Shendetesi

Velipoja / Plazhi me rërën “mrekullibërëse”

E tillë është cilësuar nga studiuesit e huaj rëra e plazhit të Velipojës. Vendosur në veri të Shqipërisë, bregu i Velipojës laget nga uji që pagëzon pa asnjë dyshim qytetin e Shkodrës si një qytet hyjnorë në të cilin gjen çdo gjë, thuajse është Shkodrë e jo Jerusalemi vendi i zgedhur i Zotit.

Me një vijë bregdetare të gjerë, me bregdet rënor, Velipoja është një destinacion turistik i cili nuk duhet humbur për asnjë arsye. Madhështia e këtij vendi fillon qysh në hyrje ku, në lartësinë që i takon një tempulli të Zotit, Kisha pret e përcjell gjithë pushuesit duke i përshëndetur me bekime.

Brenda në zonën e plazhit, jeta e natës vlon. Thuajse çdo natë, në klube ka të ftuar special nga vendi por edhe me famë ndërkombëtare të cilët argëtojnë rininë që asnjëherë nuk i tradhëton pushimet në Velipojë.

Çmimet e përballueshme nga thuajse të gjithë, shërbimi i dashur e vëllazëror dhe një plazh i mrekullueshëm për nga bukuria e pastërtia krijojnë atë puzzle magjik të cilit i mungon vetëm një pjesë: Forca shëruese.

Bregdeti rënor i pazhit të Velipojës është i tejmbushur me jod. Jodi shërben për kurimin e disa sëmundjeve, në krye të të cilave është reumatizmi. Kështu, po të vini në Velipojë, nuk do të jetë aspak çudi të shihni njerëz të mbuluar krejt me rërë duke lënë vetëm kokën jashtë.

Përposë reumatizmit, sipas dermatologëve të gjithë ato që kanë probleme me lëkurën e cila mund të jetë më e yndyrshme nga normalja, rëra e Velipojës ka aftësi të largojë yndyrën e tepërt dhe t’i japë lërkurës një pamje të re e të freskët.

Uji i detit është një tjetër “ilaq”. Ato të cilët zgjedhin Velipojën për pushimet e tyre, gjatë pjesës tjetër të vitit janë thuajse imun karshi sëmundjeve e virozave të ndryshme. Kjo për shkak të sasisë së madhe të kriprave që trupi fiton gjatë kohës që lahet në det.

Duke qenë se Velipoja laget nga deti Adriatik, është e çuditshme gjithë ajo pastërti e ujit. Në thellësi të mëdha, pa vështirësi mund të dallosh fundin ku ka yje deti e guaska të shumta.

Vende vende, bregdeti ka gaforre të cilat me pickimin e tyre, shkaktojnë dëmtime të lehta por edhe gërvishtje që mund të kenë nevojë për trajtim të mëtejshëm. Gjithashtu, në sezonet e riprodhimit, kandilët e detit “pushtojnë” rripa deti ku kalimi është i vështirë e i rrezikshëm.

Por përtej rreziqeve, eksperienca e pushimeve në Velipojë nuk duhet humbur./njekomb

Velipoja / Plazhi me rërën “mrekullibërëse” Read More »

Vjen lajmi i keq, po bëhet nami. Mjekët: Mos hani produkte të ngrira, rrezikoni jetën!

Në shumë vende të Europës ka nisur tashmë tërheqja nga dyqanet e produkteve të ngrira. Kjo pasi duket se janë të infektuara më bakterin Listeria.

Epidemia e këtij bakteri po qarkullon në Evropë që prej vitit 2015 dhe deri tani ka shkaktuar vdekjen e 9 personave, kurse janë prekur 47 persona.

Sakaq mjekët thonë se ky bakter në fakt mund të shkatërrohet nëse i nënshtrohet temperaturave të larta në zierje e gatim. Po flasim për produkte si supa të ngrira, konfeksione zarzavatesh gjysmë të përgatitura, kryesisht ato që kanë në përbërje misër.

Firmat prodhuese ushqimore kanë bërë të ditur se do tërheqin nga tregu prodhimet e tyre. Të prekurit nga ky bakter nuk kanë simptoma të dukshme, por ata shfaqin gjendje të lehtë gripale apo shqetësime gastrointestinale.

Por situata bëhet e rrezikshme nëse preken nga ky bakter persona me imunitet të ulët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Përshtati: ShkodraNews

Vjen lajmi i keq, po bëhet nami. Mjekët: Mos hani produkte të ngrira, rrezikoni jetën! Read More »

Investimet që transformuan spitalin rajonal të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi që i është bërë spitalit rajonal të Vlorës.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka zgjedhur të kujtojë përmes pamjeve të videos se si ka qenë gjendja e spitalit para investimeve të kryera.

Sipas tij, kushdo ka të drejtën të ankohet, por qeveria po punon me projekte të reja për përmirësimin e infrastrukturës spitalore.

“Patjetër që kush ankohet nga spitalet tona ka gjithë të drejtën ta bëjë, sepse shumë mangësi e probleme ka akoma, po sikur nuk është keq fare që ta kujtojmë edhe ku ishim katër vjet e gjysëm më parë, se jo për gjë, po e kuptojmë shumë mirë se sa shumë akoma mund të bëjmë së bashku në vijim”, shkruan Rama.

Por, cilat janë investimet që kanë transformuar spitalin rajonal të Vlorës?

Në video renditen investimet e kryera në disa sektorë, ndërsa në vijim do të nisin projekte të reja për rehabilitimin e Urgjencës, rehabilitimin e reaminacionit qendror, rindërtimin e  poliklinikës së Vlorës. “Kemi ende shumë për të bërë. Puna vazhdon”, thotë ai.

“Ambiente të reja pritëse për qytetarët, monitorë dhe pajisje të reja në urgjencë, investime në vlerën e 600 mijë euro në aparatura të teknologjisë së lartë, mamografi e re, grafi e re. Nga ekzaminimet nga aparaturat e reja përfitojnë 9182 pacientë. Ka pajisje të reja në sallat operatore, aparatura të reja në reaminacion, inkubatorë të levizshëm, inkubatorë të rinj për maternitetin, laboratori i ri (4-fishohen llojet e analizave); investime në pediatri- 3745 fëmijë përfitojnë shërbime në cilësi dhe infrastrukturë moderne, reduktohen infeksionet spitalore (sterilizim me standarde europiane për 1500 ndërhyrje në vit), shërbim modern hemodialize”, janë disa nga investimet e kryera në këtë spital./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155944280641523/?t=0

Investimet që transformuan spitalin rajonal të Vlorës Read More »

Hudhër Me Limon Për Të Pastruar Enët e Gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin.

Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet.
Vlerat e Kurës me Hudhër dhe Limon
Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e dëpozitave të yndyrës në organizëm.

Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak.

Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut.

Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun.

Për më tepër, limonime hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut.

Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira.

Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.
Kura me Hudhër me Limon Duhet Përdorur Në Këto Raste:
Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin.

Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit.

Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:

  • Mbipesha
  • Ishemia
  • Sinoziti
  • Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
  • Dhimbjet e kokës
  • Artriti
  • Reumatizma
  • Gastriti
  • Hemorroidet
  • Problemet me shikimin dhe dëgjimin
  • Anemia

Përbërësit:
Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten:

4 limonë

4 thelpinj hudhër

3 litra ujë të zier të ngrohtë

Zgjidhni limonë organikë që të përdorni agrumen me gjithë lëkurë të pastër dhe të paprekur nga pesticidet.

Përgatitja:

Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma.

Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla

Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë qelqi.

Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë.

Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer.
Si ta konsumoni
Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysëm ore përpara çdo vakti.

Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë.

Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë.

Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke.

Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat.

AgroWeb.org ju sugjeron që çdo kurë ose trajtim, natyral ose jo të ndërmerret duke u shoqëruar me mbikqyrjen e mjekut.

Ky sugjerim është thelbësor nëse vuani nga sëmundjet e mësipërme apo jeni duke marrë medikamente specifike./AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi:U.S. National Library of Medicine

Hudhër Me Limon Për Të Pastruar Enët e Gjakut në 40 ditë Read More »

Mëngjesi ideal për të humbur 10 kilogramë në një muaj

Përpos se është vakti më i rekomanduar për tu ngrënë, ka një mënyrë edhe për tu dobësuar përmes saj. E kemi fjalën për mëngjesin. Humbja e peshës mund të jetë e vështirë pa një plan diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe me kalori të ulëta.

Për të humbur peshë 10 kg në një muaj, kjo kërkon një motivim të madh dhe një kontroll të fortë mbi zakonet tuaja të të ngrënit. Për t’ju ndihmuar të humbni peshë në mënyrë të sigurtë dhe të përhershme, ne ju propozojmë menunë e një mëngjesi.

Vetëm po t’i përmbaheni rreptësisht këtij plani dhe stërvitjes prej 15 minutash në mëngjes për 30 ditë, do të shihni ndryshimin në peshën tuaj.

Mëngjesi:

Si pije: Një ujë detoksifikues me xhenxhefil ose me limon, çaj ose kafe pa sheqer.
Për fruta: Ato që janë të pasura me antioksidatë, vitamina dhe minerale. Ne ju sugjerojmë 1 mollë, portokall ose mandarinë.
Për tu plotësuar: Një omëletë me vezë, ose tërshërë me kos dhe mjaltë.

Kombinoni sipas dëshirës këto alternativa. Rezultatet do ju befasojnë!/Lajmejavore

Mëngjesi ideal për të humbur 10 kilogramë në një muaj Read More »

Gjumi i drekës për shëndet të mirë dhe produktivitet të lartë

Prindërit na kanë thënë që gjumi i drekës për fëmijët bën mirë për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Në fakt, gjumi i drekës nuk u shërben vetëm fëmijëve por edhe të rriturve.

Në mesin e ekspertëve, ai njihet si gjumi i fuqisë, sepse largon stresin, përmirëson shëndetin dhe e bën njeriun më produktiv dhe më të qetë.
Gjumi, Më Shumë Se I Nevojshëm
Shumë ekspertë rekomandojnë fjetjen për 7 deri në 9 orë në ditë.

Disa studime, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë, rreziku i të pësuarit një aksident me makinë trefishohet.

Nga ana tjetër, njerëzit që flenë më shumë se 9 orë gjumë në ditë, janë më të prekur nga vdekja e parakohshme.
Efektet E Gjumit Të Munguar
Nëse njeriu nuk fle mirë dhe mjaftueshëm për disa ditë me rradhë, do të vuajë nga defiçiti i gjumit.

Ky i fundit ndikon në cilësinë e shikimit, arsyetimit, përpunimit të informacionit, performancës, motivimit, vigjilencës dhe durimit.

Njerëzit e drobitur nga mungesa e gjumit kanë më shumë luhatje të humorit, janë më agresivë dhe më të stresuar.
Vlerat E Gjumit Të Drekës
Studimet shkencore kanë treguar se nëse flini 20 minuta gjumë në drekë ose pasdite, do të ndiheni më të çlodhur se në rastin e fjetjes 20 minuta më tepër në mëngjes.

Këtë në fakt e kërkon vetë trupi, sepse pasdite niveli i lodhjes ka arritur kulmin.

Ekspertët sugjerojnë që gjumi i drekës oas pasdites duhet të jetë diku mes 15 deri në 30 minuta.

Nëse flini më shumë se 30 minuta, atëherë do të futeni në katër fazat e gjumit, një prej të cilave është ajo e Lëvizjes Së Shpejtë Të Syve, nga e cila është shumë e vështirë të zgjohesh.

Nëse flini më shumë se 30 minuta, do të keni vështirësi të flini në mbrëmje.

Ka ekspertë që thonë se në drekë ose pasdite, mund të flini deri në një orë për të përmirësuar aftësitë dhe funksionet e trurit.

Nëse angazhimet e punës nuk u mundësojnë gjumin e drekës, atëherë shfrytëzoni edhe 5 minuta nga pushimi për të mbajtur sytë mbyllur dhe për të pushuar pak.
Këshilla Si Të Shfrytëzoni Të Mirat E Pushimit Të Pasdites
Shmangni kafeinën pas orës 15.00.

Kafeina shërben si stimulus dhe mund të prishë ciklin e gjumit.

Ajo qëndron deri në 6 orë në organizëm.

Nëse nuk dëshironi ta teproni me gjumin e pasdites, vendosni alarm.

Nëse nuk keni kohë për gjumin e drekës ose të pasdites, përpiquni të meditoni.

Duhet të kuptoni që trupi ka nevojë për pushim dhe atë duhet marrë qoftë nëpërmjet gjumit apo edhe meditimit./AgroWeb.org

Gjumi i drekës për shëndet të mirë dhe produktivitet të lartë Read More »

Pse vitaminat B dhe D janë të rëndësishme për 40-50 vjeçarët

Çfarë ju vjen ndërmend kur lexon për vitaminat?
AgroWeb.org ju rekomandon t’i perceptoni ato si një ushtri të mirëfilltë ushqyesish që mbrojnë organizmin nga simptomat më të këqija të plakjes.

Një regjim i mirë ushqimor është thelbësor në çdo moshë, por bëhet shumë i rëndësishëm pas moshës 40 vjeçare kur ‘rregullat e lojës’ ndryshojnë tërësisht.

Trupi nuk funksionon njësoj pas moshës 40 vjeç. Shtimi në peshë, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundje të tjera kronike e kanë organizmin në shënjestër.

Një nga mënyrat më të mira për të qenë të shëndetshëm është të merrni vitaminat dhe ushqyesit e duhur dhe jo vetëm nga ushqimet por edhe suplementët.
Lista e Vitaminave
Më poshtë do të lexoni nga AgroWeb.org për vitaminat më të rëndësishme që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ditor pas moshës 40 vjeçare.
Vitamina B12
Kur mbush 40 vjeç dhe i afrohesh të pesëdhjetave, vitamina B12 nuk duhet të mungojë.

Ajo është thelbësore për gjakun dhe trurin.

Kjo vitaminë gjendet tek produktet shtazore, të bulmetit dhe vezët, por suplementët janë të nevojshëm sepse me kalimin e moshës përthithja bëhet më e vështirë.
Ushqimet e rekomanduara nga AgroWeb.org me Vitaminë B12 janë:

Sardelet
Salmoni i egër
Drithërat e plota
Qumështi
Kosi
Djthai i bardhë
Vezët

Nëse nuk konsumoni shumë nga këto ushqime, merrni suplementë në sasinë 2.4 mg në ditë.
Vitamina D
Vitamina D është e rëndësishme pas të dyzetave.

Mungesa e saj ka lidhje me diabetin, sëmundjet e zemrës, sklerozën, kancerin e gjirit dhe zorrës.

Vitamina D është e nevojshme edhe për përthithjen e kalçiumit.

Ushqimet me Vitaminë D janë vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bylmetit, drithërat e pasuruar.

Dielli është burimi më i mirë i kësaj vitamine por edhe suplementët.
Probiotikët
Probiotikët nuk janë as vitamina as minerale por janë të nevojshme për personat mbi 40 vjeç.

Probiotikët e mbajnë stomakun të shëndetshëm dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe diabetit.

Probiotikët janë të dobishëm pas moshës 40 vjeçare kur masa muskulore tkurret dhe tendenca për të shtuar në peshë është më e madhe.

Probiotikët janë kultura të gjalla që gjenden kryesisht tek produktet e bulmetit siç është kosi./AgroWeb.org

Pse vitaminat B dhe D janë të rëndësishme për 40-50 vjeçarët Read More »

Kamomil qumësht kanellë , ëmbëlsohuni dhe shëroni trupin

Kamomili është një nga çajrat më të përhapur në botë, ashtu si edhe në Shqipëri.

Ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të qetësohet.

Kamomili shqiptar është një nga bimët mjekësore më të fuqishme, si pasojë e klimës dhe cilësisë së tokave ku rritet në gjendje të egër.

Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.

Jo më kot kamomili është një nga çajrat më popullorë edhe në Shqipëri.

I kombinuar me qumësht dhe me pak mjaltë, çaji i kamomilit ngroh gjithë organizmin ndërsa fal qetësi mendore dhe shpirtërore.

Pse duhet të shtoni qumësht në çajin tuaj?

Qumështi i shtuar në çaj lidhet mjaft mirë me disa nga përbërësit e kamomilit duke shtuar vlerat për shëndetin.
Sa qumësht duhet të shtoni?
Në fakt nuk ka udhëzime të caktuara ose sugjerime se sa qumësht duhet t’i shtoni ndonjë çaji të veçantë. Kjo varet, më shumë se çdo gjë, nga shija juaj personale.

Megjithatë, shumica e çajrave nuk kërkojnë shumë qumësht.

Në përgjithësi, filloni duke shtuar një lugë gjelle qumësht në gotën e çajit, pasi e keni zierë e kulluar.

Përziejeni dhe shijoni çajin tuaj. Nëse është e nevojshme, shtoni nga një lugë gjelle qumësht deri sa t’ju pëlqejë.
Përgatitja
Përbërësit

1 gotë ujë

2 lugë kamomil

Qumësht

Mjaltë nëse dëshironi

Një shkop kanelle
Udhëzime
Ujin ku keni hedhur kamomilin e thatë vereni të ziejë. Hidhni brenda një shkop kanelle. Më pas kullojeni.

Shtoni pak e nga pak qumështin sipas shijes suaj.

Shtoni mjaltë nëse dëshironi.
Vlerat për shëndetin
Thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit. Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.

Konsumimi i çajit të kamomilit rrit komplekset antibakterialë në trup dhe rrit imunitetin./AgroWeb.org

Kamomil qumësht kanellë , ëmbëlsohuni dhe shëroni trupin Read More »