Shendetesi

Nuk ka pikë dyshimi, bëni urgjent këtë! Paralajmëruesi më i saktë i infarktit është mpirja e dorës së majtë

Me siguri nga dikush keni dëgjuar që kur mpihet dora e majtë është tregues i sigurt që do të pasojë infarkti, mirëpo, a është kjo hipotezë e saktë?

Mpirja e dorës së majtë mund të jetë tregues infarkti, por edhe e sulmit në tru, posaçërisht nëse mpihet gishti i unazës. Në këtë rast mpirja përhapet përgjatë nënllërës, supeve dhe koshit të kraharorit.

Gjëra të tjera që mund të shkaktojnë mpirjen e dorës janë problemet reumatoide, përkatësisht kolapsi i unazave të qafës dhe presioni në nerva. Në atë rast duhet të shkohet te reumatologu, por janë të mundshme që po ato simptoma të shkaktojnë pengesa edhe psikike, prandaj duhet shkuar edhe tek psikiatri.

Mpirja e dorës mund të ndodhë edhe për shkak të bartjes së peshave të rënda në atë dorë, pastaj për shkak të pozitës së papërshtatshme të trupit dhe ndërprerjes së qarkullimit të gjakut.

Nuk ka pikë dyshimi, bëni urgjent këtë! Paralajmëruesi më i saktë i infarktit është mpirja e dorës së majtë Read More »

Mjekja ngre alarmin: Tashmë është e sigurt, buka ka ngjyrues! Ky mashtrim po na rrezikon jetën të gjithëve

Jeta e konsumatorëve po rrezikohet cdo ditë e më shumë prej ngjyruesve që i hidhen bukës për ta quajtur atë më pas bukë të zezë. Top Channel tregoi pak ditë më parë se si asaj që quhej bukë e zezë i del boja. Atë bukë në e blemë në një dyqan në periferi të qytetit. Po çfarë na rrezikon në shëndetin tonë, boja e hedhur në miellin e bukës.

“Sot flitet shumë që ngjyruesit dhe aditivët ushqimorë shkaktojnë problematika në organizmin tonë. Këto nuk janë vetëm teorike janë shumë praktike sepse në të ekzaminimet laboratorike shohim që ngjyruesit dhe konservantët e ushqimeve të paketuar dhe jo vetëm. Japin një problematikë shumë të madh në organizmin tonë”, shprehet Albana Daka, mjeke laboratori nutricioniste.

Mjekja, doktore e shkencave, tregon se mashtrimi nuk është vetëm te ngjyra, por edhe te përbërësit e bukës. “Buka të jemi të sigurt që nuk përmban vetëm miell. Përmban shumë modifikues të miellrave.

Mielli sot është aq i përpunuar normalisht ne i themi personave që duhet të hanë drithëra, por drithëra të plota të cilat kanë vitaminë B, kanë proteinë dhe karbohidrate. Fatkeqësisht në të gjitha furrat tona ne sot kemi bukë që përmban vetëm karbohidrate apo vetëm sheqerna. Na jep problem në rritjen e sheqerit në gjak. Na jep probleme në rritjen e konservantëve apo ngjyruesve në gjak. Të cilat shkojnë dhe na japin modifikime të sistemit tonë imunitar”, shprehet mjekja.

Mjekja ngre alarmin: Tashmë është e sigurt, buka ka ngjyrues! Ky mashtrim po na rrezikon jetën të gjithëve Read More »

Një lajm i keq vjen nga specialistët sot! Njerëzit me këtë grup gjaku janë në listën e zezë, ja pse

Një lajm i keq vjen nga specialistët që flasin për njerëzit me grup gjaku A, B ose AB. Keta persona kanë më shumë gjasa që të preken nga goditjet në zemër.

Shkencëtarët besojnë se këta persona kanë nivele me të larta të një proteine koaguluese, e cila mund të pengojë gjakun që të arrijë në organet vitale.

Sipas “DailyMail”, të dhënat janë shqetësuese, duke marrë parasysh që grupi i gjakut është diçka jashtë dorës së njeriut, por tërësisht genetike.

Megjithatë ekspertët thonë se duke patur një stil jetese të mirë, si mos pirja e duhanit dhe të ushqyerit shëndetshëm janë mënyra më e mirë për të ulur rrezikun për prekjen nga goditjet në zemër.

Shkencëtarët holandezë analizuan të dhënat nga disa studime shkencore të 1.3 milionë njerëz. Ata dalluan se 14 në 1000 persona me grup gjaku 0, grupi më i zakonshëm, pësonte goditje në zemër.

Një lajm i keq vjen nga specialistët sot! Njerëzit me këtë grup gjaku janë në listën e zezë, ja pse Read More »

Komposto panxhari – ja receta më e mirë ruse për të gjitha sëmundjet!

Kompostoja e panxharit është një recetë tradicionale ruse qe përmban komponente që aktivizojnë mëlçinë, veshkat dhe zorrët. Është bërë nga fermentimi i panxharit.

Rezultatet e disa hulumtimeve mjekësore tregojnë se konsumimi i saj pengon zhvillimin e tumoreve malinje, dhe mëlçisë ,pastron trupin nga toksinat dhe “mbeturinat” e tjera, heq kapsllëkun dhe probleme të tjera me zorrët.

Mjekësia tradicionale ruse beson se kompostoja e panxharit është mjeti më i mirë jo mjekësor për hipertensionin, sepse normalizon presionin e gjakut (e zvogëlon) për një periudhë më të gjatë kohore dhe është e dobishme për ateriosklerozën.

Përbërësit:

Kavanoz qelqi 3 l (nese e keni prej balte akoma me mire).
700 g panxhar i papjekur dhe i qeruar.
2 lugë miell
200 g sheqer (mjaltë ose një ëmbëlsues sipas deshires)
100 gr rrush të thatë

Përgatitja:

Merrni një panxhar të freskët të larë, qerojeni dhe priteni në kuba ose feta të holla dhe vendoseni në një kavanoz të pastër. Shtoni rrush të thatë, 2 lugë miell dhe 200 g sheqer. Mbushni kavanozin me ujë të ftohtë të zier dhe përziejeni.

Kavanozit vendosini nje mbulesë plastike ose akoma me mire nje garzë të dyfishtë dhe lereni në një vend të ngrohtë në 6-7 ditë për tufermentuar. Përziejeni përmbajtjen e kavanozit dy herë në ditë dhe, nëse është e nevojshme, hiqni shkumën. Pas shtatë ditësh shkundni përzierjen mirë dhe pastaj kullojeni.Keshtu do te perfitoni komposten e panxharit.

Konsumi:

Pini 3-4 lugë tri herë në ditë para ngrënies. Merrni një pushim prej tre muajsh dhe përsëritni trajtimin deri ne 3 here. Pas një viti, mëlçia juaj do të jetë plotësisht e pastër! Mbajeni ne frigorifer. Trupi pastrohet, prandaj mund të jenë të pranishme efekte të lehta anësore.

Një metodë:
Kjo metodë është aplikuar nga mjekët në disa spitale në Kiev dhe Lugansk, sepse ajo ka treguar rezultate të shkëlqyeshme jo vetëm për pastrimin e mëlçisë, por edhe për tërë organizmin. Dhe si një ilaç i shkëlqyer për hipertensionin dhe ateriosklerozen.
Pas shisheve të para të konsumuara të kompostos, presioni i gjakut do të stabilizohet.

Kundërindikacionet:
Kjo nuk rekomandohet për ata me veshka të sëmura, probleme me traktin gastrointestinal në fazën akute dhe përdhesit. Në këtë rast konsultohuni me një mjek. Duhet të jeni të kujdesshëm nëse keni presion të ulët të gjakut.

 

Komposto panxhari – ja receta më e mirë ruse për të gjitha sëmundjet! Read More »

Kura 30 ditore me lule bliri kundër dhimbjeve të kokës

Pemët e blirit  janë mbase pemët me aromën më të këndshme gjatë kësaj periudhe.

Lulet dhe gjethet e kësaj peme kanë gjetur përdorim në mjekësinë popullore që në lashtësi.

Mbase kjo është dhe një arsye se pse qytete të shumta në Shqipëri dhe botë kanë të zbukuruara parqe dhe rrugë me këtë pemë të hijshme.

Përveç vetive qetësuese, dhe si burimi plot nektar për bletët, lulet e pemës së blirit përdoren edhe për të përgatitur kurën natyrale që lufton migrenën dhe dhimbjen e kokës në përgjithësi.

Nëse jetoni afër pemëve të tilla mund të keni mundësinë për të mbledhur disa nga lulet e blirit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga vetitë e luleve të blirit është që ul presionin dhe inflamacionin e venave të gjakut.

Kjo, duke parandaluar bllokimet e kapilarëve që rezultojnë në dhimbjet e kokës.

Kur kombinohen me mjaltin, i pasur me minerale që ndihmojnë qarkullimin e gjakut në tru, krijon një përbërje perfekte për luftimin e dhimbjeve të kokës.
Përbërësit që ju nevojiten:
Lule Bliri të freskëta

Mjaltë

Një kavanoz qelqi
Mënyra e përgatitjes:
Mbusheni me kujdes kavanozin me lulet e freskëta të blirit, kujdesuni që të mos i prisni shumë apo copëzoni.

Pasi të keni krijuar një shtresë me më shumë se gjysmën e kavanozit me këto lule, hidhni mjaltin deri sa ti mbuloni të gjitha lulet.

Mbylleni kavanozin në mënyrë që të mos marri ajër.

Kështu era e luleve të blirit të përthithet e gjitha nga mjalti.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta lini 2-4 ditë, në mënyrë që shija të jetë akoma dhe më e fortë.

Herë pas here mundohuni ta ktheni kavanozin përmbys, në mënyrë që përbërja të jetë sa më homogjene.

Pas disa ditësh, më në fund mjalti me lule bliri do të jetë gati për t’u shijuar.

Nëse doni mund t’i kulloni lulet e blirit, ose mund t’i lini në mjaltë.
Si mund të konsumohet?
Personat që vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës, të konsumojnë një lugë nga ky mjaltë para çdo vakti, dhe një para se të flenë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo kurë rekomandohet për të paktën 30 ditë.

Mjalti me lule bliri mund të përdoret dhe për një mëngjes plot shije duke lyer fetat e bukës së thekur ose të spërkatni frutat.

Madje mund dhe ta përdorni për të shoqëruar dhe petullat apo ëmbëlsirat e tjera duke i dhënë një shije unike. /AgroWeb.org

Kura 30 ditore me lule bliri kundër dhimbjeve të kokës Read More »

Për një gjumë pa gërhitje , zbuloni kurat natyrale

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën.
Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën.

Gërhitja ndodh gjatë thithjes së ajrit nga rrugët e frymëmarrjes. Zakonisht gërhitja konsiderohet si çrregullim i gjumit por sipas intensitetit mund të ketë pasoja serioze mjekësore dhe sociale.

Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase.

Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj. AgroWeb.org liston më poshtë disa kura krejt natyrale kundër gërhitjes.
Mendra
Mendra lufton inflamacionin dhe enjtjen në membranat e shtresës së fytit dhe flegrat e hundës. Rrjedhimisht ajo promovon një frymëmarrje të lehtë dhe të qetë.

Kurat me mendër funksionojnë mirë edhe për gërhitjen e përkohshme që shkaktohet nga alergjitë, ajri i ftohtë apo i thatë.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është një anti-inflamator i fortë dhe qetëson të gjitha indet përgjatë rrugëve të frymëmarrjes duke ulur enjtjen dhe ofruar një kalim të paqtë të ajrit. Ai përdoret edhe kundër pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes.
Avulli
Bllokimet e hundës janë një nga shkaktarët kryesorë të gërhitjes. Një nga zgjidhjet më të mira kundër këtyre bllokimeve janë trajtimet me avull.
Kardamom
Kardamom është një produkt natyral që ndihmon në çlirimin e sekrecioneve dhe zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Ai është efikas ndaj këtyre dy problemeve dhe rrugët e pastra të frymëmarrjes do të shkaktojnë më pak gërhitje.
Shafrani i Indisë
Ai është një antiseptik dhe antibiotik i fuqishëm. Shafrani i Indisë mund të trajtojë inflamacionin dhe pakëson gërhitjen e rëndë.

Shafrani i Indisë duhet të kombinohet me qumështin për të qenë efikas kundër gërhitjes. Kjo pije do ju ndihmojë të merrni frymë lirisht ndërsa flini.
Hithra
Nëse ju gërhisni në një periudhë të caktuar të vitit, kjo mund të jetë si pasojë e një alergjie të stinës që shkakton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes.

Gërhitja e përkohshme trajtohet me hithra, një barishte që lufton inflamacionin dhe luan rol kundër alergjive. Nëse pini dy ose tre filxhanë me çaj hithër në ditë gjatë stinës së alergjive do të gërrhisni më pak.
Hudhra
Hudhra pakëson akumulimin e mukusit dhe lufton inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes. Nëse gërhisni si pasojë e sinozitit, hudhra do t’ju vijë në ndihmë. Përtypni një ose dy thelbinj hudhër dhe më pas pini një gotë ujë përpara se të flini. Do të keni një gjumë të qetë dhe pa gërhitje.
Mjalti
Lufton inflamacionin dhe pakëson enjtjet dhe bllokimet në zonat e frymëmarrjes. Për më tepër, mjalti zbut fytin dhe parandalon problemet e lartpërmendura që shkaktojnë gërhitjen.
Kamomili
Vlerat anti-inflamatore të kamomilit janë të pranuara gjërësisht. Rrjedhimisht kamomili ndihmon në ndalimin e gërhitjes. Ai qetëson nervat dhe muskujt e fytit dhe ju ndihmon të flini më mirë./AgroWeb.org

Për një gjumë pa gërhitje , zbuloni kurat natyrale Read More »

Gay lind apo bëhesh? Flet mjeku androlog dhe na i sqaron njëherë e mirë

Mbi debatin e LGBTI-së, andrologu Evin Dani deklaron se janë bërë një sërë studimesh që në fillim të shekullit 20 për të zbuluar shhkaqet e orientimit seksual të njerëzve.

Sipas tij, edhe pas shumë vitesh, ende nuk është provuar një lidhje e qartë nëse njerëzit lindin gay ose lesbike apo bëhen gjatë jetës.

”Studimet e andrologëve ka qenë shumë të gjera për të përcaktuar me saktasësi nëse është patologji e lindur apo e fituar. Kanë qenë pro dhe kundër. U matën njëherë për sistemin androkin, hormohet. U matën u bënë studime në vitet 40-45, ku i kuronin dhe me testosteron.

Pas shumë studimesh, nuk kanë sjellë asnjë lloj rezultati nëse këta janë të lindur. U bënë studime në drejtim të trurit, jo me skaner, duke matur kromozohet.

Nuk patën sukses. Nuk mund të themi që ka lindje, por nuk mund të themi që është i fituar”, deklaroi andrologu Evin Dani gjatë emisionit ‘Zonë e Lirë’.

Gay lind apo bëhesh? Flet mjeku androlog dhe na i sqaron njëherë e mirë Read More »

Ujërat Termale Të Shqipërisë – Për Shërimin E Çdo Sëmundjeje (Video)

Shqipëria është e bekuar me të gjitha thesaret që natyra mund të ofrojë.

Vargmale të larta e të hijshëm, lumenj të kulluar plot bukuri, bregdet të mrekullueshëm e çdo gjë tjetër që natyra me bujarinë e saj i jep njerëzimit.

E në këtë aspekt, Shqipëria është edhe më e pasur se shumë vende rreth saj në Ballkan, por edhe më larg në Europë.

Janë burimet fantastike të ujërave termale, krejtësisht natyrale dhe të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje.

Një mundësi e artë për turizëm shëndetësor, me një potencial të jashtëzakonshëm kurativ e mbi të gjitha përthithës i turistëve të huaj.

Një term, ende i panjohur për shqiptarët, megjithëse është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin e shëndetshëm, për të kuruar njëkohësisht probleme të ndryshme shëndetësore e për të shijuar bukuritë që natyra i ka falur vendit tonë gjithashtu.

Të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, ato kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.
Llixhat e Elbasanit, nga periudha romake në ditët e sotme
Llixhat e Elbasanit janë ndër më të njohurat në vend. Kjo pasi, është ndër të vetmet qendra e cila prej dekadash me rradhë ka shfrytëzuar ujërat termale pranë saj ku po zhvillohet në mënyrë të mirëfilltë turizmi shëndetësor.

Llixhat e Elbasanit janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake.

Llixhat e Elbasani përmbajnë ujëra sulfurore shumë të nxehta, të cilat krijohen në thellësi rreth 13000 metra nga sipërfaqja e tokës, në presion dhe temperatura të larta, si rezultat i bashkimit të oksigjenit me hidrogjenin dhe lëndë të tjera kimike.

Të shtyra nga presioni i lartë i gazrave, dalin në sipërfaqe nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve.

Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.
Banjat e Hapura të Bënjës së Përmetit
Specialistët i konsiderojnë si më të mirat në Evropë.

Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.

E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë.

Temperatura e këtyre ujërave është, 26 ­ 32 gradë celius.

Katër burime që përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmave (artikulare), një burim për sëmundjet e stomakut dhe një burim për sëmundjet e lëkurës.

Njëri prej burimeve shërben edhe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ndërsa një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës.

Temperatura e ujërave varion 26­32°C.

Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese.
Ujërat Termale të Leskovikut
Njihen ndryshe si burimet e Vronomeros. Gjenden 10 kilometra në jug të qytetit të vogël të Leskovikut.

Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh.

Temperatura e ujërave është nga 29 ­ 40 gradë C. Edhe këtu është ngritur një qendër që ofron akomodimm, asistencë mjekësore si dhe shërbim hotelerie.
Llixhat e Peshkopisë
Këto llixha burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit.

Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 ­ 43,5 gradë celsius dhe me një prurje prej 14 litra për sekondë. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh.

Efektet e tyre janë fantastike lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si azma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike.
Burimet Termale të Bilajt
Këto burime gjenden në rrugën nacionale Vorë ­ Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës.

Jjanë burimet më të afërta me Tiranën. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit.

Këto burime janë të pasura me lëndë minerale si kalçium, kripëra, kalium, hekur, magnez etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë celsius.

Falë këtyre ujrave mund  të kurohen probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.
Periudha më e mirë për frekuentimin e llixhave lidhet me vendndodhjen e tyre.
Dy stinët më të rekomanduara janë stina e pranverës dhe e vjeshtës, por nuk përjashtohet edhe stina e dimrit dhe ajo verës. Kjo e fundit është më pak e rekomanduar për shkak të rritjes së temperaturave.

Duke qenë se sëmundjet që i nënshtrohen këtij lloj mjekimi janë të përcaktuara duhet të këshilloheni me mjekun se cilën llixhë duhet të frekuentoni.

Pasi mësuat të gjitha të mirat që përfiton trupi, shëndeti por edhe qetësia shpirtërore gjithashtu, është koha të merrni në konsideratë turizmin shëndetësor dhe të shfrytëzoni burimet e pafundme të ujërave termale të vendit tonë./Njekomb

https://www.facebook.com/SHQIPERIA.IME.2010/videos/2190339287661282/?t=0

Ujërat Termale Të Shqipërisë – Për Shërimin E Çdo Sëmundjeje (Video) Read More »