë të lodhshme për t’u përgatitur, por të bëra me shumë dashuri. Një shembull i vetëm. Thuajse të gjithë kemi provuar vezë të rrahura. Shija e tyre nuk harrohet lehtë. Ndërkohë ndjesia e bukur i bënë gjithmonë mirë si mendjes ashtu edhe shpirtit.

Për të përmbledhur këtë dhe shumë receta të tjera ka menduar Ilaria Mazzarotta. “Nuk kam ngrënë kurrë diçka që nuk më pëlqente shumë. Dhe për të mos rrezikuar, gjithmonë kam gatuar”, tregon ajo e cila është një blogere që shkruan për kulinarinë.

Veza e rrahur

Për një person: dy të bardha vezësh dhe gjashtë lugë të vogla sheqer. Vendosini të bardhat e vezëve në një tas dhe rrihini derisa të bëhen shkumë i qëndrueshëm më pas shtoni sheqerin.

Bukë, gjalpë dhe marmelatë

Për këtë “recetë” nuk ekziston rreziku për të gabuar. Por për ta përmirësuar. E mira është që të përdorni bukë të freskët gruri (ose me drithëra apo thekër). Priteni në feta të holla. Në fillim lyejini me gjalpë e më pas me marmelatë. Ky mund të konsiderohet mëngjesi më i mirë për ata që e kanë rregull ta konsumojnë atë.

Petulla

E kush është ai ose ajo që nuk i mban mend petullat e gatuara nga nëna ose gjyshja. Vështirë të harrohen. Recetën mund ta gjeni fare thjesht duke pyetur më të vjetrat e shtëpisë. E më pas të shijoni një ushqim me mjaft vlera ushqyese, si për trupin ashtu edhe për mendjen. Sepse kjo e fundit do të ndihet e lumtur me kujtimet e bukura të së shkuarës.

Feta të thekura me vaj ulliri

Një arsye më shumë pse vaji i ullirit është një zgjedhje e mençur: Është një burim i shkëlqyer i polifenoleve – antioksidantë shumë të fuqishëm të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin dhe madje largimin e sëmundjeve të lidhura me problemet me kujtesën. Hulumtimi i publikuar në revistën Alzheimer’s Disease gjeti se vaji i ullirit përmirëson të mësuarit dhe kujtesën, dhe studime të tjera kanë treguar se vaji i ullirit është i lidhur me një rrezik më të ulët nga Alzheimeri.

Sheqer dhe ujë

Sheqeri është burimi më i pëlqyer i fuqisë për trurin tuaj; jo sheqeri i thjeshtë por glukoza, që gjendet te sheqernat dhe karbohidratet të cilat konsumoni. Kjo është arsyeja pse një pije e ëmbël shpesh është një përforcues shumë i mirë afatshkurtër i memories, të menduarit dhe aktiviteti mendor. Ndërkohë dehidratimi është një ndër shqetësimet më të mëdha të njerëzve gjatë periudhave më të nxehta të vitit, pasi ai mund të rëndojë trurin. Në fakt, kur ju nuk pini ujë mjaftueshëm, truri juaj zvogëlohet. Kjo do të thotë se truri ndihet i lodhur dhe punon më pak se sa kur është i hidratuar. Pra, pini sa më shumë ujë.

Mos u çudisni nëse jeni “zhytur” në stres dhe ju kap ankthi, ky ushqim që sapo keni ngrënë e ka fajin! Read More »

Çfarë ndodh me trupin në qoftë se hani 4 thelpinj hudhra çdo ditë

Ideja e të ngrënit hudhra mund të mos ju entuziasmojë aspak, sidomos kur sillni ndërmend aromën e tyre karakteristike. Por, kur bëhet fjalë për shëndetin duhet të merrni parasysh gjithçka, si për shembull të hani katër hudhra në ditë të cilat kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në organizmin e njeriut.

Së pari duhet të dini që hudhra përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike. Por çfarë ndodh me organizmin tuaj nëse hani katër thelpinj hudhër në ditë:

  1. Ç’toksikon trupin: Hudhra përmban suqfur, një element shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të ç’toksikohet nga helmet dhe metalet e rënda.

  2. Përmirëson shëndetin e kockave: Konsumi i katër thelpinj hudhrave është i këshillueshëm sidomos për femrat në menopauzë që kanë kocka të dobëta.

  3. Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak: Një ndër mënyrat më natyrale për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe penguar oksidimin e venave është të konsumoni 4 thlepinj hudhra në ditë. Hudhra parandalon gjithashtu sëmundjet kardiovaskulare si dhe tensionin e lartë të gjakut.

  4. Lufton virozat e stinës: Ndryshimet e temperaturës së ditëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm rastet me viroza dhe grip. Nëse jeni edhe ju një ndër të prekurit mos hezitoni të hani katër thelpinj hudhra në ditë, ose t’i zieni e t’i pini në formë çaji.

Çfarë ndodh me trupin në qoftë se hani 4 thelpinj hudhra çdo ditë Read More »

Nuk është thjesht 1 ushqim djegës, nuk keni për ta besuar se çfarë mjekët kanë thënë për efektin që ka në trupin tonë

Ushqimi pikant është i preferuar për shumë persona. Dihet se ky lloj ushqimi stimulon funksionimin e duhur të metabolizmin mirëpo, nëse e teprojmë me ushqim djegëse, këto 5 dëme i ndodhin organizmit.

Dhimbje e madhe e lukthit dhe përkeqësim i ulçerës së stomakut. Nëse përballeni me diçka të tillë, është koha të hiqni dorë ose të reduktoni ushqimin pikant.

Barkqitje. Specat djegës irritojnë zorrët dhe kjo bënë që ju të përballeni me barkqitje. Në fakt, kjo ju ndodh shumë shpesh personave që e teprojnë me ushqim pikant.

Iritim i buzëve. Tharja dhe çarjet e lehta në lëkurën e buzëve janë një tjetër gjë që shkaktohen nga konsumimi i shpeshtë i ushqimit pikant.

Probleme me shqisën e shijimit. Ushqimi pikant bënë që për pak kohë të mos dalloni shijen e ushqimeve.

Djersitja. Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimit djegës ju bënë që të djersiteni në mënyrë të vazhdueshme dhe të tepërt.

Nuk është thjesht 1 ushqim djegës, nuk keni për ta besuar se çfarë mjekët kanë thënë për efektin që ka në trupin tonë Read More »

Lajm fantastik: Fasulet i duan të gjithë por kur ta mësoni se çfarë i bëjnë trupit tuaj do i konsumoni përditë

Fasulet janë shumë popullore në shumë kultura dhe janë ushqim bazë në kuzhinën meksikane, braziliane, kubane dhe atë domenikane.

U prezantuan në Evropë në shekullin e 15-të nga spanjollët. Sot prodhuesit më të mëdhenj të fasuleve të zeza janë India dhe Brazili.

Fasulet e zeza, ushqimi më ekzotik që mban në formë peruanët e kolumbianët e që është aq i dashur nga amerikanët e tani po preferohen gjithnjë e më shumë edhe nga shqiptarët.

Sipas studimeve të fundit fasulet e zeza janë legume super për traktin digjestiv.

Kultura e futjes së fasuleve të zeza në ujë është e pranishme në shumë vende dhe sipas dietologëve kjo është një mënyrë për shtimin e përfitimeve tek to. Në Brazil, një vend që së bashku me Indinë rrisin më shumë fasule të zeza se çdo vend tjetër në botë- fasulet zënë një vend shumë të veçantë.

Brazilianët hanë fasule të zeza të paktën një herë në ditë. Studimet e fundit kanë dëshmuar se fasulet ulin riskun për diabet të tipit 2, mbajnë larg sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalojnë disa lloje kanceri.

Që shqiptarët i duan shumë fasulet, ky është një fakt që dihet tashmë.

Lidhja me këtë perime është aq e lashtë saqë është e vështirë të gjesh zanafillën e tyre në vendin tonë. Fasulet janë ushqimi kryesor në tryezat e amvisave shqiptare.

Mesatarisht shqiptarët konsumojnë 5-6 kilogramë për frymë në vit, duke i kapërcyer të gjitha vendet e Bashkimit Euopian për nga niveli i konsumit. Shqipëria renditet në vendin e 87-të në botë për eksportet e fasules. Korça është rajoni që po kultivon më shumë fasulen e zezë dhe e kanë lidhur më shumë se kurrë fatin e tyre me shijen kulinare të peruanëve, kubanezëve e amerikanëve që preferojnë këtë bishtajore me ngjyrë.

Fasulet e zeza janë të shkëlqyera për shëndetin e traktit digjestiv.

Proteinat dhe fibrat kalojnë përmes traktit digjestiv më ngadalë se ushqimet e tjera me sheqer. Rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe i bëjnë mirë zemrës. Fasulet e zeza duhet t’i ruani në një enë të mbyllur në ambient të freskët dhe të errët. Që të gatuhen më shpejt vendosini në ujë një natë më parë.

Mënyra më e mire për të gatuar fasulet e zeza është tenxherja me presion. Ato janë një burim i mirë i hekurit me përmbajtje të lartë antioksidantësh, sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Fasulet e zeza shihen si ushqim që ruajnë freskinë dhe energjinë tek njerëzit, sidomos për gratë. Fasulet e zeza janë shumë të shëndetshme për gratë shtatëzëna dhe për fetusin. Nga pikëpamja e mjekësisë moderne, fasulet përmbajnë shumë aminoacide, kalcium dhe elemente të tjerë ushqyes të cilët janë të domosdoshëm për detoksifikimin e organizmit dhe ulin hipertensionin Duke qenë se janë të pasura me proteina, janë një zëvendësues shumë i mirë për mishin në rast se jeni vegjetarianë.

Fibrat tek fasulet do t’ju mbushin me energji.

Ato përmbajnë acidie yndyrore Omega 3, që shërben kundër plakjes dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Fasulet e zeza janë të pasura me antioksidantin “antocianin” – që ndodhet edhe tek boronica. Studimet tregojnë që sa më më e errët të jetë fasulja, aq më e lartë është sasia e antioksidantëve. Dhe kjo në fakt vlen dhe për ushqimet e tjera, përfshi orizin e zi, kumbullat e zeza, çdokollatën e zezë, fiqtë etj. Fasulja e zezë është bazë për shumë dieta në mbarë botën, e po ashtu është një ushqim jo i shtrenjtë, pasi që përmban preparate që ju humbin në peshë dhe nutriente.

Fasulet janë të pasura me nutriente esenciale, ku një gotë me fasule të zeza përmban fibra (59.8 për qind e dozave të rekomanduara për një ditë), proteina (30.4 për qind), hekur (20 për qind), folate (64 për qind), magnez (30.1 për qind), mangan (38 për qind), molibden (172 për qind), fosfor (24 për qind), triptofan (56.2 për qind) dhe vitamina B1 (28 për qind). Fibrat e tretshme, me të cilat është e pasur fasulja e zezë, është vërtetuar se redukton kolesterolin.

Në fakt, studimet kanë vërtetuar se konsumimi i fasuleve të zeza redukton nivelin e kolesterolit të keq, duke shtuar nivelin e kolesterolit të mirë. Fasulet po ashtu janë të pasura me fitonutriente, të cilat tani cilësohen si shumë të shëndetshme. Në bazë të një studimi nga Departamenti amerikan, tri nga katër ushqimet më të pasura me antioksidues janë fasulet.

Një tjetër studim, që është bërë nga Universiteti në Kolorado, ka zbuluar se fasulet e kuqe janë të pasura me antioksidantë, përderisa fasulja e zezë u rendit e dyta. Antioksidantët largojnë radikalet e lira nga trupi dhe besohet se ulin rrezikun nga sëmundjet kronike dhe ngadalësojnë efektin e plakjes. Fasulet e zeza janë të pasura me shumë antioksidues, prandaj edhe ulin rrezikun për t’u prekur nga diabeti, mbipesha, sëmundjet degjeneruese dhe lloje të ndryshme të kancerit.

Lajm fantastik: Fasulet i duan të gjithë por kur ta mësoni se çfarë i bëjnë trupit tuaj do i konsumoni përditë Read More »

Habit doktori! Tregon operacionet që bëjnë shqiptarët: “Më bëj pak hundën se dua të gjej burrë!”

Në 10 vitet e fundit vihet re një tendencë në rritje për kirurgjinë plastike në vendin tonë. Mosha varion nga 18 ne 65 vjeç.

Ndërsa çmimet, luhaten nga 200 euro një mbushje buzësh, deri në 3000 euro rimodelim gjoksi.

Doktor Besim Boçi tregon se cili është operacioni estetik që has më shpesh tek fëmijët në shërbimin ORL që ai drejton prej vitesh.

“Veshët llapush që sjellin pasoja sociale tek fëmija, mund të kthehet në objekt tallje nga shokët, ndaj ndërhyrja bëhet që në fëmijëri, pa asnjë pasojë”, shprehet kirurgu plastik Besim Boçi

Profesor Boçi tregon se kirurgjia estetike fillon pas moshës 18 vjeç.

“Rimodelimi i hundës është operacioni më i shpeshtë”, thotë kirurgu.

Vendimi merret nga vetë të rinjtë në pjesën më të madhe. Media, rrjetet sociale i shtyjnë të rinjtë të rendin pas operacioneve plastike.

“Unë jam me rezerva për ndërhyrje të caktuara tek 18, 20-vjeçarët, si në gjoks apo në buzë, pasi kanë freskinë e moshës dhe më shumë shëmtohen se zbukurohen”, shprehet ai.

Ka dhe një kategori që nuk dinë se çfarë kërkojnë kur vijnë tek mjeku.

“Më bëj hundën se do gjej punë ose do zë të dashur”, tregon mjeku.

Profesor Boçi tregon vështirësitë për të hequr silikonin që përdorej dikur. “Vijnë raste që mezi i heqin gocave silikonin që injektuan dikur”.

Kirurgjia plastike është kthyer në industri më vete në Shqipëri.

“Vijnë edhe të huaj pasi janë çmime më të lira”.

Doktor Boçi veçon një rast nga përvoja e tij.

“Një burrë 65 vjeç rimodeloi hundën. Nuk i përkiste botës së artit, ishte një njeri i thjeshtë dhe me bëri përshtypje”, tregon mjeku.

Habit doktori! Tregon operacionet që bëjnë shqiptarët: “Më bëj pak hundën se dua të gjej burrë!” Read More »

Alarm! Çuna mos e ekzagjeroni me palestrën se ndikon shumë keq tek …

Nëse vazhdimisht ju bëhet kjo pyetje, atëherë mos u shqetësoni nëse përgjigjja është “Jo”.

Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis stërvitjes dhe seksit, që sugjeron se të fiksuarit pas palestrës kanë dëshirë më të ulët për seks. Ata që lavdërohen se bëjnë palestër në fakt kanë mangësi tjetër.

Një studim i fundit sugjeron që meshkujt që angazhohen në stërvitje kanë një epsh më të ulët, në krahasim me ata që angazhohen në aktivitete fizike në natyrë.

Sipas një pyetësori online zhvilluar mes 1000 meshkujve, studimi zbuloi se meshkujt që nuk janë të fiksuar pas palestrës kishin një shans më të madh për të pasur një dëshirë më të madhe seksuale. Studimi u krye nga studiues të Universitetit të Karolinës së Veriut:

“Klinikat që trajtojnë meshkujt për çrregullime seksuale ose këshillojnë çiftet në çështjet e infertilitetit duhet të marrin në konsideratë shkallën e stërvitjes së vazhdueshme që ai kryen, si një faktor potencial komplikues”.

Kështu që herën tjetër kur kaloni nga palestra, shkoni direkt në shtëpi tek partnerja juaj, tregoji se është për nevojat tuaja dhe jo se jeni dembel. Muskujt nuk janë përgjigjja për të gjithë djemtë!

Alarm! Çuna mos e ekzagjeroni me palestrën se ndikon shumë keq tek … Read More »