Shendetesi

Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të merrni ngjyrë më shpejt në plazh

Vera ka mbërritur dhe te gjithë mendojnë te shkojnë ne plazh, te notojnë, te qetësohen dhe patjetër te marrin edhe ngjyre.
Gjithsesi mire është qe gjate kësaj periudhe te hidratoheni sa me shume dhe te përdorni produktet e duhura.

Privilegjoni edhe ushqimet qe përmbajnë beta karotën (te cilat aktivizojnë melaninën, pigmentin e ngjyrës se lëkurës), vitamine C ose E (qe shmangin plakjen e lëkurës dhe minerale (qe riparojnë dëmtimet qe sjell dielli dhe favorizojnë rigjenerimin e qelizave. Ja lista me ushqimet qe duhet te konsumoni me tepër.

Karotat: Karota përmban shume beta karoten, por edhe vitamine C. Konsumojeni si frut ose ne forme lëngu

Kungulli: Edhe kungulli përmban shume beta karoten kështu qe konsumojeni te zierë apo si lëng.
Portokalli: 100 gram portokall përmban mesatarisht 39,7mg vitaminë C dhe antioksidues..

Vaji i lulediellit:100gr vaj lule dielli përmban mesatarisht 75mg vitamine E, por edhe antioksidues te tjerë.

Manaferrat: Manaferrat përmbajnë beta karoten, vitaminë C dhe vitaminë E.
Gjalpi: Përveç beta karotenit, gjalpi përmban edhe vitaminë E, selen dhe acide alfa linolike që hidratojnë lëkurës dhe ndihmojnë në nxirjen e saj.

Të tjera produkte qe do ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt janë: kajsitë e thata, domatja, pjeshka, brokoli, luleshtrydhet, vaji i misrit, spinaqi, avokadoja, farat e grurit, thjerrëzat, hudhra, sardelet, pjepri, selinoja, speci, kikirikët, shalqiri, etj.

Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të merrni ngjyrë më shpejt në plazh Read More »

Uaaa u zbulua më në fund! Mjeku i njohur: Ja si ta largoni menjëherë fryrjen e stomakut

Ja perimet që nuk shkaktojnë fryrjen e stomakut:
Kastraveci
Kastraveci ofron shumë vitamina dhe antioksidantë. Nga ana tjetër kastraveci nuk përmban shumë fibër, ndaj gjasat për fryrje në stomak janë minimale. Për më tepër, kastraveci është hidratues për organizmin.
Shpargu
Shpargu përmban një amino acid që e ndihmon organizmin të largojë lëngjet e tepërta dhe fryrjen. Megjithatë, me shpargun duhet të tregoni kujdes me sasinë. Nëse e teproni, do të përballeni me fryrjen në stomak. Avokado është i pasur me kalium dhe rekomandohet në rastet kur e keni tepruar me kripën dhe ndiheni të fryrë. Avokado përmban yndyrna të shëndetshme. Këto yndyrna e ndihmojnë trupin të përthithë ushqyes të tjerë.
Lakra Turshi
Lakra turshi është e shëndetshme për stomakun dhe përmban shumë probiotikë. Sigurohuni që ta përgatisni vetë në shtëpi për një rezultat më të mirë dhe kujdes me sasinë.
Domatet
Domatet janë të pasura me antioksidantë dhe konsiderohen një perime që nuk shkakton fryrje. Megjithatë, reagimi ndaj domates varet nga organizmi i njeriut dhe shëndeti i stomakut.
Kungujt E Njomë
Shumë perime përmbajnë sheqerna dhe karbohidrate që shkaktojnë gazra dhe fryrje. Kungujt e njomë kanë më pak nga këto përbërës, ndaj konsiderohen idealë.
Barishtet
Barishtet dhe spinaqi në veçanti përmbajnë shumë vitaminë B që largon ndjesinë e fryrjes. Barishtet konsumohen të kavërdisura me vaj ulliri dhe limon ose në sallata./Korrieri

Uaaa u zbulua më në fund! Mjeku i njohur: Ja si ta largoni menjëherë fryrjen e stomakut Read More »

Bimët dhe kurat natyrale për artritin dhe reumatizmën

Artriti është një sëmundje inflamatore që prek kyçet.

Kjo sëmundje shkakton shumë dhimbje për pacientin.

Deri më tani, në mjekësi janë regjistruar plot 200 lloje të artritit dhe reumatizmës që prekin njerëzit në një moshë të caktuar.

Zakonisht, artriti prek njerëzit në moshë të mesme dhe shpërthen pas moshës 50 vjeçare.
Çfarë E Shkakton Artritin
Artriti është një sëmundje që nuk ka një shkaktar të vetëm.

Ai mund të shfaqet si pasojë e një lëndimi të indeve, moshës, çrregullimeve imunitare apo infeksionit.
Si Trajtohet Kjo Sëmundje
Kompanitë farmaceutike kanë prodhuar me qindra ilaçe kundër artritit.

Megjithatë, efektet anësore të tyre shpesh janë të dëmshme për shëndetin.
Artriti, Kurat Natyrale Për Trajtimin E Sëmundjes
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa ushqime dhe produkte krejt natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni dhe kuroni këtë sëmundje.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është një zhardhok i shkëlqyer me shumë vlera.

Përbërësit e tij luftojnë inflamacionin në organizëm.

Duke e pirë si çaj, xhenxhefili do të forcojë sistemin imunitar dhe do të pakësojë inflamacionin.

Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pijnë të paktën një filxhan me çaj në ditë.

Në një gotë ujë zieni 2 cm xhenxhefil të prerë në feta.

Çajin mund ta përzieni me limon dhe mente për një shije të plotë.
Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë është një nga ato erëza që krahasohet me një ilaç mrekullibërës.

Ai përmban shumë antioksidantë që parandalojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Shafrani është i shkëlqyer për të forcuar sistemin imunitar.

Shafranin e indisë e gjeni në markete.

Ai mund të përdoret si çaj ose në formën e kapsulave.

Aloe Vera
Tradicionalisht jemi mësuar që këtë bimë ta përdorim për shëndetin e lëkurës.

Por xhelin e aloe verës mund ta përdorni edhe për të lyer kyçet për të përjetuar një lehtësim.
Informacione Të Përgjithshme Për Artritin
Artriti është një sëmundje që duhet mbajtur nën kontroll.

Kjo sëmundje vështirëson përdorimin e gishtave dhe duarve.

Ajo shkakton shumë dhimbje veçanërisht nëse prek kyçet, gjunjtë apo këmbët.

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm.

Ecja, noti janë të nevojshme kundër artritit dhe mbipeshës.

Artriti është një sëmundje e keqe por mund të parandalohet falë një regjimi të shëndetshëm ushqimor, aktivitetit fizik dhe përdorimit të ushqimeve të lartpërmendura. /AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Bimët dhe kurat natyrale për artritin dhe reumatizmën Read More »

Fruta me stomak bosh , cilat duhet të zgjidhni dhe pse

Ngrënia e frutave në mëngjes është mënyra më e mirë për ta nisur ditën.

Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë të keni një mendje të kthjellët por edhe të humbisni në peshë dhe të keni një sistem tretës në formë të shkëlqyer.

Frutat janë të pasur me vitamina dhe minerale tepër të nevojshme për organizmin.

Përthithja maksimale e këtyre ushqyesve është e gjitha në varësi të kohës së ngrënies së frutave.

Sipas studimeve më të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, frutat nuk duhen ngrënë pas vakteve por me stomak bosh.

Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e frutave me stomak bosh luan një rol madhor në detoksifikimin e sistemit, të qenit energjikë dhe për rënien në peshë.
Çfarë Ndodh Nëse Hani Fruta Pas Buke?
Fruti duhet të jetë ushqimi më i rëndësishëm për njeriun.

Nëse ju keni ngrënë ushqim bashkë me dy feta bukë dhe më pas hani fruta, nuk do të merrni vlerat ushqimore të tyre.

Fruti nuk arrin dot në stomak në kohë, sepse pengohet nga ushqimi që keni konsumuar më parë.

Kësisoj, si buka ashtu edhe frutat fermentohen në stomak dhe transformohen në acid.

Në momentin që fruti bie në kontakt me ushqimin dhe lëngjet tretëse në stomak, e gjithë masa ushqimore prishet.

Nëse frutat i hani në mëngjes dhe esëll, do të përfitoni më shumë dhe direkt prej tyre.
Frutat Që Mund Të Hani Esëll Dhe Të Merri Më Të Mirën Prej Tyre
Kivi
Kivi është një burim i shkëlqyer magnezi, kaliumi, vitamine E dhe fibër.

Ai përmban dyfishin e vitaminës C në krahasim me portokallin.
Molla
Molla mund të përmbajë më pak vitaminë C, por ajo ka shumë antioksidantë dhe flavonoidë që përmirësojnë aktivitetin e vitaminës C.
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë një frut mbrojtës për organizmin.

Ato përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të antioksidantëve që mbrojnë organizmin nga tumoret, bllokimi i enëve të gjakut dhe radikalet e lira.
Portokalli
Portokalli njihet si ilaçi më i ëmbël.

Sipas të dhënave te AgroWeb.org, ngrënia e dy deri në katër portokalleve në ditë mban bakteret larg, ul kolesterolin, parandalon formimin e gurëve në veshka.
Fiqtë
Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.
Shalqini
Fruti që shuan etjen më shumë se cdo frut tjetër.

Shalqini përbëhet nga 92% ujë dhe është i dobishëm për sistemin imunitar.

Të dhënat e AgroWeb.org, tregojnë se ky frut përmban gjithashtu edhe antioksidantë të dobishëm, vitaminë C dhe kalium.

Shumë persona e preferojnë shalqinin të shoqëruar me djathë për më shumë shije./AgroWeb.org

Fruta me stomak bosh , cilat duhet të zgjidhni dhe pse Read More »

Irisi / Lulja mahnitëse që ilirët i dhuruan botës

Të gjithë e njohin si Irisi i Ilirisë – Iris Illyrica, një lule e familjes botanike Iridaceae me vendlindje në tokat historike të Ilirisë së lashtë.
Irisi Ilir është një nga dëshmitë më të bukura të kësaj zone të famshme ballkanase që mbulon Shqipërinë, Kroacinë, Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe disa zona të Serbisë.

Irisi Ilir edhe sot e kësaj dite rritet në gjendje të egër dhe natyrale në të njëjtat pllaja si edhe mijëra vite më parë dhe provon trashëgiminë e famshme të të parëve të shqiptarëve.

Ilirët e lashtë e konsideronin Irisin një bimë mjekësore me vlera të shumta për një sërë problemesh shëndetësore përfshirë dhimbjet e kokës.

Bima e Irisit Ilir besohej gjithashtu të kishte aftësi të nxiste abortin. Pjesë të kësaj bime janë përdorur në lashtësi kundër djersës dhe në përgatitjen e parfumeve.

Bima rritet deri në 40 centimetra lartësi. Lulëzon nga Maji në Qershor dhe ka nevojë për dritën e diellit. Kërkon një tokë me lagështi mesatare, pjellore dhe të kulluar mirë.

Kjo bimë prodhon fara shumë rrallë. Zakonisht prodhon dhjetë fara që piqen në vjeshtë.

Bima e egër Ilire besohet të ketë qenë pikënisja e shumë varieteteve të kultivuara të Irisit që sot zbukurojnë kopshtet dhe hapësirat tona në verë dhe pranverë.
Historianë të lashtë shpjegonin që Irisi më i mirë vjen nga Iliria e lashtë.
Në Mesjetë, kultivuesit e kësaj bime kaluan përtej Adriatikut e rritën atë edhe në Itali.

Zona e Firences së lashtë kishte Irisin si simbol të saj- në mburojat e tyre ushtarët mbanin një Lili të bardhë ose Iris – gjë që tregon se qyteti ishte i famshëm për rritjen e këtyre luleve të ardhura nga brigjet e përtej Adriatikut.

Bima në fjalë mban emrin e perëndeshës së ylberit “Irisit” dhe si rrjedhojë lulja ka një bukuri dhe ngjyra të pashoqe.

Në lashtësi, Irisi ishte një simbol i fuqisë dhe madhështisë. Tre petalet e Irisit ishin simbole të besimit, zgjuarsisë dhe trimërisë.

Kultivimi i kësaj lule ka rezultuar në zbulimin e disa varieteteve të Irisit me reputacion të lartë për vlerat medicinale. Rrënjët e thata të Irisit përmbajnë një vaj esencial me aromë vjollce.

Ato përdoren në parfume, pastë dhëmbësh dhe produkte të tjera kozmetike si dhe në krijimin e një potpurie erëzash me aromë të shumëfishtë.

Rrënja e thatë e Irisit ka veti anti-inflamatore dhe si rrjedhojë përdoret për të shëruar problemet me fytin dhe dhimbjet e kokës nga sinoziti.
Metodat e përgatitjes dhe doza e caktuar
Rrënja e thatë e Irisit përdoret për të ruajtur aromën në pudra dhe produkte kozmetike të bëra në shtëpi.

Historikisht, njerëzit e kanë konsumuar rrënjën e thatë të Irisit në formë pluhuri ose si infusion nëpër tretësira. Por në kohët moderne, përdorimi i rrënjës së thatë të Irisit është tërësisht kozmetik.

Vaji i Irisit përdoret duke përdorur pluhurin e rrënjës së thatë të Irisit në avull.

Ky vaj ka një aromë intensive dhe shumë delikate të vjollcës së freskët dhe kushton shumë shtrenjtë.

Përdoret për përgatitjen e aromave më luksoze, por edhe parfumeve me bazë vjollce.

Ekstraktet e Irisit kanë aftësinë të forcojnë aromën e elementëve të tjerë që përdoren në krijimin e një parfumi./AgroWeb.org

Irisi / Lulja mahnitëse që ilirët i dhuruan botës Read More »

Kjo nuk pritej! A hani banane? Vjen lajmi shokues që duhet ta dini patjetër

Bananet mund të fshihen nga harta. Ekspertët thonë se një race e veçantë e gjetur në Madagaskar mund të mbajë çelësin për mbajtjen e tyre gjallë.

Por ekzistojnë vetëm pesë pemë të njohura.

Kulturat e bananes janë të ndjeshme për t’i mbijetuar sëmundjes së Panamasë, e cila është një kërcënim i madh për bananet anembanë botës, shkruan ShkodraNews.

Për shkak se bananet janë klone, sëmundja është në gjendje të përhapet shumë shpejt nga njëra në tjetrën.

Aktualisht po shkaktojnë kërdi me të korra në Azi, por mund të zhdukin furnizimin në botë nëse përhapet në Amerikë.

Ekspertët thonë se shumëllojshmëria e Madagaskanit nuk është e përshtatshme për t’u ngrënë, por ata po shpresoj që të krijojnë një lloj të ri bananeje përmes manovrave nderkultivuese. /Përshtati: ShkodraNews

Kjo nuk pritej! A hani banane? Vjen lajmi shokues që duhet ta dini patjetër Read More »

Kjo grua kuroi reumatizmën me këtë ilaç të thjeshtë me 2 përbërës

Kjo grua shëroi reumatizmin me këtë ilaç të thjeshtë me 2 përbërës. Vetëm hidhini një sy në artikullit më poshtë.

Ajo përjetonte dhimbje, sidomos gjatë natës. Ajo provoi gjithçka, konsultohej me ekspertë të ndryshëm mjekësorë, përdorte droga të ndryshme dhe medikamente – por gjendja e saj ishte ende e njëjtë. Sapo provoi këtë ilaç në shtëpi ,dhimbjet e saj u zhduken.

Ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:
Rreth 2 kg mjaltë i papërpunuar,
1 litër ujë i distiluar,
250 gram terfil te thate
Shtoni ujin dhe tërfilin e thatë në një tas dhe vendoseni në nxehtësi. Kur te filloje te vloje, hiqeni atë nga nxehtësia dhe kullojeni atë pas 5 minutash.Me pas hidhini mjaltin e paperpunuar. Duhet të konsumoni 2 lugë të këtij ilaçi, pas ushqimit të paktën 3 herë në ditë.

Zonja dhe zotërinj, në qoftë se keni probleme me reumatizmën, atëherë patjetër duhet të provoni këtë ilaç në shtëpi. Është padyshim nje recete e vlefshme

Kjo grua kuroi reumatizmën me këtë ilaç të thjeshtë me 2 përbërës Read More »

Fiqtë e freskët ja pse duhen konsumuar herët në mëngjes

Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës.

Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës.

Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Ata kanë një nivel të lartë të alkaneve dhe prandaj ndihmojnë në rregullimin e pehashit të tretjes.

Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë.

Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

Falë përmbajtjes së lartë të kalçiumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org, fiqtë rekomandohen për t’u konsumuar herët në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë.

Fiqtë janë burim natyral  i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalçiumit.

Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin.

Për shkak të këtij profili, fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat dhe përfitimet që mund të merrni nga fiqtë e freskët dhe të thatë.
Sëmundjet E Zemrës Dhe Gurët Në Veshka
Fiqtë janë të pasur me antioksidantë, vitaminë E, A dhe C.

Antioksidantët eliminojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka.
Kocka Të Forta
Fosfori, vitamina D dhe kalçiumi që gjenden tek fiqtë i bëjnë kockat më të forta.

Një fik plotëson 3 përqind të nevojës ditore për kalçium.

Duke e konsumuar atë çdo ditë mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.
Shëndeti i Syve
Vitamina A tek fiqtë përmirëson shëndetin e syve. Konsumoni 3-4 fiq në ditë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit si pasojë e moshës.

Fiqtë e freskët ja pse duhen konsumuar herët në mëngjes Read More »